ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare, letėr Bashės: Tėrhiqu nga kandidimi

Shko poshtė

21052011

Mesazh 

Kadare, letėr Bashės: Tėrhiqu nga kandidimi Empty Kadare, letėr Bashės: Tėrhiqu nga kandidimi




Kadare, letėr Bashės: Tėrhiqu nga kandidimi Kadare-300x180Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ėshtė drejtuar me njė letėr kandidatit demokrat pėr bashkinė e Tiranės, Lulėzim Basha, duke i propozuar tėrheqjen nga kandidimi, si njė rrugė pėr zgjidhjen e asaj qė Kadare e quan ‘kolaps tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar”.

Mė poshte letra e plotė e Kadarese
Zoti Lulzim Basha,
I shqetėsuar seriozisht, si shumica e shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, po ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, me shpresė se ndoshta mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kolapsit tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar.
S’ėshtė nevoja tė zgjatem kėtu pėr pasojat e rėnda tė kėtij kolapsi, qė nis prej tronditjes sė demokracisė dhe kalendarit tė jetės sė brendshme, gjer te rreziku i izolimit tė ri tė vendit, ēka do tė ishte fatale sot pėr tė dy shtetet shqiptarė nė Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga kėndvėshtrimi i klasės politike shqiptare mund tė duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga njė tjetėr pikpamje, nga interesat e larta tź vendit, tė republikės dhe tė kombit do tė ishte i drejtė dhe i saktė.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohėt e fundit, nė qendėr tė njė cikloni, i cili jo vetėm mund t’ia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. S’ėshtė nevoja kėtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do tė jetė kjo mbrapėshti.
Nisur nga kjo, nė kushtet e njė fitimi ose tė njė humbjeje fare tė paqartė, do t’ju propozoja njė gjest , qė, sot pėr sot ėshtė i rrallė, gati i pėrjashtuar nga jeta politike shqiptare: tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie.
Nuk e kam vėshtirė tė marr me mend , nė kėtė rast, reagimet e militantėve tė krahut tuaj politik. E bashkė me tė, hamendjet, dyshimet e gjithė britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohėsh ato s’mė bėjnė asnjė pźrshtypje. Ndėrkaq, meqenėse kanė lidhje me njė pjesė tė popullit shqiptar, do tė doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me kėtė propozim, pavarėsisht se si do ta kuptoni, unė ju nderoj.
Qė tė jem i saktė gjer nė fund, do tė shtoja se kjo nuk ėshtė ēėshtje preference pėr ju, ēėshtje afėrsije etj. Dhe aq mė pak nuk ėshtė sfidė ndaj kundėrshtarit tuaj politik. Propozimi pėr tėrheqje mund t’ia bėja secilit prej jush, por mendova se tėrheqja do tė ishte mė e lehtė pėr ju qė jeni nė pushtet, sesa pėr tjetrin, qė ėshtė shef i opozitės.
Prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shume se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim. Pėr shkrimtarin gjithė bashkėkombasit janė, nė radhė tė parė, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vėshtirė tė jetė me njerėn gjysmė kundėr tjetrės. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizėm prej shkrimtari, por nėse kjo do tė gjykohej e fajshme, do ta pranoja kėtė faj apo kėtė cen gjenetik.
Duke ju propozuar tėrheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janė tė njohura nė historinė e pjesės mė tė emancipuar tė njerėzimit. Janė tė njohura dhe te ēmuara si gjeste tė mėdha tėrheqja nga njė kėmbėngulje, nga njė post, nga njė dyluftim, madje nga njė fron, nėse kėmbėngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnė fatkeqėsi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, mė 1912 , ka qenė njėkohėsisht themeluesi i dorėheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhėshtor, pas kėrkesės sė fuqive europiane, u tėrhoq nga posti i vet, pėr tė mirėn e Shqipėrisė.
Mendoj se Shqipėria nuk duhet t’i harrojė kėto shenja tė mėdha tė qytetėrimit tė saj. Ajo duhet t’i kultivojė ato, tė tregojė se nuk ėshtė njė shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesė e familjes mė tė emancipuar tė kombeve. Ajo duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje, se mundet, se duhet te jetė anėtare e denjė e familjes.
Gjesti i juaj do tė jetė njė mesazh emancipimi dhe shprese pėr brezin e ri shqiptar, duke pźrfshirė edhe atė tė politikanėve. Cdo gjest i tillė, pėrpara se tź nderojė njė politikan, njė krah apo njė stinė tė politikės, na nderon tė gjithėve.
Jemi mėsuar me shprehjen “turp i pėrbashkėt”, qė mirė a keq, e kemi perjetuar gjatė shume viteve, por rrallė herė me shprehjen tjetėr : “nder i perbashkėt”.
Le tė shpresojmė se do tė vijė edhe koha e saj.
Miqėsisht, me shpresė,
Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kadare, letėr Bashės: Tėrhiqu nga kandidimi :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Sat May 21, 2011 7:21 pm nga nardlushnja

me mire tia kishe drejtuar berishes kete leter sepse ......basha nuk vendos dot pa berishen(te kujtohet ...si ne kohen tende te enverit)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat May 21, 2011 8:27 pm nga emigranti

Mu me duket sikur Kadare i thote Bashes "liroi rruge budallait"...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Sun May 22, 2011 8:17 pm nga dini

Adresim total i gabuar.
Po pse mos te largohet antishqiptari Kristaq Rama qe bene cdo gje per te demtuar e felliqur Shqiperine?
Ore ky Kadarea me ngjan si Top(tan)i...tinezar e tradhetar!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Sun May 22, 2011 8:20 pm nga dini

nardlushnja shkruajti:me mire tia kishe drejtuar berishes kete leter sepse ......basha nuk vendos dot pa berishen(te kujtohet ...si ne kohen tende te enverit)
Vendos elektorati tiranas e jo Berisha.Nuk di ka ndonj njeri qe ka qendruar me afer Enverit se Kadarea?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Sun May 22, 2011 8:35 pm nga nardlushnja

dini shkruajti:
nardlushnja shkruajti:me mire tia kishe drejtuar berishes kete leter sepse ......basha nuk vendos dot pa berishen(te kujtohet ...si ne kohen tende te enverit)
Vendos elektorati tiranas e jo Berisha.Nuk di ka ndonj njeri qe ka qendruar me afer Enverit se Kadarea?

sigurisht qe ka
Sali Berisha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Sun May 22, 2011 9:42 pm nga bulqizaku

Mu me duket sikur Kadare i thote Bashes "liroi rruge budallait"...
sa kopjojn or tej kto gazetart, gje e lexova komentin e emigrantit .. sot e kopjoj koha jon..
o nard sala vėrte si i ka nejt afer enverit po ishte katunar tropoje ene pa i nejt afer enverit ene enveravejces sun ēate perpara ... na katunart e veriut se kemi pas tkollajshme se ato si se kishin bjografine e keqe si sala ishin tpersekutu nji her, ato si e kishin bjografin e keqe ishin nlist tpushkatimit .. masanej kjo puna si sala i ka nejt afer enverit .. a ma mejr me than, enveri e ka majt afer salen .. kjo pun e ka pas tmejren e vet .. pse do thush tej .. po sala ka msu shum aqe ke enveri ene kto msime e majn hala npolitik ...
hajt pra rroft PD e rroft salia se rama na la pa shpia . Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dini

Mesazh Tue May 24, 2011 8:36 pm nga dini

nardlushnja shkruajti:
dini shkruajti:
nardlushnja shkruajti:me mire tia kishe drejtuar berishes kete leter sepse ......basha nuk vendos dot pa berishen(te kujtohet ...si ne kohen tende te enverit)
Vendos elektorati tiranas e jo Berisha.Nuk di ka ndonj njeri qe ka qendruar me afer Enverit se Kadarea?

sigurisht qe ka
Sali Berisha
Sala do hyj ne histori si themelues i Shqiperisė moderne nese fara e felliqur socialiste nuk do e prishin shtetin.
Shkruaj kete fjali ne arkivin personal se keshtu do ndodh edhepse ti nuk e do keshtu!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed May 25, 2011 7:29 pm nga nardlushnja

bom

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi