ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TOP censura e vdekjes

Shko poshtė

27052008

Mesazh 

TOP censura e vdekjes Empty TOP censura e vdekjes




TOP censura e vdekjes

TOP censura e vdekjes Entelahyskorc5 Mėngjesin e datės 23 Maj 2008, vdiqėn nė njė aksident presidenti i "Top Medias", Dritan Hoxha, dhe punonjėsja e "Top Medias", 28-vjeēarja Entela Hysko. Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė u shprehu tė dy familjeve ngushėllimet mė tė sinqerta dhe solidaritetin njerėzor mė tė lartė. Sėrish, Partia Demokratike u shpreh familjeve tė tė dy viktimave ngushėllimet mė tė thella. Sipas John Dane, vdekja e ēdo njeriu tė pakėson, sepse i pėrket njerėzimit.
Por, Partia Demokratike, si parti e fjalės sė lirė, qė nxori vendin nga censura dhe terri informativ mė i egėr komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurėn totale nga "Top Media" dhe disa simotrave tė saj tė lajmit tė vdekjes tragjike tė bashkėpunėtores sė tyre, Entela Hysko, si njė akt primitiv, ēnjerėzor dhe tė pashembullt.

Partia Demokratike u kujton kėtyre censorėve tė rinj se vdekja e njė njeriu nė njė shoqėri tė lirė, nuk mund tė jetė kurrė sekret. Vdekjen e njė njeriu mund ta mbajnė sekret vetėm diktaturat mė mizore dhe shpellat e Al Kapones. Mirėpo, punonjėsja e "Top Channel"-it, 28-vjeēarja Entela Hysko, nuk vdiq nė Korenė e Veriut, as dhe nė skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq nė mes tė bulevardit tė Tiranės, sė bashku me idhullin tuaj, pėr tė cilin u veshėt me tė zeza, derdhėt lot, hodhėt me qindra karafila dhe asnjė pėr Entelėn, qė e gjallė do tė derdhte ndoshta lotė mė shumė se ju pėr padronin tuaj. Kishte dhe ajo njė nėnė, qė ndoshta ju kishte pritur shumė herė, njė baba qė nuk ishte biznesmen, por ishte emigrant.

Ajo ishte njė vajzė shqiptare, bashkėpunėtore e juaja, qė kishte ndarė me ju festime, hidhėrime dhe gėzime, ndėrsa ju nuk guxuat as pėr sė vdekuri tė shqipėronit emrin e saj. Ju qofshit! Entela bėri vetėm njė gabim, qė vuri kėmbėn nė makinėn e pronarit tuaj, por kėtė ajo e pagoi me jetėn e saj tė re, kurse ju menduat se do tė mund tė mbulonit, tė fshihnit vdekjen e saj me terrin informativ, me censurė. Ju, nė kėtė mėnyrė, censuruat aktin mė madhor, mė sublim tė njeriut, censuruat lajmin mė tragjik tė tė gjitha lajmeve, atė tė vdekjes sė njė njeriu, censuruat lajmin e vdekjes sė shoqes suaj. Ju qofshit, Zoti ju ndjeftė! Keni kryer njė akt profanie tė tmerrshėm, keni pėrdhosur kodin e vdekjes. Jo vetėm varrin, por edhe kufomėn e shoqes suaj. Nga skifter tė fjalės sė lirė qė duhet tė ishit, u shndėrruat nė kukuvajka tė zeza tė mjerimit tė saj. Al Kapone do t'ju kishte dekoruar me urdhrin mė tė lartė tė sojit tė tij, kurse pėr tė gjithė ata qė i thonė lirisė liri, nėnės nėnė, vajzės vajzė, ju qė censuruat kėtė lajm, keni dėshmuar me aktin tuaj barbar, ēnjerėzor, se jeni kulmi i censurės, top turpi apo turp media.

Nė rast se nė ndėrgjegjen tuaj ka mbetur qoftė edhe njė grimcė njerėzore, bėhuni njerėz e i kėrkoni ndjesė publike ish-shoqes suaj, kėrkojini ndjesė familjes sė saj, kėrkojini ndjesė Entela Hyskos! Sado qė tė mos e keni dashur, ajo nuk ėshtė mė. Kėrkojuni ndjesė tė gjithė shqiptarėve qė e kanė tė shenjtė lirinė e fjalės, qė e kanė tė paprekshėm kodin e vdekjes! Zoti ju ndihmoftė!

Deklaratė e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė
lola
lola

Numri i postimeve : 241
Reputation : 3
Points : 30029
Registration date : 13/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

TOP censura e vdekjes :: Komentet

lola

Mesazh Tue May 27, 2008 1:17 pm nga lola

Familjarėt e viktimės sė aksidentit tragjik shprehin keqardhje pėr drejtuesit e "Top-Channel" qė nuk shkuan pėr ngushėllim
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
Rexhep POLISI
Shtėpia e Entela Hyskos, vajzės 28-vjeēare qė humbi jetėn para katėr ditėsh nė aksidentin tragjik bashkė me pronarin e "Top Media", ndodhet nė katin e parė tė njė pallati nė hyrje tė Tiranės, poshtė varrezave "Dėshmorėt e Kombit". Tė afėrmit e saj na thonė se prindėrit e saj kanė ardhur para dy vjetėsh nga Skrapari dhe e kanė blerė kėtė shtėpi pėr tė jetuar bashkė me vajzėn e tyre, Entelėn. Dhimbja dhe pikėllimi ka pėrfshirė tė gjithė familjarėt qė vazhdojnė tė presin njerėz pėr ngushėllime. Lotėt ende nuk janė tharė nė sytė e nėnės sė saj, Nazimesė, qė ende nuk e beson ikjen nė botėn tjetėr tė vajzės sė saj. Ajo pėrkėdhel njė fotografi tė Entelės qė e mban nė prehėr dhe lotėt i rrjedhin papushim. Pranė ka bashkėshortin, Bariun, djalin e vetėm qė ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzėn tjetėr, e cila ndodhet nė Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me tė zeza i qėndrojnė pranė pėr t'i lehtėsuar dhimbjen. "Mė iku vajza, mė iku drita e syve", flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.
Mė pas, nėnė Nazimeja nis e tregon pėr ēastet e fundit kur ishte ndarė me Entelėn. "Njė natė para se tė mė ikte pėrgjithmonė, kam fjetur nė njė shtrat me tė. Burri kishte ikur nė Skrapar dhe ne fjetėm bashkė nėnė e bijė. Gjithė natėn nuk e zinte gjumi dhe mė puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diēka. Nė mėngjes iku nė punė, si gjithmonė. Mė tha se, do tė vij vonė nė shtėpi, sepse do tė shkoj pėr urim nė njė dasmė, por t'i mos u mėrzit se do tė vij nė shtėpi nė darkė. Nė drekė, Entela mė mori nė telefon dhe mė pyet se ēfarė po bėja. Unė e pyeta, a hėngre drekė, e ajo mė tha se, "tani po ha atė qė mė pėrgatite ti". Mė mori nė telefon edhe njė herė pasdite dhe mė tha mos u mėrzit se do tė vij nė darkė. Nė fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelės dhe ishte hera e fundit qė dėgjova zėrin", thotė e ėma e Entelės, Nazimeja, duke shpėrthyer nė tė qara.
"Pastaj nuk mė mori mė nė telefon. Nė mbrėmje unė u bėra merak, dhe mezi po prisja qė tė vinte nė shtėpi. Tė premten nė mėngjes rreth orės 6:00 vjen vėllai i njė shoqes sė saj dhe mė thotė se, Entela ka pėsuar njė aksident dhe ėshtė plagosur, e kanė ēuar nė Spitalin numėr njė. Dy kushėrinj mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė spitalin numėr njė, por atje na thanė se nuk dinin gjė. Atėherė u nisėm pėr nė Spitalin Ushtarak. Dy kushėrinjtė u futėn para nė spital, dhe unė atėherė e ndjeva se vazjės i kishte ndodhur diēka e rėndė. Nuk mbaj mend asgjė mė shumė, sepse mė kishte rėnė tė fikėt", tregon nėna e Entelės, Nazimeja.
Tragjedia e madhe kishte tronditur tė gjithė banorėt e lagjes ku banonte familja Hysko. Tė gjithė njerėzit e pallatit u janė gjendur pranė, duke ndihmuar pėr ta pėrballuar dhimbjen e thellė. Ata kanė njoftuar menjėherė babain e saj qė ndodhej nė Skrapar, djalin qė ndodhej emigrant nė Angli dhe vajzėn nė Greqi. Tė shtunėn nė orėn 11:00, Entela ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė varrezat e Shish Tufinės nga njerėzit e saj tė afėrt dhe qindra e qindra qytetarė.
Pasioni
Entela Hysko ka lindur mė 5 korrik 1980 nė Ēorovodė tė Skraparit. Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare i mbaroi nė vendlindje. Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme e mbaroi nė gjimnazin "Arben Broci" nė Tiranė. Ka pėrfunduar Fakultetin e Akademisė sė Arteve pėr aktrim dhe mė pas Specializimin pėr regjizurė.
Nė dhjetor tė vitit 2007, Entela Hysko ka qenė e ftuar nga fotografi me famė botėrore Fadil Berisha nė SHBA pėr njė album fotografik. Atje ėshtė takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkėshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenė e ftuar edhe nė Itali ku ka pozuar nė njė nga studiot mė tė njohura italiane.
"Entela ka qenė e dhėnė pas artit qė kur ishte e vogėl, 5-vjeēe. Kishte pasion kėrcimin dhe tė bėhej aktore. Ajo merrte fėmijėt e tjerė dhe i organizonte pėr koncerte imagjinare. Unė i kam qėndruar pranė gjithmonė dhe pėr t'ia realizuar dėshirėn e dėrgova nė Tiranė pėr tė mbaruar edhe shkollėn e mesme.
Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Arben Broci" nė vitin 2000. Gjatė asaj kohe ėshtė marrė edhe me aktivitete kulturore. Mė pas, vazhdoi shkollėn e lartė pėr aktore dhe pasi e pėrfundoi atė, filloi specializimin pėr regjizore. Tė dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate tė shkėlqyera", tregon nėna e saj. Ajo thotė se kur vinte nė shtėpi Entela vetėm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unė kėtė punė kam", mė thoshte.
Puna
Nėna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar mė shumė se dhjetė vjet nė "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotė se, ka punuar me pėrkushtim dhe pasion nė kėto media, por njėkohėsisht shpreh keqardhje se nuk i kanė shkuar pėr ngushėllim drejtuesit e kėtyre mediave dhe shoqėria e punės. "Vajza ime ka punuar nė "Top-Channel", qė kur ishte nė shkollėn e mesme, "Arben Broci" nė Tiranė e deri nė ditėn e fundit tė jetės, por ata nuk erdhėn pėr ngushėllim", thotė nėna e Entelės. Ajo thotė se ka pritur me shpresė se do tė vinin pėr ngushėllim njerėzit e punės ku ajo punoi pėr mė shumė se dhjetė vjet, por nuk ndodhi kėshtu. "Mė ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar pėr dhjetė vjet me korrektėsi, bile ka qenė nė poste drejtuese, por nuk u vlerėsua prej tyre", thotė nėnė Nazimeja. Mbesa e saj thotė se, ka qenė pėr ngushėllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjė ēast sė qari.
Nazimeja tregon se, Entela kishte nė plan pėr tė bėrė njė film vetė, por nuk na tregoi se ēfarė filmi. "Do t'ua bėjė surprizė, mė thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natėn vonė. Shumė dorėshkrime tė saj janė aty nė sirtar", thotė ajo. Njerėzit e saj tė afėrt tregojnė se, Entela ka qenė anėtare e komisionit tė pėrzgjedhjes sė anėtarėve qė po marrin pjesė nė spektaklin "Big Brother", qė po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle nė kėtė televizion. "Entela ishte e dashur me tė gjithė njerėzit qė nga tė vegjėlit e deri tek tė moshuarit", thotė nėna e saj.
Ministri i Kulturės ngushėllon familjen e Entelės
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte dje pėr ngushėllim nė familjen e Entela Hyskos. Ministri Pango u shprehu prindėrve ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e vajzės sė tyre tė dashur. Ai tha se, "vdekja aksidentale e Entelės ėshtė njė humbje e madhe pėr prindėrit e saj, por edhe pėr artin, pasi u prenė nė mes ėndrrat e saj pėr artin". Prindėrit e Entelės falenderuan ministrin Pango pėr ngushėllimin.
Marjeta Zaēe: Vdekja e Entelės, humbje e madhe pėr familjen
Tė dielėn nė familjen e Entela Hyskos ishte pėr ngushėllim edhe zėvendėsministrja e Punės, Ēėshtjeve Publike dhe Shanseve tė Barabarta, Marjeta Zaēe. "Erdha pėr tė ngushėlluar familjen e vajzės, qė humbi jetėn nė aksidentin tragjik", u shpreh zėvendėsministrja Zaēe. Ajo tha se, vdekja e vajzės Entela Hysko ishte njė humbje e madhe pėr familjen e saj dhe pėr tė afėrmit. Zonja Zaēe shoqėruar edhe nga njė pėrfaqėsi nga Lidhja Demokratike e Gruas i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė Entelės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Tue May 27, 2008 1:25 pm nga interesanti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue May 27, 2008 2:04 pm nga ILIRI

Nuk besoj se koleget e saj kane qene kaq te ftohte ndaj tragjedise se koleges se tyre, tragjedi qe i mori jeten, por kjo tregon nje lloj frike te tyre per ate qe mund tu ndodhte qe mund te ishte nje pushim nga puna, nese ata do te merrnin guximin te shkonin per ngushellime. Megjithate ky nuk eshte nje justifikim per qendrimin e tyre por vetem nje fakt qe verteton se basi i TOP CHANEL kishte pushtet absolut,dhe mund te bente ēte donte me fatin e punonjesve te tij, dhe se hija e tij do ti ndjeke punonjesit edhe pas vdekjes se tij.

Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sat May 31, 2008 9:34 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Tue May 27, 2008 2:16 pm nga Bora

Turp per koleget e saj. Gjithe jeten do tu rendoj ky turp ne ndergjegje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue May 27, 2008 5:49 pm nga emigranti

Nje akt jo i denje sidomos duke qene dhe gazetare ata kane pasqyruar ne menyre kolektive nje ane shume te dobet te personalitetit te tyre. E pra ne ata dhjetra gazetare vetem nje prej tyre te jete ne gjendje te ruaj principet njerezore. Skandal.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed May 28, 2008 9:59 am nga ILIRI

Heshtje me mirėkuptim pėr tė mos lėnduar tė gjallett
Diana Ndrenika

Ishte shokuese ndodhia e sė premtes ndaj tė gdhirė, ngjarje e rėndė qė e mbajti peng pėr disa ditė jetėn e kryeqytetit. Tani i Topit pėrbėnte njė fenomen tė jashtėzakonshėm pėr jetėn mediatike e kulturore nė Tiranė dhe humbja e tij nuk i la dot indiferentė as gurėt e rrugės. Po ashtu jam nė njė mendje me ju, qė atyre ē’ka janė thėnė pėr tė kėto ditė, nuk mund t’u hiqet asnjė presje.
Madje aq bukur janė bėrė vlerėsimet pėr Dritan Hoxhėn nga kolegė e shokė tė tij, saqė nuk di se ēfarė fjale me vend mund tė shtoja. Mbase - Krijues i Tempullit tė Fjalės sė Lirė. Duke folur pėr fjalėn e lirė mė mirė po kthehemi te biseda jonė pėr tė cilėn ju mė ngacmuat, pasi unė nuk do merrja guximin tė shkruaja.
Teksa pashė flokėt e Entelės, nė filmimet e “Ora News”, herėt nė mėngjesin e ditės sė premte besoj, se si shumė gra e nėna shqiptare jam prekur pėr Entelėn po aq sa u preka dhe pėr Tanin. Vdekje tejet e rėndė… Pėrse nuk flasin pėr vajzėn? Ku ėshtė emancipimi i kėsaj shoqėrie? Por ky ishte reagimi i parė. Pas pak fillova tė mendoj mė gjatė, mė thellė. Ishin tė rinj, kishin tė drejtė tė jetonin pėr shumė vjet akoma. Vdekja e pabesė i kapi nė befasi, duke i fotografuar kėshtu sė bashku nė momentin e tyre tė fundit, njė fakt qė me sa duket ata nuk donin ta bėnin publik.
Qė prej atij momenti unė hyra nė dilemė dhe me veten time bluaja nė mendje nėse a do tė ishte e udhės qė kėtė tė vėrtetė tė jetės sė tyre private t’ua bėnim publike ne? Vdekja i kap nė befasi. Shoqėria besoj, nuk duhet tė imitojė vdekjen, por duhet tė tregohet mė gjeneroze se ajo. Duhet tė respektojė tė drejtėn e tė fshehtės sė tyre.
Vras mendjen nėse Vjollca, apo Entela kėrkon mė shumė kujdes kėto ditė. Dhe si nėnė e njė vajze 14 vjeēe, zemra mė anon nga Vjollca. Entela e bukur dhe e mirė pa dyshim do tė na mirėkuptonte pėrderisa dhe ajo me ndėrgjegje tė plotė nė gjallje kishte pranuar vendin e dytė, vendin e njė shoqeje me njė status anonim.
Besoj se shumė nėna e gra tė tjera si unė kanė bluar nė mendje e nė zemėr tė njėjtin shqetėsim, tė jenė me Vjollcėn apo Entelėn. Vjollca dhe tė katėr fėmijėt e saj kanė tė drejtėn tė mos shqetėsohen. Kėtu hezitimi im mori fund. Nė emėr tė tyre unė mirėkuptova heshtjen e Top Channel, e disa mediave tė tjera. Nė emėr tė tyre unė mirėkuptova dhe vlerėsova dhe qėndrimin e liderit tė opozitės, sepse duke folur nė kėtė rast, vret mė shumė se sa ndreq. Prandaj si nėnė dhe si grua unė vendosa qė Vjollca duhet mbrojtur. Tani i Topit dhe Entela po ashtu. Ata nuk mbrohen dot mė. Dhe besova qė shoqėria shqiptare kishte vendosur tė bėhej shumė fragile, pėr tė respektuar tė drejtėn e atyre qė s’janė mė dhe pėr tė mbrojtur ata qė janė aq tė vrarė nė kėto ditė, saqė ne duke folur pėr kėtė ēėshtje, veē thellimit tė plagės sė shpirtit, nuk mund t’u bėjmė asgjė tjetėr. Le tė mos bėjmė zhurmė mė mirė, pėrderisa nuk zhbėjmė dot asgjė nga ajo ēka ėshtė bėrė tashmė. Le tė mos sulmojmė tė pambrojturit.
Panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Wed May 28, 2008 11:40 pm nga Bora

Po ēlidhje kishte rrespektimi i koleges se tyre me jeten private? Mua me duket se eshte pikerisht ky shkrim dhe heshtja gjate diteve te ceremonise mortore qe ne nje menyre ose nje tjeter vuri ne diskutim ate pjese private te jetes se tyre per te cilen koleget u 'kujdesen' aq shume qe te mos "cenohej". Kjo eshte menyra me idjote per te justifikuar ate qendrim te ulet qe gazetaret mbajten ndaj kujtimit te koleges se tyre dhe familjes se saj. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed May 28, 2008 11:51 pm nga shqiptari

Kti i thon rrespekt alla FIKS FARE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 29, 2008 2:42 pm nga Iliriada Portal

"Qė prej atij momenti unė hyra nė dilemė dhe me veten time bluaja nė mendje nėse a do tė ishte e udhės qė kėtė tė vėrtetė tė jetės sė tyre private t’ua bėnim publike ne? Vdekja i kap nė befasi. Shoqėria besoj, nuk duhet tė imitojė vdekjen, por duhet tė tregohet mė gjeneroze se ajo. Duhet tė respektojė tė drejtėn e tė fshehtės sė tyre.
Vras mendjen nėse Vjollca, apo Entela kėrkon mė shumė kujdes kėto ditė. Dhe si nėnė e njė vajze 14 vjeēe, zemra mė anon nga Vjollca. Entela e bukur dhe e mirė pa dyshim do tė na mirėkuptonte pėrderisa dhe ajo me ndėrgjegje tė plotė nė gjallje kishte pranuar vendin e dytė, vendin e njė shoqeje me njė status anonim."

Nuk arrij te kuptoj ku eshte qellimi i ketij artikulli. Kjo zonja qe kerkon
"te tregohet mė gjeneroze se ajo. Duhet tė respektojė tė drejtėn e tė fshehtės sė tyre"
ne fakt me kete artikull e ka nxjerr ne pazar ate qe ajo e quan "te fshehten e jetes se tyre". Kur paskan patur aq respekt per te fshehten e tyre, pse po e bejn publike tani? Kjo eshte media shqiptare te cilet gjejn menyra te bejne biznes madje edhe me jeten private te kolegeve te tyre, sepse une perveē kesaj aresye nuk gjej aresye tjeter se perse duhej te botohej nje shkrim i tille. Me kete rast pyes; Sa ka qene tirazhi i shitur i kesaj gazete diten e botimit te ketij shkrimi?..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Thu May 29, 2008 9:06 pm nga toni

Vras mendjen nėse Vjollca, apo Entela kėrkon mė shumė kujdes kėto ditė. Dhe si nėnė e njė vajze 14 vjeēe, zemra mė anon nga Vjollca. Entela e bukur dhe e mirė pa dyshim do tė na mirėkuptonte pėrderisa dhe ajo me ndėrgjegje tė plotė nė gjallje kishte pranuar vendin e dytė, vendin e njė shoqeje me njė status anonim.
Shum e paske vra menen mi Djana. Po mos e vritshe kaq shum se ato shkun atje ku skthehen mo. I gjalli ka selamet mi Djana. Kurse i vdekmi ba dhe sa tdush ti me i leshu. Lesho dhe mi Djana lesho se e paske i goc ne ti. Entela paska pas venin e dyte ene per kte arsye u desh denu per svdekmi, po shif se mos tbo vaki ke fmija e te ze venin e trete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 29, 2008 9:16 pm nga lali

Per te dy duhet heshtur nje ēast, sepse qe te dy kane dhene kontribut ne punen e tyre. Mendoj se jeta private e tyre nuk hynte fare ne rrespektin e fundit qe i duhej bere Enteles. Qendrimi i kolegeve te saj ka qene teper i rende, nuk ka asnje lloj sensi. Injorance e gjalle. Me e keqja eshte se protagoniste te kesaj sjelljeje, qe mbart ne vetvete nje mentalitet anadollak jane pikerisht gazetar. Jane pikerisht ata qe na mbajne leksione se si duhet te hyjme ne BE. Skandal. Ky qendrim duhej te perbente lajm per mediat ne vendet e tjera.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri May 30, 2008 9:40 am nga ILIRI

Deklarata e gazetarėve sėrish nuk pėrmend emrin e vajzės
TOP censura e vdekjes Sp
E.K
TOP censura e vdekjes Sp
Gazetarė dhe drejtues tė disa mediave nė Tiranė kanė bėrė dje njė deklaratė, nėpėrmjet tė cilės ata kanė theksuar se kundėrshtojnė fort njė deklaratė tė PD-sė bėrė njė ditė mė parė, lidhur me mospėrmendjen e emrit tė Entela Hyskos nė kronikat e transmetuara me rastin e aksidentit tė rėndė, ku humbi jetėn themeluesi i televizionit mė tė madh nė vend, Top Channel. Ndėr tė tjera, nė deklaratė, ku kryesisht atakohej Kryeministri Berisha, thuhet se “me njė vetėdije tė plotė ai (Berisha) shfaqi cinizmin e tij disa orė pas vdekjes sė zotit Dritan Hoxha dhe mė pas pėrdori gjithė mekanizmat e tij politikė dhe mediatikė qė ka nėn kontroll pėr tė mbajtur gjallė kėtė cinizėm. Nė njė fushatė tė paprinciptė ai po pėrpiqet tė penalizojė median pėr njė akt qė nuk e ka kryer dhe tė shpikė njė fshehje krimi qė media nuk e ka bėrė”.

Por ndėrkaq, deklarata e gazetarėve thekson se “ne pranojmė pa asnjė kompleks se nė rastin e pasqyrimit tė vdekjes sė Dritan Hoxhės, mediat shqiptare vunė solidaritetin njerėzor para angazhimit profesional”, por gjithsesi, nuk pėrmend sėrish emrin e regjisores sė njohur Entela Hysko, qė humbi jetėn nė aksidentin tragjik.

Nė tė dy deklaratat e bėra si nga PD dy ditė mė parė dhe nga njė grup gazetarėsh dje, bie nė sy nervozizmi dhe theksimi i fortė emocional.
standart

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri May 30, 2008 9:43 am nga shqiptari

Deklarata e plotė e gazetarėve shqiptarė
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, kohėt e fundit po udhėheq njė fushatė denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithė standardet etike, politike dhe njerėzore, deri tek pėrpjekjet e fundit pėr tė poshtėruar vdekjen tragjike tė njė prej krijuesve mė tė suksesshėm nė historinė e medias shqiptare, presidentit tė "Top Channel", Dritan Hoxhės.
Me njė vetėdije tė plotė, ai shfaqi cinizmin e tij disa orė pas vdekjes sė zotit Dritan Hoxha dhe mė pas pėrdori gjithė mekanizmat e tij politikė dhe mediatikė qė ka nėn kontroll pėr tė mbajtur gjallė kėtė cinizėm. Nė njė fushatė tė paprinciptė ai po pėrpiqet tė penalizojė median pėr njė akt qė nuk e ka kryer dhe tė shpikė njė fshehje krimi qė media nuk e ka bėrė. Ne pranojmė pa asnjė kompleks, se nė rastin e pasqyrimit tė vdekjes sė Dritan Hoxhės, mediat shqiptare vunė solidaritetin njerėzor para angazhimit profesional.
Ne gazetarėt shqiptarė nuk kemi fshehur asnjė krim dhe nuk mund tė ndjehemi fajtorė pėr njė gjė qė s'e kemi bėrė. Ata qė kanė fshehur krime shtetėrore nė kėtė vend janė nė pushtet dhe po pėrpiqen tė shpėtojnė autorėt. Ne gazetarėt shqiptarė po pėrpiqemi t'i zbardhim kėto krime. Pėr kėtė arsye kryeministri na ka shpallur luftė.
Ne gazetarėt e shtypit shqiptar jemi tė shqetėsuar nga instrumentalizimi i institucionit tė Partisė Demokratike, si partia kryesore nė vend, pėr t'u pėrdorur nė njė fushatė denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes sė njė prej emrave tė njohur tė saj, pėr shkak tė mllefeve personale tė kryetarit tė kėsaj partie, Sali Berisha. Ai po pėrdor nė mėnyrė barbare vdekjen e njė vajze, duke shkelur privatėsinė e saj, vetėm pėr tė demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam nė anėn e viktimės dhe pėr kėtė arsye kryeministri na ka shpallur luftė.
Ne gazetarėt e shtypit shqiptar jemi tė shqetėsuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve qė kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohėsh ndaj komunitetit tė gazetarėve shqiptarė, madje dhe ndaj atyre tė huaj siē qe rasti i gazetės "New York Times", pėr shkak tė qėndrimit tė tyre kritik ndaj qeverisė qė ai drejton. Ne u rreshtuam nė mbrojtje tė kolegėve tanė dhe pėr kėtė arsye kryeministri na ka shpallur luftė.
Ne gazetarėt e shtypit shqiptar i bėjmė thirrje botuesve shqiptarė, drejtuesve profesionistė tė medias shqiptare dhe institucioneve ndėrkombėtare qė mbrojnė lirinė e medias, ta shėnojnė kėtė fushatė si njė akt tė rėndė kundėr lirisė sė shtypit tė udhėhequr nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, tek i cili janė zgjuar atavizmat mė tė errėta tė historisė sė tij problematike me shtypin shqiptar.
Ne gazetarėt e shtypit shqiptar jemi tė angazhuar ta pėrballojmė kėtė betejė me tė, si njė detyrim moral, profesional dhe njerėzor qė kemi ndaj lexuesve tanė dhe lirisė sė shtypit nė Shqipėri.
Emrat e konfirmuara deri dje
1. Armand Shkullaku

2. Ylli Rakipi

3. Mero Baze

4. Andi Bushati

5. Skėnder Minxhozi

6. Ilir Babaramo

7. Blendi Fevziu

8. Andi Bejtja

9. Rudina Xhunga

10. Arban Hasani

11. Mustafa Nano

12. Sokol Balla

13. Filip Ēakuli

14. Enton Abilekaj

15. Alfred Peza

16. Anila Basha

17. Pandi Gjata

18. Henri Ēili

19. Baton Haxhiu

20. Alba Malltezi

21. Franko Egro

22. Valbona Kurti

23. Arjan Ēani

24. Ilir Yzeiri

25. Elert Yzeiri

26. Eni Vasili

27. Andrea Stefani

28. Lorenc Vangjeli

29. Ben Andoni

30. Artan Hoxha

31. Denis Minga

32. Sokol Shameti

33. Denion Ndrenika

34. Roland Zili

35. Ardita Bala

36. Bledar Kuka

37. Rezart Xhaxhiu

38. Gent Dervishi

39. Poli Hoxha

40. Armando Meta

41. Luan Kondi

42. Laureta Ryēi

43. Ervin Koēi

44. Aleksandwr Ēipa

45. Desada Meta

46. Martin Leka

47. Besnik Myftari

48. Urim Bajrami

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jun 01, 2008 8:55 am nga ILIRI

S’mbrohet Tani keshtu
Petrit Selimi*

Ndoshta nuk ishte bash revolucion kulturor, por ardhja e familjes mediale te Top Channel ne peizazhin e mediave kosovare, megjithate ka shenuar nje kthese drastike ne menyren se si kosovaret marrin informata, defrehen dhe kalojne kohen e lire. Standarde te ashiqarshme jane.

Vit pas viti, komentojme se si Top Channel ka qene shume me e shpejte dhe me e mire me mbulim medial te ngjarjeve ne Kosove se vete kanalet kombetare kosovare.

Vdekja e Presidentit Rugova, ardhja e Pakos se Ahtisarit, ardhja e Bushit ne Shqiperi dhe premtimi i dhene per pavaresi, zgjedhjet dhe fitorja e PDK-se, shpallja e pavaresise, qe te gjitha pikat tjera, te pikellueshme e te hareshme qe na shenuan ca vitet e fundit, qe te gjitha i pame me syte e kamerave te Top Channel dhe Klan, te shpejta si rrufeja. Degjuam dhe anuam per mendimin e njerit ose tjetrit analist mysafir.

Kanalet e filmit e sportit ndoshta nuk duken te rendesishme per ata qe pretendojne se mediat jane mjete edukuese, por besoj se Top Media ka luajtur nje loje jo pak te rendesishem edhe si medium bartes per referencat e pop kultures moderne.

Pra, mos me keqkuptoni. Te jem fare i qarte. Besoj se Dritan Hoxha dhe Top Channel kane luajtur nje rol fundamentalisht te rendesishem per krijimin e shqiptarit te ri. Ndoshta jo fort te kendshem per donkishotet majtiste anti-konsumatoriste, por megjithate te njoftuar per gjuhen e referencave kulturore perendimore.

Femije qe dine dallimin midis Darth Mol dhe Obi Van Kanobit e qe dallojne Power Rangersat e keqij prej atyre te mireve. Te rinj shqiptare qe kur takojne bashkemoshatare ne Evrope, nuk ua permendin Nenen Tereze si te vetmen fytyre me te cilen krenohen, por edhe Lorik Canen e Liges franceze e Arta Dobroshin e Cannes. Te rinj qe qeshin me foret e Seinfeldit dhe qe dine dallimin midis Sony Dyshit dhe Sony Treshit ne lojera kompjuterike. Shqiptari i cili ne komunikim me evropianin do te jete si peshku ne uje, e jo i sapodali nga humnera.

Tani Hoxha ishte ai qe solli me shume Evrope ne dhomat e dites se shqiptareve sesa politikanet me mijera dokumente te shkruara, gjysme te implementuara qe ende nuk kane pasur ndonje efekt konkret ne hapje te mendjeve dhe mbushje te xhepave.

Por…

Nga pikeveshtrimi i nje shikuesi te thjeshte lajmesh, me befasoi debati i gazetareve me Kryeministrin Sali Berisha per menyren se si u raportua per vdekjen tragjike te dy njerezve ne rruget e Tiranes.

U befasova, sepse gazetaret e kane plotesisht gabim.

Muhabetet e kafeve te Prishtines, midis miqve te Tanit, por edhe qytetareve fare te panjohur, ishte edhe menyra se si media shqiptare e anashkaloi humbjen e nje jete. Inicialet e lajmeve te mengjesit u fshine fare ne edicionet e mbremjes se lajmeve.

Vdiq mbreti i medias shqiptare, burre qe la asgje pos reputacion te paprekur si dikush qe gjate jetes u solli gjera te mira bashkeqytetareve. Premtim per nje jete me te mire. Por, vdiq edhe nje kolege tjeter. Gazetare qe pat miq dhe familje. Te shukatet ky fakt eshte vete-censurim i pamoralshem qe nuk mbron familjen e askujt, ndersa e lendon rende se paku nje familje.

Nuk dua te hyj ne motivet e Kryeministrit Berisha qe potencoi kete vakt ne deklaraten per media, por reagimi i tij ishte reagimi edhe i shumices se heshtur, kendej e andej kufirit.

Njerezit e medhenj e kane fatkeqesine qe jeta e tyre nuk eshte me private, por prone publike. Nganjehere eshte e neveritshme te shihet se si mediat keqperdorin fatkeqesite e dikujt, per te shitur gazeta e sekonda reklamash ne TV. Prandaj, edhe eshte mire qe gazetaret e paparacet shqiptare nuk e teprojne me detaje pikante te jetes private te te medhenjve. Shpesh nuk raportohet per semundje te renda, lidhje dashurie dhe gabime njerezore qe nuk hyjne ne domenin e interesave publike. Ted Kennedy, senatori plak amerikan, kurre nuk arriti te kandidohej per President Amerike, sepse ne gjendje te dehur beri ndeshje dhe vrau nje vashe te re. Ishte gabim, i cili e traumatizoi si njeri dhe per kete pagoi cmimin politik.

Ne Shqiperi ndodhi e kunderta.

Ishte heshtja murmeruese, e jo raportimi sensacional per dy vdekjet, ajo qe skandalizoi publikun.

Prandaj, edhe keto nenshkrime kunder Kryeministrit Berisha per dike mund te duken te kota, beteja te cuditshme politike te Pirros mediale.

Ndoshta edhe do te fitohet ndonje poen kunder Berishes, por rruges do ta humbim empatine njerezore, e cila megjithate do te duhej te ishte fanari drejtues ne jete e ne pune, si tonen ashtu edhe te gazetareve.

(*) Publicist, Prishtine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi