ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, thirrje qytetare te ngrihen ne mbrojtje te Kushtetutes se Shqiperise

Shko poshtė

21022020

Mesazh 

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, thirrje qytetare te ngrihen ne mbrojtje te Kushtetutes se Shqiperise Empty Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, thirrje qytetare te ngrihen ne mbrojtje te Kushtetutes se Shqiperise




Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, thirrje qytetare te ngrihen ne mbrojtje te Kushtetutes se Shqiperise 86700843_2815917368454518_490140997804621824_o.jpg?_nc_cat=103&_nc_sid=a61e81&_nc_ohc=uuS6Hj7VetEAX_BN8TR&_nc_ht=scontent.fbru1-1
Tė dashur qytetarė!
Zgjohuni pėr tė kuptuar se beteja pėr Gjykatėn Kushtetuese ėshtė njė betejė vendimtare pėr secilin prej jush dhe jo vetėm pėr tė ardhmen e demokracisė, por dhe pėr vetė ekzistencėn e shtetit dhe tė kombit tonė qė janė mė tė rrezikuar se kurrė nga kjo organizatė mafioze nė pushtet, celulė lokale e njė organizate ndėrkombėtare qė lakmon territorin tonė, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe pėr shumė veprimtari kriminale me pėrfitime tė jashtėzakonshme.
Kjo ėshtė njė organizatė mjaft e strukturuar, me njė program tė qartė tė instalimit tė njė regjimi satrap qė dhunon ēdo ditė tė drejtat e shqiptarėve dhe qė pėrmes kapjes mafioze tė Gjykatės Kushtetuese synon t'i asgjesojė tė drejtat demokratike dhe legjitime tė tyre pėrgjithmonė duke i vendosur vetėm pėrballė dy zgjedhjeve: nėnshtrimit pa kushte ose shpopullimit.
Por jo vetėm kaq. Me rrėmbimin mafioz tė Gjykatės Kushtetuese synohet dorėzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit tė vendit nė duart e organizatės ndėrkombėtare.
Duhet tė kuptoni se kjo nuk ėshtė njė betejė kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancės pėr disa vende pune nė Gjykatėn Kushtetuese, por njė betejė pėr tė mos lejuar instalimin e njė junte policore ku dhe vetė Gjykata Kushtetuese do tė ishte de facto Policia anti-kushtetuese, pėrmes se cilės do realizohej ekzekutimi pėrfundimtar i Kushtetutės dhe i tė drejtave kushtetuese tė qytetarėve tanė.
Ndaj nė 2 Mars ēdo qytetar ėshtė i ftuar tė vijė nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" pėr t'i treguar kėsaj organizate mafioze se durimi ka kapėrcyer ēdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatės Kushtetuese ėshtė vija e kuqe e ēdo shqiptari tė ndershėm dhe tė pėrgjegjshėm qė mbron tė ardhmen e tij dhe tė fėmijėve nė kėtė vend, nga instalimi i plotė i njė tiranie anti-kombėtare siē e shikoni ēdo ditė.
SHQIPĖRIA E PARA!
SHQIPĖRIA PĖR SHQIPTARĖT! 
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi