ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti 2013

Shko poshtė

18082019

Mesazh 

Viti 2013 Empty Viti 2013




Nga Erl Kodra
Vijimi i tekstit "Analiza e fakteve: Krimi i organizuar shqiptar dhe Edi Rama, Kryeministėr i Shqipėrisė"
12. “Rilindja” e Edi Ramės fiton zgjedhjet parlamentare me “njė milion shuplaka”. Nė tė vertetė, ajo ishte fitore, por me disa element tejet kompleks dhe tė rėndėsishėm qė ndikuan rezultatin final. Sė pari, Partia Demokratike ishte velur nga pushteti. Aleanca me LSI-nė, njė parti tipike klienteliste, ishte njė kosto shtesė pėr Partinė Demokratike. Pėrveē kėsaj, Shqipėria ka njė karakteristikė tė veēantė elektorale, qė njihet mire nga mjeshtrat e zgjdhjeve nė Shqipėri, pėr tė cilėn do tė shkruhet mė poshtė. Sė dyti, qeverisja e Partisė Demokratike dukej e lodhur, me figura tė sfilitura nga vetėkėnaqėsia. Disa nga Ministrat e Partisė Demokratike hiqnin kėmbėt zvarrė, ndėrsa mezi prisnin rastin tė largoheshin nga andrrallat dhe pėrgjegjėsitė, pėr tė shijuar nė qetėsi luksin e krijuar pėrgjatė pushtetit. Qėndrimet publike tė mėvonėshme tė disa prej figurave qėndrore tė Partisė Demokratike e provojnė kėtė. Nė tė vertetė, disa prej tyre u kthyen nė shėrbim tė Edi Ramės; dhe kjo ėshtė njė provė tjetėr se ēfarė do tė thotė pushtet i ndėrtuar nė funksion tė interesave personale.
13. Nė rrethanat politike tė Shqipėrisė, fitorja e Edi Ramės ngjante e natyrshme. Rotacioni politik ėshtė njė element i fortė kontrolli dhe koherence nė ēdo demokraci. Megjithatė, ka diēka tejet tė rėndėsishme qė nuk mund tė injorohet; Edi Rama po pėrgatitej pėr pushtet absolut politik duke qenė nė pushtet. Kjo do tė thotė se Edi Rama qė nė krye tė herės erdhi si Ministėr Kulture nė qeverinė e Fatos Nanos, pastaj u piketua si Kryetar i Bashkisė sė Tiranės, qytetit mė tė rėndėsishėm politik dhe ekonomik i shqiptarėve pėr 11 vite me rradhė, nė vitin 2013 ai kishte 8 vite nė krye tė Partisė Socialiste. Pėrgjatė kėtyre viteve Edi Rama ishte kthyer nė njeriun mė tė rėndėsishėm, njė lloj poli ekonomik i jashtėzakonshėm, tek Edi Rama ndėrthureshin interesat e ndėrtuesve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, investitorėve privat, dhe medias televizive dhe tė shkruar. Kurrė nuk kishte ndodhur mė parė, qė njė njeri i vetėm tė grumbullojė kaq shumė interesa rreth vetes sa Edi Rama. Fuqia e tij politike, ekonomiko-financiare dhe mediatike tejkalonte forcėn e ēdo rivali politik. Edi Rama ngjante me njė monster.
14. Megjithatė, pavarėsisht gjithė kėtyre rrethanave tė jashtėzakonshme, Edi Rama bėn edhe dy lėvizje tė tjera, njėrėn publike dhe tjetrėn tė fshehtė. Marrėveshja e Ngjalave ishte njė lėvizje e zgjuar politikisht, qė i jepte atij statusin e liderit pėrbashkues tė sė majtės shqiptare. Nė tė vertetė, nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje ishte fillimi i njė cikli tė politik qė nuk ishte parė ndonjėherė nė Shqipėri (qė do tė shpjegohet mė poshtė). Ndėrkohė Edi Rama, qė prej shumė vitesh kishte krijuar lidhje tė ngushta interesash me njerėz tė botės sė krimit, qė kishin arritur tė bėnin pasuri dhe tė mbijetonin me sukses, vendos t’i marrė pranė vetes si bashkėpunėtorė politik, duke u premtuar atyre (edhe vetes) dy gjėra: a) legalizim dhe pastrim tė pasurisė sė tyre tė paligjshme dhe, b) mbrojtje politike. Kjo do tė ishte njė marrėveshje unikale nė historinė politike tė Shqipėrisė, ku bota e errėt e Krimit tė Organizuar, tani e tutje do tė ishte e pėrfaqėsuar direkt nė politikėn e lartė shtetėrore, si njė grup interesi, si njė etnitet politik ose si njė shtresė shoqėrore. Nė tė vertetė, ky akt i pashembullt nė histori, do tė jetė edhe fillimi i kapjes totale tė institucioneve tė Shtetit Shqiptar nga Krimi i Organizuar.


Shėnim: Nė pjesėt nė vazhdim do tė pėrshkruhet historia reale se ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri nė gjashtė vitet e pushtetit absolut tė Edi Ramės. Faktet janė aty, tė pėrshkruara masivisht nė mediat e shkruara dhe televizive, por edhe nė arkivat e Shtetit. Problemi ėshtė se kėto fakte janė injoruar sistematikisht nga Institucionet e Zbatimit tė Ligjit nė Shqipėri, nga media dhe shumica e gazetarėve. Nė Shqipėri ėshtė krijuar precedenti mė i ēuditshėm nė botė; Krimi i Organizuar ka fituar qytetarinė, ėshtė legalizuar nė formėn e njė partie politike, ka kapur qeverisjen e vendit dhe tė gjitha institucionet e shtetit. Ndėrkohė, populli dhe Opozita kanė dalė jasht ligjit, ata cilėsohen armiq qė duhen shtypur nga Krimi i Organizuar nė pushtet.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi