ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SETimes shkruan pėr pasuritė e Shqipėrisė

Shko poshtė

24022012

Mesazh 

SETimes shkruan pėr pasuritė e Shqipėrisė Empty SETimes shkruan pėr pasuritė e Shqipėrisė




SETimes shkruan pėr pasuritė e Shqipėrisė Nafta-industriVendet e ballkanit kanė shpresa tė mėdha pėr njė bum tė naftės, tė cilat do tė reduktojnė ndjeshėm varėsinė e importeve nga vende tė tjera. Nis kėshtu njė artikull i agjencisė se lajmeve pėr Evropėn Juglindore SETimes.

Nė ujėrat territoriale shqiptare nė Detin Adriatik mund tė gjenden edhe 1 miliardė fuci naftė, thekson artikulli. Mė tej nė shkrimin e SETimes, citohet intervista qė pėrfaqėsues tė qeverisė deputetė tė opozitės dhe specialistė tė sektorit energjitik dhe minerar kanė mundėsuar pėr tė.

Do tė isha shumė i lumtur nėse Shqipėria do te kthehej nė njė “Kuvajt” tė Ballkanit, thotė zėvendės ministri i ekonomisė Enno Bozdo pėr agjencinė. Ai thekson nė intervistėn e tij se “Shqipėria ėshtė njė nga tė paktat vende tė rajonit dhe nė Evropė ku gjatė shekullit tė kaluar janė zbuluar rezerva tė mėdha tė naftės dhe gazit naturor”.

Setimes tregon se njė nga kompanitė energjitike me bazė nė Dublin, San Leone Energy, sapo ka zbuluar thesaret e Shqipėrisė ka nėnshkruar njė kontrate me qeverinė shqiptare pėr tė siguruar eksplorimin e naftės nė det tė hapur. Kjo shoqėri ka tashme njė hartė tredimensionale qė kėshillon burime tė mėdha tė naftės dhe gazit nė Shqipėri.

Ndėrkohė qė njė nga ekspertėt mė tė lartė tė naftės dhe gazit nė Shqipėri, profesori i Gjeologjisė nė fakultetin e Tiranės, Gjergji Foto, shprehet optimist rreth perspektivave nė kėtė sektor.
Mund tė them se i gjithė territori shqiptar ėshtė i pasur me bitum, naftė dhe gaz natyror nė sipėrfaqe, shprehet profesor Foto. “Gjatė komunizmit nuk kishim teknologjinė e duhur pėr tė zbuluar kėto burime. Por tashmė rreth 400 milionė ton naftė janė identifikuar”.


Kjo sasi e madhe ėshtė nė pritje tė investimeve tė reja teknologjike. Qeveria duhet t’i ndihmojė dhe ėshtė kthyer nė njė partnere me kompanitė e huaja, me njė objektiv tė pėrbashkėt thotė inxhinieri pėr SETime.

Por nė artikull nuk mungojnė edhe kritikat qė nėnkryetarja e komisionit parlamentar tė ekonomisė dhe financave Mimi Kodheli lėshon ndaj qeverisė, pėr tė qenė mė e pėrgjegjshme pėr rėndėsinė strategjike tė kėtyre burimeve. Ajo thekson nė intervistė se kuadri ligjor lė shumė hapėsira pėr investitorėt e huaj, por shton se qeveria duhet tė jetė mė transparente nė hartimin e marrėveshjeve.

Por zvėndėsministri i METE, Enno Bozdo nuk pajtohet me kėto kritika. Ai shprehet se qeveria po punon pėr tė tėrhequr sa mė shumė investitorė tė huaj nė Shqipėri duke lehtėsuar sa mė shumė kushtet e tyre, pavarėsisht kohės sė nevojshme pėr tė marrė lejen mjedisore apo licencėn.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi