ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita: Banda per te permbysur qeverine

Shko poshtė

15112010

Mesazh 

Opozita: Banda per te permbysur qeverine Empty Opozita: Banda per te permbysur qeverine




Qamil Xhani
Opozita do te nis sot protestat ne gjithe vendin me qellim largimit e qeverise. Ndryshe nga protestat e meparshme, ku ka pasur incidente te izoluara, kete here opozita e ka te qarte modelin qe do te ndjeke. Spartak Ngjela, ne cilesine e perfaqesuesit te tryezes se partive te Opozites se Bashkuar, tha dje per mediat se protestat do te jene te ngjashme me ato qe zhvilluan pak dite me pare banoret e fshatit Dukat, ku banoret sulmuan ne menyre te ashper punonjesit e policise. Grure, drure, sende te tjera te forta dhe nje sasi e madhe bombash molotov, te cilat fatmiresisht u kapen ne kohe nga policia, ishin mjetet me te cilat banoret e zones se Dukatit ne Orikum reaguan ndaj forcave te rendit. Nje aksion te ngjashem propozoi dje gjate konferences per mediat Spartak Ngjela. "Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta, ne dinjitet, ne prone, ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine", tha Ngjela. Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi i beri keto deklarata pas takimit me drejtuesit e partive te koalicionit te majte, ku u vendos se qe nga sot do te nisin protestat ne gjithe vendin. Fillimisht ne rrethe dhe me pas me nje proteste te madhe ne kryeqytet. "Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane, ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera", tha dje Spartak Ngjela. Pyetjes se gazetareve se ne Dukat shteti u qellua me gure, kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi ju pergjigj ne menyre te prere se, opozita do te godase me cdo menyre. "Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe", tha dje Ngjela. Kreu i PLD-se u shpreh se vendimi i tryezes se opozites ka ardhur pas vendimeve te marra dy dite me pare, nga Asambleja Kombetare e PS-se. "Tryeza e opozites se bashkuar pasi degjoi vendimet qe ka marre Asambleja e PS, nepermjet kryetarit te saj, sot vendosi qe kete gjendje te rende, shume te rende ta ndryshoje, ne nje aksion shume te madh politik. Per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise", tha Ngjela. Duke e cilesuar situaten si alarmante, kreu i PLD-se u shpreh se mazhoranca aktuale po ben ne grusht shteti te fshehte. "Pas manipulimit te zgjedhjeve, mos hapjes se kutive, Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha, me perjashtim te Presidentit te Republikes", tha ai. Ngjela i vleresoi si teper te renda zhvillimet e fundit, ndaj sipas tij, nisja e protestave ne gjithe vendin eshte e justifikuar perballe situates se krijuar. Ai e pasqyroi te zymte situaten per qytetaret dhe theksoi se shoqeria shqiptare eshte e goditur ne te gjitha pikat e saj, deri dhe te dinjiteti njerezor. "Ne keto kushte ne vendosem ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejt qe te jete e mundur. Kjo sepse nuk ka asnje perspektive per shqiptaret, ne nje moment te tille kur korrupsioni, krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje", tha dje Ngjela. Ne deklaraten e tij Ngjela u shpreh se veprimi i opozites vjen si pasoje e frymes qe ekziston ne popull. Ne kete menyre ai ka justifikuar dhe deklaratat per protesta te dhunshme. "Festat dhe mitingjet qe ben jane palacolleqe diktaturash. Refuzimi i statusit per integrimin evropian nuk eshte gje tjeter vecse mospranimi i Sali Berishes dhe qeverise se tij te marre pjese ne Perendim. Arsyet i dini mire, jane ato qe kane 15 vjet qe jane ne rend te dites. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita", tha dje Ngjela. Cili eshte kercenimi i Ngjeles "Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta, ne dinjitet, ne prone, ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane, ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera. Ne Dukat u godit shteti me gur zoti Ngjela? Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe". Harasani: "Jam kunder protestave me dhune, PS duhet te distancohet nga Ngjela" Organizimi i protestave eshte nje zhvillim normal ne nje shoqeri demokratike, por thirrjet per dhune jane te patolerueshme. I ketij mendimi eshte deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste Andis Harasani. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten "Koha Jone", deputeti socialiste i quajti te papranueshme deklaratat e kryetarit te Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela per perdorimin e dhunes ne protestat qe pritet te nisin sot. Ai u shpreh se personalisht distancohej nga nje thirrje e tille per dhune edhe pse mendon se protestat jane te nevojshme. "Eshte pakonceptueshme qe te flitet per dhune ne kete kohe qe jetojme", tha dje per gazeten Harasani. Ai thekson se nje distancim nga deklarata te tilla duhet ta beje zyrtarisht edhe Partia Socialiste. "Personalisht distancohem nga deklarata e z. Ngjela dhene ne media sot, per protesta te dhunshme. Besoj dhe do te kerkoj qe edhe Partia Socialiste do te distancohet", deklaroi dje Andis Harasani. Deputeti socialiste shprehet se nuk eshte kunder protestave dhe e ka mbeshtetur kete qendrim te Partise Socialiste, i cili eshte ne logjiken e veprimit demokratike. Por sipas tij deklarata qe flasim per dhune dhe dhunim te institucioneve duken absurde ne kohen ku jeton vendi
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37550
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Opozita: Banda per te permbysur qeverine :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Nov 15, 2010 4:28 pm nga lidabica

Po per ke "popull",derdellis ky i deshtuari,Ngjela Shocked
Kush i shkon ketij idioti mbrapa,ky idiot qe nuk e ze menderja vend ,sa ne nje parti ne nje tjeter,vetem per te zene ndonje karrike te rehatshme ,se ashtu eshte mesuar ne kohen e te jatit.A nuk i ka mjaftu burgu ketij idioti qe i dhane bllokmenet,por na eshte rreshtuar krah krimineleve......o ZOT!!
A ka ligje ne kete vend Shocked ,kape fute brenda kete qe po e shkel per te saten here kushtetuten duke bere thirrje per grumbullime te dhuneshme dhe permbysje te qeverise me dhune?Ē'fare bejne strukturat e shtetit per keto raste...se po na ēudisin tani Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon Nov 15, 2010 8:20 pm nga ADMIN

O Lida nuk e di perse revoltohesh,sot eshte liri e fjales ,dhe ai dhe shoket e tij mund te lehin sa te done sepse te gjithe ata qe e kuptojne jeten ,nuk ngrihen kundra drejtesise dhe ligjeve ,por mendojne qe si ta kalojne jeten sa me te lumtur me familjet e tyre ,kurse keta njerz kot punojne dhe gjithmone do te mendojne per shkatrrimin e shqiperise ,mos ja vini veshin fare ,lereni te lehin si zagar sic kane lehur qe nga lindja e tyre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Nov 17, 2010 11:28 am nga lidabica

Jo,jo PORTA,nuk eshte se po i shoh dhe degjoj ,se aq alergji me jane bere keta antishqiptare- sahanlepires-deshtake ,sa ndrroj menjehere kanalin e TV-it,-por ka shume driteshkurter qe jetojne me djersen e ballit dhe qe keta ustallare i kene bere shperlarje te trurit dhe keshtu i shkojne nga pas.Prandaj e kam me qeverine ,kapi ore e futi atje ku s'kendon gjel e pule dhe le te mbajne fjalime dhe le tķ degjojne vetem muret e akullta te biruces....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Nov 17, 2010 5:53 pm nga ADMIN

lidabica shkruajti:Jo,jo PORTA,nuk eshte se po i shoh dhe degjoj ,,kapi ore e futi atje ku s'kendon gjel e pule dhe le te mbajne fjalime dhe le tķ degjojne vetem muret e akullta te biruces....
Atehere do te behemi edhe ne sikur ata ,diktator,leni qenet te lehin sepse te gjithe populli nje dite do ta kuptojne te verteten

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Nov 18, 2010 10:10 am nga lidabica

S'jam dakort,si thua ti qe kur ai deliranti,Spartak Ngjela,te shkele KUSHTETUTEN E SHQIPERISE,duke bere thirrje per permbysje te qeverise me dhune,qe nuk eshte e para here per te,shteti talere ende te vazhdoje Shocked Po jo se edhe shteti duhet te tregoje se eshte shtet,si ore tķ shtyjne e tķ godasin me gure policet e shtetit dhe s'ka gje se karvani ecen dhe qente le te lehin??Jo...jo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi