ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘PS humbi zgjedhjet, e majta e pėrēarė rrezikon edhe 2013′

Shko poshtė

15062011

Mesazh 

‘PS humbi zgjedhjet, e majta e pėrēarė rrezikon edhe 2013′ Empty ‘PS humbi zgjedhjet, e majta e pėrēarė rrezikon edhe 2013′




‘PS humbi zgjedhjet, e majta e pėrēarė rrezikon edhe 2013′ Kastriot_islami-300x213Sekretari pėr Ēėshtjet Zgjedhore nė Partinė Socialiste, Kastriot Islami, shprehet se kjo Parti i ka humbur zgjedhjet lokale tė 8 majit. Sipas tij, nėse PS do tė vazhdojė me kėtė mentalitet tė tė bėrit politikė dhe opozitė, por edhe nėse e majta nuk do tė dalė e bashkuar, rrezikohet edhe fitorja nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2013.Sipas tij, pėrgjegjės pėr kėtė rezultat dhe kėtė situatė ėshtė kryetari i PS, Edi Rama.
Zoti Islami, dy ditė mė parė, Kolegji Zgjedhor dha vendimin pėr hapjen e 368 kutive tė tjera nė Tiranė, pėr rinumėrimin dhe rivlerėsimin e votave tė kontestuara. Ēfarė rezulton sipas jush nga ky vendim?
Dy vendimet e fundit tė Kolegjit Zgjedhor u japin pėrgjigje tė gjithė “paqartėsive” dhe ankesave lidhur me procesin zgjedhor nė Tiranė dhe nė mėnyrė mė specifike ligjshmėrisė sė vlerėsimit dhe numėrimit tė “fletėve tė votimit tė hedhura gabimisht nė kutitė e tjera”. Pėr tė qenė mė tė saktė nė vlerėsim, duhet pritur arsyetimi i Kolegjit; sidomos politikanėt ėshtė mirė qė, ashtu siē priten deri tani gjykimin, me qetėsi e maturi ta pranojnė edhe vendimin e Kolegjit, siē ndodh me tė gjithė qytetarėt e zakonshėm sa herė marrin nė dorė njė vendim tė formės sė prerė nga shkalla mė e lartė e gjyqėsorit dhe tė mos aplikojnė mekanizimin e vetėgjyqėsisė, sa herė nuk u pėlqen rezultati. Mė konkretisht, vendimi i fundit jo vetėm I) shpreh qartas qė ekziston baza ligjore pėr vlefshmėrinė e fletėve tė votimit tė hedhura gabimisht nė kutitė e tjera; II) jo vetėm konsideron tė ligjshme procedurėn e ndjekur nga KQZ pėr vlerėsimin dhe numėrimin e fletėve tė hedhura gabimisht, por kėrkon qė tė numėrohet ēdo votė e hedhur gabimisht qė nuk ėshtė numėruar ende, pra qė ky proces tė jetė i njėtrajtshėm e nė mėnyrė transparente tė shtrihet pėr tė gjitha fletėt, bazuar nė parimin se “ēdo votė duhet numėruar”. Ambasadori i OSBE e ka pėrshėndetur vendimin, edhe njėri nga kandidatėt, ndėrkohė qė Rama e ka stigmatizur negativisht. Pėr tė njohur fituesin, duhet pritur pėrmbyllja dhe certifikimi i procesit; besoj jo mė shumė se njė duzinė ditėsh.
Pasi zgjedhjet 2011 pėrfunduan dhe ndėrkohė PS u angazhua nė njė fushatė refendare, shtrohet pyetja se sa e suksesshme ishte PS nė kėto zgjedhje, tė cilat i konsideroi si ballafaqim politik? Ose ndryshe, cila nga dy koalicionet, Aleanca pėr Qytetarin (AQ) apo Aleanca pėr tė Ardhmen (AA) ėshtė rritur mė shumė nė 2011 krahasuar me 2009 dhe si ka ndryshuar diferenca midis tyre?
Krahasimi midis zgjedhjeve tė pėrgjithshme 2009 dhe atyre vendore 2011 ėshtė i vėshtirė, por, ndonėse dikush do tė thoshte se ēalon, ai ėshtė jo pa vlerė dhe aq mė tepėr po tė analizohet i shtrirė nė kohė, ai ėshtė domethėnės e koherent. Nga analiza e rezultateve del se nė zgjedhjet 2011 pėrsėritet pothuajse pėrgjithėsisht i njėjti rezultat si nė vitin 2009. Pra, vihet re nė 2011 njė rezultat sikurse tė mos kishte ndodhur asgjė nė hapėsirėn midis dy viteve 2009 e 2011, ndonėse shumė ngjarje si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita i janė servirur votuesve shqiptarė, por mesa duket efektet e tyre janė balancuar apo kanė anihiluar njėra-tjetrėn. Ndryshe mund tė thuhet se pėr shkak tė mungesės sė ofertave tė reja ka prevaluar “stanjacioni elektoral”. Madje edhe “votuesit e rinj” tė sapoardhur nė sistem duket se janė sjellė pothuajse njėlloj si “votuesit e vjetėr”, sepse edhe kjo prurje e re nuk ka sjellė ndryshim nė balancėn midis PD e PS. Rezultati i 2011 pėrgjithėsisht rikonfirmon rezultatin e 2009, pėr rrjedhojė, I) favorizon maxhorancėn pėr tė artikuluar tezėn e rikonfirmimit tė saj politik nė drejtim tė qeverisjes sė vendit, por edhe tė zgjedhjeve tė rregullta tė vitit 2009 dhe II) defavorizon opozitėn, e cila e projektoi suksesin bazuar nė ndjekjen e njė strategjie veprimesh jashtė e antiinstitucionale. Duke u pėrsėritur nė 2011 rezultati i vitit 2009, pėrgjithėsisht ruhet gjithashtu edhe raporti i votave midis AQ dhe AA, ndėrkohė qė nė zona tė ndryshme mund tė shfaqen devijime tė vogla nė favor tė njėrės palė apo tjetrės nga ky konkluzion i pėrgjithshėm. Por kjo situatė statukuoje favorizon koalicionin qeveritar pėr tė mos humbur edhe kėtė betejė elektorale, ndėrkohė qė pėrēarja nuk e lejon tė majtėn tė fitojė edhe nė 2013.
Ju keni artikuluar tezėn e njė vlere konstante historike tė diferencės sė votave midis tė majtės dhe tė djathtės, e cila ėshtė nė themel tė analizave tuaja. Shtrohet pyetja, nėse nė kėto zgjedhje ruhet kjo “konstante historike”, ndėrkohė qė LSI ka qenė pjesė e koalicionit qeveritar? Dhe pėrse ndodh kjo?
“Konstantja historike” tregon se nė Shqipėri ka pak mė shumė votues tė majtė sesa tė djathtė. Kur bėhet fjalė pėr kėtė “konstante historike” midis tė majtės e sė djathtės, natyrisht qė nė llogaritje LSI pėrfshihet majtas, pavarėsisht pozicionit tė saj zgjedhor; vetėm nė kėtė rast bėhet fjalė pėr “konstante historike” apo “vlerė invariante”, pavarėsisht llojit tė zgjedhjeve apo periudhės kohore. Kjo lidhet me faktin tjetėr se pėrgjithėsisht nuk ka rialokim votash nga e majta nė tė djathtė apo anasjelltas ose kėto shkėmbime votash janė gjithnjė pothuajse nė vlera tė njėjta, duke krijuar kėshtu “hendekun historik” tė pandryshueshėm. Nga analiza e rezultatit tė zgjedhjeve tė vitit 2011 mund tė pohohet pėrfundimi i parė evident: Ruhet pėrsėri “hendeku” apo “konstantja historike” midis tė majtės dhe sė djathtės. Kjo vlerė prej disa vitesh “lėkundet” rreth njė madhėsie konstante tė saturuar nga I) sjellja tradicionale e gati “fanatike” e votuesve nė tė dy krahėt politikė, tė majtė e tė djathtė; II) nga mungesa e alternativave tė reja tė besueshme e shpresėdhėnėse e mjaftueshmėrisht tė mėdha nga ato prezente nė tregun aktual politiko-elektoral dhe III) padyshim nga klima e acaruar e plot tensione politike dhe beteja e ashpėr mes dy llogore “armiqėsore”, midis dy forcave kryesore PD e PS, qė pengon krijimin e njė zonė tė lėvizshme me mobilitet tė mjaftueshėm pėr tė kapėrcyer murin e lartė apo hendekun midis dy krahėve qė luftėn pėr pushtet e kanė kthyer nė luftė tė personalizuar pėr “jetė a vdekje”.
Pėr herė tė parė, pas koalicionit politik me PD nė 2009, LSI shfaqet nė koalicion elektoral me tė djathtėn; a ka ndikuar ky fakt nė madhėsinė dhe rolin e LSI si faktor vendimtar politik …?
Pėrfundimi i dytė i qartė i zgjedhjeve 2011 dhe po ashtu “historik” ėshtė: LSI qė nga krijimi vazhdon tė mbetet faktori mė i rėndėsishėm politik, balancues dhe pėrcaktues midis dy aleancave, socialiste, tė drejtuar nga PS, dhe demokratike, tė drejtuar nga PD. LSI jo vetėm ka mbijetuar ndryshe nga ē’mendonte/synonte PS, por edhe ėshtė zgjeruar dukė i dhėnė leksionin e tretė negativ PS (pas atyre tė 2005 e 2009 vjen leksioni/pėsimi i 2011, ndėrkohė qė rasti i 2007 ishte njė shembull modest i suksesit relativ tė sė majtės sė bashkuar). Nė kėtė zgjedhje u provua po ashtu se pėrgjithėsisht (me probleme tė vogla vende-vende) koalicioni politik PD-LSI ishte funksional edhe nė aspektin elektoral, pra edhe nė terren. Dhe fakti qė koalicioni PD-LSI ka funksionuar nė terren, godet rėndė strategjinė e PS qė, e vendosur pėr tė mosbashkėpunuar mė LSI, ka synuar ta eliminojė atė duke pėsuar njė efekt dėrmues bumerang.
Nisur nga dy pėrfundimet e para, atėherė, ēfarė leksioni del pėr tė majtėn nga kėto zgjedhje?
Pėrfundimi i tretė fatkeq dhe i pėrsėritur pėr tė majtėn edhe nė 2011 ėshtė: Pa bashkim tė PS me LSI, e majta e pėrēarė (thirrja nė koalicion e tė gjithė partive tė majta e tė djathta qė arriti nė shifrėn 23 mbetet e pamjaftueshme) ka qenė dhe mbetet e destinuar tė mos fitojė betejat elektorale, dhe jo vetėm tė dėnohet tė qėndrojė nė opozitė pėr tetė vjet, por edhe tani nė 2011 tė mos fitojė qartazi (kandidati i sė majtės sė bashkuar do tė kishte fituar Bashkinė e Tiranės me rreth 40 mijė vota mė shumė se kandidati kundėrshtar dhe po ashtu nga 9 me 2 minibashki nė 2007 nė favor tė sė majtės sė bashkuar, kalohet nė 7 me 4 minibashki nė favor tė koalicionit qeveritar, pra njė humbje me 5 minibashki pėr tė majtėn vetėm nga pėrēarja) Bashkinė e Tiranės dhe detyrohet tė futet nė qerthullin e njė beteje tė pakuptimtė e plot rreziqe (sulm mbi KQZ, mosnjohje e vendimeve tė KQZ e tė Kolegjit Zgjedhor, bojkot i Kuvendit e tė tjera), e mbi tė gjitha, pa perspektivė dhe pa asnjė interes pėr socialistėt e thjeshtė. Po kthehet gati-gati nė njė pėrfundim evident se e majta e pėrēarė nuk fiton dhe pėr rrjedhojė me shumė gjasa do tė vazhdojė tė mbetet nė opozitė, ndėrkohė qė pėrpjekjet e PS pėr tė rrudhur/eliminuar LSI kanė rezultuar jo efikase. Kjo sjellje i bėn fatkeqėsisht parashikimet pėr tė majtėn e pėrēarė tė jenė tė zymta edhe pėr 2013, nėse nuk do tė kishte ngjarje tė paparashikueshme.
Ēfarė pėrfundimi mund tė nxirret pėr “suksesin relativ” tė dy aleancave, po tė kemi parasysh se AA ka fituar mė shumė bashki dhe AQ mė shumė komuna?
Nė njė kėndvėshtrim mė praktik nga analiza e rezultateve paraprake dhe ende tė paplota tė votave tė fituara nga kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, dalin edhe kėto dy pėrfundime: I) Aleanca pėr Qytetarin kryeson pėr sa i pėrket numrit tė komunave, por edhe tė votave tė fituara (rreth 53 %) prej tyre me rreth 8 pėr qind mė shumė sesa Aleanca pėr tė Ardhmen (rreth 45 %) ; II) Aleanca pėr tė Ardhmen kryeson pėr sa i pėrket numrit tė bashkive, por edhe tė votave tė fituara (rreth 51%) prej tyre me rreth 2 pėr qind mė shumė sesa Aleanca pėr Qytetarin (rreth 49%). Pra mund tė thuhet se “Aleanca pėr qytetarin” ėshtė shumė mė e “fortė” se “Aleanca pėr tė ardhmen” pėr sa i pėrket votave tė grumbulluara nga kryetarėt e komunave, kurse “Aleanca pėr tė ardhmen” ėshtė pak mė e “fortė” se “Aleanca pėr tė qytetarin” pėr sa i pėrket votave tė grumbulluara nga kryetarėt e bashkive…
Cilat do tė ishin kriteret/treguesit pėr tė vlerėsuar se cili nga dy koalicionet, AQ apo AA, rezulton fitues nga zgjedhjet e 8 majit 2011?
Ka tri kritere pėr tė vlerėsuar suksesin nė zgjedhjet vendore: I) numri i plotė i njėsive vendore dhe i kėshillave pėrkatės, II) sasia e votave nė shkallė kombėtare (ky ėshtė njė tregues qė konfirmon, apo jo rezultatin e vitit 2009 dhe shėrben si njė projeksion pėr zgjedhjet e vitit 2013) dhe III) rezultatet pėr Tiranėn (kryetari i Bashkisė, Kėshilli i Bashkisė dhe numri i kryetarėve tė minibashkive). Nė asnjėrin prej kėtyre kritereve PS nuk del fituese. Nga ana tjetėr, koalicioni AQ ka I) numrin mė tė madh tė njėsive vendore (bashki plus komuna); II) sasinė mė tė madhe tė votave nė shkallė kombėtare (rreth 140 mijė vota mė shumė se AA) dhe III) nė Tiranė ka humbur 5 minibashki, ka humbur Kėshillin Bashkiak dhe pritet tė jetė fatkeqėsisht jo pozitiv edhe rezultati pėr Ramėn. Kjo ėshtė analizė racionale, ndėrkohė qė deklarimi i “fitores spektakolare” nė qytetet kryesore (e majta e bashkuar nė 2007 kishte 9 nga 12 bashki qendėr-qarku dhe tani nė 2011 e majta e pėrēarė ka vetėm 7 nga 12, pra ka humbur dy minibashki, nuk tė lejon tė flasėsh pėr fitore spektakolare) ėshtė emocional-demagogjik, kurse artikulimi qė “PS ka fituar bregdetin” ėshtė veēse folklorik.
Po t’i referohemi numrit tė njėsive vendore (bashki plus komuna) dhe votave tė fituara prej tė gjithė kryetarėve tė njėsive vendore, ēfarė pėrfundimi del?
Po t’i referohemi numrit tė plotė tė njėsive vendore (bashki plus komuna) avantazhi ėshtė nė favor tė Aleancės pėr Qytetarin, po ashtu edhe pėr sa i pėrket votave tė grumbulluara nga kryetarėt e bashki/komunave. Kjo diferencė e votave nė shkallė kombėtare thellohet nė favor tė AQ ndaj AA duke arritur deri nė 140 mijė vota mė shumė, nėse i referohemi votave tė grumbulluara nga partitė nė pėrbėrje tė kėtyre dy koalicioneve. Pra, “Aleanca pėr qytetarin” rezulton superiore ndaj “Aleancės pėr tė ardhmen”, po t’i referohemi dy kritereve pėr vlerėsimin e zgjedhjeve vendore (njė kriter i tretė ėshtė rezultati nė Tiranė, por pėr kėtė do tė ketė njė analizė speciale dhe mė tė detajuar mė vonė): I) numrit tė njėsive vendore (bashki plus komuna) apo tė drejtuesve vendorė tė fituara nga subjektet elektorale dhe II) sasisė se votave tė fituara nga tė dy aleancat qė pėrcaktojnė drejtimin e kėshillave vendore (bashki/komunė apo qark). Dhe ky rezultat ėshtė i natyrshėm, po tė kemi parasysh se pėrēarja e se majtės dhe kalimi i LSI nė koalicion me PD ka pasur ndikim nė tė gjithė treguesit, si nė votat e kėshillave vendore, ashtu edhe nė numrin e kryetarėve tė njėsive vendore, si dhe nė votėn nė shkallė kombėtare.
Nėse rezultatet e kėtyre zgjedhjeve do tė projektoheshin nė 2013, ēfarė do tė rezultonte?
Pėr tė qenė korrekt, se pari duhet thėnė se sjellja e votuesve nuk ėshtė plotėsisht e njėjtė nė zgjedhjet vendore e nė ato tė pėrgjithshme, pėr rrjedhojė, njė vėzhgues jo profesionist nuk nxjerr lehtėsisht pėrfundime dhe nuk gjen dot korrelacionin midis kėtyre rezultateve. Por, nga njė analizė mė integrale e profesionale dhe mė e thellė njėkohėsisht mund tė nxirren pėrfundime qė janė njė bazė e mirė arsyetimi pėr ekspertėt e zgjedhjeve. Nėse tė dhėnat paraprake dhe ende jozyrtare, tė pėrpunuara do tė futeshin nė njė model simulimi, bazuar nė sistemin zgjedhor proporcional rajonal, atėherė do tė dilte ky pėrfundim: Numri i mandateve (tė llogaritura indirekt) tė fituara nga AQ do tė lėvizte nga 73 deri nė 76 mandate deputetėsh dhe pėrkatėsisht pėr AA nga 64 nė 67 mandate deputetėsh, nė varėsi se cila nga vlerat e votave do tė merrej nė konsideratė I) votat e grumbulluara nga kandidatėt e njėsive vendore (AQ=73 dhe AA=67), II) votat e subjekteve elektorale (AQ=76 dhe AA=64) apo III) kombinimin e tyre (AQ=73-76 dhe AA=64-67). Pėr rrjedhojė, nga kjo llogaritje njė pėrfundim ėshtė absolut: E majta e pėrēarė nuk do tė mund ishte nė asnjė rast subjekt politik qeverisės apo formuese e maxhorancės, edhe nėse nė 2011 do tė ishin zhvilluar zgjedhje tė pėrgjithshme.
Cili do tė ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr kėtė rezultat tė opozitės?
Natyrisht pėrgjegjės nuk janė as kryetari i Asamblesė Kombėtare, as sekretarėt e PS (asnjėri), as anėtarėt e Kryesisė (asnjėri), as deputetėt (asnjėri), as anėtarėt e Asamblesė (asnjėri), kryetarėt e PS nė nivel lokal (asnjėri), as komisionerėt (asnjėri), as juristėt (asnjėri), askush por vetėm…; dhe pėr ta thėnė mė troē po perifrazoj se ēfarė thoshte pėr pėrgjegjėsin kryesor vetė Rama nė vitin 2005, kur PS kaloi nė opozitė: “…nė aspektin moral e simbolik fitorja ėshtė e tė gjithėve, kurse humbja ėshtė vetėm e tė parit mes tė barabartėve, i cili e merr mbi supe pėrgjegjėsinė morale nė emėr tė tė gjithėve bash pėr t’u vėnė kapakun “analizave”, tė cilat nė fakt quhen tė bėra nga populli zgjedhės, pėr t’u dhėnė votuesve shenjėn e fortė tė pėrgjegjshmėrisė e tė seriozitetit nė mbylljen e njė kapitulli dhe hapjen e njė tjetri, pėr t’i ēelur rrugė pa humbur kohė anėtarėsisė qė, pėrmes leximit tė votės sė popullit, tė formulojė drejtimin e ri tė partisė me sytė nga sfidat e sė ardhmes, e jo nga trofetė e sė shkuarės…”

Panorama.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi