ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria qindra faqe kunder Mediut

Shko poshtė

14052008

Mesazh 

Prokuroria qindra faqe kunder Mediut Empty Prokuroria qindra faqe kunder Mediut




Prokuroria qindra faqe kunder Mediut
Dėrgohen nė Kuvend dokumente shkresore qė nisin qė nga interesimi i “SAC” e deri nė momentin e tragjedisė sė Gėrdecit, tė cilėt iu bashkėngjitėn kėrkesės sė akuzės pėr heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediut

TIRANĖ - Prokuroria e Pėrgjithshme ėshtė e vendosur tė hetojė ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, pėr tė cilin ėshtė ngritur dyshimi se ka konsumuar elemente tė veprės penale “shpėrdorim detyre” pėr tė favorizuar subjektet private “Albademil” dhe “SAC”. Nė shėrbim tė kėsaj iniciative, ditėn e djeshme organi qendror i akuzės i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht kėrkesės sė Kėshillit tė Mandateve dhe Imunitetit, i cili kėrkonte materiale shtesė pėr tė vendosur mbi heqjen e imunitetit tė kreut tė republikanėve. Burime pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme thanė dje pėr “Korrierin”, se kjo kėrkesė ėshtė plotėsuar, duke dėrguar nė Kuvendin e Shqipėrisė tė gjithė materialet e nevojshme, mbi bazėn e tė cilėve ėshtė ngritur edhe dyshimi pėr ish-ministrin e Mbrojtjes. Duke u treguar tepėr tė rezervuar nė dhėnien e informacionit, burime zyrtare thanė se janė vėnė nė dispozicion akte hetimore tė ēėshtjes, por pa pėrmendur konkretisht materialet qė u vunė nė dispozicion tė Kėshillit tė Mandateve dhe Imunitetit. Burime konfidenciale tė gazetės thanė lidhur me ēėshtjen, se ditėn e djeshme nė Kuvend janė ēuar tė gjithė dokumentet shkresore, tė cilėt paraqisnin njė rrjedhė kronologjike tė ngjarjes, qė nis nė shkurt tė vitit 2006, kur kompania amerikane “SAC” shpreh interesin pėr realizimin e demontimit tė predhave me gėzhojė tunxhi. Qė nga ky moment, tė gjithė dokumentet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen “Gėrdeci”, tė cilat sipas prokurorisė bien nė kundėrshtim me akte ligjore dhe nėnligjore, i janė vėnė nė dispozicion Kuvendit tė Shqipėrisė, ku ai i kėrkon autorizimin pėr hetimin e ish-ministrit tė Mbrojtjes. Nė dosjen voluminoze qė u dėrgua dje nė Kuvend, mėsohet se ėshtė futur kėrkesa qė pėrfaqėsuesi i “SAC”-ut, Patrik Henri, i dėrgon me faks ish-ministrit tė Mbrojtjes mė datė 27 dhjetor 2006. Gjithashtu, pjesė e dokumentacionit qė do shqyrtohet nga Kėshilli i Mandateve dhe i Imunitetit ėshtė dhe projektvendimi qė mban datėn 12 shkurt 2007, pėr miratim projekt-vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, me titull “Pėr procedurėn e ēmontimit, ēmilitarizimit dhe tjetėrsimit tė njė sasie municionesh tė Forcave tė Armatosura (FA), tė dala nga armatimi e pėrdorimi me shoqėrinė amerikane “SAC”. Ky projekt vendim nuk u miratua nga Kėshilli i Ministrave, pėr shkak tė pėrfshirjes sė drejtpėrdrejtė tė kompanisė amerikane “SAC” nė tė. Gjithashtu, pjesė e dokumentacionit ėshtė dhe vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr. 138, datė 14 mars 2007, “Pėr procedurėn e trajtimit tė armėve, teknikės dhe pajisjeve tė Forcave tė Armatosura, tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi”, si dhe urdhri i shumėpėrfolur nr. 50, datė 25 prill 2007, i nxjerrė nga ministri i Mbrojtjes sė asaj kohe, Fatmir Mediu. Nė dokumentacionin qė u dėrgua dje nė Kuvend, nuk mungojnė gjithashtu as ligjet apo aktet nėnligjore me tė cilat bien nė kundėrshtim urdhrat e ish-ministrit Mediu dhe materiale hetimore ku bazohet dyshimi i prokurorisė, se kreu i republikanėve ka konsumuar elemente tė veprės penale “shpėrdorim detyre”. Kėshilli i Mandateve dhe i Imunitetit pritet tė marrė nė shqyrtim sė shpejti materialet qė kėrkoi nga Prokuroria e Pėrgjithshme, pėr tė vendosur mė pas pėr imunitetin e deputetit Fatmir Mediu

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi