ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje grua ne krye te bashkise?

Shko poshtė

13032011

Mesazh 

Nje grua ne krye te bashkise? Empty Nje grua ne krye te bashkise?




Antoneta Malja
Mos u cudisni? Jo? S'ka perse? Edhe mund te ndodhe. Ka mundesi qe te zgjidhet enigma e momentit, se a mundet qe nje zonje te drejtoje nje bashki te kategorise se pare, apo te dyte. Nga nje numer bashkish qe ka ne vend, mbi 60 e ca te tilla, besoj se diku ne ndonje zone do t'i bjere shansi nje zonje te drejtoje e menaxhoje punet e nje komuniteti. S'eshte dhurate, por pergjegjesi, bile e madhe shume, sidomos kur futet ne loje nje zonje.

Nuk e di se si e kuptoni? Nuk e di se si mund te ndiheni kur diskutohet per nje "fushe te minuar" per grate? Nuk po u drejtohem per te bere shaka. Jo!

Sido qe te jete mendimi juaj, po u kujtoj se zeri i zonjave eshte nje ze i fuqishem ne vend. Brenda pak vitesh zeri i saj eshte degjuar shume dhe eshte kthyer ne nje instrument te fuqishem per emancipimin e shoqerise. Sot jemi krejt ndryshe nga ato qe kemi qene 20 vjet me pare. Cdokush prej nesh ka fituar nje vlere te shtuar ne raport me zonjat. Sot ka institucione te rendesishme qe drejtohen nga zonjat. Ka te tilla qe konkurrojne per vlera te barabarta, ka kerkesa nga politikanet per te terhequr audience te gjera me kulturen dhe formimin e tyre, ka edhe shume arritje qe jane realizuar hap pas hapi nga te gjithe ne. Eshte ne vleren e kesaj shoqerie, qe te zbatohet ligji i barazise gjinore. Pse jo?

Si cdokush tjeter edhe une kam shume role ne jete. Jam edhe n/drejtore e nje institucioni te rendesishem mediatik, por jam edhe nje zonje me projekte ne karrieren time politike dhe profesionale, por edhe njera nga grate familjare, si gjithe zonjat e nderuara te kesaj shoqerie.

Ftoj gjithsecilin prej jush qe te ulet nje dite dhe te mendoje per rrugen qe ka ndjekur ne jete nje zonje. Pak minuta i duhen gjithsecilit te vezhgoje aktivitetin e perditshem intelektual e fizik te nenes se vet, te motres se vet, te shoqes, mikes, te dashures. Ju siguroj qe per shume faktore ju do te mbeteni borxhlinj.

Pse? Ju do te shikoni nje edukim te deformuar qe u jepet femijeve nga lindja e deri ne moshen 7-vjec, mosha percaktuese ku formohen shprehite e jetes qe me vone kthehen ne zakone. Eshte kjo moshe deri ne shtate vjec, qe vihet re ndarja mekanike per stereotipat qe nguliten qe ne kete moshe, se gjoja "vajza duhet te punoje e se djali eshte djale e duhet te loze", se vajza duhet te pastroje shtepine, kepucet e vellait...." e keshtu pa mbarim. Ne kete plan me ka surprizuar nje mikja ime me ngasherimin e vet kur solli ne jete vajzen. Pyetjes sime iu pergjigj "Do te vuaje si edhe une tere jeten". Nje trishtim i prekshem edhe nga shume zonja te tjera, qe diku e thone me ze te larte, e diku nen ze.

A ka sot njeri qe mendon se zeri i gruas nuk mund te degjohet me shume? Se eshte bere shume, se ajo eshte e pranishme ne cdo pjese te jetes, e se i mjafton te merret me punet e shtepise, se edhe ato jane shume, e nuk ka kohe me per te tjera? Sigurisht ka te tille qe mendojne keshtu. Ka bile edhe shume. Per konkurrence, apo per force zakoni s'ka rendesi. Jane ata bashkefamiljare qe te drejtohen "akoma nuk mi ke hekurosur pantallonat!?". Jane ata biznesmene qe ne rolet kyce drejtuese te biznesit, vendin ia rezervojne nje zoterie, pavaresisht se per vlera te barabarta zonjat nuk mbeten prapa.

Jane ata politikane qe nga dy mundesi vendosin per zoterinjte. Dhe zonjat mbeten ne pozicionet dytesore. Per faj te kujt? Kam degjuar shume pergjigje per kete pyetje: Se pari sipas meje, eshte ceshtje koncepti dhe kulture. Kur pyesja nje mikun tim qe jeton ne Londer per gruan, ma kthen me humor "ketu edhe per ta ndare nuk e ndan dot gruan, se humbet gjithcka. Gjithe shoqeria eshte ne mbeshtetje te saj", duke thene, se cdo qendrim ndaj gruas eshte shenje e emancipimit te shoqerise. Dhe se dyti sa me shume te mbeshtetet gruaja, aq me shume fiton edhe shoqeria. Kete do ta kuptojne edhe ata deputete qe e kane ne maje te gjuhes pergjigje se "c'doni me teper ju zonja. Cfare deshet e kini arritur vitet e fundit!!!" Ne kete plan, politika duke qene pjelle e kesaj shoqerie maskiliste, nuk e kupton konceptin e barazise gjinore. Forca e gruas eshte mahnitese. Ajo ka potencial te pakufizuar per te bere mire, edhe kur eshte amvise, dhe kur merr detyra per te drejtuar edhe nje bashki. Sepse ajo mbart me vete pergjegjesi per te rritur e forcuar familjen, por edhe per te emancipuar shoqerine

Koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi