ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjitacioni grek

Shko poshtė

23052008

Mesazh 

Agjitacioni grek Empty Agjitacioni grek




Agjitacioni grek


Nga Detlef Kleinert

Ne te ardhmen e afert Greqia do t'i duhet ne cdo menyre qe te heqe dore nga qendrimi i saj i paepur mbi emrin Maqedoni, por vazhdoj te pyes vetveten, perse jo tani. Greket, mendonte perpara disa kohesh ne nje interviste me "Die Presse" ministri i Jashtem maqedonas Antonio Miloshovski, mohojne "identitetin tone" dhe nuk jane te interesuar per nje kompromis ne konfliktin per ceshtjen e emrit.

Per fat te keq ai ka te drejte, refuzimi i perhershem i Athines, per te pranuar emrin Maqedoni, eshte irracional dhe siguron materialin per nje shperthim te ri ne Ballkan - sikur te mos mjaftonin ato qe tashme ekzistojne.

Nese sot diplomatet flasin per Maqedonine, ata me shume lehtesi shkelin ne nje terren jo te lehte. Kjo pasi per Greqine eshte fqinji me verior, te pakten sipas emrit, jo me shume sesa nje mbetje: FYROM - Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, ashtu sic shkruhet ne menyre korrekte nderkombetarisht dhe sic thirret edhe ne OKB. Greqia eshte e shqetesuar, te pakten keshtu thote ajo, se Maqedonia mund te ngreje pretendime edhe per pjesen veriore te Greqise, te cilat ushqehen prej te njejtave rrenje historike dhe gjithashtu quhet Maqedoni.

"Nje maqedonas pa vlere"

Kjo i referohet Aleksandrit te Madh, i cili padyshim qe e ndjente veten nje helen, megjithese ne kete menyre bujare harronte qe per greket klasike barbari maqedonas ishte babai i Aleksandrit, Filipi II, i cili luftoi kunder qytet-shteteve greke, dhe sipas Demostenit "nuk ishte nje helen, por nje barbar i eger, nje maqedonas i pavlere".

Greqia mbeshtetet, sot sigurisht pa te drejte, ne kohen e themelimit te shtetit maqedonas me te drejte, mbi pretendimet e maqedonasve per Greqine e veriut. Ne nje thirrje te Partise Komuniste te Maqedonise me themelimin e saj ne 2 Gusht 1944 ajo futi nje fjali me pasoja shume te renda duke iu drejtuar botes, se donte te "arrinte bashkimin e te gjitha pjeseve te Maqedonise", prej te cilave ishte ndare nga "imperialistet e Ballkanit ne 1913 dhe 1919". Per greket nje arsye e shkelqyer per pranimin si te vertete te idese se mevetesia e Maqedonise eshte prej fillimit nje qellim agresiv.

C'ka, nese do te injorohen disa ekstremiste, natyrisht qe eshte e pakuptimte, kjo pasi kushtetuta e vendit flet ne menyre te qarte, se me emrin nuk eshte e lidhur "asnje nderhyrje" ne te drejten e shteteve te tjera, dhe me nje amendim kushtetues percakton qarte se Maqedonia nuk do te ngreje asnje pretendim territorial ndaj fqinjeve te saj.

Shkupi ne kete menyre iu afrua grekeve, te cilet madje ne kuadrin e Komunitetit Evropian ne 1991 vepruan kunder Maqedonise dhe kishin kerkuar, se shteti i ri duhej te angazhohej, se nuk do te ngrinte asnje pretendim territorial. Frika e hapur e grekeve ishte sigurisht teper qesharake - sikur ushtria e vogel prej 10000 maqedonasish do te hynte ne nje lufte kunder ushtrise teper te pajisur greke, per te pushtuar Selanikun!

Nje dyshim teper absurd, pasi vendi i vogel me 2,1 milione banore nuk do te kishte mundesi dhe nuk do te ishte ne gjendje as tani por as ne te ardhmen, per te sfiduar ne ndonje lloj menyre fqinjet e medhenj. Nga ana tjeter edhe maqedonasit zbuluan potencialin e tyre provokues, kur ata i vune emrin e "Aleksandrit te Madh" aeroportit te Shkupit, ne fund te 2006.

Ajo qe e demaskon perfundimisht argumentimin e grekeve si nje agjitacion, eshte fakti, qe per greket, emri Maqedoni ne shekullin e 20 ishte po kaq njelloj, saqe ata vetem pas sovranitetit shteteror te FYROM zbuluan serish emrin historik dhe perdoren ate serish ne 1993 ne administraten e tyre si "Ministria per Maqedonine dhe Traken".

Ne veri pergjon Serbia

Kush e njeh pak historine, per kete arsye do te mund ta kuptoje pozicionin e Maqedonise. Pas pushtimit romak ne shekujt e paret e eres sone, Maqedonia ishte bizantine, bullgare, serbe dhe - prej 1389 - osmane. Si vend transiti gjithnje i lakmuar dhe ne kete menyre i dobet, ai ishte kercenuar gjithmone deri ne fundin e shekullit 20-te nga fqinje armiqesore, te quajtur kater ujqerit: ne veri pergjonte Serbia, kisha e te ciles nuk e njihte simotren e saj maqedonase; ne lindje Bullgaria, e cila gjuhen maqedonase e kuptonte dhe i referohej si nje dialekt bullgar, ndersa historia e perbashket te sllaveve maqedonas eshte pjese e historise bullgare.

Ne jug kercenon Greqia, e cila - ashtu sic e thame edhe me lart - e refuzon emrin e ish-Republikes Jugosllave si referim ndaj krahines se saj me te njejtin emer, dhe ne perendim Shqiperia, me te cilen vendi duhej te ndante besnikerine e minoritetit te saj shqiptar. Tre ujqerit, pikerisht Bullgaria, Greqia dhe Shqiperia, nuk paraqisnin me ne fillimin e viteve 1990' asnje rrezik, i katerti megjithate nje rrezik shume konkret.

Kokefortesi e pakuptimte e grekeve

Diktatori serb, Milloshevic, ndermori ne fillimin e 1992 nje perpjekje shume serioze, qe te bindte Kryeministrin grek, Micotaqis, qe te copetonin dhe te ndanin mes tyre Maqedonine. Micotaqis u soll ne menyre korrekte, ai jo vetem qe e hodhi poshte kete oferte, ne kundershtim me te drejten nderkombetare, te Milloshevicit, por edhe e beri ate publike duke bere qe diktatori serb te qendronte i turperuar (ndonese per te, nderi ishte nje fjale e huaj, e cila natyrisht nuk e shqetesonte).

Arsyeja perse NATO kerkon nje kompromis nga konflikti per emrin e Maqedonise, sipas ketyre fakteve eshte e kuptueshme. Sepse Maqedonia ne vitet e fundit eshte paraqitur si faktor stabiliteti ne Ballkan. Jo me kot BE-ja i akordoi vendit ne dhjetor 2005 statusin e nje vendi kandidat per anetaresim. Ne te ardhmen e afert Greqia do ti duhet ne cdo menyre qe te heqe dore nga qendrimi i saj i paepur mbi emrin Maqedoni - por vazhdoj te shtrohet pyetja, perse jo tani.



(*) Ish-korrespondent per Evropen Juglindore ne stacionin televiziv gjerman ARD

Marre nga "Die Presse"
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi