ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrendimi nuk mund t’ia lejojė vetes tė lėshojė asnjė centimetėr nga pricipet e shejta, qė janė liria e tė shprehurit dhe tė drejtat e njeriut

Shko poshtė

19102012

Mesazh 

Pėrendimi nuk mund t’ia lejojė vetes tė lėshojė asnjė centimetėr nga pricipet e shejta, qė janė liria e tė shprehurit dhe tė drejtat e njeriut Empty Pėrendimi nuk mund t’ia lejojė vetes tė lėshojė asnjė centimetėr nga pricipet e shejta, qė janė liria e tė shprehurit dhe tė drejtat e njeriut




Pėrendimi nuk mund t’ia lejojė vetes tė lėshojė asnjė centimetėr nga pricipet e shejta, qė janė liria e tė shprehurit dhe tė drejtat e njeriut Ladi2Protestat e 11 shtatorit tė kaluar, kundėr filmit anti-islam, “Innocence of muslims” i xhiruar nė Shtetet e Bashkuara, tė zhvilluara nė tė gjitha vėndet islamike, kanė bėrė tė lindin dilemėn tashmė tė famshme, nėse kemi tė bėjmė me blasfemi apo liri tė tė shprehurit. Pothuajse tė gjithė analistėt e tė gjitha mediave e thjeshtėzuan debatin vetėm nė kėtė prizėm duke u prokupuar mė shumė se dikush nė kėtė rast ėshtė ofenduar se sa pėr jetėt e humbura nga dhuna dhe injoranca kolektive. Nė fakt problemi nuk duhet shtruar nė kėtė mėnyrė, sepse, siē ka ndodhur edhe nė raste tjera, justifikohet dhuna dhe terrori nė emėr paprekshmėrisė ideologjike. Mbi tė gjitha duhet tė mendojmė se, jeta e ambasadorit amerikan Chris Stevens ėshtė shumė mė e rėndėsishme se ē’do ideologji dhe religjon, se tė gjitha ideologjitė dhe profetėt marrė sė bashku. Nė demokraci dhe shtetin e sė drejtės, shteti ėshtė nė shėrbim tė individit dhe jo tė ideologjive. Ai mbron individin dhe jo ideologjitė. Dhe nė vendin ku u vra ambasadori, ashtu si nė tė gjitha vėndet e tjera ku tė “ofenduarit” dogjėn e shkatėrruan gjithēka, blasfemi quhen pikėrisht kėto tė fundit, demokracia dhe shteti i sė drejtės, ndėrsa ideoligjia dominon mbi individin. Vetėm nėse e shtrojmė debatin nė kėtė drejtim mund tė diskutojmė se ku pėrfundon liria e tė shprehurt dhe ku fillon blasfemia.

Nė shumė raste, me dashje apo padashje mund tė ofendojmė tė tjerėt, varet nga rrethanat se ku ndodhemi, por kjo nuk i autorizon ata tė vrasin e shkatėrrojnė. Nė njė spital psikiatrik, njė infermiere zgjati kokėn dhe shikoi brenda dhomės ku qėndronin disa pacientė, dhe njeri nga ata u ngrit duke reguar me dhunė dhe kėrcenime ndaj infermires. I pyetur se pse e bėri, ai deklaroi se mė ofendoi. Nė ēfarė mėnyre? Mė shikoi! Si thoshte Christopher Hitchens: “Njė njeri qė ulėrin ėshtė i marrė, njė mijė themelojnė njė religjon”. Por kur kėta njė mijė(nė fakt janė miliona), ngrihen me dhunė dhe vrasin ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, sepse nė Amerikė ėshtė prodhuar njė film qė atyre nuk u pelqen, problemi nuk qėndron mė tek filmi nė vetėvete, por tek religjoni. Nė tė vėrtetė filmi ėshtė vetėm njė pretekst pėr tė protestuar me dhunė kundėr Amerikės. Ashtu siē ėshtė protestuar kundėr Danimarkės pėr karikaturat, kundėr Papa Benediktit nė lidhje me deklaratat e tij nė universtetin e Regensburgut, ashtu siē ėshtė protestuar bile edhe kundėr hymnit tė skudres gjermane Schalke 04, se gjoja ka permbajtje qė fyen Profetin. Pastaj, ēfarė fajit kanė Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e tyre mbetet pėr t’u verifikuar. Autori i filmit, filmin mund ta kishte xhiruar nė Polin e Veriut ose nė Anktardite. Ne Amerikė xhirohen ē’do ditė me mijėra filma nė autonomi tė plotė profesionale paqenė nevoja tė pėsojnė asnjė llojė ēensure.

Nė vetvete, njė film nuk mund tė jetė ofendim pėr askend, por liri e pakontestueshme e tė shprehurit, aq mė pak filmi nė fjalė qė eshtė njė shfaqje idiote dhe qesharake, me aktorė diletant, qė ofendojnė vetėm aty ku mungon inteligjenca. Nė kėtė pikė diskutimi duhet shtruar ideologjikisht. Cdo ideologji prodhon edhe anti-ideologjinė. Kur ekzistonte fashizmi, ekzistonte edhe antifashizmi, ashtu siē ka ekzistuar antikomunizmi. Ashtu edhe sot mund tė ekzistoje anti-islamizmi. Ky fakt eshte fiziologjik dhe mjaft normal pėr botėn e zhvilluar, njė problem pėr botėn islamike. Por njė problem qė duhet t’u pėrkasė vetėm atyre.

Bota e cilivizuar nuk mund t’ia lejojė vetes tė lėshojė asnjė centimetėr nga pricipet e saj qė janė liria e tė shprehurit dhe tė drejtat e njeriut. Filmi dhe autori i tij duhen mbrojtur nė emėr te lirise se mendimit.Fjala duhet tė jetė e mbrojtur, sepse ajo ėshtė pjesė e shkėmbimit tė lirė tė opinioneve nė pazarin e ideve. Liria e tė shprehurit do tė thotė edhe liri pėr tė ofenduar dhe pėr tė qenė antipatik pėr tė tjerėt. Ky duhet tė jetė njė mesazhė pėr tė gjitha diktaturat; se principet e demokracisė janė tė shejta. Ne botėn e cilivizuar gjithēka kalon nėpermjet kritikės dhe satirės, edhe religjonet… Mbi tė gjitha religjonet. Sidomos ato qė vetėkonsiderohen tė paprekshme. Dhuna dhe zjarri i islamikėve ndaj ambasadave tė shteteve pėrendimore, nuk ėshtė njė protestė kundėr filmit ose karikaturave, por kundėr demokracive qė lejojnė lirinė e tė shprehurit. Kėta njerėz nuk duan tė dėnojnė autorin e filmit por Amerikėn qė nuk praktikon Sheriatin. Kėta njerėz konsiderojnė laicitetin njė mekat, lirinė e tė shprehurit njė krim. Nė protestat e tyre mbajnė nė duar parudha si, “We don’t want democracy, only islam”, “Freedom go to Hell”. Tentojnė tė imponojnė autoēensurėn nėpermjet frikės, sepse pėr ē’do kritikė ndaj islamit tė gjithė duhet tė presim reagimin e tyre tė dhunshem apo t’i trembemi akteve kėrcėnuese.



Dhe nė njė farė mėnyre janė duke ia arritur qellimit. Mesazhi qė u ėshtė trasmetuar njerėzve nga reagimet e autoriteteve tė vendeve pėrendimore ėshtė tejet prokupues dhe i frikshėm. Shumė pėrsonalitete tė rėndėsishme si kryeministri francez kanė shprehur frikėn e tyre se kur te kemi tė bėjmė me islamin duhet te limitohemi, duhet tė kondicionojmė lirinė tonė, tė caktojmė caqe, tė mos tė themi atė qė mendojmė. Sepse nė kėtė mėnyre do tė jemi tė sigurtė, nuk do tė kemi nevojė tė jetojmė nėpėr bunkere. Benjamin Franklin thoshte se: “Ata qė heqin dorė nga liria dhe principet e tyre fondamentale pėr tė fituar pak siguri tė pėrkohėshme nuk meritojnė as lirinė dhe as sigurinė”. Dhe nė fakt bota demokratike ėshtė duke humbur si lirinė ashtu edhe sigurinė e pėrditshme.

Presidenti egjptian Morsi, pėr tė stabilizuar “respektin” ndaj islamit pėrshkruan njė linjė tė kuqe qė sipas tij nuk duhet kaluar asnjėherė. Ashtu si myftiu i Shkodrės qė iu drejtua ambasadorit amerikan se “ndihet shumė i ofenduar nga filmi dhe kjo nuk duhet tė ndodhė mė kurrė”, duke anashkaluar me qellim dhunėn qė shkaktuan tė “ofenduarit” si ai. Por nuk mund tė jetė njė fetar qė duhet tė vendosė limitet ndaj demokracisė, pėr faktin se tashmė janė tė njohura botėrisht se si islamikėt “respektojnė” tė drejtat e njeriut, tė drejtėn e tė shprehurit, barazinė e sekseve, tė drejtėn e besimit. Respekti, ai i vėrtetė, duhet tė stabilizohet vetėm nga laikėt iluministė dhe jo nga fetarėt diktatorial. Respekti i vėrtetė nuk pėrjashton kritikėn e satirėn. Ideologėt dhe diktatorėt janė sia ai i marri mė lart, nėse i lejojmė tė vendosin limite sot, nesėr do tė ofendoheshin thjeshtė nga njė shikim. Do tė shndėrronin ideologjinė e tyre nė njė tabu dhe do tė konsideronin kritikėn njė ofendim. Dhe nuk ka asgjė mė tė rrezikshme se kur njė ideologji i ikėn kritikės, kur fshehet pas ēensures, kur pretendon paprekshmėrinė.

Ndoshta ka tė drejtė Danel Pipes kur thote se, “pėr tė ndaluar dhunėn dhe violecen islamike, editorėt dhe producentėt pėrendimorė do te duheshin tė publikonin ē’do ditė karikaturat mbi Muhametin, deri atė ditė kur islamikėt do t’i bindeshin faktit se “lopėt e shejta” ne i bėjmė hamburger”.

Revista Drini
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi