ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-kryepolici Prenēi u eliminua nga Nishani

Shko poshtė

08062012

Mesazh 

Ish-kryepolici Prenēi u eliminua nga Nishani Empty Ish-kryepolici Prenēi u eliminua nga Nishani




Ish-kryepolici Prenēi u eliminua nga Nishani Shemsi-premci_2-300x256Lindita Ēela

Prokuroria i jep tė drejtė ish Drejtuesit tė Parė tė policisė Shemsi Prenēit pėr hetimet ndaj mafies sė kromit nė Bulqizė. Pas njė hetimi tė drejtuar nga krerėt e Prokurorisė sė Pėrgjithshme vlerėsohen legjitime masat e ndėrmarra nga ish drejtuesi i policisė sė Qarkut tė Dibrės pėr parandalimin e korrupsionit dhe veprimtarisė kriminale nė minierėn e Bulqizės. Hetimi qė mban firmėn e drejtorit tė Drejtorisė sė Kontrollit tė Hetimeve dhe Ndjekjes Penale, z. Sokol Stojani, thuhet se plani i masave tė ndėrmarra nga ish drejtori Prenēi si dhe sekuestrimet e bėra tė kromit janė ligjshme. Me pėrfundimin e hetimeve janė njohur tė gjitha strukturat vartėse tė prokurorisė sė Pėrgjithshme. Po kėshtu, pritet qė prokurorė nga Tirana tė ndjekin hetimet pėr tė ashtuquajturėn mafia e kromit nė Bulqizė



Sekuestroja e kamionėve me krom

Dokumenti qė legjitimon masat e ndėrmarra pėr parandalimin e krimit ekonomik dhe tė veprimtarive mafioze nė minierėn e kromit mban datėn 1 qershor i vitit 2012. Nė katėr faqet e tij argumentohen ngjarjet e ndodhura nė mesin e prillit tė kėtij viti nė minierėn e Bulqizės si dhe procedurat juridike tė ndjekura nė hetimin dhe zbulimin e asaj qė sot quhet skandali i kromit. Mė 16 prill, nė kuadėr tė njė operacioni tė policisė lokale tė Bulqizės janė sekuestruar disa kamionė tė ngarkuar me krom nė vendin e quajtur “Zona e Parė”, nė Bulqizė. Sipas policisė, dokumentet shoqėruese tė mallit ishin tė falsifikuara. Kamionėt ishin ngarkuar me dyfishin e sasisė sė deklaruar me krom si dhe dokumentet shoqėruese nuk ishin reale. Nė kėto kushte ėshtė bėrė sekuestrimi i kamionėve dhe nisja e hetimeve pėr ngjarjen. Dy ditė mė vonė, prokurori i Rrethit tė Dibrės, Hysni Vata, urdhėron zhbllokimin e kromit me argumentimin se vendimi pėr sekuestrim ishte i paligjshėm. Pikėrisht ky vendim ka qenė objekt i hetimit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Pas lėshimit tė urdhrit nga prokurori i Rrethit, Hysni Vata, Policia e Shtetit vendosi pezullimin e mė pas shkarkimin nga detyra tė Drejtuesit tė I Shemsi Premēi. Akuza qė rėndonte mbi Prenēin ishte shpėrdorimi i detyrės, ndėrkohė qė ai pretendonte se ishte shkarkuar nga mafia e kromit. Fakt ėshtė qė prej vitesh Policia e Shtetit nuk ka marrė asnjė masė ndaj veprimtarive tė jashtėligjshme qė zhvillohen nė minierėn e Bulqizės.



Hetimi

“Nga studimi i materialeve konkrete bėhet fjalė pėr njė plan masash tė marra nga drejtoria e Policė sė Dibrės dhe verifikimi i mjeteve ka qenė si pasojė e njė kontrolli rutinė. Veprimet e kryera nga policia gjyqėsore janė nė pėrputhje me ligjin nė kushtet e flagrancės. Po kėshtu, nė sa ka ndodhur, ka element tė veprės penale, e ky fakt duhet tė ishte marrė nė konsideratė. Pėr kėtė arsye vendosa shfuqizimin e vendimit tė vleftėsimit tė sekuestros datė.18.04.2012 tė Prokurorisė sė rrethit Gjyqėsor, Dibėr, duke urdhėruar vleftėsimin si tė ligjshėm tė sendeve dhe dokumenteve tė sekuestruara”- thuhet nė raportin e hartuar nga prokurori Sokol Stojani.



Ethet e kromit, 106 licenca vetėm pėr Bulqizėn

Zyrtarisht, vetėm nė zonėn e Bulqizės janė tė licencuara qė nga viti 1999 e deri mars tė 2011-tė. 106 kompani, por ndėr mė tė rėndėsishmet ėshtė koncesionarja “ACR”. Kjo kompani ka numrin mė tė madh tė punėtorėve si dhe posedon zonėn mė tė “majme” tė kromit, tė ashtuquajturėn zonėn “D”. Por, megjithėse Ministria e Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės ka dhėnė licenca pėr shfrytėzimin e kromit, ajo kurrė nuk ka bėrė tė qartė kufijtė ndarės nėn galeritė e minierės. Qė kėtu nis abuzimi qė pėr vendasit shndėrrohet nė “tokėn e zanun”, ku nuk janė tė pakta rastet e ekzekutimit tė atyre qė kanė guxuar tė vėnė duar nė kromin e zaptuar. Punėtorėt nxjerrin nga nėntoka krom pėr njė pagesė qesharake. “Tė fortėt” e grumbullojnė e mė pas me njė ēmim shumė tė ulėt ua shesin kromin kompanive tė licencuara, mė pas transportohet nė Durrės si njė mall i pastėr ligjėrisht. Kjo ėshtė gjithė skema e abuzimit dhe e pėrfitimit tė kromit tė Bulqizės. Sė paku, kėtė ka vėnė nė dukje raporti i oficerėve tė sektorit kundėr krimit ekonomik nė Policinė e Shtetit. Mekanizmi duket se ėshtė i qartė pėr kėdo qė merret me kėtė biznes. Por duket se kėtė mekanizėm tė shfrytėzimit tė krahut tė lirė tė punės, shmangies sė taksave dhe mbrojtjes nga tė “fortėt”, qė nė tė shumtėn e rasteve janė njerėz me precedentė penal, nuk e bėn ēdo kompani e licencuar. Tė paprekshmit qė bėjnė kėto abuzime, jo vetėm financiare, janė shoqėri qė kanė lidhje me oficerė policie, efektivė tė Gardės sė Republikės e deri tek drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė.



Ē’do tė ndodhė?

1- Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Hysni Burgaj dhe disa vartės tė tij mund tė pėrfshihen nė hetimin e aferės sė kromit, sipas akuzave tė bėra nga ish Drejtuesi I i Policisė, Prenēi

2- Vendimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme i hap rrugė fitores sė Prenēit nė gjithė proceset gjyqėsore. Largimi i tij u pa si fitore e mafies sė kromit ndaj Policisė sė Shtetit.

3- Prokuroria e Dibrės rihap ēėshtjen e mbyllur tė kromit pas shkarkimit tė Drejtuesit I tė Policisė, Prenēi



Burgaj: Prenēi abuzoi me detyrėn

Pas akuzave qė Drejtuesi i Parė Shemsi Premēi bėri pėr pėrfshirjen e strukturave tė Ministrisė sė Brendshme nė atė qė ai e quan, mafia e kromit, Policia e Shtetit deklaroi pėrjashtimin e tij nga radhėt e uniformave blu. “Kanė ardhur ankesa nga subjekte private tė licencuara nė shfrytėzimin e mineralit tė kromit pėr veprime nė tejkalim tė kompetencave dhe shantazhuese pėr shkak tė konkurrencės tregtare, nga ana e drejtorit tė policisė Shemsi Prenēi. Pas kėtyre masave paraprake tė marra nė interes tė hetimit administrativ, Drejtues i Parė Shemsi Prenci adreson publikisht fyerje dhe ofendime tė rėnda pėrpara mediave nė adresė tė drejtuesve tė Kėshillit tė Ministrave, tė Ministrisė sė Brendshme dhe tė Policisė sė Shtetit, nė shkelje tė rėndė tė Ligjit pėr Policinė e Shtetit . Ndėrkohė qė nė pėrfundim tė hetimit administrativ, me propozim tė Drejtorisė sė Standardeve Profesionale, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit vendosi “Pėrjashtimin nga Policia” tė Drejtues i Parė Shemsi Prenēi pėr “Kryerjen e veprimeve tė pahijshme” si dhe “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave tė Policisė”-thuhet nė njoftimin zyrtarė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.



Nishani: “Prenēi t’i drejtohet prokurorisė”

“Kush ka pretendime mbi hetimet e policisė t’i drejtohet prokurorisė apo dhe gjykatės”. Kėshtu deklaroi disa ditė mė parė, Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani. I gjendur nė komisioni parlamentar tė Integrimit, Bujar Nishani, ėshtė vėnė nė qendėr tė akuzave tė opozitės pėr aferat e kromit nė Bulqizė. Deputetėt e opozitės kanė kėrkuar shpjegime pėr akuzat e lėshuara nga Prenēi si dhe skandalin e komisariatit tė Burrelit ku gjykata dėnoi Policinė e Shtetit me 1 milion euro. “Nėse nga hetimi i policisė sė shtetit cenohen interesat e kujtdo, kjo nuk duhet tė na prekė asnjėrin prej nesh. Pėr sa kohė dikujt i cenohen interesat gjatė njė hetimi tė policisė, natyrisht, policia nuk ndalet e nuk sprapset. Ēdo pretendim mbi veprime abuzive tė policisė drejtohet nė prokurori dhe gjykata”, deklaroi Nishani.



Prenēi: “U pėrballa i vetėm me mafien e kromit”.

Nuk ka asnjė dijeni pėr vendimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, edhe pse ėshtė ndėr personat e hetuar. “Tani, qė po ma thoni ju ketė vendim, mė shqetėson fakti i prokurorit tė Dibrės, i cili pėr arsye qė vetėm ai i di, ėshtė vėnė nėn shėrbim tė mafies sė kromit duke shkelur ligjin dhe duke luftuar policinė”- tha dje gazetėn Shemsi Prenēi. Vendimin e prokurorisė e konsideron si njė fitore qė ai e arriti i vetėm nė luftėn kundėr mafies sė kromit nė Bulqizė. “Qė nė momentet e para tė marrjes sė detyrės strukturave tė luftės kundėr krimit iu kam kėrkuar qė tė bėjnė njė informacion tė plotė rreth veprimtarisė kriminale qė kanė lidhje drejtpėrdrejtė me aferat korruptive tė kromit nė Bulqizė dhe Mat. Informacionin e kam nisur shumė tė detajuar pėr prezencėn e strukturave e prore tė Policisė sė Shtetit. Ka disa tė vrarė, tė zhdukur, pėrplasje me armė nė mes tė qytetit e nė bazė tė kėtyre informacioneve unė kam krijuar njė vizion tė qartė mbi veprimtarinė kriminale dhe jam munduar tė krijoj strategjinė e luftės kundėr kėtij kriminaliteti. Kemi hartuar plan masash, i cili ėshtė miratuar nga tė gjitha strukturat, madje dhe nga drejtori i pėrgjithshėm, Burgaj. Pikėrisht ky plan masash ėshtė quajtur si legjitim nga Prokuroria ndaj ndihem mirė.”-tha dje Shemsi Premēi. Sipas tij, ky vendim e bėn tė ketė shpresė tek drejtėsia. “Pas kėtij vendimi duhet tė hetohet dhe favorizim i hapur i ministrit Nishani pėr biznesmenin me tė cilin ka lidhje te vjetra si oficer qysh nė Shkollė tė Bashkuar”, thotė Prenēi.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34491
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ish-kryepolici Prenēi u eliminua nga Nishani :: Komentet

Alfred Cani

Mesazh Sun Jun 10, 2012 10:36 pm nga Alfred Cani

isha spektatore ne kete ngjarje . Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi