ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e frustruar nga Europa

Shko poshtė

08032012

Mesazh 

Kosova e frustruar nga Europa Empty Kosova e frustruar nga Europa




NKosova e frustruar nga Europa Elida-bucpapaj-1712ga ELIDA BUĒPAPAJ
KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAĒI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TĖ DORĖS SĖ DYTĖ, DUHET T'IU BESOJĖ SHBA-ve!
Ndėrsa po i hedh kėto rreshta, mė vjen nga Brukseli kumti i Ministrit
tė Jashtėm tė Francės Allan Juppe se ministrat e jashtėm tė vendeve tė
BE kanė „arritur marrėveshje t’i japin Serbisė statusin e kandidatit
nė BE" dhe se „vendimi formal do tė votohet mė 1 ose 2 mars nė samitin
e BE-sė".


"Beogradi ka bėrė progres sa i pėrket integrimit nė BE-, citohet tė
ketė thėnė Juppe, „ashtu si edhe Kosova", shton ai. Vetėm me njė
ndryshim shumė thelbėsor - sepse, ndėrsa Serbia gratifikohet, Kosovės
nuk i ndal kalvari i provave, shumė mė i tmerrshėm, torturues e
cfilitėse se kalvari i Odisesė deri sa arriti nė Itakė. Sepse mė sė
paku, Allan Juppe do tė duhej qė tė bėnte me dije paralelisht me
Serbinė, se Kosovės pas kėtij dialogu tė sukseshėm do t’i akordohej
menjėherė liberalizimi i vizave, si vendi i vetėm nė Ballkan qė nuk e
gėzon kėtė tė drejtė, ku diskriminohen vetėm shqiptarėt e Kosovės,
pasi pakicat qė jetojnė nė Kosovė pėrfshi atė serbe, pėrfitojnė nga
shtetėsia e dyfishtė.


Shqiptarėt e Kosovės kanė tė drejtė tė jenė mosbesues dhe tė ndihen tė
frustruar nga BE, pasi trajtohen prej saj si qytetarė tė dorės tė
dytė, pa marrė parasysh se flitet pėr njė nga kombet mė tė vjetra tė
Europės prej gjirit tė tė cilit ka dalė Kostadini i Madh dhe
Skėnderbeu, njėri pėrhapėsi dhe tjetri mbrojtėsi i krishtėrimit, mbi
themelet e tė cilit ėshtė ngritur kjo Europė e qytetėruar e cila ėshtė
e kallur nė krizė e recension.


Kosova e frustruar nga Serbia

Prej asaj qė prodhoi marrėveshja e 24 shkurtit midis Edita Tahirit dhe
pėrfaqėsuesit tė Beogradit pėrfitimin e menjėhershėm e pati Serbia dhe
Tadiēi, i cili ėshtė nė prag tė zgjedhjeve, ndėrsa Kosova deri mė tani
asgjė, veē varfėri dhe stanjacion dhe diskriminim nga BE. Prandaj
Kosova dyshon dhe i duket absurd dialogu midis Tahirit dhe
Stevanoviēit me atė ndėrmjetėsin qė e ka mbiemrin si pjesė tė markės
tė xhinseve Lee Cooper.


Pas burokracive tė pafundme tė postndėrhyrjes sė NATO-s dhe katėr vjet
pas shpalljes sė pavarėsisė gjatė nė njė periudhe kohore prej 13
vitesh, Kosova ėshtė duke vuajtur njė periudhė frustrimi, ku terrori i
makinerisė ushtarke ėshtė kėmbyer me presion psikologjik, sepse
Beogradi ka 13 vjet qė nuk lė gur pa lėvizur pėr ta rikthyer Kosovėn
nėn kontrollin serb.


Ėshtė mėse e qartė se Perėndimi dėshiron qė nė Serbi nga zgjedhjet e
ardhshme tė fitojė Tadiēi, sepse nė krahasim me Koshtunicėn apo me
ultrasit e tjerė ngjan mė pozitiv, teksa nga ana e tij Tadiēi ndaj
Kosovės nuk ka ndryshuar kurrėfarė qėndrimi. Kėshtu, ndėrsa SHBA, BE i
bėnin jehonė marrėveshjes sė 24 shkurtit, Tadiēi nga ana e tij do t’i
provokonte menjėherė shqiptarėt e Kosovės me deklaratėn brutale se
politika e „tė dyjave, Europės dhe Kosovės", pėr tė cilat ai mori
mbėshtetje nė zgjedhjet e fundit, ishte konfirmuar nga Brukseli mė 24
shkurt 2012! Tė njėjtėn gjė e ka deklaruar edhe Stefanoviēi pėr
Novosti se fusnota nuk ėshtė fjollė sikur thotė Edita Tahiri, por
"pėrkundrazi mbron interesat shtetėrore tė Serbisė".


Populli i Kosovės nuk i beson Tadiēit, i cili njė muaj e ca mė parė
gjatė njė vizite me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, kur kishte
premtuar se vizita e tij do tė ishte e karakterit festiv fetar, nuk e
mbajti fjalėn edeklaroi se ai "nuk do ta njohė kurrė pavarėsinė e
Kosovės." Se Tadiēi nuk ėshtė nė shinat e duhura e vėrteton edhe
lideri i Partisė Demokratike Liberale tė Serbisė Cedomir Jovanoviē i
cili citohet nga agjencia Beta tė ketė thėnė nė njė njė konferencė pėr
shtypi nga Brukseli se „tė gjitha efektet pozitive tė marrėveshjes sė
Brukselit tė 24 shkurtit do tė bėhen zero nėse autoritetet e Serbisė i
ofrojnė shoqėrisė fraza tė bukura nė vend tė njė politike tė re".


Cedomir Jovanoviē e sheh pozitive marrėveshjen e 24 shkurtit nisur nga
fakti sepse „i krijon mundėsi Serbisė pėr njė politikė tė re"."Ne e
mbėshtesim marrėveshjen e Brukselit, por nė tė njėjtėn kohė, ne jemi
tė shqetėsuar pėr politikėn e shtetit tonė qė do tė zgjedhė pas
kėsaj," shpjegon Jovanoviē.


Kosova e frustruar nga Thaēi

24 shkurti nė Kosovė u prit me nervozizėm tė madh jo vetėm nga opozita
por edhe nga simpatizantė tė krahut tė vetė Hashim Thaēit, tė cilėt
shprehnin pakėnaqėsitė e tyre deri edhe nė Facebook. Kjo edhe pėr
faktin e deklaratės mė tė fundit tė vetė Thaēit nė lidhje me takimet e
tij me Tadiēin, ku i pari deklaroi se e ėshtė takuar me tė dytin jo dy
herė, por tre e mė shumė, qysh gjatė kohės kur ishte nė opozitė. Pėr
kėto takime, qė kanė mbetur tė fshehura, Thaēi do tė duhej tė jepte
llogari - deri nė detajet mė tė holla tė tyre - para popullit tė
Kosovės dhe SHBA-ve.


Ndėrkohė, gjatė muajit janar njė deputet i partisė sė Thaēit e akuzoi
liderin e Vetėvendosjes se kishte patur letėrkėmbim me vajzėn e
Milosheviēit, tė cilin Albin Kurti e ka mohuar.


Nė Kosovė ka shumė hije, pasi Serbia vazhdon t’i mbajė pėr hesap tė
vet listat e bashkėpunėtorėve tė saj nga radhėt e shqiptarėve tė
Kosovės, tė cilėt mbeten nė efiēencė dhe nė sherbimin serb deri sa tė
dalin nė dritėn e diellit.


Qėndrimet arrogante tė Hashim Thaēit reflektohen edhe nė stilin
qeverisės, ku niveli i demokracisė lė shumė pėr tė dėshiruar. Sipas
njė shkrimi tė botuar tek Radio Europa e Lirė mė 23 shkurt, disa
ish-politikanė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile mendojnė se
„Shkalla e demokracisė nė Kosovė ėshtė ende nė nivelin fillestar;
ėshtė nė fazėn ku edhe mė tej vihen nė pikėpyetje parimet themelore tė
demokracisė." Edhe niveli i shtypit tė lirė lė shumė pėr tė dėshiruar,
sepse Hashim Thaēi ka treguar dhėmbet e hekurt me kritikuesit e tij.


Ndėrkohė ajo qė duket pozitive dhe i jep atij pėrparėsi ėshtė nė
marrėdhėniet qė ai ka krijuar me SHBA, ku nė aparencė duket se Thaēi
tregon luajalitet ndaj SHBA, ēka nė thelb ėshtė domosdoshmėri jetike
pėr shtetin e Kosovės dhe kombin shqiptar nė pėrgjithėsi.


Ky luajalitet i Thaēit ndaj SHBA-ve merr rėndėsi tė madhe kur sheh se
opozita nga ana e saj nuk bėn asnjė pėrpjekje tė krijojė edhe ajo njė
raport solid dhe luajal me SHBA. Ndėrsa lideri historik i Kosovės
Ibrahim Rugova nė deklarimet e tij tepėr koncize dhe lakonike nuk
harronte kurrė qė tė vendoste duke nėnvizuar „aleancėn e bekuar me
SHBA", si Isa Mustafa, po ashtu edhe Albin Kurti janė shumė apatikė nė
kėtė drejtim, kur do tė duhej tė ishin shumė aktivė pėr tė patur njė
komunikim permanent me SHBA si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Washington
D.C. Dhe ky deficit i tyre, i jep pėrparėsi Thaēit, por gjithsesi
duhet patur kujdes jo deri nė atė pikė sa tė lejohet Thaēi qė tė
degradojė nivelin e demokracisė nė Kosovė.


Kosova e frustruar nga Dialogu i Brukselit dhe Edita Tahiri

Kosova, qė kur nisi ky dialog e priti me pakėnaqėsi tė madhe. Sikur tė
mos mjaftonin periudha me UNMIK, me EULEX, me Grup Kontakti, me
pavarėsi tė kushtėzuar, tani i duhet tė pėrjetojė frustrimin nga
dialogu mė absurd nė historinė e diplomacisė europiane, ku zyrtarė tė
dorės tė dytė nga Kosova, Serbia dhe BE po luajnė me karta tė tilla me
fuqi kushtetuese sa shkojnė deri aty sa tė lėvizin nga vendi
„Republikėn" e Kosovės! Frustrimi i Kosovės ėshtė i tillė sa pas 24
shkurtit Edita Tahiri duket se ka kėrkuar strehim nė hėnė, pasi ėshtė
zhdukur nga qarkullimi, paēka se lajmėrohet se ėshtė e ftuar nė
Parlamentin e Belgjikės. Edhe nė Facebook ka vendosur nė murin e saj
dy tri shėnime me shumė pak e gati me aspak persona qė t’i bėjnė
„like".Pra ėshtė plotėsisht e papėlqyer nga opinioni publik pėr
veprimet e saj.


Ky dialog absurd jashtė standarteve europiane, pa kurrfarė
legjitimiteti, shkaktoi konfuzion dhe tronditje tė thellė nė Kosovė
nga njė terminologji bizare e padėgjuar mė parė nė linguazhin e
diplomacisė europiane dhe botėrore me „fusnota", asteriskė dhe
obeliskė qė shkon deri aty sa guxojė tė prekė edhe emblemėn e shtetit
tė pavarur tė Kosovės - temrin Republika - pėr tė cilėn breza e breza
tė tėrė kanė qenė gati tė jepnin kolektivisht edhe shpirtin e jetėn.


Qėllimi i dialogut pėr gjoja pėrfitimin e tė mirave bilaterale midis
dy shteteve, ishte thellėsisht demagogjik, pasi Serbia vazhdon qė ta
shkelė nė mėnyrė arbitrare, sa qė e detyroi nė mes tė janarit dy herė
Vetėvendosjen tė dilte tek Dheu i Bardhė dhe nė Merdare pėr tė ndalur
hyrjen e mauneve nga shteti serb, pasi qė Serbia nuk e respektonte
dhe e shkelte me tė dyja kėmbėt marrėveshjen.


Mėnyra si ėshtė zhvilluar ky dialog, ka ngjallur gjithnjė njė
pakėnaqėsi tė thellė si nga opozita, ashtu dhe populli i Kosovės,
sepse kėtu nuk ishte fjala pėr dialog privat midis Thaēit dhe Tadiēit,
pėr mbarėvajtjen e tė cilit kujdeset Edita Tahiri, por pėr njė dialog
i cili do tė duhej tė ishte thellėsisht transparent deri nė detaje nė
Kuvendin e Kosovės, dhe ku nė grupin e Editės duhet tė kishte patjetėr
edhe pėrfaqėsues nga opozita.


Shqiptarėt e Kosovės janė europianė, Kosova ėshtė pjesė e Europės, njė
hapėsire ku marrėdhėniet ndėrshtetėrore rregullohen konform njė
legjislacioni klishe qė ekzekutohet rėndom midis shteteve tė Europės
dhe atyre nė Ballkan, tė cilat nuk kanė nevojė pėr asnjė lloj dialogu
paraprak, pasi procedurat janė rutinė, ku mjafton tė ndryshosh emrat e
shteve pasi teksti i marrėveshjeve ėshtė quasinjėlloj. Thelbėsore e
kėtyre marrėveshjeve ėshtė interesi bilateral dhe reciprok, apo nė
kontekstin mė tė gjėrė interesi rajonal dhe europian, ku palėt
pėrfitojnė nė mėnyrė tė barabartė dhe respekti ėshtė reciprok dhe i
ndėrsjelltė.


Kosova si shtet ka treguar gjithnjė gadishmėrinė e vet pėr
marrėdhėnie tė interesit reciprok me Serbinė. Serbia do tė duhet tė
imitojė Gjermaninė nė lidhje ne hebrejtė dhe periudhėn naziste. Tė
heqė dorė nga pretendimet qė cėnojnė integritetin dhe sovranitetin e
shtetit tė Kosovės, tė heqė dorė nga financimi i sistemit paralel nė
veriun e Kosovės.


Nga ana e saj, Kosova ka treguar gadishmėri tė plotė pėr bashkėpunim
dhe marrėdhėnie tė fqinjėsisė tė mirė me Serbinė, aq mė tepėr kur tani
integrimet europiane krijojnė shanse tė mrekullushme pėr popujt e
Ballkanit. Kosova ka treguar seriozitetin e saj nė trajtimin e pakicės
serbe, ku nė asnjė vend nė Perėndim pakicat nuk kanė kėto privilegje
si nė Kosovė. Mjafton tė shohim se si diskriminohen shqiptarėt nė
Maqedoni, pa marrė parasysh se janė kombshtetformues. Ndėrsa shumica e
popullit tė Kosovės, qė janė shqiptarėt, ka tė drejtė tė krenohet me
tolerancėn e tij, duke u bėrė shembull jo vetėm pėr Europėn.


Miqtė e Kosovės Joe Dioguardi dhe Petersen tėrhoqėn vemendjen

Delegacioni i Kosovės i kishte mbuluar me diskrecion tė plotė ecejaket
nė Bruksel, si tė bėhej fjalė pėr njė dialog intim midis Edita Tahirit
dhe Borisllav Stefanoviēit me ndėrmjetėsinė e Cooper-it. Edhe nė
intervista Edita ishte e kufizuar dhe nuk pranonte tė shprehej, paēka
se pėr hir tė sė vėrtetės, nė tė gjitha herėt nėnvizonte se interesat
e Kosovės ky dialog nuk i cėnonte.


Ky diskrecion dhe konfidencialitet ia shtonte kėtij dialogu
kontraversitetin duke shkaktuar dyshime dhe alarm edhe tek miqtė
tradicionalė tė Kosovės. Po pėrmend kėtu deklaratėn e Bordit tė
Drejtorėve tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane e drejtuar nga
ish-Kongresmeni Joe DioGuardi e shpėrndarė mė 23 shkurt me titullin
"Shpėtoni "Republikėn" e Kosovės". Deklarata e LQSHA i bėnte thirrje
„udhėheqjes politike shqiptare qė tė kundėrshtojė heqjen e "Republikė"
nga tabela e Kosovės nė takimet rajonale dhe ēdo referencė ndaj
Rezolutės sė OKB 1244, e cila ėshtė shfuqizuar kur pavarėsia e Kosovės
ėshtė njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumica e vendeve tė
Bashkimit Evropian tė shpallur mė 17 shkurt 2008." „Qė nga mbarimi i
luftės", thuhej nė kėtė deklaratė," Kosovės i ėshtė kėrkuar nė mėnyrė
tė pandėrprerė nga bashkėsia ndėrkombėtare qė t'i bėjė lėshime
Serbisė, dhe shumica e elitės politike tė Kosovės nuk i ka pranuar
kėto kėrkesa tė bashkėsisė ndėrkombėtare... Ėshtė koha qė qeveria dhe
populli i Kosovės tė vėnė kufirin tek thana: T'i thonė "jo" Rezolutės
1244.", thuhet nė deklaratėn e Bordit tė LQSHA.


Nga ana e tij Soren Jessen-Petersen, nė njė intervisitė tek Zėri i
Amerikės mė 23 Shkurt bėn thirrje qė "KOSOVA NUK DUHET TĖ BĖJĖ
KOMPROMIS" , ku ish-shefi i UNMIK-ut nė Kosovė shpreh shqetėsimin e
tij „qė dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje teknike,
ėshtė kthyer nė thuajse njė rifillim tė bisedimeve pėr statusin e
Kosovės, i cili, thekson ai, ėshtė pėrcaktuar dhe nuk ka pėrse tė
rihapet".


"Tani, pothuajse nga njė derė e pasme, po diskutohet pėrsėri pėr
statusin dhe Kosova ėshtė vėnė nėn njė presion tė madh, mesa kuptoj
unė, qė tė pranojė qė pėr tė marrė pjesė nė takimet rajonale ata duhet
tė identifikohen si Kosovė dhe pastaj kjo tė shoqėrohet me njė
asterisk dhe njė referencė pėr rezolutėn dhe Gjykatėn Ndėrkombėtare tė
Drejtėsisė", thotė zoti Petersen tek intervista pėr Zėrin e Amerikės.


"Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bėjė kėtė kompromis. 22 vende tė
Bashkimit Evropian e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, 87 vende nė
gjithė botėn e kanė bėrė njė gjė tė tillė dhe vetėm 5 vende tė BE-sė
qė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, duket se po pėrcaktojnė se ēfarė
do tė bėhet. Dhe mendoj se kjo ėshtė shqetėsuese", thotė zoti
Petersen.


Ai shton se dialogu mes Serbisė dhe Kosovės ėshtė i rėndėsishėm, ashtu
si edhe pjesėmarrja e Kosovės nė aktivitete ndėrkombėtare, por "duhet
ta pyesim veten se ēfarė ēmimi i duhet tė paguajė dhe unė mendoj se po
paguan njė ēmim shumė tė lartė".


Shqetėsimi i ish-kongresmenit Joe Dioguardi dhe Soren Jessen-Petersen
tregon se shqetėsimi i opozitės dhe popullit tė Kosovės ėshtė real, aq
mė tepėr po tė kemi parasysh se si deri mė tani e ka respektuar
Serbia marrėveshjen e lėvizjes tė lirė apo deklarimet mė tė fundit tė
Cedomir Jovanoviē.


Hashim Thaēi e shfrytėzoi reagimin e opozitės duke bėrė akuza pėr
antiamerikanizėm, por populli i Kosovės, aq mė pak Joe Dioguardi apo
Jessen-Petersen nuk janė antiamerikanė, pėrkundrazi, populli i Kosovės
ėshtė mė pro-amerikani nė botė dhe me tė drejtė. Por populli i Kosovės
ka pėrjetuar padrejtėsi shumė tė rėnda nė kurrizin e tij kur Serbia
ishte shtetpushtue, edhe tani prej 13 vitesh pas ēlirimit tė Kosovės,
kur Serbia nuk ka rreshtur asnjė ēast nga pretentimet e saj nė adresė
tė Kosovės.


Kosova i beson dhe duhet t’iu besojė SHBA-ve

Marrėveshjen e 24 shkurtit Boris Tadiēi e shpalli menjėherė si triumf
tė politikės sė tij qė e kishte bėrė tė fuste nė xhep edhe „Europėn
edhe Kosovėn", dhe ky fakt 50 % ėshtė i pamohueshėm, sepse si produkt
i saj, tani Serbia ėshtė kandidate pėr BE. Por kjo nga ana tjetėr bėn
qė as opozita dhe as populli i Kosovės tė mos i besojnė Hashim Thaēit,
kur ky e paraqet kėtė marrėveshje si arritje tė qeverisė sė tij, sepse
ndėrsa Serbia pati njė pėrfitim imediat, konkret, Kosova vazhdon tė
mbetet vendi i vetėm nė Ballkan ku BE ngjan si destinacion demagogjik
pasi qė Kosova nuk pėrfiton as nga liberalizimi i vizave. Kosova ėshtė
vendi viktimė qė ka pėrjetuar genocid dhe spastrim etnik nga Serbia.
Dhe Serbia tashmė ėshtė kandidate pėr BE, ndėrkohė qė Kosova
diskriminohet dhe trajtohet si qytetare e dorės sė dytė. Kosova nuk
ėshtė kundėr integrimit tė Serbisė nė BE, por ėshtė kundėr
diskriminimit qė asaj i bėn Europa.


Dhe pikėrisht nė kulmin e konfuzionit qė kishte shkaktuar marrėveshja
e 24 shkurtit, patėm menjėherė deklarimin e Sekretares tė Shtetit,
zonjės Hillary Clinton nė njė intervistė ekskluzive tek zėri i
Amerikės ku i premton popullit tė Kosovės „se marrėveshja e arritur tė
premten nė Bruksel nė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė do ta ēojė
popullin e Kosovės mė afėr integrimit evropian", se „Marrėveshja me
Serbinė do tė shtojė njohjet e shtetit tė Kosovės" dhe se SHBA janė
„tė angazhuar plotėsisht pėr pavarėsinė e Kosovės, integritetin e saj
territorial, sovranitetin e saj" dhe se nga ky vendim „Unė jam
entuziaste pėr pėrparimin qė po bėn Kosova dhe shumė e kėnaqur qė ky
vendim i rėndėsishėm politik do tė ēojė Kosovėn mė afėr integrimit
evropian.", nėnvizon nė kėtė intervistė zonja Clinton.


Kjo ėshtė situata, ku populli i Kosovės ndihet shumė i frustruar nga
faktorėt e pėrmendur mė sipėr, por ndėrkohė tek SHBA sheh aleatin
jetik, pa mbėshtetjen e tė cilit Kosova do tė ishte njė ēėshtje e
mbyllur atėher' kur krimineli Milosheviēi ndėrmori genocidin dhe
spastrimit etnik me qėllim zhbėrjen dhe shfarosjen e shqiptarėve tė
Kosovės.


Populli i Kosovės dhe kombi shqiptar nė pėrgjithėsi ka arsye shumė tė
forta ta besojė zonjėn Clinton dhe SHBA, sepse nėse Kosova ka ardhur
deri kėtu, ku disa ditė mė parė festoi katėr vjetorin e pavarėsisė e
njohur nga 88 shtete - dhe nėse shqiptarėt kanė arritur si komb deri
kėtu ku janė sot, me njė potencial tė padiskutushėm faktorizimi e
shndėrrimi nė njė faktor shumė tė rėndėsishėm tė paqes dhe
stabilitetit nė rajon, kjo i dedikohet vetėm SHBA, duke filluar prej
presidentit Willson, George Bush senior, Bill Clinton, George W.Bush,
Barack Obama e nė vijim.


Sa pėr marrėveshjen e 24 shkurtit, a bėhet kjo pėr efekte elektorale
pėr Tadiēin? Po, pa dyshim.Kryesisht. Por ndėrkohė Serbia duhet t'i
pėrmbushė detyrimisht obligimet ndaj Kosovės, sepse nėse nuk i
pėrmbush, Vetėvendosja ėshtė gati. Ndėrkohė qė Kosovės nga ana e saj i
intereson tė ketė sa mė tepėr njohje, dhe kur tė fitojė ndejtėsen nė
OKB, ajo do tė jetė e zonja e vetes, por gjithnjė nė aleancėn jetike
me SHBA.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi