ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria e 52-ta nė botė, ku jetohet mė sė miri

Shko poshtė

13112011

Mesazh 

Shqipėria e 52-ta nė botė, ku jetohet mė sė miri Empty Shqipėria e 52-ta nė botė, ku jetohet mė sė miri




Shqipėria renditet e 52-ta ndėr vendet ku preferohet tė jetohet mė mirė nė botė, sipas Indeksit “Living Life 2011”. Krahasuar me dekadėn e fundit, Shqipėria ka ecur shumė pėrpara me “Cilėsinė e jetės”. Nga viti 2005, kur Shqipėria ishte e 100-ta, nė njė grup me vende tė tilla si Zimbabve, Haiti, Republika e Afrikės Qendrore, Afganistani, Sierra Leone, Guinea Ekuatoriale, Guinea, Angola, Sudani, Jemen, Ēadi, Somalia. Vetėm me njė vit mė parė Shqipėria renditej nė vendin e 66-tė.

Ndėrkohė, nė krye tė listės renditen Shtetet e Bashkuara, me kėto rezultate: Kostoja e jetesės 76 pikė, Kultura 87, Ekonomia 100, Mjedisi 51, Liria 100, Shėndeti 90, Infrastruktura 100, Rrezik dhe Siguri 100, Klima 85.

Me rezultati final prej 86 pikėve nė renditjen e Cilėsisė sė Jetės, mes 190 vendeve nga e gjithė bota, Shqipėria ka shėnuar kėtė rezultat : Kostoja e jetesės 75, Argėtimi & Kultura 76, Ekonomia 57, Mjedisi 64, Liria 67, Shėndeti 68, Infrastruktura 36, Rrezik dhe Siguria 71, Klima 90 pikė.

Nė renditje merren parasysh vendet, ku mund tė jetohet mė mirė, jeta mė e lirė, tė paguhen mė pak taksa, tė ketė mot mė tė mirė, tė merren avantazhe nga mundėsitė nė tregjet e reja, vende ku mund tė fillohet njė jetė e re, njė biznes apo tė kalohet pensioni, ku ambienti ėshtė i ruajtur nga ndotja, klima ėshtė e mirė, infrastruktura ėshtė e mirė, argėtohesh dhe ka kulturė e art. Pėr tė arritur nė vlerėsimet pėr secilin vend merren parasysh nėntė kategoritė e sipėrpėrmendura, ku secila ka maksimumin e pikėve 100.

Tė dhėnat, qė tė nxirret klasifikimi, sipas revistės “International Living” me bazė nė Ēikago, merren nga shumė faqe tė zyrtarizuara tė internetit, si adresat qeveritare, tė dhėnat e Organizatės Botėrore tė Shėndetit, Ekonomisė, Bankės Botėrore, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bashkimit Evropian, OKB-sė e shumė institucioneve amerikane, dhe tė tjera anembanė botės. Ky ėshtė si njė studim vjetor nė tė cilin sapo merren tė dhėnat, ato analizohen nė terren nga korrespondentėt e agjencisė “International Living” pėr ēdo vend, nė mėnyrė qė tė kuptohet se sa reale janė ato dhe ku bazohen rezultatet e tyre.

Shqipėria ka mė shumė se pesė vjet qė nuk shikohet mė nė hartė si njė “njollė e zezė” pėr tė jetuar. Shqipėria vitet e fundit ka krijuar njė imazh tė shkėlqyer nė botė. Ēka shihet qartė sipas tė dhėnave mė tė fundit, krahasuar jo mė larg se me njė vit mė parė, ku vendi ynė ka bėrė pėrpara pėr sa i pėrket cilėsisė sė jetės duke zbritur nė 14 vende mė poshtė. Kosto e jetės ka fituar 75 pikė, ndėrkohė qė njė vit mė parė ishte 64 pikė. Nė tė njėjtin nivel ka qenė edhe treguesi i lirisė me 67 pikė. Tė ardhurat dhe kultura pėr kėtė vit janė vlerėsuar me 59 pikė, ndėrsa njė vit mė parė me 65 pikė.

Ndėrsa numri total i pikėve pėr kėtė vit ėshtė 64, duke pėsuar njė rritje tė mirė krahasuar me njė vit mė parė, duke lėnė pas vetes gjithė vendet e Ballkanit, Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė.
Bota Sot
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi