ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skepticizmi

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

Skepticizmi Empty Skepticizmi




C'fare eshte skepticizmi sipas jush dhe a jeni dakort me mendimin baze te skepticizmit: Ne c'do gje mund te dyshohet, pervec asaj qe duket?
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29071
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Skepticizmi :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Jun 10, 2008 10:32 pm nga Iliriada Portal

Skeptikėt, si mėnyrė bazė tė tė menduarit kishin dyshimin. Por fjala e vjetėr greke, skeptikoi, nga e cila rrjedh fjala skeptik, ka kuptimin tjetėr, d.m.th., kėrkues ose studjues. Me gjithė dyshimin e tyre mbi gjithēka, ata ishin kėrkues tė metodės pėr tė arritur njė jetė tė qetė. Themelues i tyre ishte Pirro (361-270 p.e.s.) dhe nė fillim skepticizmi ėshtė njohur gjithashtu si pirroizėm.

Pse lindi skepticizmi? Sextus thotė se skepticizmi e ka origjinėn tek shpresa pėr tė arritur paqe ose qetėsi shpirtėrore. Njeriu ėshtė i shqetėsuar, thotė ai, nga kontraditat nė sendet dhe nga fatkeqėsitė duke dyshuar se nė cilat alternativa ai duhet tė besojė. Sipas skeptikėve, nė qoftė se ne zbulojmė dhe ndajmė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, ne mund tė arrijmė qetėsinė e mendjes. Ata theksonin se njerėzit qė kėrkonin tė vėrtetėn mund tė ndahen nė tre grupe: nė ata qė mendojnė se e kanė zbuluar tė vėrtetėn (kėta skeptikėt i quanin dogmatik); nė ata qė pranojnė se nuk e kanė gjetur dhe pohojnė se ajo nuk mund tė gjendet; dhe sė fundi ishin ata qė kėmbėngulnin nė kėrkimin e saj. Ndryshe nga dy qėndrimet e para, thotė Sextus, “skeptikėt i pėrmbahen kėrkimit”. Parimi bazė i skepticizmit, thotė Sextus, ėshtė se pėr ēdo zgjidhje gjendet njė zgjidhje e kundėrt me tė njėjtėn vlerė.
Skeptikėt nuk hiqnin dorė nga ndėrrmarrja e mendimeve tė guximshme dhe nga debatet. Ata gjithashtu nuk mohonin faktet e qarta tė jetės; se njeriu ka etje dhe uri, se ai ėshtė nė rrezik kur i afrohet humnerės. Pėr skeptikėt, njerėzit duhet tė jenė tė kujdesshėm pėr sjelljen e tyre. Ata nuk kan dyshim se jetojnė nė njė botė “reale”. Ata interesoheshin vetėm nėse kjo ishte pėrshkruar mirė apo jo. Asnjė njeri, thotė Sextus, nuk mund tė diskutojė pse objektet kanė kėtė ose atė dukje; ēėshtja ėshtė nėse “objekti ėshtė nė realitet i tillė siē duket”. Jeta e pėrditshme, pėr skeptikėt, duket se kėrkon njohjen e kujdesshme tė katėr problemeve, tė cilat Sextus i quan 1. drejtimi i natyrės; 2. detyrimet e ndjenjave; 3. tradita e ligjeve dhe zakoneve; dhe 4. miėsimet e mjeshtėrive. Nė saje tė drejtimeve tė natyrės, ne jemi tė aftė tė ndjejmė dhe tė mendojmė, Gjithashtu, nė saje tė forcės sė ndjenjave, uria na ēon drejt ushqimit, ndėrsa etja drejt lėngjeve. Tradita e ligjeve dhe e zakoneve na detyron, nė jetėn e pėrditshme, tė pranojmė respektin e perėndive si tė mirė dhe mos respektimin e tyre si tė kėqij. Mė nė fund, Sextus thotė, se nė saje tė virtytit tė mėsimeve tė mjeshtėrive, ne pėrfshihemi nė ato mjeshtėri qė kemi zgjedhur.
Sextus thotė, se ata qė thonė se skpetikėt mohojnė dukjen, ‘mua mė duket se nuk i njohin deklaratat e shkollės sonė. Ajo nuk pyet pėr dukjen, por vetėm “pėr atė qė jepet nga dukja”. Si shembull, Sextus thotė se nga dukja merret vesh se mjalti ėshtė i ėmbėl dhe “kėtė ne e pranojmė, sepse ne e ndijojmė ėmbėlsinė nėpėrmjet shqisave…” Por ēėshtja nė tė vėrtetė qėndron nė atė nėse ėshtė ai me tė vėrtetė i ėmbėl.
Skeptikėt dallonin dy tipe hulumtimesh: ata qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e qarta dhe ato qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet jo tė qarta. Ēėshtjet e qarta, siē ėshtė nata apo dita, nuk ngrejnė probleme serioze pėr dijen. Nė kėtė kategori ka kėrkesa tė qarta pėr qetėsi sociale dhe personale, sepse ne e dimė qė zakonet dhe ligjet e mbajnė shoqėrinė tė bashkuar. Ēėshtjet jo tė qarta, si pėr shembull, cila ėshtė natyra e lėndės prej sė cilės janė tė pėrbėrė atomet, ose lėnda e zjarrtė, ngrejnė kundėrshtime intelektuale.
Shqisat janė mashtruese – Fakti ėshtė se shqisat na japin informacion tė ndryshėm rreth tė njėjtit objekt nė kohė tė ndryshme dhe nė rrethana tė ndryshme. Nga larg njė katror duket i rrumbullakėt. Pejsazhi duket i ndryshėm nė orė tė ndryshme tė ditės. Pėr disa njerėz mjalti ėshtė i hidhur. Shumica e dijeve tona janė bazuar nė perceptime, pėr tė cilat ne nuk kemi njė kriter tė sė vėrtetės. Pra, konkluzioni i skeptikėve ėshtė se ne nuk mund tė jemi tė sigurt, nėse dijet tona, pėr natyrėn e sendeve, janė tė vėrteta apo jo.
Rregullat morale ngrejnė dyshime – konceptet morale, ashtu si objektet fizike, janė objekt i dyshimit. Njerėzit e komuniteteve tė ndryshėm kanė ide tė ndryshme se ēfarė ėshtė e mirė dhe e drejtė. Skeptikėt bėnin thirrje nė teori dhe nė fakt, se nuk ka provė qė tė tregojė se tė gjithė njerėzit kanė aftėsinė pėr tė qenė dakord pėr tė vėrtetėn morale universale dhe shtonin se nuk ka provė qė tė tregojė se njerėzit nė fakt shfaqin kėtė marrėveshje universale. Fakti ėshtė se njerėzit nuk janė dakord. Pėr mė tepėr secili nga ata qė nuk ėshtė dakord mund tė paraqesė argumente tė forta pėr pikėpamjen e tij. Mbi ēėshtjen e moralit nuk ka dije absolute, por ka vetėm opinione. Pėrfundimi i kėtij qėndrimi skeptik nė lidhje me njohuritė tona mbi natyrėn e sendeve dhe mbi njohuritė tona pėr tė vėrtetėn morale, ėshtė se ne kemi tė drejtė tė dyshojmė mbi vlefshmėrinė e dijeve. Derisa ne na mungon njė dije e sigurt atėherė ne kemi tė drejtė tė refuzojmė gjykimin mbi tė gjitha ēėshtjet.
Mundėsia e sjelljes morale pėr sigurinė intelektuale – Skeptikėt argumentuan se nuk ėshtė e nevojshme qė tė kesh njohuri pėr tė arritur njė sjellje tė arsyeshme. Ėshtė e mjaftueshme, thonė ata qė tė kesh njė siguri tė arsyeshme ose siē e quanin ata probabilitet. Nuk ka kurrė siguri absolute, por nė qoftė se ke njė probabilitet tė fortė se idetė tona do tė na ēojnė drejt njė jete tė lumtur dhe tė qetė, ne duhet t’i provojmė duke i ndjekur kėto ide.
Nė qoftė se pyesim nėse skeptikėt kanė njė “sistem”, Sextusi pėrgjigjet “jo”, nė qoftė se me sistemin kuptohet “bindja ndaj njė numri dogmash, tė cilat varen nga njėra tjetra dhe nga dukja dhe ku me “dogmė” kuptohet “pranimi i ēėshtjeve tė paqarta”. Por nė qoftė se me sistemin kuptohet “njė procedurė, e cila, nė pėrputhje me dukjen, na ēon nė njė rrugė tė caktuar tė arsyetimit… duke na treguar se si ėshtė e mundur tė shohim jetėn e drejtė…” atėherė skeptikėt kanė njė sistem. Ėshtė kėshtu sepse siē thoshte Sextusi “ne ndjekim njė linjė arsyetimi, e cila… na ēon drejt jetės qė i pėrgjigjet zakoneve, ligjeve, institucioneve tė vendit tonė dhe ndjenjave tona instiktive”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jun 10, 2008 11:57 pm nga Iliriada Portal

Nese do te flasim per njeriun e thjeshte, dyshimi ne ēdo gje do ta ēonte ate drejt nje jete te qete deri ne lodhje, qe do te thote nje jete pa jete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi