ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e kurvit

Shko poshtė

08032012

Mesazh 

Sekretet e kurvit Empty Sekretet e kurvit




Sekretet e kurvit Edison-Ypi1Edison Ypi
Kucedra paditi Blendi Fevziun. Sepse, sipas kucedres, Fevziu, per te shkruar librin per kurvin, paska vjedhur nga arkiva origjinalet e sekreteve te kurvit, dhe ne vend te origjinaleve te sekreteve te kurvit, ka lene ne arkive kopjet e sekreteve te kurvit.

Qe t'i kene mbetur sekrete kurvit qe vrau e preu e nxiu tonelata leter, duket e veshtire per tu besuar. Megjithate, ta kete bere valle Fevziu kete krim te rende qe duhet denuar me jo me pak se rrjepje lekure, pushkatim dhe hedhje te kufomes ne ndonje breg lumi, ose varje ne litar ne nje dege lisi dhe flakje ne ndonje hendek?!

Nga t'ia mbajme, ku te mbytemi, ku te varrosemi per se gjalli, tani qe Fevziu na la pa origjinalet e sekreteve te kurvit?! Si do ta shkruajme historine vetem me kopjet e sekreteve? Ku do ta marrin historianet lenden e pare per historiografi patriotike, heroike, legjendare, tani qe origjinalet e sekreteve te kurvit i vodhi Fevziu? Si do mundemi t'i ngushellojme sot e pasketaj nostalgjiket e kurvit? Qe t'i bejme ata surratkurver te fshijne lotet dhe qurret kurverore dhe te ndalin te qarat kurverishte. Ku do t'i gjejme shembujt frymezues te heroizmit kurvor dhe sakrifices kurvore per brezat e ardhshem kurvanjose? Si do t'ia bejme qe prej sodit e tutje te hapim neper universitete fakultete te posacme kurverore ku te studiohen kurverisht dhe te merren edhe mastera dhe dotoratura kurvanjose per sekretet e kurvit; se si vriten shoket pas shpine per shembull, dhe pastaj me ane te atyre sekreteve te genjejme kurvce duke thene se vrane veten, dhe te besohemi? Si do t'ia bejme qe pa origjinalet e sekreteve te kurvit tu bejme te ditur brezave te ardhshem kush ishin e si ishin kulaket, armiqte e kllases, diversantat, radiolojerat, heronjte e heshtur, qe pershkruhen aq bukur dhe me aq stil neper origjinalet e sekreteve te kurvit? Si do gdhihemi e do ngrysemi pa origjinalet e orientimeve sekrete te kurvit per farishten e spiuneve - organizaten e pionierit, dhe pa direktivat per fidanishten e kurverve te rinj - organizaten e rinise? Si do t'i mesojme brezat e rinj dhe ushkuret e ardhshem pa ato sekrete historirat me spiune te vegjel qe spiunonin familjen, mamin, babin, vellain, motren, dhe sidomos sho-shoqin?

Mund te thote ndonje qorr; E c'na duhen origjinalet e sekreteve te kurvit kur na mjaftojne e teprojne filmat e kurvit qe cfaqen pareshtur dite e nate kurverisht neper ekrane kurvi, dhe klyshat e kurvit qe shkruajne nate e dite neper gazeta kurveresha.

Po, i kemi filmat kurverore, e kemi edhe klyshkurvnajen e gazetave. Por jane kopjekurva qe nuk i zevendesojne dot kurvicat origjinale. Te jetosh me shpresen se mund t'i mesosh kurvlliqet sekrete te kurvit nga filmat dhe nga gazetat kurva, eshte njesoj sikur te mos hash groshen por te kafshosh pjaten. Prandaj mortja qe s'na ha, mjere ne qe tani, per shkak te Fevziut, do na duhet te jetojme fatkeqesine dyfishe; pa origjinalet, edhe te kurvit te sekreteve, edhe te sekreteve te kurvit. Kjo eshte nje kuje e shkuar kujes, nje krim kurvor i pashembellt.

Por ndoshta s'kemi arsye te deshperohemi aq teper pse Fevziu vodhi ca sekrete kurvi.

Sepse kur mijera tiranasit e uritur e te rrckosur dogjen librarine Flora, une dhe ca te tjere patem largpamesine qe mes flakeve dhe tymrave te shpetonim nga zhdukja disa origjinale sekretesh kurvi.

Une, per shembull, mora, dhe ja ku i kam, kater syresh nga ato sekrete.

"Ditar" i viti 1963. Ate me zuri dora, ate mora.

"Letra te Zgjedhura". Ky liber, ndryshe nga te tjeret qe kishin kapake te kuq, kapaket i kishte te bardha. Prandaj e zgjodha.

"Vepra 55". Kete s'mbaj ment pse e zgjodha. Ndoshta per shkak te perputhjes se numrit te vepres me nenin e agjitacion e propagandes, perputhje kjo, te cilen e perdora me vone per te pagezuar gazeten e mirenjohur.

"Kurv o tungjatjeta", permbledhje me kenge popullore per kurvin. A mund ta lija te digjej kete perle?

E kane quajtur shkrimtar medioker, e te tjera e te tjera. Ne fakt, ndotes me te madh te letres, s'ka pare bota.

Thone e c'nuk thone. Thone edhe se ka qene e pamundur te mos mbaje ne shtepi te pakten nje bust dhe disa menderlibra te kurvit. S'eshte e vertete. E thone klyshat e kurvit. Une, dhe shume te tjere, vec atyre qe rrembyem tek Flora, s'kemi mbajtur, as bust, as fotografira, as libra.

Ama kater reliket qe rrembeva tek Flora, me thene te drejten, jane aq te bukur, sa, kur me kap trishtimi, s'i leshoj nga dora.

Asnje krim, asnje denoncim, asnje rrahje, asnje hile, asnje arrestim, asnje burgosje, asnje internim, me te cilat ishte e mbushur plot e perplot Shqiperia. Origjinalet e kurvit qe jetonte gju me gju me popullin nuk kane te tilla. Origjinalet e kurvit kane vetem fusha te mbjella, traktora qe cajne ara, mbledhje, pleniume, kritika te buta, letra te pafundme per halabake marksiste-leniniste neper bodrumet e botes, dhe plot e plot bukurira te tjera qe s'i rrok rradakja.

Tani qe me interneta dhe guglla koha fluturon dhe harresa po troket tek dera, ja disa origjinale ilustrues marre nga ditari i kurvit i vitit 1963,

"Kudo me thane se furnizimi i popullit me artikuj ushqimore eshte shume i mire. Kete e dime. Por na vjen mire dhe gezohemi kur e degjojme ta thone vete masat dhe kur shikojme qe keto jane te kenaqura".

Per kuriozitet, a di ta thote njeri pse ky paragraf me kujton telefonatat mengjezore neper televizore te masave te sotme te popullit qe buken e blen neper dyqane ku ka mbi 40 lloje bukesh, paninesh, dhe byreqesh?!

"Vazhdon te bjere shi i madh. Ne Shkoder ka permbytje. Po keshtu edhe ne Lezhe ku uji eshte ngjitur mbi nivelin e ures. Jane marre masa. Deme ne njerez e ne bageti nuk ka".

Edhe me 1963 paska rene shi ne Shkoder? Se une e di qe i gjithe shiu ne Shkoder ra para nja dy vitesh. Kur uji u ngjit mbi uren, ku u strehuan lezhjanet dhe bagetia e tyre? Tek kalaja e Skenderbeut?

"Kesaj muzike i kishin pershtatur valle popullore te mrekullueshme, qe tok me lojen e bukur te artisteve, i jepnin nje dramaticitet te madh pjeses ne vetvete tragjike".

Fjala eshte per nje pjese teatrore. I forte edhe nga ana artistike kurvi. T'i shtosh nje "dramaticitet te madh" nje pjese qe eshte "ne vetvete tragjike", pa e bere ate pjese tragjike horrorifike, duket si e pamundur. Por nuk eshte ashtu. Sepse duhet pasur parasysh qe ato pjese teatrore nuk i luante dokushdo. Ato pjese i luante nje rrace e vecante klyshash kurvi qe ishin artistat e kurvit. E meqe fjala erdhi tek artistet e kurvit, ku jane sot ata artista kurvi?! A ka te tille qe luajne ende filma, pjese teatrore, seriale televizive? A bejne ata dicka per ta ruajtur te paprekur lavdine e dikurshme kurverore apo rrine te fjetur?

"Pashe disa fotografi te monumentit te Skenderbeut qe do vendoset ne Tirane. Ishte (Skenderbeu) si i ngrire duke qendruar gati ne kembe mbi kale, qe edhe ky (Kali) qendron si i mpire".

Pra Skenderbeu mbi kale, jo ulur i rehatuar, por ne kembe i ngrehur, kurvit i qenka dukur i ngrire. Ndersa kali prej allcie, i mpire. Njeri i ngrire tjetri i mpire. Po ta kishte gdhendur Skenderbeun Leonardo Da Vinci, dhe vleresimin ta kishte bere Lorenzo De Medici, s'do kishte asnje problem. Por te thote kurvi i Tiranes, se Skenderbeu i Tiranes duket i ngrire e i mpire, kur dihet qe ai Skenderbe u porosit nga vet' kurvi per tu gdhendur nga skulptore klysha kurvi, nje vleresim i tille duket, e pakta, teper i ngaterruar. Si e deshte kurvi shtatoren e Skenderbeut? Si film HD? Me audio, video, dhe efekte? Me Skenderbe mbi kale duke hingellire? Me shpate brenda barkut te halldupit me shallvare? Me kalin duke hingellire?

"Partia dhe populli i kane edukuar drejt punonjesit e sigurimit dhe Arma e Sigurimit eshte bere shume e dashur per popullin".

Po. E sakte. Pikerisht ashtu ka qene. Populli e edukoi drejt sigurimin. Sigurimi e kishte shum' xhan popullin. Por del nje problem sa i perket ortografise permes se ciles kurvi ka shprehur kete pohim. Se kurvi e thoshte shpesh qe njerezit jane me te rendesishem se sendet. Atehere si ka mundesi qe "punonjesit e sigurimit", pra njerezit qe ishin te rendesishem, kurvi i ka shkruar me germa te vogla, dhe "Arma e Sigurimit", qe ishte nje send i parendesishem, e ka shkruar me germa te medha?

Ne faqen 221 i vetmi shenim eshte ky,

"Sot pasdreke u nisem per ne Vlore. Ben mjaft nxehte".

A qe' kurvi aq idiot sa te shperdoronte nje faqe te tere libri per te bere nje pohim qe s'i intereson kurrkujt ne bote?

Edhe qe' edhe s'qe'. Edhe s'qe edhe qe'. Me teper se qe' s'qe'. Me pak se s'qe' qe'.

Origjinalet e sekreteve te kurvit, shumicen e te cilave e mori me vete ne varr Dem Xhepa, po ashtu si sekretet e sekreteve te kuvit dhe sekretet e sekreteve te sekreteve te kurvit, nuk jane as me dhjetera as me qindra, por me mijera. E kush ua ka ngene te terave. Prandaj, si ruajtes dhe mbrojtes i higjienes cerebrale te lexuesve qe jam, tre librat e tjere tani per tani nuk po i hap.

Kurvi u vodhi mijera shqiptareve jeten qe ua fali Zoti.

Kucedra qe volli vdekje gjithe jeten, na del e na thote tani se Fevziu paska vjedhur origjinalet e sekreteve te kurvit. Ptu! Shembelltyre. Ferri te pret.

Nuk na duhen origjinalet e arkivave.

Kemi mijera kopjet e gjalla, mes te cilave,

Mozaikun mbi muze' qe terr syrin.

Piramiden qe pushkaton shpresen.

Emrat e rrugeve dhe te shesheve qe vrasin arsyen.

Klyshat e kurvit qe sulmojne institucionet.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi