ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulm racist ndaj Kledi Kadiut

Shko poshtė

30052008

Mesazh 

Sulm racist ndaj Kledi Kadiut Empty Sulm racist ndaj Kledi Kadiut





Sulm racist ndaj Kledi Kadiut


Njė sulm i patolerueshėm racizmi ndaj balerinit shqiptar Kledi Kadiu, personazh shumė i njohur nė televizionet italiane dhe idhull i shumė adoleshentėve.
Orjeta Zhupa

Njė sulm i patolerueshėm racizmi ndaj balerinit shqiptar Kledi Kadiu, personazh shumė i njohur nė televizionet italiane dhe idhull i shumė adoleshentėve. Sulmi ka ndodhur nė Appia, ku Kledi drejtonte balerinet te cilet marrin pjese ne shkollen e tij te danict.

Ngjarja

Parpritur, Kledi ka vėnė re nė sallė dy individė qė filmonin me njė videokamer. Kledi ėshtė afruar pėr tė kėrkuar shpjegime. Njėri prej tyre ėshtė larguar menjėherė ndėrkohė qė tjetri, tip i forti, ka reaguar ashpėr duke i vendosur dorėn nė prapanica dhe duke i thėnė: “Shqiptar m... tė dėrgoj nė Shqipėri”.

Menjėherė kanė ndėrhyrė forcat e rendit dhe kanė qetėsuar situatėn. Balerini tregon kėshtu pėr Tg5: “Isha duke bėrė detyrėn time pėr fundvitin dhe po ua tregoja prindėrve tė balerinėve pjesėmarrės. Pashė dy ose tre persona qė regjistronin me telekamera, dhe u afrova per ti kėrkuar shpjegime por dy prej tyre ikėn me vrap sėbashku me telekamerėn ndėrkohė qė njėri ka reaguar shumė ashpėr, gjė e papranueshme pėr mua.
Pas denoncimit tė bėrė nga balerini shqiptar, reagimi i kryetarit tė Bashkisė sė Romės Gianni Alemanno ka qenė i menjėhershėm. “Ėshtė njė episod i rėndė, i patolerueshėm ndaj njė artisti nė cilin kemi nderin ta kemi nė qytetin tonė”, ėshtė shprehur kreu i Bashkisė sė Romės, duke kėrkuar qė autoritetet tė marrin masat e menjėhershme pėr kėtė ngjarje.

Kush ėshtė Kledi Kadiu

Kledi Kadiu ka lindur nė Tiranė nė 7 prill 1976 dhe punon si balerin dhe aktor nė Itali.
Kur ishte vetėm 10 vjeē ai hyn nė Akademinė Kombėtare tė Dancit nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, ku edhe diplomohet nė vitin 1992.

Shkon nė Itali nė vitin 1996 ku edhe debuton nė televizionin Canale 5. Qė prej vitit 1997 nė 2003 ka qenė balerini kryesor nė programin e Canale 5, “Buona Domenica”. Nė vitin 2004 themelon nė Romė shkollėn e dancit Kledi Akademi. Nga viti 2002 nė 2006 ka punuar si balerin kryesor nė programet “C’e posta per te” dhe “Amici” tė Maria De Filippi. Nė vitin 2005 ka kaluar nė kinema me filmin “Passo a due” tė Andrea Barzini. Nė kėtė film Kledi ka interpretuar rolin e Benit, balerin i ri qė transferohet nga Shqipėria nė Itali nė kėrkim tė fatit.

Nė vitin pasardhės kalon nė filmin “La cura del gorilla”, me regji tė Carlo Sigon, nė tė cilin Kledi ka luajtur rolin e Adrian Patoil, edhe njėherė tjetėr si protagonist.
Kledi nuk ka braktisur asnjėherė baletin klasik, dhe vitin e kaluar ka qenė edhe nė njė turne me baletin “Romeo dhe Zhulieta”. Kėtė vit Kledi ėshtė kthyer te Amici ku merr pjesė si regjisor baleti.
SHEKULLI
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29945
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sulm racist ndaj Kledi Kadiut :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri May 30, 2008 9:45 am nga ILIRI

"Guri i rend peshon ne vendin e vet!"

Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sat May 31, 2008 8:39 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Fri May 30, 2008 3:32 pm nga toni

Shko o vlla shko boj kurs per boks, e thyi turit kush guxo me tvu doren nven tkeq.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Fri May 30, 2008 3:39 pm nga bulqizaku

Po me vika keq per ket gjalin. Mduket fort gjal i meer. Gjinaf!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat May 31, 2008 1:37 pm nga Iliriada Portal

Kohet e fundit ēdo dite e me shume po behet e veshtire per emigrantet perballja me qendrimet rraciste ne vendet ku ata jetojne. Kledi Kadiu nuk eshte i vetmi qe perjeton nje eksperience te tille te hidhur. Gjithsejcili prej nesh te pakten nje here gjate qendrimit ne emigracion e ka perjetuar nje moment te tille, ne pune, ne rruge, ne market etj.Por une besoj se me se shumti ne pune, sidomos kur emigrantet jane te sukseshem. Une besoj se perveē globalizmit, nje faktor ne shfaqjen e ketij fenomeni eshte edhe kriza ekonomike qe ka perfshire tashme gjithe boten. Nuk kane munguar edhe rastet kur sulmet fizike ndaj emigranteve kane shkaktuar edhe viktima. Keto akte qe po shtohen dita dites, jane nje paralajmerim ogurzi jo vetem per emigrantet por per mbare shoqerine njerezore se ciles ēdo dite e me shume po i kanoset rreziku i nje lufte te re. Vete banka boterore paralajmeroi para disa kohesh se kriza ekonomike qe ka perfshire boten, mund ta ēoje ate ne prag te luftes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

leo110

Mesazh Sat May 31, 2008 8:09 pm nga leo110

Qe kur ka ardh e Djathta ne pushtet, ka jo pak senjale ksenofobie te faktuara te cilat shpesh vishen me nji vello mikrokriminaliteti ordiner, dhe rasti i Kledit eshte nji rast i paster qe s'mund te injorosh ngjyrat e ksenofobise, por, problemi s'ka te beje vetem me shqiptaret.

Fukaralliku eshte "mema" e shume te keqijave, dhe me krizen ekonomike qe eshte duke perplas jo vetem Italine efektet e para jepen tek shtresat me te varfra.

Sdq, mendoj qe nji emigrant legal s'ka pse me ndejt si "lepur", sepse sdq, pavaresisht ndergjegjes kolektive te ca grupeve, eksiston shteti i te drejtes, me te metat e veta qe mund te kete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat May 31, 2008 8:49 pm nga ILIRI

Edhe vendimi i fundit i Berluskonit per te huajt dhe emigrantet, aq paradoksal per kohen, eshte nje shprehje tjeter e rrezikut te ksenofobise jo vetem individuale sporadike, por edhe me keq akoma asaj kolektive e shtetrore.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Sun Jun 01, 2008 8:59 am nga lola

Eshte me te vertete nje sjellje e neveritshme ndaj Kledi Kadiut. Nje xhest i ulet qe behet nga qytetar te nje vendi qe pretendojne se jane te qyteteruar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jun 01, 2008 11:49 am nga neni 55

Eshte nje akt i ulet gjithsesi, qe ska brenda asnje lloj sensi por ndaj te cilit nuk duhet qendruar indiferent.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Sun Jun 01, 2008 6:14 pm nga Bora

Rasti i Gezim Hidrit eshte nje shembull i demostrimit te qendrimeve me permbajtje rraciste, nga shteti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Jun 02, 2008 10:07 am nga shqiptar e bir shqiptari

Ore ketij qe i del ne mbrojtje kryetari i bashkise, po ca te tjereve qe nuk i ka kush ne list. Jan vete autoritetet qe i diskriminojne.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi