ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi: mendjet kriminale janė tė ndryshme nga ato normale

Shko poshtė

18112011

Mesazh 

Studimi: mendjet kriminale janė tė ndryshme nga ato normale Empty Studimi: mendjet kriminale janė tė ndryshme nga ato normale




Studimet e fundit tė bėra nga neuroshkenca japin disa fakte intriguese nė lidhje me atė qė truri i disa lloj kriminelėve ėshtė i ndryshėm nga ai i njerėzve tė zakonshėm. Ndėrkohė qė kėto zbulime mund tė pėrmirėsojnė tė kuptuarit tonė pėr sa i pėrket sjelljes sė kriminelėve, ato ngrenė gjithashtu ēėshtje morale nė lidhje me mėnyrėn se si shoqėria duhet qė t’i pėrdorė kėto informacione pėr tė luftuar krimin.

Nė njė studim tė kryer sė fundi, shkencėtarėt kanė ekzaminuar 21 persona me ērregullime personaliteti dhe sjellje antisociale, tipare qė karakterizojnė shumė kriminelė. Ata qė e kanė kėtė lloj ērregullimi “zakonisht nuk kanė asnjė ide se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe. Ata mund tė shkelin ligjet dhe tė drejtat e tė tjerėve pa e kuptuar se ēfarė janė duke bėrė, ose mė mirė pa e kuptuar se janė duke bėrė diēka shumė tė keqe”, thuhet nė studim. Skanimi i trurit qė u ėshtė bėrė personave me sjellje antisociale, krahasuar me skanimin e trurit tė njerėzve tė tjerė qė kanė sjellje normale, tregon pėr njė reduktim mesatarisht me 18% tė volumit tė trurit nė lobin frontal tė tij, tė kategorisė sė parė tė personave, pra antisocialėve. Njė tjetėr studim i botuar nė vitin 2009, krahason 27 psikopatė – pra njerėz me ērregullime tė mėdha tė personalitetit dhe sjellje antisociale – me 32 njerėz tė zakonshėm. Te tė parėt, shkencėtarėt vunė re deformime nė njė tjetėr pjesė tė trurit tė quajtur amigdala, me njė hollim tė kėsaj pjese nė rajoni e quajtur korteks, si dhe me njė reduktim tė ndjeshėm tė vėllimit tė kėsaj zone. “Amigdala ėshtė vendi ku ndodhen emocionet. Psikopatėt nuk kanė emocione. Atyre u mungon ndjeshmėria, keqardhja dhe ndjenja e fajit”, thuhet nė kėtė studim. Nė vijim tė dallimeve trupore, njerėzit qė pėrfundojnė me dėnime pėr krime shpesh shfaqin dallime nė sjelljen e tyre krahasuar me njerėzit normalė. Nė njė tjetėr studim afatgjatė kryer nė Britaninė e Madhe morėn pjesė 1795 fėmijė tė lindur nė dy qytete. Ata ishin nga mosha 3 deri nė moshėn 23 vjeē. Studimi ėshtė marrė me matjen e shumė aspekteve tė kėtyre individėve gjatė rritjes dhe zhvillimit tė tyre dhe nė fund doli se 137 prej tyre kur u rritėn u shndėrruan nė kriminelė. Njė nga testet qė u bė me pjesėmarrėsit trevjeēarė nė kėtė eksperiment kishte pėr qėllim reagimin e fėmijėve ndaj frikės. Ky test quhej “situata e frikės”. Eksperimenti bėnte bashkė lidhjen me njė tingėllimė dhe njė dėnim, si pėr shembull shoku elektrik, ku mė pas bėhej matja e kundėrveprimit tė pavullnetshėm tė kėtyre fėmijėve, pasi dėgjojnė tingullin qė shoqėrohet me goditjen elektrike. Nė kėtė rast kėrkuesit gjetėn njė mungesė tė dukshme tė frikės tek ata trevjeēarė qė mė pas u bėnė kriminelė. Kėto tė dhėna janė publikuar nė janar tė vitit 2010 nė revistėn “American Journal of Psychiatry”.
Baza neurologjike e krimit

Nė pėrgjithėsi, tė gjitha studimet nxjerrin nė pah njė tablo, nė tė cilėn bien nė sy ndryshimet e dukshme biologjike mes njerėzve qė kryejnė krimet e rėnda dhe atyre qė nuk i kryejnė ato. Ndėrkohė qė njerėzit me ērregullime tė sjelljeve, madje edhe psikopatėt, jo tė gjithė i shkelin ligjet dhe jo tė gjithė kriminelėt kanė tė njėjtat kritere tė ērregullimeve, mes tyre ka njė korrelacion tė dukshėm. Sipas studimeve, njė nga shkaqet e krimeve ėshtė situata neurologjike e individėve. Pėr mė tepėr njė numėr i madh i kėtyre dallimeve tė trurit mund tė maten dhe tė vihen re qė hershėm nė jetė. Kėtė e tregoi edhe eksperimenti me fėmijėt trevjeēarė. Pra, shumė mė parė se personi tė ketė zhvilluar si qenie e rritur tendencat psikopatike apo tė ketė kryer krim. Kriminologia Nathalie Fontanie e Universitetit tė Indianės, merret me studimin e tendencės sė tė qenėt zemėrgurė dhe mungesės sė emocioneve te fėmijėt 7 deri nė 12 vjeē. Fėmijėt me kėto tipare duket se kanė njė rrezik mė tė madh pėr t’u shndėrruar nė psikopatė nė moshėn e tyre tė rritur. “Ne nuk jemi duke sugjeruar kėtu se disa fėmijė janė psikopatė, por mendojmė se ka disa tipare tė veēanta tė personalitetit dhe sjelljes sė tyre, tė cilat i grupojnė disa fėmijė qė kanė njė rrezik mė tė madh se tė tjerėt qė tė zhvillojnė sjellje antisociale”, thotė mjekja. Ndėrkohė, njė tjetėr studim tregon se kėto lloj tiparesh nė fakt nuk janė tė fiksuara, pra nuk shfaqen njėherė e mirė dhe pėrgjithmonė te njė individ. Pra, nėse disa fėmijė kanė disa tipare nė njė moment tė hershėm, mund tė ndodhė qė ata tė ndryshojnė kur tė rriten dhe kjo tregon se gjithsesi gjėrat nuk janė tė fiksuara pėrfundimisht. Megjithatė flitet gjithmonė pėr rregulla qė kanė pėrjashtimet e tyre. Ndėrkohė tek ata fėmijė te tė cilėt vihen re tri tipare tė tilla mund tė ndėrhyhet hershėm nė mėnyrė tė ndryshme, pra mund tė zbatohen masa parandaluese. Sigurisht qė nė njė rast tė tillė do tė ishte e nevojshme njė punė e mirė me familjarėt e fėmijės, prindėrit, apo kujdestarėt e tij. Madje janė tė shumė ata neuroshkencėtarė qė mendojnė se duke qenė se truri ėshtė fleksibėl dhe plastik mund tė ndryshojė nėse mbi tė do tė ushtrohet njė lloj i caktuar ndikimi. Madje ka nga ata qė mendojnė se ndryshimi mund tė ndodhė edhe nė moshė tė rritur. Sipas Patricia Brennan nė Universitetin Emory nė Atlanta, biologjia nuk ėshtė fati, ka shumė, shumė vende dhe hapėsira ku mund tė ndikosh nė mėnyrė qė tė ndryshosh jo vetėm fėmijėt, por edhe tė rriturit. Pėr mė tepėr sjellja kriminale nuk ėshtė njė sjellje e fiksuar njėherė e mirė. Psikologu Dustin Pardin i Universitetit tė Pitsburgut, ka zbuluar pas njė sondazhi tė gjatė studimor, se katėr nga pesė fėmijė qė nė moshė tė hershme kanė sjellje prej kriminelėsh tė vegjėl, kur rriten nuk e vazhdojnė njė gjė tė tillė. Kėshtu ai ka kryer edhe njė studim mes atyre qė kanė pasur sjellje kriminale nė njė moment tė caktuar tė jetės, duke hequr dorė mė pas dhe atyre qė vazhdojnė tė kenė sjellje tė tilla pa hequr dorė. Nė kėtė rast u pa se pavarėsisht se njėra palė kishte hequr dorė, nuk demonstronte ndryshime tė mėdha trunore me ata kriminelė qė mund tė quheshin kronikė. Pra ndoshta ndryshimi nė tru nė disa raste mund tė mos jetė domethėnės.
Mėdyshjet etike

Por edhe ideja e ndėrhyrjes pėr tė ndihmuar fėmijė tė cilėt demonstrojnė sjellje tė caktuara nė fėmijėrinė e tyre ka probleme tė caktuara etike. Pėr kėtė mbeten shumė pyetje ende pa njė pėrgjigje. Kėshtu, pėr shembull, a duhet vėnė fėmijė tė tillė nė njė mbikėqyrje dhe mjekim tė detyruar kur zbulohen faktorėt e riskut? Apo: Kush duhet tė vendosė pėr njė gjė tė tillė? A duhet qė shteti tė krijojė njėsi tė cilat tė detyrojnė edhe prindėrit qė t’ua nėnshtrojnė fėmijėve tė tyre trajtime tė tilla? Por psikologėt thonė se kėto mėnyra nuk janė tė vetmet me tė cilat duhet tė ndėrhyhet. Sipas tyre, nuk ėshtė e nevojshme qė tė bėhen ndėrhyrje kirurgjikale nė tru pėr tė ndryshuar mėnyrėn e sjelljes sė njerėzve, sepse ajo mbi tė gjitha ndryshon pėrmes programeve sociale, pra ndėrhyrjeve sociale. Kėshtu, disa studime tregojnė se fėmijėt, tė cilėt shpalosin qėndrime shumė tė ftohta dhe aspak emocionale, nuk kanė njė kundėrpėrgjigje tė mirė edhe ndaj sjelljeve tė zakonshme tė prindėrve apo edhe metodave tradicionale tė dėnimit. Nė vend tė dėnimit tė sjelljes sė keqe programet e posaēme sociale mund tė merren me shpėrblimin qė mund t’u jepet kėtyre fėmijėve pėr ato anė pozitive tė sjelljes sė tyre. Ka edhe ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me etikėn kur bėhet fjalė pėr identifikimin e personave problematikė, apo edhe fajėsimin apo shfajėsimin e tyre pėr krimet qė bėjnė, duke qenė se ato mund tė jenė pasojė e ndryshimeve biologjike nė tru. Me pak fjalė duhet tė quhet pėrgjegjės njė njeri pėr veprimet e tij, duke qenė se ai ka probleme nė tru? Kėshtu, pėr sa u pėrket psikopatėve ata e njohin tė mirėn dhe tė keqen, pra dallimin mes tyre, por nuk kanė ndonjė ndjesi se cila ėshtė e mirė dhe cila ėshtė e keqe. Por nėse kjo vjen nga njė problem nė tru, a duhet qė t’i dėnojmė aq ashpėr sa ē’i dėnojmė? Disa neuropsikologė thonė se psikopatėt nuk mund tė kenė pėrgjegjėsi tė plotė pėr atė qė kryejnė. Ky arsyetim ka bėrė qė me kėtė problem tė merren edhe njerėzit e ligjit, tė cilėt e dinė qė nė kėtė rast ndodhen para njė dileme tė madhe pėr sa i pėrket vėnies sė drejtėsisė nė vend.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi