ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi pret Ferid Muradin:Pikė referimi pėr kombin

Shko poshtė

15062011

Mesazh 

Topi pret Ferid Muradin:Pikė referimi pėr kombin Empty Topi pret Ferid Muradin:Pikė referimi pėr kombin




Topi pret Ferid Muradin:Pikė referimi pėr kombin Topi+murati-300x195 TIRANĖ- Pikė referimi, jo vetėm pėr tė gjithė kombin tonė, por edhe pėr shkencėtarėt shqiptarė dhe mė gjerė e ka quajtur sot kreu i shtetit, nobelistin me origjinė shqiptare dhe njėkohėsisht edhe “Nderin e Kombit” tonė, Dr. Ferid Muradin.
Gjatė takimit tė zhvilluar sot nė presidencė, Bamir Topi ka vlerėsuar pėrkushtimin dhe arritjet e tij nė fushėn e mjekėsisė dhe kėrkimit shkencor, tė cilat kanė merituar njohjen e bashkėsisė sė shkencėtarėve dhe mjekėve nė mbarė botėn.
“Pėr tė gjithė tė rinjtė shqiptarė qė ua kanė kushtuar studimet e tyre mjekėsisė dhe kėrkimeve shkencore, pa tė cilat nuk mund tė mendohet zhvillimi i njė vendi e i njė populli, njė shembull i tillė vullneti dhe vendosmėrie profesionale shėrben si njė model dhe motiv i fortė pėr punėn e tyre nė tė ardhmen”, –tha Topi.
Tė dy gjatė bashkėbisedimit theksuan domosdoshmėrinė e arsimimit tė brezit tė ri tė shkencėtarėve shqiptarė dhe thellimit tė kėrkimit shkencor, veēanėrisht nė fushėn e mjekėsisė, duke vėnė nė dukje rėndėsinė qė ka rritja e cilėsisė sė shėrbimit shėndetėsor, sigurimet shėndetėsore, investimet nė kėto fusha si dhe pėrsosja e mėtejshme e kėrkimit shkencor pėr mirėqenien e qytetarėve shqiptarėve dhe tė ardhmen e tyre.

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi