ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjiza, miza dhe kriza

Shko poshtė

06122010

Mesazh 

Gjiza, miza dhe kriza  Empty Gjiza, miza dhe kriza




Nga:EDMOND TUPJA
Kur e provova pėr herė tė parė atė gjizė, shija e saj mė krijoi njė pėrshtypje befasuese dhe vetja m’u duk, pėr njė ēast tė vetėm, sikur isha nė njėrin nga ata fshatra tė vegjėl tė Francės, ku ende prodhohen djathėra tė papėrsėritshėm, sipas mėnyrės sė vjetėr. Mirėpo, papritmas, se nga erdhi njė mizė e nisi t’i vijė vėrdallė gjizės sė mbuluar me napė tė pastėr. Njė mizė nė fillim tė dhjetorit ėshtė diēka e pazakontė, madje nė njė ditė me shi...
por ajo mjaftoi pėr tė mė kthyer nė Shqipėri, mė saktė nė Tiranė, pikėrisht nė tregun e vogėl fshatar tė Bėrrakės sime, as dhjetė minuta mė kėmbė nga sheshi Skėnderbej, nė harakir e sipėr. Njė zonjė para meje po fliste me shitėsen, teksa unė e kisha provuar gjizėn nė fjalė, duke e marrė me gishtin e vogėl tė dorės sė majtė. Kur mė vuri re, m’u afrua dhe pa marrė mundimin tė prezantohej, mė tha me solemnitet: “Kohė krize, apo jo profesor?”. Buzėqesha dhe duke parė se miza po i vinte tashmė vėrdallė asaj, ia ktheva aty pėr aty: “Kohė gjize, tani pėr tani, zonjė”, pastaj shtova: “Kohė mize gjithashtu”. Por ajo, pa ia bėrė tėrr syri i majtė – sepse tė djathtin ia fshihte njė copėz fasho e ngjitur me leukoplast – , mė dha pėrgjigjen qė meritoja plotėsisht: “Lėre humorin, profesor, por po tė isha unė nė krye tė vendit dhe jo Berisha, Topi apo Topalli, punėt do tė shkonin shumė mė ndryshe dhe kriza nuk do tė ishte ndier aspak. Kėtė nuk e luan as topi”. Tek po e dėgjoja, m’u kujtua shprehja e famshme demagogjike e Leninit sipas tė cilit, nė socializėm, “Edhe kuzhinierja mė e thjeshtė duhet tė marrė vesh nga punėt e shtetit”. “Keni tė drejtė, zonjė – ia ktheva me mirėsjellje – me siguri qė nuk do tė kishim miza qė i vijnė vėrdallė jo vetėm gjizės, por edhe juve!” dhe mora qesen me gjizė, ia dhashė paratė shitėsit qė mė shkeli syrin, dhe e lashė zonjėn atje ku e kisha gjetur.
Nuk ėshtė hera e parė qė dėgjoj qytetarė tė thjeshtė tė mė thonė se ē’do tė bėnin po tė ishin nė krye tė vendit, d.m.th. po tė ishin president, kryeministėr, ministėr etj. etj. Me vendosjen e regjimit demokratik te ne, fituam, ndėr tė tjera, tė drejtėn tė ėndėrrojmė me sy tė hapur, njė e drejtė kjo qė kurrė nuk e kishim gėzuar, e as ushtruar nė kohėn e diktaturės: askush nuk fliste asokohe si zonja nė fjalė, sepse, domosdo, Partia me nė krye shokun Enver ishin tė pavdekshėm, tė pazėvendėsueshėm etj., etj., dhe individi shqiptar rrezikonte shumė po tė ėndėrronte me zė tė lartė e sy tė hapur, sikur njė ditė tė ishte ai i pari i vendit e i kuvendit dhe tė vepronte ndryshe nga partia-shtet. Nė kohėn e diktaturės pretendohej se vihej politika nė plan tė parė, ēka duket qesharake po tė shohėsh se sa merren sot shqiptarėt me politikė, duke e vėnė pikėrisht “nė plan tė parė”: njė numėr i konsiderueshėm prej tyre, madje edhe gjysmanalfabetė, ndihen potencialisht tė aftė pėr tė drejtuar, bie fjala, ēdo ministri, pėr tė zgjidhur ēdo problem nė nivel kombėtar, rajonal e ndėrkombėtar, dhe pse jo, ndėrplanetar. Shembulli i zonjės sė pėrmendur mė sipėr e ilustron mė sė miri kėtė. Pak a shumė moshatare me mua, me siguri qė asaj duhet t’i kujtohet sesi thėrrisnim, bile me njėfarė gėzimi absurd, dikur, nė epokėn tragjikomike tė tallonit, tek mbanim radhėn para bulmetoreve qė nė orėn dy tė mėngjesit, kur vinte furnizimi me qumėsht e kos (por pa gjizė, ndėrsa, nga ana tjetėr, askujt nuk ia mbante tė shqiptonte fjalėn “krizė”, ndėrsa pėr mizat, furrėtaret e buburrecat nėpėr dyqane nuk merakosej njeri, sepse ishin bashkudhėtarė tė “socializmit fitimtar”).
Sidoqoftė, mė bėri pėrshtypje fakti qė miza tashmė e kishte lėnė gjizėn pėr t’iu vėrsulur zonjės sė nderuar, e cila, po tė kishte fatin tė drejtonte punėt e shtetit shqiptar, do t’i bėnte tė gjithė shqiptarėt tė lumtur, duke ua rritur kėshtu mirėqenien dhe jetėgjatėsinė. Por pėrse vallė miza i ishte drejtuar vendosmėrisht asaj dhe jo mua ose shitėsit tė gjizės, pėr shembull? Mos vallė gjėrat e menēura qė ajo tha pėr tė mirėn e pamohueshme tė popullit shqiptar dhe rrjedhimisht, pėr tė mirėn time gjithashtu, vinin erė mjaltė? Apo vinin ndonjė erė tjetėr, qė i tėrheq mizat si me magnet?
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi