ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpėrthen Sabi Godo:“Duhet tė ikin 4-5 ministra dhe Kryeprokurorja Ina Rama”

Shko poshtė

30082010

Mesazh 

Shpėrthen Sabi Godo:“Duhet tė ikin 4-5 ministra dhe Kryeprokurorja Ina Rama”  Empty Shpėrthen Sabi Godo:“Duhet tė ikin 4-5 ministra dhe Kryeprokurorja Ina Rama”




Shpėrthen Sabi Godo:“Duhet tė ikin 4-5 ministra dhe Kryeprokurorja Ina Rama”  Sabri-godo-transparent-vINTERVISTA/ Dekani i politikės kritikon edhe Presidentin e Republikės
Dekani i politikės shqiptare, nė njė intervistė pėr “TV Koha” ka lėshuar njė numėr tė madh akuzash, duke mos lėnė mėnjanė as Presidentin, Bamir Topi. Ai ka kėrkuar qė nga qeveria tė largohen jo pak, por plot 4-5 ministra. Duke mos u ndalur me kaq, plaku i urtė i politikės, thekson se Prokuroria nuk mund tė rrijė duarkryq, duke dėgjuar akuzat dhe kundėrakuzat e politikanėve kundrejt njėri-tjetrit. Sipas Godos, Prokuroria duhet ti hetojė kėto akuza dhe qė prokurorėt mos tė rrinė duke i pėrtypur. Godo thekson se akuzat po bėhen me shifra marramendėse, me miliona dollarė, ndėrkohė qė populli jeton nė varfėri, ndaj ai shton se Ina Rama duhet tė largohet si Prokurore e Pėrgjithshme. Pikėrisht nė kėtė ēėshtje ai siluron edhe Presidentin Topi.

Presidenti i Republikės ktheu disa ditė mė parė njė tjetėr ligj qė lidhej me ēėshtjen e pronave. Mendoni se zgjidhja e ēėshtjes sė pronave do tė pėsojė njė tjetėr shtyrje, duke larguar zgjidhjen?
Ėshtė bėrė njė ngatėrresė e madhe me pronat qė nė fillim. Kėto tashmė dihen dhe janė pėrsėritur deri nė mėrzitje. Lidhur me ligjin e fundit qė ka kthyer Presidenti, unė nuk jam dhe aq dakord. Tė gjithė e pranojmė se me pronat ėshtė bėrė njė spekulim i pafund nga viti 1993, kur u krijuan komisionet e famshme tė kthimit tė pronave. Jemi ende shumė larg pėr tė arritur qė tė shkojė prona te i zoti dhe punėt janė koklavitur aq shumė, sa nuk mė duket se do tė arrihet njė zgjidhje pėrfundimtare. Dhe kjo ėshtė njė gjė e rėndė, sepse pa u zgjidhur ēėshtja e pronės nuk mund tė zėrė vend toka.
Kur hartuat Kushtetutėn nė vitin 1998, e kishit parashikuar se zgjidhja e ēėshtjes sė pronave do tė zgjaste kaq shumė?
Unė kisha fuqi atėherė tė imponohesha nė komisionin e hartimit tė Kushtetutės edhe si individ, pasi vija nga e djathta. Unė vura kėtė kusht, qė do tė bėhet ky nen pėr pronat, ose unė do tė dal. Dhe largimi im vinte nė njė pozitė jashtėzakonisht tė vėshtirė socialistėt dhe Skėnder Gjinushin, sepse do tė thuhej qė Kushtetuta bėhej nga tė majtėt, pa pjesėmarrjen e tė djathtėve. Pra unė e kisha kėtė kartė politike tė fortė nė dorė dhe ata u nėnshtruan, duke pranuar ta shkruajnė nenin 41 tė Kushtetutės, sipas formulimit qė bėra nė konsultim me njė nga juristėt mė tė mirė nė Shqipėri, Kleanthi Koēi. Ajo pėrmblidhet nė pak: Ē’ėshtė prona ligjore nė Shqipėri? Pėrgjigja ėshtė neto: Pronė ligjore ėshtė ajo qė trashėgohet, ajo qė blihet nė zyrėn noteriale dhe ajo qė mund tė jetė pėrfituar nga rrethana tė tjera qė parashikon Kodi Civil, si shpyllėzimi, lirimi nga uji, etj. Tė tjera burime pronėsie, Kushtetuta nuk njeh. Kjo do tė thotė se binte ligji 7501, binte ligji i vitit 1994 pėr fermat shtetėrore dhe ēdo ligj tjetėr. Por kjo ishte njė rrugė shumė e pėrpjetė pėr t’ia dalė nė krye.
Megjithatė kritikuat Presidentin qė ktheu ligjin e fundit pėr pronat....
Meqenėse kėtu janė bėrė spekulime pa fund, le tė tentojmė sė paku tė ndreqet njė pjesė e tyre. Nė rast se kjo Agjenci e Kthimit tė Pronave ka materiale flagrante nė dorė, qė provojmė se dikujt i ėshtė dhėnė njė pronė e madhe, duke blerė vendimin e njė gjykatėsi tė faktit, atėherė ēfarė do tė bėjmė me kėto. Kjo duhej menduar nga Presidenti kur u kthye ky ligj. Pėr mua agjencia duhet tė funksionojė ndryshe dhe nuk duhet tė jetė njė individ i vetėm qė duhet tė vendosė. Ndoshta atje duhej tė kishte njė kėshill me 5 veta qė tė shprehen pėr nėse vendimet janė ose jo tė rregullta.
Keni folur disa kohė mė parė pėr mundėsinė e ndryshimeve nė qeveri. Mendoni se duhet tė ketė ndryshim ministrash dhe nėse po, nė cilėt sektorė?
Unė besoj se duhet tė lėvizin 4-5 ministra. Nė rast se them se cilėt janė kėta, ka tė ngjarė tė bėj ndonjė gabim, sepse ka njė aparat tė Kėshillit tė Ministrave dhe ai qė ėshtė nė krye tė kėtij Kėshilli e di se ku nuk funksionon si duhet. Tė gjykosh nga jashtė, mund tė jesh subjektiv. Unė ndjej nevojėn e njė reformimi tė qeverisė, tė plotėsohet mė mirė, tė jetė mė solide, tė jetė mė kredibėl dhe mė efiēiente.
Megjithatė cilėt janė sektorėt ku duhet ndėrhyrė?
Nė rast se them njė sektor, atėherė kam thėnė njė emėr. Nuk mund t’i jap vetes njė atribut tė tillė se nuk kam tė dhėnat e duhura. Nuk jam nė njė terren tė sigurt pėr tė thėnė se ky ministėr duhet hequr. Pėr ato qė ka bėrė njė ministėr mund tė ketė justifikime, sepse janė mė tepėr procedura tė brendshme.
Ēfarė keni parasysh kur thoni se duhet tė kemi njė qeveri mė solide?
Njė qeveri qė tė demonstrojė mė mirė energjitė e veta, tė ketė mė tepėr kapacitete administrative, tė mund t’ju sjellė bindjen qytetarėve se kjo ėshtė njė qeveri e fortė qė mund tė na zgjidhė problemet. Kėtė unė besoj se nuk mund ta thonė qytetarėt sot me gojėn plot.
Ndėrkohė, mazhoranca dhe opozita po debatojnė ashpėr ditėt e fundit lidhur me korrupsionin. Mendoni se niveli i korrupsionit ėshtė kaq i lartė sa thotė opozita, apo ka njė fryrje pėr interesa politikė?
Mendoj se problemi nė tėrėsi ėshtė shumė i rėndė. Lufta me korrupsionin ka marrė disi pamjen e njė ndeshje basketbolli qė nuk tėrheq mė spektatorė. Nėse sheh gazetat mund tė lexosh se dikush ka vjedhur 1 milionė euro, tjetėr 10 milionė euro, tjetri 100 milionė euro. Kėto janė shifra qė tronditin buxhetin e shtetit. Megjithatė kėto harrohen dhe shtohen lėndė tė reja. Mė e keqja ėshtė se sapo bėhet njė akuzė e rėndė, pėr tė cilėn mund ta dėnoje me 20 vjet burg tė akuzuarin, ai qė akuzohet menjėherė fillon kundėrofensivėn pa u ndalur tė justifikojė veten. Kjo lojė ėshtė duke u bėrė dhe ėshtė kthyer nė njė lloj sporti.
Megjithatė ka apo jo korrupsion mė tė lartė nė qeveri?
Kėtu njerėzit duhet tė ēmenden. Nėse dėgjojnė kėto gjėra dhe vėrtetė thonė se janė duke na vjedhur me shumicė, sa nė njė krah nė tjetrin, e gjitha kjo shkon nė kurrizin e atyre qė nuk kanė para pėr tė dėrguar fėmijėt nė shkollė, tė pensionistit qė duhet tė mendohet pėr tė marrė njė kile mish nė javė. Kemi njė popull qė jeton ende nė varfėri tė madhe dhe tė dėgjosh qė luhet me milionat, duhet tė thuash se ēfarė do tė bėhet. Dhe nė fakt nuk bėhet gjė. Shoh njė Prokurori qė rri duke pėrtypur ēamēakėz, ndėrsa gjithė kėto hata qė ndodhin nė Shqipėri. Prokuroria thotė se politikanėt i ndėrrojnė deklarimet. Po Prokuroria, ēfarė bėn? E lė veten qė politikanėt tė tallen me tė? Kjo Prokurori ėshtė inekzistente, ėshtė si e vėnė nė frigorifer. Kėtu mė lindin disa pyetje tė tjera, sepse kemi njė President tė Republikės, i cili ka tė bėjė me Prokurorinė. Nė rast se kjo Prokurore e Pėrgjithshme nuk bėn asgjė dhe kjo Prokurori veēse rri atje dhe englediset me gjėrat pėr tė thėnė herė pas here ndonjė budallallėk, pa pėrfunduar asnjė proces serioz, si mund ta durojė Presidenti njė Prokurore tė tillė. Merrni nė pyetje qytetarėt nė Shqipėri dhe nė 10 veta, 9 prej tyre do tė tė thonė se nuk mund tė fitosh asnjė gjyq pa paguar para. Atėherė Presidenti qė ka nė dorė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe ka kėto marrėdhėnie institucionale me Prokurorinė, do tė luftojė apo do tė rrijė duke bėrė sehir? Nga kjo varet suksesi i Presidentit ose dėshtimi i tij. Mė e pakta qė mund tė thuhet ėshtė se ky President nuk bėri gjė tjetėr, veēse i hoqi punėt zvarrė dhe i la siē i gjeti.”
Cila ėshtė arsyeja qė Presidenti nuk ndėrhyn te Prokuroria apo KLD-ja?
Ndoshta sepse ndjehet i vetmuar dhe mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė individ t’i hyjė kėsaj fushate tė madhe. Por kjo duhet menduar. Sa mė lart tė ngjitesh nė pėrgjegjėsi, aq mė tė mėdha janė edhe pėrgjegjėsitė qė merr pėrsipėr. Tė ngjitesh lart nuk do tė thotė tė krijosh njė lloj rehatie dhe herė pas here tė thuash ndonjė fjalė, por t’i vėsh gjoksin rrymės sė kėtij lumi tė madh qė ėshtė vėshtirė tė pėrballohet. Cilido President qė tė ishte nuk do ta kishte tė lehtė, por unė nuk shoh tė bėhen pėrpjekjet e duhura qė tė hapet njė rrugė shprese.
Mendoni se ka ardhur koha qė Prokurorja e Pėrgjithshme tė largohet?
Unė nuk e shoh gjėkundi kėtė Prokurore. Unė nuk shoh qė kjo prokurori tė ketė pėrfunduar njė proces penal qė mund tė jetė hapur deri tani ose tė ketė nė duar ēėshtje qė janė vetėm diskutim i politikės pėr tė hutuar njerėzit. Kjo prokurori qė duhet tė jetė nė ballė tė luftės kundėr korrupsionit, nuk arrin tė na bindė se vėrtetė ėshtė impenjuar nė kėtė punė.
Kemi dy ēėshtje tė rėndėsishme si ajo e Gėrdecit dhe e ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės qė nuk kanė marrė zgjidhje. A kanė qenė kėto ēėshtje ku ėshtė thyer besimi mes organit tė akuzės, gjykatave, Presidentit dhe politikės nė tėrėsi?
Mė qoftė se nė kėto ēėshtje ka patur gjėra pėr t’u zbuluar dhe pėr t’u paditur dhe nuk janė bėrė, atėherė ėshtė thjesht pėr paaftėsi tė Prokurorisė ose le tė themi qė s’ka patur gjė pėr tė kėrkuar nė kėto dy raste. Kėtu mbetemi gjithnjė nė fushėn e supozimeve, sepse asnjėherė nuk ėshtė bėrė qartėsi e plotė.”
Marrė nga “TV Koha”

tirana observer
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi