ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro

Shko poshtė

13022011

Mesazh 

Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro  Empty Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro




Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro  Dritan%20prifti1Dritan Prifti perfshihet ne skandalin e pergjimeve ku kerkoi te fundose Ilir Meten. Kete here ai ka filmuar veten duke marre ryshfet ne te njejten videokasete, ku kishte filmuar Meten, ish-shefin e tij politik. Por para se ta conte videokaseten ne Prokurori, ai eshte kujdesur te fshije pjesen kur ishte vetefilmuar. Keshtu krejt i qete ka dorezuar videokaseten prane organit te akuzes. Por kane qene ekspertet e huaj qe kane nxjerre ne shesh "sekretin" e madh te Priftit. Ata kane zbardhur videon e menduar te fshire nga Prifti. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje se nisur nga ky zbulim, kane kerkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit te deputetit, Prifti. Ne videon e "dorezuar" nga ish-ministri, ai vete shfaqet duke marre rreth 70 mije euro ne dore nga nje zyrtar i Ministrise se Ekonomise. *** Historia e kesaj videoje ka dale gjate hetimeve te prokurorise pas denoncimit qe Dritan Prifti i ka bere ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta. Faktet kane dale ne drite pasi ish-ministri dorezoi tek ekspertet e organit te akuzes oren me te cilen kishte filmuar ish-shefin e tij ne zyre. Prifti i ka dorezuar materialet filmike ne daten 13 janar 2011, duke qene i bindur se brenda ores qe beri pergjimin ishte vetem videoja mes tij dhe Ilir Metes. Aparati i pergjimit eshte marre nga ekspertet qe po kryejne hetimet dhe eshte vene re se brenda saj ishte dhe nje video tjeter, te cilen Prifti kishte kujtuar se e kishte fshire nga memoria. Ne kerkesen e Prokurorise theksohet se "nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter, e cila ishte fshire, dhe eshte rikuperuar nga eksperti. Kjo video eshte e dates 11 mars, ne te cilen jane regjistruar 2 persona. Sipas prokurorise, "nga ekspertimi teknik i kryer provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila ishte fshire, dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti". Prokuroria sqaron se kjo video eshte e dates 11.03.2010 por ne dokumentin derguar Kuvendit shkruan gabimisht, vitin 2011. Gjithsesi, Prokuroria konfirmon se "ne video jane regjistruar dy persona, njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise, shtetasi Dritan Prifti dhe tjetri eshte ish-zevendesministri i METE-s, shtetasi Leonard Veli Beqiri. Keta, sipas asaj qe evidentohet ne video, kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike dhe ne nje moment shihet se ndajne mes tyre nje shume parash prej rreth 70 mije euro". Detajet e plota Procedimi penal nr.136 eshte regjistruar kryesisht me dt.12.01.2011, nga Prokuroria e Rrethit Tirane, bazuar ne transmetimin e "Fiks Fare" te nje regjistrimi audioviziv te bere me kamere te fshehte, ne te cilen pasqyrohen biseda te bera mes Priftit e Metes), per dyshime favorizimi subjektesh juridike ne ankande e dhenie koncesionesh, kundrejt perfitimeve materiale. Prifti ka vene ne dispozicion si prove materiale objektet me te cilat ka realizuar kete regjistrim audioviziv, si dhe video regjistrimin origjinal. Keto materiale i jane nenshtruar ekspertimit teknik nga specialiste te fushes te nje kompanie private te huaj per te percaktuar vertetesine dhe origjinalitetin e ketij regjistrimi audioviziv. Nga ekspertimi ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila ishte fshire, dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti. Atje dallohet se Prifti dhe ish-zevendesministri i METE-s, Leonard Beqiri kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike dhe ne nje moment shihet se ndajne mes tyre nje shume parash prej rreth 70 mije euro. Nisur nga provat e grumbulluara Prokuroria tha se "ka te dhena te mjaftueshme qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se deputeti Dritan Prifti ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteteror ose te zgjedhurve vendore, te kryer ne bashkepunim" dhe ka nisur ndjekjen panel ndaj deputetit Dritan Prifti. Per keto arsye, Prokuroria kerkoi nga Kuvendi, dhenien e autorizimit per ta proceduar Priftin penalisht. DOKUMENTI I PLOTE Prokuroria e Pergjithshme LENDA: Kerkohet autorizim per ndjekje penale te deputetit Dritan Prifti Kuvendit te Shqiperise Tirane Te nderuar deputete; Ne mbeshtetje te nenit 73, pika 2, e Kushtetutes, si dhe te neneve 74, 75/b, paragrafi i dyte , dhe 228 te Kodit te Procedures Penale, ju paraqesim kerkesen per te marre autorizimin tuaj per te proceduar penalisht deputetin e Kuvendit te Shqiperise z. Dritan Prifti. Prokuroria e Pergjithshme, mbi bazen e akteve te procedimit penal nr.1 te vitit 2011, ka regjistruar me date 09.02.2011, procedim penal nr.2, per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteteror ose te zgjedhurve vendore, te parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Procedimit penal nr.1, eshte regjistruar, me dt. 24.01,2011 po nga Prokuroria e Pergjithshme mbi bazen e akteve te procedimit penal nr.136, te vitit 2011, ardhur per kompetence lendore nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprat penale te korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shteterore, ose te zgjedhurve vendore., korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteteror ose te zgjedhurve vendore, si dhe per shperdorim te detyres, te parashikuara respektivisht nga nenet 245, 260 dhe 248 te Kodit Penal. Procedimi penal nr.136 eshte regjistruar kryesisht me dt.12.01.2011, nga Prokurorja e Rrethit Gjyqesor Tirane, bazuar ne transmetimin e dates 11.01.2011 ne emisionin "Fiks Fare", te ores 20:10' e ne vijim nga televizioni "Top Channel", te nje regjistrimi audio viziv te bere me kamere te fshehte, ne te cilen pasqyrohen biseda te bera mes dy funksionareve te larte te shtetit (ish-ministrave Dritan Prifti dhe Ilir Meta), per emerime te paligjshme te personave me poste drejtuese ne institucionet ne varesi te dikastereve qendrore dhe favorizime subjektesh juridike ne ankande e dhenie koncesionesh, kundrejt perfitimeve materiale. Me dt.11.01.2011 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte paraqitur me vullnetin e tij te lire shtetasi Dritan Prifti, i cili ne deklarimet e dhena ne cilesine e personit qe tregon rrethana te dobishme per qellime te hetimit, sqaron se regjistrimi audioviziv i materialit te transmetuar me daten 11.01.2011, ora 20;10'e ne vijim, ne emisionin "Fiks-Fare" te televizionit "Top-Channel" -Tirane eshte realizuar prej tij. Te njejtat fakte shtetasi Dritan Prifti, me cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, i ka deklaruar edhe me dt.08.02.2011 ne Prokurorine e Pergjithshme. Per sa ka deklaruar, ky shtetas ka vene ne dispozicion si prove materiale objektet me te cilat ka realizuar kete regjistrim audioviziv, si dhe video regjistrimin origjinal. Keto materiale i jane nenshtruar ekspertimit teknik nga specialist te fushes te nje kompanie private te huaj per te percaktuar vertetesine dhe origjinalitetin e ketij regjistrimi audioviziv. Nga ekspertimi teknik i kryer provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila ishte fshire, dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti. Kjo video eshte e dates 11.03.2010 dhe ne te jane regjistruar dy persona, njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise, shtetasi Dritan Prifti dhe tjetri eshte ish-zevendesministri i METE-s, Leonard Veli Beqiri. Keta shtetas, sipas asaj qe evidentohet ne video, kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike dhe ne nje moment shihet se ndajne mes tyre nje shume parash prej rreth 70 mije euro. Regjistrimi i procedimit penal nr.2 dt.09.02.2011, ne Prokurorine e Pergjithshme eshte bere ne mbeshtetje te nenit 141, pika 1, te Kushtetutes, te neneve 278; 75/b, pika 2; 277/3, 24, pika 1 e 4 dhe 315/3 te K.Pr.Penal, si dhe te nenit 8, pika 2 e nenit 13, pika 2 te ligjit nr. 8737, dt.12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise". Nga provat e grumbulluara deri ne kete faze te hetimit paraprak, ka te dhena te mjaftueshme qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se deputeti Dritan Prifti ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteteror ose te zgjedhurve vendore, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 260 e 25 te K.Penal. Te nderuar deputete; Nga sa u parashtrua me lart krijohet baza e mjaftueshme ligjore per te ushtruar ndjekjen panel ndaj deputetit Dritan Prifti. Per keto arsye, ne mbeshtetje te nenit 73, pika 2 te Kushtetutes dhe neneve 75, 75/b paragrafi i dyte dhe 288 te Kodit te Procedures Penale, kerkojme nga ana juaj dhenien e autorizimit per te proceduar penalisht z. Dritan Prifti, deputet i Kuvendit te Shqiperise. Bashkelidhur po ju dergojme dhe nje kopje te aktit te ekspertimit teknik. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vetevrasje korruptive. Dritan Prifti i beson fshirjes, por amerikanet i zbulojne videon ku merr 70 000 euro :: Komentet

dini

Mesazh Sun Feb 13, 2011 3:16 pm nga dini

Socialistet rrac e poshter

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Sun Feb 13, 2011 6:30 pm nga bulqizaku

allaj ki kishte qen torollak Laughing Laughing Laughing t'filmosh veten tu vjedh Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sun Feb 13, 2011 7:17 pm nga nardlushnja

dini shkruajti:Socialistet rrac e poshter
ilir meta cfare rrace eshte,per te mos thene per sali berishen

ket te drejte dini te gjithe te poshter jane socialistet dhe ishsocialistet,pra komunistet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Fri Feb 18, 2011 7:13 pm nga dini

Nardi,ishim marr vesh mos ti komentojme shkrimet e njeri tjetrit apo nuk ke lexuar fare pergjigjen time pas 21 janarit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi