ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS kerkoi numerimin e votave te hedhura gabimisht ne 2007

Shko poshtė

25052011

Mesazh 

 PS kerkoi numerimin e votave te hedhura gabimisht ne 2007 Empty PS kerkoi numerimin e votave te hedhura gabimisht ne 2007




Ceshtja e shume debatuar dhe qe prodhoi rrethimin e KQZ, ajo e numerimit te fleteve te hedhura ne kutine e gabuar, nuk ishte nje shpikje e ketyre e zgjedhjeve, qe synoi te prodhonte ndonje mandat kryetari jo te ligjshem. Te pakten keshtu mendonte Partia Socialiste ne zgjedhjet lokale te vitit 2007, pavaresisht ndryshimit te qendrimit te vitin 2011, mbi te njejtin argument qe ne ate kohe lidershpit roze i dukej krejt e ligjshme per t'u kerkuar. Partia Socialiste, qe ne 2011-en i konsideron te pavlefshme keto vota, vetem kater vite me pare, ne 2007-en i shihte si vullnet zgjedhesish. Sipas perfaqesuesve te saj, ky vullnet zgjedhesish ishte i shprehur qarte dhe duhej marre ne konsiderate. Ne procesverbalin e dates 18 shkurt 2007, ora 17.15 pasdite, perfaqesuesi ligjor i Partise Socialiste, i kujton kryetarit te KQZ-se, ne ate kohe Clirim Gjata, kerkesen e PS per konsiderimin e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar. Ai sqaron se kemi te bejme thjesht dhe vetem me nje ngaterrese, e cila sic thote, nuk mund te preke vullnetin e zgjedhesve per te votuar. Kete praktike qe per socialistet ishte ligjore ne vitin 2007, ndoqi ne vitin 2011 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke numeruar votat e panumeruara per te cilat KZAZ-te e Tiranes nuk kishin marre vendim per shkak te hedhjes se tyre ne kutine e gabuar. Ne zgjedhjet e 8 majit, 10 KZAZ-te e Tiranes i kerkuan KQZ-se te shprehet me vendimmarrje per keto vota te pavleresuara dhe te panumeruara. Keshtu KQZ, bazuar ne te drejten qe i njeh ligji, sipas rastit per te ushtruar kompetencat e organeve ne varesi te saj, funksionoi si KZAZ e Tiranes. Ajo beri numerimin e per pasoje pasqyrimin e fleteve te panumeruara ne tabelen permbledhese te rezultateve per Tiranen. E gjithe veprimtaria e KQZ u bazuan ne 2 pika 7, nenin 21 pika 1, 2, 3 dhe 11, neni 28, neni 29, neni 35 pika 5 dhe neni 42 pika 5 te Kodit Zgjedhor, te cilat percaktojne parimin e organizimit hierarkik te administrates zgjedhore. KQZ-ja eshte organi me i larte shteteror epror i kesaj administrate, i ngarkuar per pergatitjen, mbikeqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e te gjitha aspekteve te zgjedhjeve. Ne funksion te ketij tagri ligjor KQZ-ja drejton, organizon, menaxhon, mbikeqyr dhe kontrollon strukturat administrative te varesise, dhe sipas rastit ushtron te gjitha kompetencat e organeve te varesise, kur ato nuk i ushtrojne ose kane pamundesi per t'i ushtruar ato. Praktika e ndjekur nga KQZ, shkon ne perputhje me nenin 2 pika 25 te Kodit, ku njesia e qeverisjes vendore, Bashkia Tirane, eshte zone zgjedhore me vete. Ne zgjedhjet per pushtetin vendor, KZAZ-te e Tiranes, te vetme, nuk mund te hartojne tabelen permbledhese te rezultatit per gjithe njesine e qeverisjes vendore Bashkia Tirane. Bazuar ne parimin e hierarkise se administrates zgjedhore, te sanksionuar ne Kodin Zgjedhor, neni 122 pika 6, detyron njembedhjete KZAZ-te qe tabelat permbledhese te rezultateve te Qendrave te Votimit t'ia dergojne organit epror, pra KQZ-se. Keshtu KQZ-ja merr persiper ushtrimin e rolit dhe kompetences ligjore te KZAZ-se per njesine e qeverisjes vendore te Bashkise Tirane per te gjitha ceshtjet qe nuk jane brenda kompetences se njembedhjete KZAZ-ve te njesive bashkiake te Tiranes, apo qe nuk ushtrohen prej tyre. Ligji e ka te shprehur qarte ne nenin 117 te tij rastet e pavlefshmerise se votes. Duket se per vlefshmerine e tyre bie dakord edhe PS-ja, te pakten e ajo e vitit 2007, e cila me ngulm i kerkoi nje vendimmarrje KQZ-se per keto vota qe ne kohe i cilesonte si vullnete zgjedhesish qe nuk duhen mohuar.





Precedentet kur KQZ ka funksionuar si KZAZ

Funksionimi i KQZ si KZAZ duket te jete nje tradite e konsoliduar, per te cilen ka me shume se nje shembull. Me konkret eshte rasti i Komisionit Zonal Zgjedhor ne Zonen 60 ne zgjedhjet e vitit 2001, anetaret e se ciles nuk arriten te binin dakord per procesverbalin e rezultateve. Me 14 korrik, KQZ-ja,vendosi te filloje vete pasqyrimin e rezultateve per Zonen 60, duke hapur kutite e votimit, duke nxjerre procesverbalet dhe duke mbledhur rezultatet individuale. Po ashtu, praktika te ngjashme jane zbatuar dhe ne zgjedhjet lokale te vitit 2007. Rasti konkret eshte ai i komunes Paskuqan, ku KQZ vendosi te perfundoje procesin e numerimit te votave dhe te nxjerre rezultatin per kete njesi zgjedhore. Ky vendim mban numrin 1250. Edhe ne komunen Lure e Shupennze te Qarkut te Dibres KQZ-ja mori rolin e nje e organit ne varesi per te mbyllur procesin dhe nxjerre rezultatin. Praktika te ngjashme jane zbatuar nga KQZ dhe ne vitin 2009, ne zgjedhjet e Pergjithshme Parlamentare. Ne vendimin e ketij institucioni me numer 465, date 02.07.2009, "Per vazhdimin e procedurave te numerimit te votave ne disa QV te ZAZ-se nr.39. KQZ vendosi te numeroje 6 kuti votimi per 6 qendra votimi te ZAZ-se 39, si dhe hartoi e miratoi tabelen permbledhese per ZAZ nr.39. Tek ky parim dhe tek keto dispozita mbeshtetet raporti final i OSBE/ODIHR per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Ne rekomandimin nr.10 te raportit thuhet se "Kur eshte e nevojshme, KQZ-ja duhet te perdore me shume autoritetin e saj te gjere qe i jep Kodi Zgjedhor, sidomos kundrejt komisioneve zgjedhore te nivelit me te ulet".



KQZ kreu funksionin e KZAZ per kandidatet

Ndersa ka hapur debate funksioni i KQZ-se per numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar, ne nisjen e procesit zgjedhor ne Tirane, opozita nuk pati asnje rezerve per regjistrimin e kandidateve per kryetar bashkie ne Tirane. Ne kete rast, KQZ ushtroi kompetencen e regjistrimit te kandidateve per zgjedhjet per organet e Qeverisjes Vendore te Bashkise Tirane, kompetence te cilen ne baze te nenit 33, germa f e ka KZAZ. Nga kjo derivon dhe vendimmarrja qe KQZ, ne kete rast ne rolin e KZAZ se Tiranes te vleresoje, numeroje dhe te pasqyroje vota ne tabelat respektive per te cilat nuk kishte nje vendimmarrje te KZAZ. Kjo vendimmarrje eshte detyrim ligjor qe duhet te ndodhte, sikunder u be nga KQZ-ja, perpara daljes se tabeles perfundimtare dhe rezultatit zgjedhor per Bashkine e Tiranes. U numeruan dhe u perfshine ne tabelen perfundimtare te rezultateve vota, te cilat per shkak te nje gabimi njerezor nuk mund te konsiderohen si te pavlefshme.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi