ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha nis takimet, premton heqjen e taksave

Shko poshtė

28032011

Mesazh 

Basha nis takimet, premton heqjen e taksave Empty Basha nis takimet, premton heqjen e taksave




Basha nis takimet, premton heqjen e taksave Thumbnail.php?file=Basha_takime_572637945 Valentina Madani

Taksat, tregtarėt i ankohen Bashės: Rama po na falimenton bizneset. Basha: Ulje taksash pėr biznesin e vogėl dhe zhvillim tė lagjeve

Lulzim Basha, kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės, merr garancinė e qytetarėve tė Tiranės se falė sukseseve tė arritura dhe premtimeve tė mbajtura nė qeverinė “Berisha”, do tė votohet me 8 maj pėr postin e kryebashkiakut tė kryeqytetit. Kandidati Lulzim Basha, ashtu siē premtoi dy ditė mė parė nė fjalimin hapės tė fushatės elektorale, nisi dje takimet dhe dėgjesat publike me banorėt e qytetit. Turi i Bashės nisi nė lagjen ku ai u rrit, pranė rrugės sė Dibrės. Basha takoi qindra banorė tė njėsisė nr 8 nė rrugėn ‘Riza Cerova’ dhe nė ‘Rrugėn e Saraēėve’. Ata ndanė shqetėsimet e tyre me kandidatin Basha.

Banorėt evidentuan problematikat qė ndeshin ēdo ditė ndėrkohė qė tregtarėt iu ankuan z.Basha se Rama po falimenton bizneset e tyre pėr shkak tė taksave tė larta. Ata thanė se taksat janė tė larta, u mungojnė trotuaret, dhe shtėpitė e vjetra kanė nevojė urgjente pėr rikonstruksion. “Paguaj 850 mijė lekė taksa nė vit. Paguaj 350 mijė lekė pėr gjelbėrimin dhe 190 mijė lekė pėr pastrimin. Nuk mungon as taksa e tabelės. Deri tani nė mesditė kam bėrė xhiro vetėm 3 mijė lekė. Do tė detyrohemi tė punojmė nė tė zezė sepse nuk e pėrballojmė dot. Na duhet zgjidhje”, - i tha Bashės njė pronar i njė lokali tė vogėl. Banorė tė tjerė ndanė shqetėsimin e infrastrukturės dhe faktin se lagjja e tyre ka mbetur e pazhvilluar megjithėse gjendet nė mes tė Tiranės. Basha i dėgjoi banorėt e zonės dhe bisedoi me ta problemet e jetės sė pėrditshme.

“Nisa takimet nė kėtė zonė sepse jam rritur kėtu”, - tha Lulzim Basha. Kandidati pėr kryebashkiak bėri tė ditur se prioritet ėshtė zhvillimi i zonave. Nė veēanti ai u ndal nė problemet e infrastrukturės, biznesit tė vogėl, taksave lokale, varfėrisė dhe pėrkujdesjes sociale pėr qytetarėt nė nevojė. “Kjo lagje ka nevojė pėr zhvillim. Pasurinė shpirtėrore tė lagjes duhet ta ruajmė dhe ti japim zgjidhje varfėrisė”, - deklaroi z.Lulzim Basha. Ai premtoi se kur tė jetė kryebashkiak do tė ulė 2 deri nė 5 herė taksat si dhe do tė ketė prioritet zhvillimin dinamik tė lagjeve tė Tiranės.

Ai mori dhe mbėshtetje nė kėtė zonė. “Do tu votojmė sepse ti i ke mbajtur premtimet”, - tha njė e moshuar qė shtrėngoi duart me kandidatin Basha gjatė turit tė tij nė ditėn e parė tė fushatės pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit 2011.



standart
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37510
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi