ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zallamahi paszgjedhore

Shko poshtė

26052011

Mesazh 

Zallamahi paszgjedhore Empty Zallamahi paszgjedhore




ILIR KALEMAJ
Nė kėtė qoshkun tonė tė zhurmshėm, ku gjithēka qė ndodh pėrbrenda na duket e njė rėndėsie botėrore, nuk ka se si tė mos tejkalojmė edhe standardin ballkanik qė prodhon mė shumė histori nga sa mund tė konsumojė. Kur pėr herė tė parė nė kėto njėzet e kusur vite dėshmuam qė mund tė bėjmė zgjedhje deri diku tė pranueshme tė paktėn sipas standardeve rajonale, plasi fuqishėm shashka e radhės, e cila nuk kishte si mos tė ndodhte. Nėse nė zgjedhjet e kaluara parlamentare tė 2009-s, procesi problematik i numėrimit ishte defekti kryesor i papjekurisė sė mjaftueshme tė klasės politike, kėsaj here problem kryesor u kthye interpretimi juridik i votave tė pavlefshme (apo tė kontestuara), zhargon nė vetvete ky jo i qartė plotėsisht nė ligj. Ajo qė mund tė habiste fare lehtė njė vėzhgues tė jashtėm ėshtė gjuha e ndėrlikuar teknike e aplikuar sa herė qė ndodh njė krizė nė kėtė vend tė “bekuar”. Gjuhė e cila nuk dihet se kė konkretisht adreson: popullatėn qė nė vija tė pėrgjithshme s`po kupton gjė prej gjėje, klasėn politike tė hallakatur, juristėt e bėrė ēorbė, shoqėrinė civile qė flet me njė kakofoni zėrash, apo median e barrikadizuar?
Kjo lloj gjuhe “teknike” me formulėn “sipas vendit, edhe Kuvendi”, ėshtė pėrdorur sa herė qė na kanė pllakosur kriza natyrore apo tė prodhuara enkas nga mandatari i sovranit. Kur na zunė shirat e pėrmbytjet, shqiptarėt mėsuan tė bėheshin specialistė digash me njė kurs tė pėrshpejtuar televiziv, qė nuk la ekspertė dhe “gjithologė” pa thirrur pėr t’u shpjeguar shqiptarėve me njė gjuhė tė thukėt, ndonėse shpeshherė kontradiktore, se cilat ishin arsyet e vėrteta tė pėrmbytjes. I njėjti skenar edhe kur ndodhi tragjedia e Gėrdecit, kur nuk ngeli shqiptar pa marrė njė kurs leksionesh nė demontime, eksport armatimesh dhe shpėrthime. Kur ndodhi “Dushku i vogėl” dhe mė pas “Dushku i madh” nė zgjedhjet e 2005-s, pėr tė vijuar me gatimin e Kodit Elektoral qė u bė sebepi i zgjedhjeve tė kontestuara tė 2009-s, nuk ngeli njeri pa u bėrė specialist zgjedhjesh politike me njė nivel amatores, qė do ta kishte zili edhe njė politikan mesatar perėndimor.
Dhe kėshtu, nga furtuna nė furtunė, nga rrebeshi nė rrebesh, apo nga kriza nė krizė, tė paktėn kemi pasuruar fjalorin teknik dhe terminologjinė politike, tė cilat i pėrdorim dhe pa kriter bulevardeve, mitingjeve, kafeneve dhe mejhaneve nė ēdo orė tė natės dhe tė ditės. Secili shqiptar i mirė e ka njė mendim personal pėr krizėn dhe, ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, edhe njė zgjidhje, tė cilėn, po ta pyesėsh, madje edhe pa e pyetur, ta jep hazėr xhevap. Ndonėse pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė apolitike tė paktėn nė aspektin e tė qenit partizan me njėrin apo tjetrin krah, kjo nuk i pengon tė diskutojnė emotivisht, me gjestikulacion tė ekzagjeruar dhe zė tė plotė pozicionet e palėve, natyrisht duke futur edhe komentin brenda.
Nuk ka se si mos tė ndodhė kjo kur nė ēastin qė hap ekranin televiziv bombardohesh me njė mori interpretuesish – shpesh njėkohėsisht nė dy-tri kanale njėherėsh, duke pėrftuar nga regjistrimet paraprake dhe duke sfiduar ligjet e natyrės – tė cilėt u shpjegojnė shqiptarėve atė qė duket se ata janė tė paaftė ta kuptojnė vetė. Ata qė kanė bėrė zgjidhjen, duke pasur ndonjė paketė dixhitale apo satelitore, mund edhe t’u shpėtojnė zallamahisė, duke u arratisur nė ndonjė kanal tė huaj, ndėrsa pėr tė tjerėt nuk ka shpresė; politikanėve dhe analistėve rok-starė u ėshtė bashkangjitur edhe njė specie e re seksi, ajo e kqz-istėve dhe tufės me juristė qė nuk e paskėshin ditur atraktivitetin e zanatit tė tyre.
Tė shpresojmė qė njė zgjidhje potenciale nė situatėn pa rrugė dhe krye, i mundėsuar nga miqtė ndėrkombėtarė, tė cilėt me “karotėn” dhe “kėrbaēin” qė kanė si asete tė pazėvendėsueshme, t`i jap fund ciklit tė krizave qė ndizen si barut i thatė dhe shqiptarėt mos tė kenė rastin tė bėhen “ekspertė” tė njė tjetėr situate anormale, qė nė qiellin e mbarsur shqiptar nuk do tė ishte aspak ēudi. Njerėzit, pavarėsisht kahut politik, kanė nevojė pėr normalitet, pėr stabilitet dhe mirėqenie, tė cilat duhet tė garantohen nga shteti ligjor dhe institucionet e pavarura, nėn vėzhgimin kritik tė medias dhe shoqėrisė civile. Klasa politike duhet tė ndėrgjegjėsohet qė ėshtė aktori kryesor pėrgjegjės pėr hedhjen benzinė zjarrit, pėr gatimin e rregullave qė tashmė po kontestohen, pėr garantimin e institucioneve qė sot po anatemohen dhe pėr mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve qė sot po anatemohen. Votuesit zgjodhėn mos t`i japin pushtet absolut asnjėrės prej palėve dhe sido qė tė lexohet vota, palėt kanė fituar apo humbur proporcionalisht njėlloj. Pėr kėtė arsye, asnjėrės palė nuk i shkon roli arrogant dhe deklaratat patetike, ndaj zgjidhja mė e arsyeshme do tė ishte ulja nė tavolinė dhe negocimi i rrugėdaljes nga kriza.
panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Zallamahi paszgjedhore :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri May 27, 2011 12:59 pm nga emigranti

o kalem e paske qa Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi