ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ANALIZA/ “Gropa vetėm sa po thellohet!”- Fatos Lubonja: Duket se opozitės i kanė mbaruar “fishekėt” dhe tani po kthehet tek… Flet edhe pėr Albin Kurtin

Shko poshtė

06012020

Mesazh 

ANALIZA/ “Gropa vetėm sa po thellohet!”- Fatos Lubonja: Duket se opozitės i kanė mbaruar “fishekėt” dhe tani po kthehet tek… Flet edhe pėr Albin Kurtin Empty ANALIZA/ “Gropa vetėm sa po thellohet!”- Fatos Lubonja: Duket se opozitės i kanė mbaruar “fishekėt” dhe tani po kthehet tek… Flet edhe pėr Albin Kurtin




ANALIZA/ “Gropa vetėm sa po thellohet!”- Fatos Lubonja: Duket se opozitės i kanė mbaruar “fishekėt” dhe tani po kthehet tek… Flet edhe pėr Albin Kurtin Lubonja-770x400Fatos Lubonja:
Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike nė vend dhe pėr Albin Kurtin  nė Kosovė.

Ngjarjet e rėndėsishme tė vitit qė lamė pas janė tė komentuara. Dalja e opozitės nga Parlamenti, kapja e gjithė pushteti lokal nga mazhoranca mė 30 qershor, njė klimė e rėndė e krijuar, denoncimet e shumta pėr lidhjet e krimit tė qeverisė, dhe si kulminacion i vitit tė keq, tė mbrapshtė ishte edhe tėrmeti, qė nxori gjithė dobėsitė e ndėrtuara mbi propagandėn, dhe qė ėshtė shteti i njė grusht oligarkėsh. Tė gjitha kėto janė pikat kryesore tė vitit qė kaloi, nuk dalloj ndonjė gjė pozitive, edhe mos pranimi i hapjes sė negociatave.
Se si do jetė viti tjetėr, jemi nė fillim. Mendimi im ėshtė qė, duke parė dhe tendencėn, vėshtirė se do tė kemi ndonjė gjė pozitive, pėr t’u futur nė njė rrugė tė mirė. Kėmbėngulja e Ramės pėr t’i dhėnė tė drejtė vetes nė ēdo gjė ėshtė e qartė, dhe nėse ata nuk kanė aftėsi vetėkorrigjuese, kush do t’i korrigjojė. Opozita duket se i ka harxhuar tė gjithė fishekėt dhe nuk dihet se si do ta karikojė armėn e protestės. Pastaj ka dhe ngjarje tė papritura. Por, ka njė depresion tė madh nė njerėz.
Rama punon pėr asgjėsimin e ēdo gjėje qė mund t’i dalė kundėr dhe njė pushtet qė ka nė dorė kaq shumė mjete financiare, policore dhe njerėzore ėshtė vėshtirė qė tė mos jetė i suksesshėm. Opozitės mund t’i biem nė qafė pėr mungesė koherence. Po ndihet “mbarimi i fishekėve”.  Qė tė lindė njė forcė tjetėr nė kėto situata unė nuk jam shumė optimist. Shpesh herė kam menduar se forcat e reja lindin kur ka sukses politika. Ka lindur Syrisa nė Greqi si forcė politike e cila kapėrceu krizėn e dy partive kryesore. Mendoj se ishte meritė e kėtyre dy partive qė lejuan fėmijėt tė rriteshin, tė flisnin. Kėtu merita ėshtė si tė shkatėrrohet ēdo gjė, tė mos rritet asgjė kundėr. Ishin studentėt supozoj. Kur ti punon nė mėnyrė sistematike pėr tė shkatėrruar ēdo gjė, njerėzve u mbetet vetėm ikja.
Gropa po hapet pėr ditė, gropa morale nė kuptimin e besimit qė kanė njerėzit te kjo qeveri. Edhe nė kuptimin e asaj se kush e ka marrė ekonominė nė dorė. Nuk ka ngelur ndonjė kryetar bashkie qė nuk ka lidhje me krimin dhe kriminelėt. Kjo ėshtė gropė morale e pafund. Ky i ka emėruar kėta. Gropa e pafund ėshtė mungesa e pėrfaqėsimit. Ekonomikisht pėrsėri ėshtė gropė pavarėsisht se ngrihen kulla, qė pėr mua janė piramida. Ėshtė njė ekonomi shkatėrruese edhe pėr ambientin. Ėshtė gropė nga tė katėr anėt. Gropė edhe intelektuale, gropė e demokracisė.
Edhe ata qė mbėshtesin Ramėn shpesh herė thonė s’ka opozitė. Edhe kjo gropė ėshtė. Ja iku ky po do vijė ky. Njėsoj janė! Pse tė jesh optimistė ėshtė kjo?!
Opozitėn, nuk ėshtė se s’ka bėrė aktivitete tė rėndėsishme pėr tė ndėrgjegjėsuar pėr situatėn, edhe duke denoncuar, s’mund t’ia mohojmė kėtė, por ajo qė ėshtė si perceptim i njerėzve tė deprimuar, ėshtė se duket sikur e ka mbaruar betejėn dhe e ka humbur nė njė far kuptimi dhe po kthehet tani te zgjedhjet. Por, deri dje ka thėnė se me kėtė nuk bėhen zgjedhjet, ēfarė ndryshoi? E dyta, e shoh tė dobėt, sepse nuk ka bėrė atė punėn pėr tė shkuar te njerėzit, i ka ngelur ajo e katėr oligarkėve tė famshėm. S’kanė bėrė asnjėherė njė reflektim, qė kėta oligarkė kanė qenė tė lidhur me ne, kemi ne ndonjė pėrgjegjėsi pėr kėtė?! S’kanė bėrė ndonjė refleksion. E treta, ėshtė edhe njė lloj varėsie e madhe ndaj ndėrkombėtarėve. Pse ndėrroi Lulzim Basha? Nga radikalizmi, tani u kthye tek zgjedhjet. Njė nga kėto ėshtė varėsia tek ndėrkombėtarėt, qė presim tė na zgjidhin ndėrkombėtarėt, ta kemi mirė me tė. Tregon mungesė personaliteti, qė reflektohet pastaj edhe nė tė tjera gjėra.
Kosovarėt kanė njė shans tė madh, qė kanė njė forcė tė pa provuar nė pushtet, qė ėshtė Vetėvendosja, qė jep shpresė. E gjithė ajo ēka e rrethon VV, mė duket se nuk ėshtė shumė larg asaj qė kemi dhe ne, politikės korruptive, tė intrigave, tė lidhur me oligarkinė, etj. Sistemi ėshtė po ai. Pikėpyetja ime ėshtė se a mundet tė themi qė ata janė mė pėrpara, apo mos po shkojnė ata ku jemi ne sot? Nėse eliminohet dhe Albin Kurti dhe vazhdon Thaēi me tė tijėt mund tė jemi nė pikėn ku ata s’kanė arritur te ne, por larg qoftė mund tė shkojnė.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi