ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mberrin anija me tritol

Shko poshtė

20052008

Mesazh 

Mberrin anija me tritol Empty Mberrin anija me tritol




Mberrin anija me tritol
Skandali me lejet e eksplozivėve, firma nėn hetim sjell 20 tonė tritol. Shkarkimi i lėndės plasėse ka nisur dje nė kushte jo shumė tė sigurta sigurie, pasi porti nuk ka as kalatė tė veēantė pėr pėrpunimin e lėndėve plasėse

DURRĖS - Firma “Nitromak”, e pėrfshirė nė skandalin e dhėnieve tė lejeve tė lėndėve plasėse, qė pak javė mė parė i kushtoi prangat njėrit prej drejtorėve tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme, Shkėlzen Madanit dhe oficerit madhor, Kadri Sulit, vazhdon e qetė punėn, duke sjellė tonelata eksplozivi. Njė anije turke u fut dje nė kalatėn nr. 6 tė portit dhe ka filluar shkarkimin e njė sasie prej rreth 20 tonėsh material qė pėrbėhet nga lėndė plasėse. Sasia e kėsaj lėnde plasėse ėshtė ngarkuar nė kamionė, tė cilėt mė pas janė nisur nė kantierin ku punohet pėr aksin Rrėshen-Kalimash. “Dogu Haslaman” ėshtė emri i anijes turke, e cila ka sjellė pėr llogari tė firmės “Nitromak” sasinė e lėndės plasėse. Burime nga porti kanė bėrė tė ditur se janė rreth 20 tonė lėndė, e cila do tė shėrbejė pėr shpėrthimet e planifikuara nė tunelin e aksit rrugor Spaē-Thirrė. Lėnda plasėse ėshtė pėrpunuar nga elektrovinēat e portit nė mes tė ditės dhe nė kushte tė pakta sigurie. Arsyeja ėshtė se porti nuk ka njė kalatė tė veēantė pėr pėrpunimin e materialeve tė rrezikshme, prandaj ėshtė kryer nė kalatėn nr. 6. Para disa ditėsh, njė nga kamionėt e kompanisė “Nitromak” ra nė njė humnerė nė fshatrat e Mirditės, por pėr fat lėnda plasėse nuk shpėrtheu. Firma ka marrė me qira njė ambient nė Borizan tė Krujės, pėr magazinimin dhe prodhimin e lėndėve plasėse, ambient i cili ka qenė repart kundėrajror i ushtrisė.

Me gjithė kėrkimet e gazetės “Korrieri”, e vetmja pikė qė mbeti ende e pazbardhur, ėshtė dyshimi se dhe ngarkesa e fundit e sjellė nga Turqia pėr llogari tė firmės “Nitromak”, ėshtė porosi e pėrfituar nga lejet e dyshimta tė lėshuara nga ish-drejtori i Drejtorisė sė Menaxhimit tė Instalimeve dhe tė Burimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, Shkėlzen Madani, i vėnė nė pranga nė fillim tė kėtij muaji, sė bashku me kolonel Kadri Sulin, komandant i brigadės logjistike nr. 4300, pranė Komandės Mbėshtetėse tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, si dhe me pėrfaqėsuesen e firmės “Nitromak”, Aurela Ēota dhe administratorin e firmės “Geoconsult Sh.p.k”, Ferdinand Hodo. Pėr katėr tė arrestuarit e datės 3 maj, gjykata kishte dhėnė masėn e sigurisė “burg pa afat”, pas hetimeve disamujore tė bėra nga struktura tė specializuara nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė dhe Prokurorisė. Akuzat pėr tė arrestuarit qė dyshohet se u pėrfshinė nė skandalin e lejeve tė lėndėve plasėse ishin “korrupsion aktiv tė personit qė ushtron funksione publike”, “ushtrim i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike tė korrupsionit pasiv nga persona qė ushtrojnė funksione publike” dhe “shpėrdorim i detyrės”. Nga katėr tė arrestuarit pėr kėtė ēėshtje, vetėm pėrfaqėsuesja e firmės “Nitromak”, Aurela Ēota, u la tė ndiqet nė arrest shtėpie nga gjykata, gjatė kohės qė organi i akuzės do tė vazhdojė tė kryejė hetimet nė lidhje me lejet korruptive dhe shkeljet e tjera qė dyshohet se janė dhėnė nga pėrfaqėsuesi e Ministrisė sė Mbrojtjes, Madani dhe oficeri madhor, Kadri Suli. Sidoqoftė, hetimet e dosjes “Nitromak” vazhdojnė ende, po ashtu edhe puna e firmės nė fjalė. Korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Mberrin anija me tritol :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Tue May 20, 2008 4:39 pm nga bulqizaku

Po pse a pak tritol ka nshqipni, si kan dal deri nturqi?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi