ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qortime per qeverine

Shko poshtė

01022008

Mesazh 

Qortime per qeverine Empty Qortime per qeverine




Qortime per qeverine
AGO NEZHA
31/01/2008 Liderėt e partive e kanė rritur etjen e tė fituarit pushtet jo thjesht pėr lavdi, por kryesisht pėr pasuri. Pushteti presupozon pasuri nė dy mėnyra ekzistente. Njėra ėshtė e natyrshme me mjetin ekonomik tė fitimit nėpėrmjet punės, ndėrsa rruga tjetėr ėshtė nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pamoralshėm tė punės sė tė tjerėve, pra me mjetin politik tė fitimit. Kohėt e fundit, disa liderė partizash kanė filluar t’i japin frymėmarrje mendimit sipas koncepteve dhe prirjeve pėr interesa personale, duke lakmuar kohėn e humbur pa pushtet dhe duke e parė se pushteti po u rrėshqet nėn kėmbė dhe janė dėshpėruar qė koha nuk kthehet mė mbrapa. Opinionet, orekset, shijet, interesat, kanė filluar t’i bashkojnė nė korin e lehėsve dhe tė lėshojnė si fishekzjarrė nė horizontin politik, me motivin e dhimbjes pėr mosefiēencėn e qeverisjes. Nė tregun mediatik kanė qarkulluar idetė e disa kryetarėve tė tė partive tė vogla, pėr njė reformim tė qeverisė. Sipas kėtyre aktorėve nė pushtet, duan tė marrin dhe rolin e gjykatėsit superior pėr tė bėrė pėrcaktimin e vlerave dhe kontributeve tė kolegėve nė qeverisje. Nė demokraci shohim njė fenomen tė demotivuar. Tė paditurit duan tė shesin dituri. Tė diturit tregojnė maturi dhe thjeshtėsi. Kjo ėshtė fatkeqėsi qė i jep revansh njė klase politike tė papėrgjegjshme. Atributet pėr tė ēmuar hierarkinė e vlerave, kontributeve, aftėsive, moralin qeverisės, e ka njė individ qė ėshtė nė krye tė qeverisė dhe ai ėshtė Kryeministri. Kur ėshtė fjala pėr institucione, sugjerime mund tė bėjė vetėm legjislativi pėr ekzekutivin. Pėr analogji, njė lojtar qė ėshtė nė fushė nuk mund tė vlerėsojė lojėn e skuadrės sė tij. Njė vizion tė tillė e ka vetėm trajneri, qė falė eksperiencės dhe dijes i vėzhgon nga kėndi i lartėsisė, barazisė dhe gjakftohtėsisė veprimet e secilit lojtar qė pėrfshihet nė formacion nė fushėn e lojės. Pėr mė tepėr kur kemi tė bėjmė me ministra qe iu mungon pėrvoja, begraundi intelektual, prova e suksesshme nė qeverisje, rrezja e besimit zvogėlohet. Tė sugjerosh ndryshime nė qeveri, nė metodėn e qeverisjes, apo tė para nė bllok defiēencat sipas sektorėve pėrkatės ėshtė tjetėr gjė, dhe tė etiketosh emra sipas anėtarėsisė me ndjenjė autoritare ėshtė sa aventurizėm, aq dhe diletantizėm politik. Po tė kalojmė nė peshoren e vlerave aleatėt e partive qė bashkėqeverisin me Partinė Demokratike, do kishim njė disbalancim mes ministrave militantė, por tė pamotivuar nė karrierėn e tyre dhe ministrave me emėr qė kanė krijuar portretin e tyre profesional dhe administrativ. Nė qeverinė Berisha, si dhe nė qeveritė e mėparshme, pėr hir tė koalicionit ka patur dhe ka ministra qė janė jashtė orbitės sė karriges ku janė ulur me portofolin partiak.

Ata janė militantė tė ēmilitarizuar qė kanė pushtuar nga njė parti shterpė dhe i mjelin bulmetin qė ka mbetur nė periudhėn e laktacionit. Ofensiva e disa aleatėve tė alarmuar kėrkon tė ndėrtojė njė qeverisje me ministra tė rangut tė tyre, qė pėr nga sistemi i vlerave, aftėsive organizative, drejtuese dhe profesionale nuk janė tė motivuar pėr rangun e pėrgjegjėsisė, si dhe pėr opinionin e gjerė shoqėror. Kjo tregon se kanė reminishenca tė sė kaluarės dhe kėrkojnė tė revokojnė qeveri tė ardhura nga klasa punėtore me saldatorė, mekanikė dhe shoferė tė pararojės. Harrojnė se ka ardhur koha qė nė postin e ministrit duhet tė vijnė njerėz tė politikės me kualitete tė larta intelektuale dhe profesionale, jo diletantė apo militantė zhurmues, por specialistė tė fushės qė kanė djersitur dhe janė ballafaquar me detyra tė rėndėsishme, qė kanė njė karrierė tė pasur profesionale, tė afirmuar si tė suksesshėm nė sektorin qė do tė mbulojnė. Njė shembull tė mirė tregoi qeveria e Kosovės e formuar nga Thaēi, ku rreth 70 pėr qind e kabinetit qeveritar janė me tituj profesorė. Pėrgjegjėsia politike pėr nivelin e qeverisjes bie mbi partinė lider, qė ėshtė Partia Demokratike. Sukseset apo dėshtimet i faturohen Partisė Demokratike dhe kurrė Partisė Republikane, Demokristiane apo kujtdo tjetėr qė ėshtė nė qeverisje. Dhe kėtė kosto e llogarit Kryeministri. Ėshtė ai qė zgjedh sipas kritereve politike, gjeografike, gjinore, intelektuale dhe profesionale. Kopeja e koneve qė lehin nuk e ruan dot ngrehinėn e qeverisė, po tė pėsojė rrėshqitje. Ėshtė sa paradoksale dhe komike pretendimi i minorenėve pėr tė marrė dy portofola qeveritarė. Bilancet janė bėrė mbi numrin e deputetėve qė kanė blerė. Dhe disa parti pa identitet, marrin poza protagonizmi, bėjnė presion se do ta rrisin numrin e deputetėve me merkaton e dimrit. Pra, “skuadra e tyre do tė ketė njė formacion mė tė kompletuar. Pazaret dhe joshjet me deputetė deficitarė, delirantė, pėr tė pėrfituar poste ministrore, ka bėrė qė me kėtė kartė kambistėt politikė tė thithin sa majtas e djathtas deputetė tė dėshtuar pa identitet dhe integritet shoqėror. Pazari i deputetėve po bėhet si pazari i gabit me rroba tė vjetra, ku po vishen disa parti kacavjerrėse me ēmim tė lirė. Pėrfaqėsimi nė qeveri duhet tė jetė mbi nivelin e elektoratit qė pėrfaqėson ēdo parti dhe jo mbi numrin e deputetėve manekinė qė mbushin sfondin nga dhurimi i tė mėdhenjve. Nė rast se nuk do dhuronte vota me lopatė Partia Demokratike nė fushatėn zgjedhore tė 2005-s lind pyetja: A do tė kishte Parti Republikane, Demokristiane e shumė tė tjera qė pretendojnė pėr racione tė mėdha nė sofrėn e pushtetit ku janė ulur kėmbėkryq dhe hanė me dy lugė? Partia Demokristiane lavdėrohet se ka shtatė deputetė qė janė kamikazė politikė dhe vetė nuk e dinė se ēfarė aspiratash pėrfaqėsojnė, se elektorati qė i ka votuar ėshtė sa mė tė majtė nė tė djathtė dhe nė qendėr. Ky fenomen i imoralitetit politik qė u projektua me arkitektėt e Dushkut dhe u ushqye me prurje tė pamotivuara, ka bėrė qė tė rritet artificialisht pesha specifike e pėrfaqėsimit te Partia Demokristiane. Pėr tė provuar revanshin e kėtyre kalorėsve qė zhurmojnė pėr potencialet e tyre politike, le tė dalin nė fushėn e konkurrencės jashtė aleancave me partitė lider.

Niveli i emancipimit, kulturės dhe vlerėsimit popullor pėr klasėn e tyre udhėheqėse ėshtė maturuar gradualisht. Opinioni i gjerė shoqėror ėshtė nė kontradiktė me opinionin e disa politikanėve, pėr sugjerimet dhe adresimet qė bėjnė pėr reformimin e qeverisė. Ministrat nuk janė gogla pėr tė luajtur disa politikanė tė papėrgjegjshėm, qė duan tė bėhen protagonistė tė politikės kur nuk kanė as tagrin e partisė sė tyre, pa folur pėr partitė e tjera dhe aftėsisė individuale e intelektuale pėr tė bėrė rolin e liderit. Ndryshimi i njė ministri trondit edhe administratėn qė ai ka adaptuar sipas stilit tė tij drejtues. Ndryshimet bėhen kur ka stanjacion nė njė sektor tė caktuar. Pėr t’i dhėnė shtytje dhe pėr tė ndryshuar gjendjen titullari i qeverisė bėn zgjedhjen e tij racionale. Por ndryshimet nuk mund tė ndodhin se papagajtė e politikės kanė mėsuar pėrmendsh tė recitojnė refrenin, se duan kėtė apo atė ministėr, qė me profilin e dijeve qė mbartin, i bėjnė hije mediokritetit tė tyre. Kompetenca pėr ndryshime nė qeveri ėshtė atribut i pakontestueshėm i Kryeministrit. Kopeja e koneve le tė lehin nė sokakėt e politikės.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34541
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qortime per qeverine :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Feb 01, 2008 2:28 pm nga emigranti

Gabimi eshte se te tilla parti stimulohen ne menyre artificiale nga dy partite e medha per te krijuar ne menyre artificiale nje lloj harte gjeopolitike ne vend. Mirepo gjate gjithe ketyre viteve eshte pare se keto te ashtequajtura parti dhe lideret e tyre i kane shkaktuar jo pak probleme mbarevajtjes se politikes jo vetem brenda grupimeve te tyre por edhe me gjere duke u bere madje shpesh edhe pengese ne integrimin e vendit.Ndryshimi i perqindjes se perfaqesimit ne parlament do ti jepte fund kesaj loje politike, por mbi te gjitha do te nxirrte nga fusha e kesaj loje shume politikane me rreputacion negativ ne opinion. Sa ma shpejt te behet aq me mire do te ishte per te gjithe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Feb 01, 2008 4:07 pm nga Iliriada Portal

E kush e imagjinonte se Gjinushi pas 17 vjetesh do te ihte ende ne politike. Ska se si te ecet perpara me fytyra te tilla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi