ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim

Shko poshtë

29122011

Mesazh 

Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim Empty Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim




Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim Armenet-e-varurVendimit te parlamenti francez, qe votoi ne favor te ligjit qe konsideron krim mohimin e te gjithe genocideve perfshire edhe ate armen, Turqia iu pergjigj me terheqjen e ambasadorit te saj ne France dhe hapjen e nje minikrize diplomatike me Parisin. Diatriba me Parisin eshte zenka e radhes e Turqise se Erdoganit dhe deshmia se qeveria e tij eshte pozicionuar me afer rregjimit te iranian se demokracive perendimore. Turqia nuk eshte i vetmi vend qe ka kryer genocid ndaj nje etnie tjeter, shume vende perendimore kane ndergjegjen e njollosur me krime te medha, por ne ndryshim me Turqine keto vende kane njohur dhe kerkuar falje per krimet qe kane kryer. Ndoshta eshte pikerisht ky ndryshimi ne mes nje vendi demokratik dhe nje vendi diktatorial.
Genocidi i pare i shekullit te kaluar eshte ai armen, i pari dhe me i harruari ne kujtesen e viteve. Ne te kunderten me genocidet qe do te vijonin me pas qe ne nje fare menyre kane njohur pergjegjes ku ata kane dalur edhe para drejtesise, genocidi armen eshte ende jetim ne pergjegjesi. Pergjegjesit jo vetem qe nuk kane paguar kurre por ç’eshte me e keqja Turqia mohon edhe vete ekzistencen e tije, pamvarsisht nga analet historike qe na e sjellin shume te qarte. Ne vitin 1876 vjen ne pushtet sulltani Abdul Hamid II, i quajtur “sulltani i kuq” apo gjakatar. Vjen ne nje moment mjaft delikat per Perendorine Osmane qe gjendet ne renie te lire ekonomike dhe ne krize te rende hemoragjike. Pas shekujsh shtypjeje shume popuj qe perbeni Perendorin Osmane edhe me ndihmen e disa vendeve europjane filluan te shkeputeshin duke u shpallur vende te pavarura.
Ne te njejten kohe me lufrat qe kishin filluar ne vendet ballkanike si ne Rumani, Bullgari dhe Armeni per shkeputjen nga Perandoria, filluan aksione ushtarake kunder popullsise armene dhe “sulltan gjakatari” ishte vete ai personalisht qe urdheroi apo inkurojoi eliminimin total te kesaje minoranze te zhvilluar, te pasur dhe kristiane nga me shume se nje mije vjet. Ne dyvjeçarin 1894-1896 regjimente Kurde te quajtura “Hamidie”, te gateshme qe t’i bindeshin urdherave te sulltanatit, ndermoren planin per “zgjidhjen” perfundimtare. Nje skenar te tille na e ofron misionari gjerman Johannes Lepsius(1858-1926), deshmitar okular: “2.493 fshatera te grabitura dhe shkaterruara; te njejtin fat paten edhe 568 Kisha e 77 manastire; 646 fshatera te konvertuara ne islam; 55 prifterinje te konvertuar me force ne islam; 328 Kisha te trasformuara ne Xhami; 546.000 njerz te detyruar te vuajne urine dhe mjerimin; me shume se 300.000 te vdekur, 50.000 jetim dhe 100.000 refugjat pertej Kaukazit. Armenet konsideroheshin si armiq te brendeshem te Perandorise, si agjent rus qe punonin kunder Perandorise Osmane, ose Kaur, armiq te islamit”.
Ne vitin 1909 vine ne pushtet, duke premtuar nje “Turqi te Re”, barazi dhe vllazeri per te gjithe, “Te Rinjet Turq” te Komitetit per Bashkim dhe Progres”, por qe nuk ishin tjeter perveç se nacionalista turq qe vazhduan sistematikisht masakrat mbi popullsine armene.
Me fillimin e Luftes se Pare boterore dhe largimin e inspektoreve europian nga territori turk, drejtuesit e ” Komitetit per Bashkim e Progres”, urdheruan ç’armatimin e te gjithe popullsise, nje pretekst qe sherbeu per te armatosur Kurdet dhe Ceçenet duke i furnizuar me armatimet e sekuestruara te popullsise armene. Ne te njejten kohe krijohet nje strukture qenderore e quajtur “Organizata Speciale”, qe duhej te koordinonte venien ne jete te masakres. 250.000 ushtare armen dergohen ne “Bataljonet e Punes”. Ne nentorin e vitit 1914 deklarohet zyrtarisht “Lufta e Shejte”. Ndersa me 24 prill te vitit 1915 arrestohet e gjithe inteligjenca armene, shkrimtar, politikan, intelektual, gazetar, artiste etj, duke mbyllur Shkolla, Kisha dhe organizata te tjera kulturore. Jo rastesisht persekutimet filluan nga intelektualet, qellimi ishte qe popullit armen t’i pritej koka menduese dhe vepruese. Vetem ne mbremjen e 24 prillit vdesin 600 veta, per te zbuluar me vone zhdukjen e klerit dhe te klases politike armene. Shume te krishtere si Ipeshkvi Ignazio Maloyan, perballohen me vdekjen ne menyre heroike.
Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim Kokat-e-ArmeneveNe te gjithe vendin, popullsia turke e thirrur ne “Zhihad” kryen dhunime fizike, perdhunime, tortura, thyerje gjymtyresh, poshterime te tjera ndaj popullsise armene. Paradoksalisht jane 250.000 mije ushtaret armen te ç’armatosur qe hapin me duart e tyre varret masive qe dita dites jane vet ata qe vriten dhe varrosen aty brenda. Po ne kyte periudhe nise edhe deportimi i armeneve drejte shkretetirave te Sirise dhe Mesopotamise veriore. Rreth fundit te vitit 1915 pjesa me e madhe e popullsise armene ka marre rrugen drejt shkretetires siriane Der el Zor, destinacioni i vdekjes se sigurte. 3.000 njerz u deportuan ne shkretetiren siriane, meshkuj mbi moshen 15 vjeçare kalojne nen pushkatimet e grupeve Kurde dhe Ceçene, nje pjese tjeter nuk perballon rrugen e gjate dhe te nxehtit e shkretetires. Ata te pakte qe arrijne ne destinacion, lyhen me karburant dhe digjen te gjalle. Turku Xhevdet Bej, i quajtur si, “Kasapi i Bashkallit”, vendose ne kembet e viktimave patkonjet qe perdoren per Kuajt. Ne vitin 1916, sipas historianit G. Yeghiavan 1. 500. 000 persona jane zhdukur, vrare, dhe deportuar nga territoret e tyre.
Kush arrin t’i shpetoje Zhihadit turk-kurd-çeçen shpergulet ne Armenine lindore ku kontrollohet nga ruset. Por revolicioni bolshevik nuk eshte ndihme per armenet e ikur, dhe pas grushtit te shtetit leninist ata u gjendet mes dy zjarreve.
Fundi i luftes, kapitullimi i Perandorise Osmane dhe Traktati i Sevres te vitit 1920 bene te mundur krijimin e Shtet armen. Fuqite qe vendosen krijimin e shtetit armen akuzuan Turqine per krime kunder humanitetit. Atehere “Te Rinjet Turq” vendosen te legalizonin “trasferimin e perkoheshem” siç e quanin ata deportimin e armeneve, duke i akuzuar si armiq te shtetit turk. Te gjitha pasurite e te deportuareve sekuestrohen nga ana e shtetit, dhe ç’do dhune fizike dhe verbale ishte e lejueshme qe te ushtrohej kunder grave dhe femijeve armen. Marshimi drejt qytetit Alepo(ku behen seleksionimet e te deportuareve ne shkretetire) shoqerohet me burra te varur neper shtyllat e telegrafit dhe peme, kufoma te hedhura anash rruges njera mbi tjetren, dhe femije te hedhur ne ujera te thedha qe shenderrohen ne tabela qitese per pushkataret turq. Deportimi shoqerohej edhe me mosushqimin total te viktimave qe ne shume raste shnderroheshin edhe ne objekt violence nga “gjahtare” te vertete te paguar nga qeveria turke. Shpetimi i vetem per keta njerz ishte te konvertoheshin ne islam.
Nje zyrtar fare i ri turk me emrin Mustafa Qemak Ataturku, Babai i Turqise, sapo erdhi ne pushtet vendosi te fshije nje here e mire prezencen armene ne vend: bile e deklaroi publikisht me 23 prill 1919. Pas vrasjes se me shume se 400.000 armeneve, qe vetem nderhyrja e Rusise sovjetike qe kishte filluar te pushtonte territore ne kaukazin jugperendimor, qe nderpreu spastrimin e plote te popullsise armene nga ana e qeverise se Ataturkut. Popullsia armene qe i mbijetoi genocidit emigroi ne Ciliça(ku edhe aty u shfarosen nga trupat qemaliste) ne Siri dhe Liban. Menyrat vrasese jane nga me te tmershmet, vagona te mbushur me gra dhe femije mbuloheshin me qymyr dhe u jepej flaka. Masakra e fundit ndodh ne vitin 1922: ne Smirne masakrohen grek dhe armen. Sipas historianit G. Jegiavan: “Pjesa me e madhe e genocidit u pergadit dhe u zbatua nga sulltan Abdul Hamid II dhe Te Rinjet Turq, por ishte Ataturku qe e çoi deri ne fund, duke sekuestruar te gjitha pasurite personale te kombesise armene”. Ndersa historiani tjeter T. Koguc vlerson se, “po te bejme nje llogari kompleksive te viktimave te genocidit armen, rezultojne te pakten 2 milion persona”, pamvarsisht se shifrat luhaten sipas historianeve te ndryshem, sidoqofte ajo qe spikat me shume eshte se kemi pasur nje sterminim pothuajse komplet te kombesise armene.
Genocidi armen nje tragjedi turperisht e mohuar, ne France konsiderohet krim Armen-executed-300x200E veçanta e genocidit armen qe e ben te ndryshem nga te gjitha tragjedite e tjera, eshte se ai ndahet ne dy pjese. Pjesa e pare fillon ne shekullin e XIX gjate Perendorise Osmane, dhe pjesa e dyte perfundonne shekullin e XX gjate qeverise “demokratike” te Ataturkut, por qe ka nje emerues te perbashket, “shfarosjen ne mase te popullsise armene”.
Pergjegjesite politike te genocidit jane stabilizuar ne Konferencen e paqes te Parisit te vitit 1920, duke bashkefajesuar: sulltanin Abdul Hamid II; Komitetin per Bashkim dhe Progres te perbere nga Talaat(minister i brendeshem dhe pergjegjes juridik, duke qene ai drejteperdrejte qe kishte dhene urdhera nepermjet telegrafit apo direkt ne terren), Xhemal Enver ministri i luftes; dhe sefundi Qemal Ataturkun. Ne vitin 1919 pergjegjesit kryesor te kesaje masakre humane u denuan ne mungese nga nje gjykate per faktin se te gjithe kishin emigruar ne Gjermani.
Ajo qe eshte me e keqja, genocidi armen as ne ditet e sotme nuk eshte njohur dhe pranuar nga qeveria turke, qe ne te kaluaren investoi shuma te medha parashe per te korruptuar historian te ndryshem qe te mohojne ekzistencen e kesaje tragjedie. Ne vitin 1927 Turqia miratoi ligjin qe ndalonte hyrjen e armeneve ne territorin turk. Ndersa ministri i arsimit organizonte seminare per indoktrinimin e profesoreve dhe studenteve per te argumentuar “Trasferimin e Perkoheshem” si nje mbrojtje te shtetit turk nga agjentet rus te kombesise armene. Shteti turk edhe ne ditet e sotme i gjendur ne veshtirsi perballe nje numeri kaq te madhe viktimash, tenton te reduktoje tragjedine ne aksidente singolare duke konsideruar genocidin mbrojtje nga rreziku armen. Nje gje e tille duhet kujtuar per te gjithe ata qe predikojne per hyrjen e Turqise ne Bashkimin Europian.
Ne librin Historia e Racizmit ne Europe te historianit G. Mosse, thuhet se”genocidi kishte si qellim deportimin e popullsise armene ne shkretetiren siriane dhe vrasjen sa me te madhe te tyre”. Ashtu si Shoha, “qe nje operacion i ralizuar gjate luftes me qellime te qarta per te liruar nje here e mire Turqine nga nje minorance popullsie me kulture dhe besim fetar te ndryshem nga popullsia turke”, i ngjashem me qellimin hitlerian per te zhdukur pakicat hebraike nga Gjermania dhe Europa. Analogjia me e qarte mes dy genocideve eshte deportimi i viktimave; ai hebraik neper vagonet e kafeshve, ndersa ai armen me ecje te detyrueshme.
Te dy keto genocide kane qene te orkestruara dhe kordinuara nga komisione qentrore, por nese ne genocidin nazist elementi rracore ishte qendrore dhe dominiues, ne ate armen ekziston nje rrugedalje, konvertimi ne islam ishte nje menyre per te mbijetuar. Kjo vlen per te gjithe ata shqiptar qe shpesh here edhe me vetedije shprehen se islami tek shqiptaret nuk eshte tresmetuar nepermjet forces. Nese ne genocidin nazist burrokracia, teknika dhe modernizimi u perdoren me nje efikacitet te plote, ne genocidin armen masakra kryeshin me rite animaleske.
Ngjashmeria e fundit dhe me e llahtarshme me genocidin nazist jane eksperimentet mbi trupin e njeriut. Nese hebrenjet ne kampet naziste ishin shenderruar ne objekte te fanatikut Himmler, per te provuar sa mund te rezistoje nje njeri pa uje dhe ushqim, sa mund te rezistoje nje trup human ne te ftohte apo per te provuar drogera te ndryshme, ne genocidin e armeneve qeveria turke urdheroi Hamid Suat (doktori i bateriologjise turke) per te eksperimentuar mbi trupat armen rezistencen ndaj viruseve te ndryshme si Tifoja apo Malarja.
Turqia nuk eshte i vetmi komb qe ka ushtruar dhune dhe genocid mbi pakicat etniko-fetare dhe nuk eshte i vetmi komb qe duhet shikoje prapa ne histori e turperuar, por nese kombet e tjera e kane gjetur kurajon qe t’i kerkojne te falur njerzimit dhe mbi te gjitha viktimave te tyre, Turqia me nje arrogance te papare vazhdon te poshteroje akoma me shume nje komb te tere duke mohuar nje nder tragjedite me te medha te historise. Pas Parlamentit Europjan, dhe Kongresit Amerikan qe kane njohur historikisht genocidin armen duke e konsideruar nje nder tragjedite me te dhimbeshme te historise se njerzimit, Franca shkoi akoma me tutje, duke e konsideruar krim mohimin e tij. Mohimi i nje tragjedie kaq te madhe nuk eshte thjeshte mohim i se vertetes por vrasje per here te dyte e viktimave .
Valentin Bruçaj
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34546
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi