ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndoshta do te fitoje edhe Basha, por fitues ndihet Rama

Shko poshtė

23052011

Mesazh 

 Ndoshta do te fitoje edhe Basha, por fitues ndihet Rama Empty Ndoshta do te fitoje edhe Basha, por fitues ndihet Rama




 Ndoshta do te fitoje edhe Basha, por fitues ndihet Rama 167553_1631313235606_1619896007_1448615_2611528_n-300x236

Valentin Bruēaj

Duke pare rezultatin e ngushte te zgjedhjeve ku mes Bashes dhe Rames qendrojne vetem 10 flete votimi ne favor te ketij te fundit, ka shume mundesi te kete fituar edhe Basha. Por ajo qe eshte duke ndodhur dhe menyra se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte duke menaxhuar situaten, tregon se ne Shqiperi demokracia eshte ne rrezik, gjithmone duke shpresuar se ajo ka ekzistuar ndonjehere. Me numerimin e kutise se fundit te zones 105, te gjithe shqiptaret e pane se kandidati i Partsise Socialiste dhe njekohesisht Kryebashkiaku aktual i Tiranes Edi Rama fitoi me 10 vota me shume kundrejt kandidatit te Partise Demokratike Lulzim Basha. Na thane gjithashtu se KQZ-ja do te mbledhe te gjitha proēesverbalet nga te gjitha KZAZ-te e Tiranes dhe ne pak dite do te shpalle rezultatin zyrtare.Ne te njejten kohe, dy kampet dolen me deklarata per shtyp duke komentuar ate qe kishte ndodhur ne keto zgjedhje: Dhe ēuditerisht si asnjeher me pare, palet dukej se ishin te bindura per verdiktin qe kishte dhene “sovrani”. Partia Socialiste e bazuar edhe tek matematika proklamoi fitoren. Partia Demokratike nga ana e saj deklaroi se ” do te njohe rezultatin”, qe per veshet e atyre qe donin te degjonin pranoi humbjen.
Kjo mund te konsiderohet kronika e shkurter e zgjedhjeve te fundit ne Shqiperi, te tjerat qe do te vinin me vone nuk jane gje tjeter vetem pasqyra e njezet viteve te fundit “demokraci”. Hapja dhe rihapja e kutive te votimit, ligje dhe nene te aprovuara sipas nevojes se ēastit, blerja publike e votes se lire, jane panorama e turpeshme e politikes shqiptare te periudhes postdiktatoriale. Ashtu si eshte turpeshme qe KQZ-ja vazhdon te mbetet nje oraganizate njeanshme dhe e korruptuar . Gjate dy viteve te fundit, opozita shqiptare ka braktisur parlamentin, ka zbritur ne rruge, eshte ankuar te nderkombetaret, vetem e vetem qe te hapen kutite dhe te rinumerohen edhe njehere fletet e votimit - nje kerkese qe nga maxhoranca nuk u pranua kurre, bile ato(fletet) u dogjen si e si te evitohet kjo gje – dje si pakuptuar KQZ-ja vendosi te hape disa kuti per te numeruar fletet e votimit te pavlefshme apo te hedhura ne kuti te gabuara(ku keto te fundit nuk mund te jene te vlefshme), dhe rezultati doli aspak befasues 90% e fleteve ne favor te Bashes dhe 10% ne favor te Rames. Pastaj, qe keto zona konsideroheshin si bastione te se djathes ishte vetem nje “koinēidence”. Pa permendur pastaj vete keto flete votimi qe nuk respektojne trendin e te gjithe proēesit zgjedhor, ku diferenca mes dy kandidateve ka qene gjithmone e ngushte dhe ne ekuiliber te vazhdueshem, ne kete rast ēuditerisht shumica jane per Bashen.

Eshte ne dem te Shqiperise ne radhe te pare, sepse ajo qe eshte duke ndodhur ne Tirane do t’u prishe imazhin ketyre qe zgjedhjeve, qe ne kompleksitet ishin te nje niveli te pranueshme. Do te jete ne dem te Shqiperise qe keto manipulime nuk jane duke ndodhur ne nje fshat te humbur diku ne skajet e vendit por mu ne mes te kryeqytetit shqiptar, aty ku banon politika, ambasadat, mediat i lira dhe ato te blera. Do te jete gjithmone ne dem te demokracise sone, qe zgjedhjet organizohen vetem per te demoluar kundershtarin, kryetarin e opozites, dhe jo qe populli te zgjedhe me voten e tij te lire. Eshte e papranueshme per demokracine qe verdikti i votes se lire te zevendesohet me ngritjen e dores nga antaret e KQZ-se.

Per qeverine shqiptare, duhej te ishte me e rendesishme mbarevajtja e zgjedhjeve se sa lufta me te gjitha menyrat ndaj Edi Rames. Vete raporti i i pabarabarte mes Rames dhe kundershtareve te tije eshte duke e nxjerre Ramen fitues, pamvarsisht nese do t’i anullohet ne tavoline fitorja e Tiranes. Edi Rama vazhdon te akuzohet si komunist dhe ndoshta edhe eshte i tille, por te shikosh kundershtaret ne keto zgjedhjeve, pak dyshim mund te te lind se ne cilin krah jane te ulur komunistet e vertete. Berisha, Milloshi, Nano, Meta, Islami, qe perbejne rroten e fundit te nje qerrje te kalbur komuniste, ne keto zgjedhje ishin te gjithe kundershtare te Rames. Dhe te gjithe humben.Te pakten Basha i luajti shanset e tij deri ne fund. Ndoshta per politikanin e ardhshem Basha, do te ishte me pozitive qe te humbiste me dinjitet se sa te fitonte nepermjet sistemit te vjeter. E ardhmja e se djathtes shqiptare i perkete pikerisht atij, do te kete raste te tjera qe te fitoje, bile edhe per kryeminister. Do te ishte nje mekat i madh, per te gjithe klasen politike qe nje politikan me prespektive te binte preh e politikes se vjeter dhe metodave te saj te tejkaluara. Nese ndodh e kunderta, ne konton e Bashes do te shenohet edhe viktimat e 11 janarit sepse ishte Minister i Brendeshem, dhe akuzat per korrupsion kur ishte Minister i Trasporteve, qe e pare me objektivitet do te ishte e tepert per nje politikan qe pretendon te hap nje epoke te re politike.

Cilindo vendim qe te marre KQZ-ja, per opinionin publik shqiptar, per mediat nderkombetare, per ambasadorin amerikan dhe per zyrtaret e Brukselit, zgjedhjet ne Tirane i ka fituar Edi Rama. C’do vendim tjeter qofte i drejte apo i gabuar, per qeverine Berisha do te kishte pasoja shume negative ne kredibilitetin e saj. Duke pare rezultatin e ngushte ndoshta ka fituar edhe Basha, por nese ai shpallet fitues ne Tirane, kjo do te shenonte fundit e se djathtes shqiptare, o te pakten te kesaj elite politike. Shpesh here gjate historise, kane qene me shume fitoret qe kane determinuar fundin e nje force politike se vete humbjet. Shpesh here gjate tranzicionit te gjate politik, fatet e zgjedhjeve jane vendosur ne tavoline ose prapa kuintave te manipulimit, edhe gjate qeverisjes aktuale. Ndoshta do te jete hera e pare qe nje force politike ne Shqiperi te “denohet” nga zgjedhsit me voten e tyre, per manipulime apo dyshim per manipulime.

Fitorja e Bashes qe ka gjasa se do te vije, e pare ne prizmin politik do te sjelle uje vetem ne mullirin e Rames. Sepse siē e permenda me lart, eshte Rama fituesi moral i ketyre zgjedhjve, dhe nese do te ndodhe ajo qe pritet: Rama do te jete fituesi moral, Rama do te jete viktima, Rama do te jete pretendenti dhe pse jo edhe fituesi i sigurt i zgjedhjeve te ardhshme politike. Dhe ta themi pa dorashka, zgjedhjet ne Tirane i ka fituar Rama!

revista drini
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ndoshta do te fitoje edhe Basha, por fitues ndihet Rama :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon May 23, 2011 8:35 pm nga emigranti

1)-rama nuk esht aspak ne pozita te pabarabarta ne kto zgjedhje ..
2)-rama esht kryetar i PS si rrezultat i marrveshjeve ne prapaskene
3)-rama ne dy zgjedhjet e fundit eshte kryetar bashkie si rrezultat i shantazheve ndaj Berishes, pra i votes se manipuluar ne bashkpunim me Berishen, dhe jo nga vota e ndershme e popullit
4)-Rama asnjeher nuk ka qen moralisht fitues ne Tiran sepse populli asnjiher nuk e ka votu
5)-numerimi i votes qe u hodh ne kutin e gabuar eshte numerimi me i drejte qe i esht bo ndonjiher votes ne Shqipri, fitusi nga kjo vot esht ai qe ka fitu rrealisht zgjedhjet.
6-fitorja e Bashes do te ēoje uje vetem ne mullirin e atyre te cileve ju eshte numeru vota ashtu siē e kan hedh
7-njerzit jane lodh me aktrimin e Rames dhe barbarit e tij.. askujt nuk do i vije keq qe do kemi nje barbar ma pak ne politik per kte arsye fitorja e Bashes do jet e dyfisht ..
8-rama humi se Basha nuk e lejoi Berishen ta tolerote Ramen per Berishen rrezultatet do kishin dale me koh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat May 28, 2011 11:22 am nga odin

Krimi i pergatitur la gjurme e kete nuk do ta shohe vetem ai qe ka braktisur arsyen me kohe dhe behet kone e pushtetit. Ky pushtet u tregua edhe nje here i neveritshem e na largoi edhe nje hap nga evropa. Tirana nuk ja ka dhene voten kurre Berishes e me gjithe mobilizimin e kesaj radhe deshtuan perseri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi