ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēfarė di unė pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės

Shko poshtė

14052008

Mesazh 

Ēfarė di unė pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės Empty Ēfarė di unė pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės




Ēfarė di unė pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės
Rrėfimi i ish-shefit tė Bazės sė Vėzhgimit nė Shėrbimin Informativ Kombėtar, kapitenit tė Rangut tė Parė, Avni Koldashit, pėr ngjarjen e gati 13 viteve mė parė. Odiseja e 5 viteve procese dhe akuza mė e fundit pėr rrėmbimin e gazetarit Abdyl Loshaj. Njohja me bashkė tė akuzuarit e tjerė: Sefgjinin, Kumbaron e Meēen. Kėrcėnimet me jetė dhe mbijetesa dinjitoze e ish-financierit nga Kukėsi

TIRANĖ - Avni Koldashi vendos tė flasė dhe tė thyejė heshtjen e madhe qė ka krijuar rreth vetes dhe pjesėmarrjes sė tij nė historinė e zhdukjes sė biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Pesė vitet e fundit tė jetės ia kanė shtuar sė tepėrmi hallet e rrudhat nė sy e ballė ish-punonjėsit tė SHIK-ut. Njėri prej 4 tė akuzuarve tė dosjes “Remzi Hoxha”, qė vetėm pak ditė mė parė u rikthye nė gjykatė pėr rishqyrtim, pasi iu shtua edhe njė akuzė e re, gdhin e ngrys ditėt tashmė brenda shtėpisė sė tij dykatėshe, tė palyer nga jashtė, por plot me zhurmė e kujtime brenda nė periferi tė Tiranės. Mes katėr mureve tė shtėpisė nė fakt, ai ka gjithēka tė shtrenjtė qė ka nė kėtė jetė: familjen e tij, tre fėmijėt e gruan. Ndėrkohė, brenda vetes ka dhe kujtimet e njėrės prej ditėve tė zakonshme tė punės, 21 tetorin e 1995, ditės kur shoqėroi dhe biznesmenin Remzi Hoxha, pa e menduar mbase se ajo ditė do tė shėnjonte jetėn e tij me peripeci pafund mė pas, qė ende nuk iu ka dalė fundi. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Korrieri”, dje Avni Koldashi rrėfeu qetėsisht disa prej aspekteve tė rėndėsishme tė dosjes sė zhdukjes sė biznesmenit Remzi Hoxha. Ai flet pėr ngjarjen nė fjalė, pėr hetimin e parė, periudhėn e paraburgimit, raportin me ish-eprorin e kolegėt e tij: Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron e Budion Meēen. Nė intervistė, ish-kapiteni i parė i SHIK-ut i kohės sė Bashkim Gazidedes, Avni Koldashi, rrėfen pėr peripecitė qė ka kaluar dhe po kalon pas rihapjes sė dosjes sė Remzi Hoxhės.



-Zoti Koldashi, ju jeni me profesion financier. Si u gjendet i punėsuar nė SHIK-un e fillimviteve ‘90?

“Nė Tiranė kam ardhur nė fillim tė vitit 1991. Nė atė kohė isha kryetari i degės sė financės nė kooperativėn bujqėsore dhe kryetar themelues i nėndegės Ujmisht nė Kukės. Meqenėse kooperativa bujqėsore nuk vazhdonte mė, sepse sistemi ndryshoi, duke parė qė unė isha i ri dhe i diplomuar pėr Ekonomik, pasi u hap lėvizja e lirė qė ishte mohuar deri atėherė, vendosa qė tė vij nė Tiranė. Pas fitores sė PD-sė nė vitin 1992 me anė tė njė testimi dhe njė rekomandimi nga institucione shtetėrore tė asaj kohe, fillova punė si oficer nė drejtorinė e SHIK-ut”.

-Si u gjendet i pėrfshirė nė akuzėn pėr rrėmbimin e torturimin me pasoja tė rėnda tė Remzi Hoxhės?

“Pas largimit nga SHIK-u unė pėrfitova kemp si ushtarak dhe fillova punėn si financier nė disa firma private. Dhe nė momentin e ndalimit, nė vitin 2003, kryeja tė njėjtėn punė dhe nė biznes privat. Arrestimi im i padrejtė mė datė 21 maj 2003, ėshtė njohja e parė me akuzat. Kam deklaruar qė nė kėtė moment, se asnjė nga akuzat nuk qėndron. Jo vetėm qė janė tė pabaza dhe tė pathemelta, por janė njė shpifje e rėndė me anė tė mashtrimit qė bėhet ndaj meje, duke sjellė pasoja si pėr mua, familjen dhe tė afėrmit e mi. Gjatė hetimit tė vitit 2003 ka rezultuar se unė nuk jam i pėrfshirė nė historitė pėr tė cilat ngrenė akuza. Kjo vėrtetohet me anėn e pushimit tė ēėshtjes nga prokuroria, qė mban datėn 22 nėntor 2003, urdhwrohet pushimi i hetimit ndaj Avni Koldashit, dhe lirimi i menjėhershėm i tij. Vendimi mban firmėn e prokurorit tė ēėshtjes Pėrparim Hasa dhe vulėn e zyrės sė Prokurorisė tė Pėrgjithshme, gjė e cila tregon se ēėshtja nuk ėshtė hetuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranė, por ka qenė direkt dosje e Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe nėn monitorimin e Theodhori Sollakut. Pafajėsia ime vėrtetohet nga vendimi 3714, datė 09.09.2005 i Gjykatės sė Shkallės sė Parė, i cili sqaron se Avni Koldashi ėshtė mbajtur me tė padrejtė nė paraburgim. Kjo ēėshtje ėshtė kaluar nė Gjykatėn e Apelit dhe me vendim numėr 653, datė 06. 06. 2006, ėshtė lėnė nė fuqi vendimi i gjykatės pėr pafajėsi dhe dėmshpėrblim pėr burgim tė padrejtė. Pas kėsaj ēėshtjeje, pėr mua dhe pėr shtetin shqiptar ka qenė e sqaruar, e hetuar, e provuar dhe e mbyllur. Kėtu vlen tė theksohet se organizata mė e madhe e tė drejtave nė botė, “Amnesty International”, nė njė letėr pėr kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon, ka kėrkuar shpjegime pėr ēėshtjen Remzi Hoxha. Nė emėr tė qeverisė shqiptare, pėrgjigjen pėr “Ammnesty International” e dha ish-kryeprokurori Sollaku, i cili thotė nė shkresėn me numėr protokolli 3960, datė 16 dhjetor 2004, se pasi u kryen disa veprime hetimore, akuza ndaj Avni Koldashit ra dhe ai u lirua nga burgu, pasi nuk rezultoi tė kishte kryer veprime nė kundėrshtim me pėrmbushjen rregullit tė detyrės. Janė tė tjerė persona nė letrėn e Sollakut, qė kanė konsumuar vepra penale dhe qė kanė lidhje me dosjen nė fjalė”.

-A mund tė na rindėrtoni ditėn e 21 tetorit tė vitit 1995? Kush ju urdhėroi tė shoqėroni Remzi Hoxhėn?

“Nė lidhje me ditėn e 21 tetorit tė vitit 1995 dhe nė lidhje me shoqėrimin e Remzi Hoxhėn unė kam dhėnė deklarimet e mia nė organin e akuzės”.

-Po me Ziso Kristopullin, a keni pasur ndonjė kontakt?

“Po e pėrsėris edhe njėherė, se nė lidhje me ēdo akuzė qė mė ėshtė bėrė, unė kam dhėnė deklarimet e mia nė prokurori, nėse kam shoqėruar apo jo Remzi Hoxhėn, ose nėse kam pasur kontakte me Ziso Kristopullin. Janė pjesė e hetimeve dhe nuk mund tė jap asnjė deklaratė nė lidhje me kėto dy pyetje”.

-Po Armando Loshaj u shoqėrua nga ju dhe punonjėsit tuaj?

“Armando Loshajn nuk e njoh fare. Ėshtė krejtėsisht e pabazė dhe sajesė kjo akuzė. As nė akuzėn e parė nuk e kam pasur, nuk e di fare se kush ėshtė”.

-Si e pritėt rifillimin e procesit ndaj jush?

“Dua tė theksoj se pas pushimit tė hetimeve nga prokuroria nė vitin 2003, pas fitimit tė gjyqeve nė dy shkallėt e gjykimit dhe marrjes sė parave, unė kėtė ēėshtje e kam quajtur dhe e quaj pėrfundimisht tė mbyllur. Dhe nuk kam frikė. Le tė vazhdojė tė hapet sa herė tė dojė. E vetmja gjė qė mė vjen keq, ėshtė se shteti shqiptar jo vetėm nuk respekton tė drejtat e njeriut, por nė kėtė rast ai godet padrejtėsisht me anė tė strukturave tė tij ish-punonjėsit e vet, duke i nxjerrė ata nė pozicione tė pakėndshme, por dhe tė rrezikshme pėr vetė ekzistencėn e tyre dhe tė familjeve tė tyre. Dua tė theksoj se kjo jo vetėm pėr mua, por pėr ēdo intelektual, kur ai gjatė gjithė jetės sė tij ėshtė edukuar dhe udhėhequr nga principe shumė tė larta humane, atdhetare dhe profesionale. Kėtė person krejt papritur dora e hekurt e shtetit e kap nga ky pozicion dhe e vendos jashtė ēdo logjike nė pozicionet e mėsipėrme. Mjafton kjo qė mė ka ndodhur mua dhe familjes sime, pėr tė treguar pėr vetė nivelin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri dhe se sa i sigurt ėshtė jeta e njė personi nė kėtė vend. Kam njė dyshim se, meqenėse njė masė e madhe e ordinerėve qė janė nė pushtet, tė cilėt asgjė tė vėrtetė nuk kanė nė ato qė thonė, nuk do ta kuptojnė sinqeritetin tim tė lartė qė del nga njė intelektual dhe njė atdhetar si unė. Duhet tė theksoj se rifillimi i procesit pėr mua, pėr familjen time, pėr tė afėrmit e mi dhe prindėrit e mi ishte njė shokim i paimagjinueshėm. Unė edhe pėrpara hapjes sė procesit kam qenė i shqetėsuar pėr faktin e mosmarrjes nė punė nga struktura aktuale shtetėrore edhe nė rastet kur kam paraqitur kėrkesė, ashtu edhe nė rastet kur kam fituar me konkurrim tė hapur pėr nė poste publike”.

-Kur jeni njohur me bashkė tė akuzuarit e tjerė pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės?

“Nė periudhėn pėr tė cilėn ne akuzohemi se kemi rrėmbyer dhe zhdukur Remzi Hoxhėn, Arben Sefgjini ka qenė zėvendėsdrejtor i SHIK-ut tė Tiranės, epror imi i asaj kohe. Marrėdhėniet e mia kanė qenė thjesht epror-vartės. Pėr mua Sefgjini ka qenė njė drejtues i pėrgatitur, qė vinte nga shtresa intelektuale, i pėrpiktė nė dhėnien e detyrave. Mendoj se duke e njohur gjatė qėndrimit tre muaj nė qeli, mund tė them qė ka njė nivel tė lartė intelektual. Gjatė asaj kohe nuk kam pasur marrėdhėnie shoqėrore. Ilir Kumbaro nė po tė njėjtėn kohė ka qenė kryetar i degės sė parė tė SHIK-ut nė Tiranė. Pėr nga funksioni ishte njė koleg imi. Kur kemi pasur marrėdhėnie pune, kanė qenė marrėdhėnie shumė korrekte. Nuk vareshim asnjėri tek njėri-tjetri. E di se vinte nga struktura tė Sigurimit tė Shtetit. Njohja ka qenė shumė e vogėl. Budion Meēen e kam njohur gjatė qėndrimit tre muaj nė paraburgim. Mund ta kem parė si fytyrė gjatė kohės nė SHIK, por nuk i dija as emrin dhe nuk kisha asnjė njohje me tė. Kėtu mė habit njė fakt qė e kam menduar gjithmonė. Si ėshtė e mundur qė organi i procedimit penal shqiptar tė krijojė grup mes tė panjohurish jo pėr gjėra tė thjeshta, por pėr krime tė rėnda?! Kam thėnė dikur, se nė fjalorin e gjuhės shqipe fjala “grup” trajtohet si bashkim vullnetar i disa personave qė i lidh njė qėllim dhe kanė njohje tė thellė tė pėrbashkėt. Vetėm njė grup i tillė mund tė kryejė vepra kriminale tė kėtij niveli. Organi i procedimit penal duhet ta kuptojė se drejtori i SHIK-ut i Tiranės, Arben Sefgjini, kryetari i degės sė parė, Kumbaro, shefi i bazės sė vėzhgimit, Koldashi dhe njė inspektor i degės sė parė, Meēe, nė kėto kushte nuk mund tė krijonin njė grup kriminal nė mes tė kryeqytetit, pėr rrėmbim e zhdukje personash pa ekzistuar motivi i krijimit tė grupit. Kushedi se cili paska qenė qėllimi i kėtij grupi? Atėherė lind pyetja: si ka mundėsi qė kėta prokurorė ta krijojnė njė grup tė tillė, ta hetojnė kėtė “grup” nė vitin 2003, duke pasur nė dorė tė gjithė mjetet dhe faktet, ta shpėrbėjnė grupin, ky i fundit tė fitojnė pafajėsinė dhe tashti grupi tė rikrijohet prapė? A nuk ėshtė edhe ky njė rrezik i lartė pėr papėrgjegjshmėrinė e madhe tė kėtij shteti nė tėrėsi”?

-Keni deklaruar nė gjykatė, se dosja “Remzi Hoxha” ka prapavijė politike dhe korruptive? Ēfarė mund tė shtoni mė tepėr?

“Dosja “Remzi Hoxha” ėshtė njė montim politik, i cili pasi nė vitin 2003 mė nxori tė pafajshėm nga akuzat, tashmė mė shton akuza tė tjera”.

-Pse nuk pranoni tė mbroheni nga njė avokat?

“Nuk kam pranuar tė mbrohem me avokat, si nė gjykimin e parė edhe tani, pėr arsyen jo se unė i njoh ligjet, por kryesorja ėshtė se nuk kam shkelur asnjė ligj. Dhe, si rrjedhim, nė veprimtarinė time, nė punėn shtetėrore dhe tė pėrditshme nuk ekziston asnjė veprim nė kundėrshtim me ligjet shqiptare dhe ndėrkombėtare, jo vetėm tė ratifikuara prej tij, por kudo qofshin. Bile, dua tė theksoj se veprimtaria ime shoqėrore nuk bie nė kundėrshtim jo vetėm me ligje, por as me norma morale tė shoqėrisė shqiptare kudo qofshin ata”.

-A ėshtė e vėrtetė se keni marrė kėrcėnime dhe a keni frikė pėr jetėn tuaj dhe tė familjarėve? Nėse po, i keni identifikuar kėrcėnuesit, keni bėrė denoncim zyrtarisht?

“Ėshtė e vėrtetė qė unė kam marrė kėrcėnime. Kėto kėrcėnime vijnė si mė poshtė:

1. Bllokim deri nė largim tė punės sime si financier nė disa biznese qė unė e kam fituar punėn me konkurse. 2. Mosmarrja nė punė mė gjithė kėrkesėn e bėrė pas fitores sė PD-sė nė korrik 2005, megjithėse jam me arsim tė lartė, zotėroj anglisht, kam tė gjithė specializimet e nevojshme, si dhe drejtues nė PD nė periudhėn 1992-1997, nė njė kohė qė kanė filluar punėn pas 2005, persona qė s’kanė lidhje fare me PD dhe qė janė shumė larg njohurive dhe aftėsive tė mia. 3. Rrėzimi nė datėn e parė tė tenderimit pėr mosmarrjen e koncesion tė dy HEC-eve tė mi, Bushtrica 1 dhe 2. Dua tė theksoj se kėta HEC-e janė studiuar privatisht, duke harxhuar kursime dhe borxhe, personalisht nga firma ime. Nuk mendoj qė do tė ketė shtet apo individ, i cili tė pėrvetėsojė njė djersė dhe njė mundim kaq tė madh, nė njė kohė kur ne jemi disa firma tė bashkuara, kemi hedhur tė gjitha privatisht para pėr investime, duke zbatuar tė gjithė ligjet e shtetit.

4. Kam pasur kėrcėnime me telefon njė rast dhe sė fundi, vetė hapja e ēėshtjes ėshtė njė kėrcėnim pėr mua, familjen time dhe pėr biznesin tim.

Ėshtė shumė e rėndė qė nė kėtė moshė qė jam unė, duke qenė me arsim tė lartė, studime dhe specializime tė ndryshme nė financa, qė unė tė bllokohem nga shteti, duke mos mė dhėnė mundėsi pėr tė punuar. Nuk e kuptoj si mund tė ushqehem, si mund tė mjekohem si i sėmurė qė jam dhe nuk e imagjinoj kėtė persekutim nė njė mes tė njė vendi evropian”.

-Pse u larguat nga Shėrbimi Informativ Kombėtar?

“Kam punuar nė SHIK nga viti 1992 deri nė fillim tė 1998-ės, kur jam larguar pėr paaftėsi shėndetėsore si ushtarak, kjo ėshtė e vėrteta. Njė komision prej 7 mjekėsh tė Spitalit Ushtarak, pas vizitave mė dha rekomandim pėr kemp dhe nxjerrje nė lirim. Mė pas, zoti Fatos Klosi me njė urdhėr tė datės 15 shkurt 1998, mė nxori nė lirim pėr arsye shėndetėsore. Kjo ėshtė shumė e dokumentuar dhe bie nė kundėrshtim me Klosin, i cili ka deklaruar se Avni Koldashi ėshtė larguar me kėrkesėn e tij. Gjatė kėsaj kohe, deklaroj se me seriozitetin mė tė madh kam punuar me pėrkushtim pėr pėrmbushjen e detyrės jo vetėm shtetėrore, por edhe atdhetare. Gjatė kohės nė SHIK kam punuar si inspektor dhe pėr disa kohė nė detyrėn shef i Bazės sė Vėzhgimit tė Drejtorisė sė Tiranės. Duhet tė theksoj se nė SHIK jo vetėm qė nuk kam pėrfituar asgjė si privilegj, por nuk mė janė dhėnė as ato qė mė takonin, siē ėshtė strehimi, njohja e statusit pėr pagesėn e bashkėshortes, kredi pėr blerje shtėpie etj. Gjatė asaj kohe kam punuar pėr ngritjen time profesionale, por qė nga viti 1994 i jam drejtuar me dy kėrkesa: njė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit dhe njė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, qė ndodhen edhe sot tė arkivuara pėr t’u larguar nga ky shėrbim. Jo se e urreja Shėrbimin Sekret, por thjesht pėr ego profesionale”.

-A druheni se mund tė riktheheni nė qeli, pas rihapjes sė gjykimit tė dosjes sė Remzi Hoxhės?

“Nuk kam asnjė frikė pėr rikthimin tim nė qeli pėr hapjen e dosjes “Remzi Hoxha”. Nuk kam frikė, sepse nuk ekziston asnjė veprimtari e imja, e cila tė mė ēojė drejt qelisė. Tė gjithė ata persona qė mendojnė se mund tė punohet me format e monizmit gabohen rėndė, koha e tyre ka perėnduar pėrgjithmonė. Historia e tyre ėshtė fare e pėrkohshme. Njė ditė drejtėsia do tė dalė”.

-A keni pengje nga e gjithė kjo histori?

“I pari peng imi ėshtė qė, demokracia qė kam ėndėrruar unė, qė kam punuar dhe sakrifikuar pėr tė dhe me kėtė qė mė ka ndodhur pėr mua, nuk ekziston demokraci nė Shqipėri. Ky ėshtė pengu mė i madh. Por ēdo gjė do tė kalojė dhe kėto do tė jenė tė pėrkohshme. Pengu tjetėr ėshtė se nuk e imagjinoj sesi mund tė pėrfshihet njė person si unė, nė histori tė montuara qė tė bėjnė pjesė tė njė trilleri horror”. Intervistoi: Elona Elezi


Pyetje pa pėrgjigje

Nė fakt, Avni Koldashi ka dhe pyetje qė nuk do t’u pėrgjigjet. Motivet i di vetėm ai vetė, pasi “zyrtarisht” deklaron se pėr disa pyetje ka dhėnė shpjegime nė prokurori. I pyetur nėse do tė mund tė rindėrtonte pasdreken e 21 tetorit tė vitit 1995 dhe shoqėrimin e Remzi Hoxhės, ai refuzon tė pėrgjigjet. Ashtu sikundėrse refuzon tė pėrgjigjet edhe pėr destinacionin pas shoqėrimit tė biznesmenit shqiptaro-maqedonas, pėr mbajtjen apo jo nėn vėzhgim tė tregtarit tė duraluminit, mungesės sė dokumentacioneve rreth kėsaj ngjarjeje nė arkivin e SHIK-ut, apo edhe nėse ka qenė ndonjėherė nė Vain tė Lezhės, pas shoqėrimit tė Remzi Hoxhės atje sė bashku me Abdyl Loshajn dhe Ziso Kristopullin. Padyshim qė ėshtė e drejtė e tij pėr tė heshtur ose pėr tė ruajtur sekrete e dėshmi qė mund t’i ketė vetėm pėr grupin hetimor, a pėr t’i marrė nė fund me vete...

Elona Elezi
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi