ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konspiracioni i absurdit brenda shtetit

Shko poshtė

04022011

Mesazh 

Konspiracioni i absurdit brenda shtetit  Empty Konspiracioni i absurdit brenda shtetit




Nga Enver BYTYĒI


Pardje Ina Rama shkoi nė Komisionin Hetimor Parlamentar tė ngjarjeve tė 21 janarit dhe iku. Iku pa thėnė asgjė. Vetėm pėrsėriti refrenin se “ky ėshtė qėndrimi ynė”. Nuk dha asnjė argument pse nuk duhej t’u pėrgjigjej pyetjeve tė deputetėve.

Nuk pranoi as t’i dėgjonte ata. Kryeprokurorja e Shqipėrisė u shfaq nė atė komision si njė adoleshente, sė cilės ia kishin parapėrgatitur skenarin, regjinė dhe nuk mund tė dilte nga regjia e regjisorit. Regjisori i kishte pėrcaktuar fjalėt dhe rrokjet qė do tė shqiptonte, e kishte paralajmėruar se nuk kishte tė drejtė tė thoshte as mė shumė e as mė pak, se ato qė ishin shkruar nė skenar dhe kaq. Nėse dikush do tė tentonte ta nxirrte nga partitura e regjisė, atėherė ajo duhej ta lėshonte menjėherė karrigen e tė dilte nga salla. Kėtė shfaqje pėr tė tė ardhur keq e panė tė gjithė shqiptarėt. Dhe kjo shfaqje e mjeruar pėr njė personalitet tė vetėquajtur “i pavarur” i dha skenės sė ekranit tė vogėl gjithashtu mjerimin e institucioneve tė shtetit shqiptar. Po pėrse duhej tė sillej nė atė mėnyrė Ina Rama? Pėrse nuk duhej tė dėgjonte pyetjet e deputetėve nė respekt tė organit kushtetues legjislativ dhe nėse do tė ndeshte nė pyetje qė kishin karakter hetimor tė ēėshtjes atėherė tė refuzonte ēdo pyetje qė ishte e tillė? Nė fund tė fundit pėrse nuk priti pyetjet e nėn pretekstin e karakterit tė ēėshtjes edhe tė spekulonte pėr tė mos u pėrgjigjur?
Tė gjitha kėto pėrgjigje mund t’i japė vetė kryeprokurorja. Ndėrkaq ne na lejohet tė analizojmė shkaqet pse ndodh kėshtu nė njė vend demokratik, anėtar tė NATO-s. Dhuna e opozitės e 21 janarit, reagimi “me pėrtesė” dhe pro dhunės i presidentit tė Republikės, njėanshmėria e Ina Ramės nė hetime, heshtja e SHISH e sė fundi refuzimi i kryeprokurores pėr tė dėshmuar nė njė komision parlamentar, produkt i tė cilit ėshtė ajo, po interpretohen si shprehje e “faktit” se kėto institucione janė “tė pavarura”. Por nėse bėjmė njė ato janė plotėsisht tė pavarura vetėm nga mazhoranca, e cila ka kompetencėn qė t’i emėrojė dhe t’i shkarkojė titullarėt e kėtyre institucioneve. Por duket se ato nuk janė tė pavarura nga politika e sė majtės shqiptare e kryesuar nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Unė nuk mund tė fantazoj sesi kėto segmente tė pushtetit janė korruptuar dhe kompromentuar nga grupimi politik i kreut tė opozitės. Por ēdokush ka patur mundėsinė qė nė kėto dy javė tė shkojė nė pėrfundimin e pahamendėsuar se kryeprokurorja, shefi i SHISH dhe Presidenti i Republikės janė tė njėanshėm nė ushtrimin e kompetencave tė tyre, madje nė favor tė dhunės sė opozitės e tė kreut tė kėsaj opozite, Edi Ramės. Edhe gjesti i fundit i Ina Ramės dėshmoi faktin se ajo ėshtė e vendosur tė mbetet rob i skemave dhe regjisurės sė Edi Ramės dhe kėshilltarėve tė tij mė tė kėqinj sa i pėrket interesave tė Shqipėrisė.
Shumė analistė ēėshtjen e trajtojnė me njėanshmėri, kur “shqetėsohen” se “Berisha pėrpiqet tė shtijė nė dorė institucionet e tjera tė shtetit”. Mė sė shumti kėtė e kemi dėgjuar nga eksperti spiun dhe “bandit”, Fatos Klosi. Lexuesi do tė mė falė pse pėrdora fjalėn “bandit”, sepse nuk ėshtė nė artin tim tė tė shkruarit njė etiketim i tillė. Por ju siguroj tė dashur lexues se e kam provuar nė kurriz banditizmin e tij pėr jo mė pak se katėr vite radhazi, derisa mė detyroi tė lė Shqipėrinė e tė arratisem nė moshė pa moshė, pėr tė shpėtuar prej kėrcėnimeve tė tij permanente, kur ai drejtonte SHISH-in. Pėr mua nuk ėshtė shqetėsim dhe kėrcėnim pėr demokracinė kritika e Berishės ndaj kėtyre tri institucioneve, veēmas kur ai ka dhėnė prova pėr njėanshmėrinė e tyre. Ikja e Ina Ramės prej foltores sė Komisionit Hetimor Parlamentar tė mėrkurėn e kaluar mė ka shokuar, sepse ishte ikje prej pėrgjegjėsisė sė veprimit tė saj tė njėanshėm nė hetimin e ngjarjeve e tė dhunės sė 21 janarit 2011. Dhe njė organ akuze, i cili i ikėn pėrgjegjėsisė pėr tė hetuar nė themel tė gjitha ngjarjet qė kanė ndodhur, me pėrparėsi vrasjet, mė bėn tė shqetėsohem mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr. Kur ish-kryeministrit tė famshėm tė Britanisė sė Madhe, Willson Ēurēill, i kishin thėnė para 70 vitesh se administrata e shtetit ishte e korruptuar, ai kishte pyetur: - Po drejtėsia a ėshtė e korruptuar? Pėrgjigja kishte qenė se drejtėsia nuk ishte e tillė. Atėherė Ēurēilli kishte thėnė: - Kjo do tė thotė se demokracia funksionon. Duke iu referuar kėsaj sentence, mund tė shkohet te abstraksioni legjitim se videoja e Edi Ramės pėr korrupsionin e Ilir Metės nuk mund tė pėrdorej si mjet dhunimi i institucioneve tė shtetit, derisa ai kishte dhe ka nė dorė mekanizmin e pėrdorimit tė drejtėsisė (prokurorisė) pėr tė shkuar te e vėrteta. Po pse nuk e bėri kėtė gjest kreu i opozitės? Pse nuk e pėrdori partneren e tij me tė njėjtin mbiemėr pėr t’i dhėnė rrugė drejtėsisė, ndėrkohė qė nė vend tė kėsaj metode demokratike ushtroi metodėn trockiste tė dhunės mbi shtetin? Ka dy arsyetime: Ose videoja ėshtė njė shpifje e radhės, njė manipulim i paskrupullt, tė cilin vetėm Edi Rama di ta bėjė nė mėnyrėn e tillė... Ose atij i ngutet shumė pėr ta marrė pushtetin me dhunė, pasi rruga ligjore “i jep kohė mazhorancės”. Prandaj dhe ai e pėrdor kryeprokuroren nė ato pjesė tė aktit dramatik e komik, siē pėrdorin shitėsit e butiqeve manekinėt pėr reklamėn e kostumeve. Pardje Ina Rama u shfaq thjesht si manekine. As foli, as dha pėrgjigje, as pranoi tė dėgjojė. Recitoi pesė fjalė tė shkruara nga dikush dhe kaq. Nėse do tė dilte nga foleja e fjalėve tė shkruara, ajo do tė mund ta harronte skenarin e mė pas do t’i duhej tė pėrgjigjej para regjisorit tė saj. Frika e saj ishte hija e regjisorit nė atė sallė ku ishte vendosur Komisioni Hetimor dhe nuk ishin ata deputetė, tė cilėt kanė mandat nga shqiptarėt pėr tė zbardhur tė vėrtetat e fshehura nga ata qė kryejnė revolucione “nė emėr tė transparencės”. Ina Rama dėshmoi mė sė paku paaftėsi profesionale. Por edhe u pėrpoq qė tė luajė rolin e ngarkuar pėr ta sfiduar parlamentin e Shqipėrisė. Me kėtė veprim ajo ngazėlloi jo pak manekinė tė tjerė mediatikė e politikė nė Shqipėri, tė cilėt janė tė implikuar direkt ose indirekt nė veprimtarinė kriminale kundėr institucioneve tė shtetit shqiptar.
Por kryeprokurorja pardje pati edhe aleatė e partnerė tė tjerė nė atė skenė tė shėmtuar tė shfaqjes sė dhunshme kundėr tempullit tė demokracisė shqiptare, parlamentit. Edhe kėsaj radhe si aleat kryesor i saj u shfaq presidenti i Republikės, i cili gjithashtu u pėrpoq ta sfidojė sovranin. Edhe pse nė deklaratėn e kėshilltarit tė tij juridik u citua njė nen kushtetues e ligjor, me anėn e tė cilit presidenti kufizohet nė hapėsirė pėr tė raportuar pėr veprimtarinė e tij, u duk qartė se ajo deklaratė ishte aranxhuar me refuzimin e Ina Ramės pėr tė dėshmuar nė komisionin parlamentar. Ky aranxhim na bėn me dije se midis kreut tė opozitės, kryeprokurores dhe presidentit tė Republikės ka njė axhendė konspirative. Ndėrkohė dikush pėrpiqet qė t’i trembė shqiptarėt me deklarimet e kryeministrit, prej tė cilave nuk vjen asnjė e keqe, qoftė dhe thjesht pėr faktin se ato deklarime janė publike dhe nuk mund ta kėrcėnojnė demokracinė nė vendin tonė. Kėrcėnimi mė i madh demokracive tė njėmendta u vjen nga konspiracioni i tillė ēfarė duket sheshit nė mes katėr segmenteve tė pushtetit nė Shqipėri – kreut tė Bashkisė sė Tiranės, kreut tė shtetit, kreut tė prokurorisė dhe kreut tė SHISH-. Nė vend qė bota e medies, bota intelektuale, bota politike dhe tė tjerėt tė shqetėsohen pse kėto katėr segmente tė pushtetit bashkėpunojnė nė dhunėn kundėr shtetit, ky shqetėsim me mjeshtėrinė e mashtrimit ėshtė transferuar te kritikat e kryeministrit. Ata qė e respektojnė kryeministrin e Shqipėrisė pėr pėrkushtimin e tij tė jashtėzakonshėm nė dobi tė vendit, do tė donin mė shumė se kushdo qė ai tė ishte i pėrmbajtur dhe durues dhe kundėrshtarėt e tij t’i sfidonte nė stilin e Ibrahim Rugovės. Megjithatė tė jesh vetvetja nuk ėshtė mėkat. Por ky qėndrim pėrmban shumė herė mė pak rrezikshmėri pėr vendin krahasuar me konspiracionin qė vijon edhe mė tej nė segmentet e atij shteti, prej tė cilėve sovrani kėrkon transparencė nė qėndrime e veprime.
Ndryshimi thelbėsor midis kryeministrit tė vendit e qeverisė sė tij nga njėra anė dhe katėr segmenteve konspirative tė shtetit tė sipėrpėrmendura, nga ana tjetėr, qėndron nė faktin se tė parėt janė tė hapur me publikun, tė dytėt janė dhe mbeten konspirativė. Tė parėt janė konkretė dhe kanė argumente nė kritikat qė bėjnė, tė dytėt operojnė me slogane, etiketime, dhunė akuzash e nxitje sistematike tė urrejtjes nacionale, duke e maskuar kėtė me parimet e demokracisė. Kjo logjikė e bojkotit tė institucionit tė qeverisė, si dhe tė institucionit tė parlamentit nga katėr institucionet e tjera, pėrkatėsisht, presidenti, kryeprokurorja, shefi i SHISH dhe kreu i Bashkisė sė Tiranės ėshtė rast unikal nė historinė e demokracive nė botė. Nėse dikush do ta studionte kėtė fenomen, do tė sillte nė vėmendje faktin se pala bojkotuese ėshtė shumė konspirative, vepron nė mėnyrė konspirative, bėn veprime obstruksioniste dhe mbrohet nė mėnyrė konsipirative e nė emėr tė parimeve tė demokracisė. Nėse e vėzhgojmė nė thelb pėrmbajtjen e qėndrimeve tė kėtyre institucioneve, atėherė nuk e kemi tė vėshtirė tė zbulojmė njėherėsh aranxhimin e veprimeve dhe qėndrimeve politike sipas njė regjisure tė parapėrgatitur, tė mirėmenduar e tė mirėmenaxhuar nė reklamėn mediatike. Pėr mua kjo pėrbėn shqetėsimin kryesor tė asaj qė ndodh nė Shqipėri, pasi veprime tė tilla, edhe nėse nė njė moment tė veēantė zbuten, mbeten potenciali kryesor i destabilitetit, rrėnimit tė paqes dhe mbi tė gjitha tė ndėrprerjes sė zhvillimit tė vendit. Nėse vėrejmė gjithashtu deklarimet e ekstremistėve europianė pėr anulimin e liberalizimit tė vizave dhe ndėrprerjen e procesit tė integrimit europian, atėherė duket qartė njėkohėsisht bashkėpunimi midis katėr institucioneve tė shtetit shqiptar nė kundėrvėnie me legjislativin e ekzekutivin shqiptar dhe ekstremistėve antishqiptarė qė pėrfaqėsohen nė Bruksel dhe nė Strasburg. Presidenti Topi e ka pėr detyrė qė ta kapėrcejė kėtė situatė absurde, tė cilėn vetė e ka bekuar. Mė mirė vonė se kurrė



Gazeta Sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi