ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur nuk e heq dorėn dot nga tepsia e bakllavasė dhe sheqerpares?

Shko poshtė

10012020

Mesazh 

Kur nuk e heq dorėn dot nga tepsia e bakllavasė dhe sheqerpares? Empty Kur nuk e heq dorėn dot nga tepsia e bakllavasė dhe sheqerpares?




Kur nuk e heq dorėn dot nga tepsia e bakllavasė dhe sheqerpares? 34258962_10211424153544342_6050764254615699456_o.jpg?_nc_cat=102&_nc_ohc=xjDjWwSCAhwAQlBQV_uDObdSLAY03_rY0CTfdE6oZmFtpAZq8ezk5rjnQ&_nc_ht=scontent.fbru2-1Fehmi Tanēi
Kur nuk e heq dorėn dot nga tepsia e bakllavasė dhe sheqerpares?
Po bėhet njė vit qė PD me pjesėn tjetėr tė opozitės kanė marrė aktin mė ekstrem politik, tė diegies sė mandateve, dhe akoma nuk artikulohen dot/nuk j'ua nxė goja, se janė pėr njė sistem tė ri zgjedhor.
Dhe nė krye tė kėsaj liste tė urryer ėshtė kryetari i opozitės Basha, me deklaratėn e tij mė tė freskėt dje pėr kėtė gjė.
Jo rastėsisht zgjodha kėtė bisedė tė djeshme prej rreth 4 minutash ku shikohet qartė sesa i ēliruar dhe i qartė ėshtė njė aktivist i ri, pa asnjė ditė pėrvojė politike, si Endrit Shabani, pėrballė njė juristi shumė tė artikuluar dhe politikan karriere tashmė si Bylykbashi.
Dhe biseda ėshtė pikėrisht pėr sistemin zgjedhor kryesisht, dhe pastaj Shabani e poshtėrron fare kur ja pėrsėrit rreth 10 herė qė Bylykbashi tė pėrmendė emrin e oligarkut Saimir Mane dhe rastin e protestave tė minatorėve Bulqizė.
Dhe shikohet sesa i zėnė keq ėshtė Bylykbashi sikur tė jetė pjesė e Rilindjes dhe jo e opozitės qė ka 6 vite nė opozitė.
Nuk ka mė shumė se dy muaj besoj se nė njėjtėn pozitė e kam parė Bylykbashin nė njė Opinion tė Fevziut qė i kushtohej sistemit zgjedhor, ku tė gjithė qė ishin nė studio (pėrfshirė edhe gazetarė tė majtė) argumentonin se sistemi proporcional rajonal vrau vlerėn e votės, tė konkurencės dhe rriti autoritetin e kryetarėve.
Vetėm Bylykbashi (kuptohet jo nga mendja e tij) argumentonte se nuk ėshtė problem sistemi zgjedhor, por vjedhja e votės nga pushteti.
Nuk kishte gjė mė tė ulėt dhe tė pėshtirė, sipas meje.
Nė kushtet ku gjendet vendi me njė pushtet qė i ka kapur tė gjitha dhe po e dėrgon vendin drejt njė narkodiktature tė rrezikshme, gjėja mė jonormale duket dhe ėshtė tė merresh me opozitėn.
Por unė, duke qenė se jam anėtar i saj nga dita e krijimit, madje disa ditė pėrpara si student i Dhjetorit '90 (por jo nga soji i Majkos dhe Metės), deri ditėn qė jam larguar nga vendi kam dhėnė kontributin tim modest brenda saj, madje duke bėrė beteja brenda forumeve pėr zbatimin e statutit dhe demokracisė sė brendshme, i jap vetes tė drejtė tė bėj kritikun e saj.
Kush e ka kuptuar se pse e nisi PD-ja dhe Basha vjeshtėn me atė "zbythje" dhe strukje, pas atyre protestave madhėshtore pranverė-verė, dhe tė cilat u shoqėruan me qindra tė arrestuar, gaz lotsjellės, dhunė dhe represion policor?
Sa herė i kanė vėnė Bashės epitetin #shuarės_i_protestave, dhe jo pa shkak?
Mirė protestat qė i fshiu nga lista e opsioneve pėr tė rrėzuar njė pushtet qė nuk e ka dhe nuk e njeh moralin e dorėheqjes, tė krizės, tė dėshtimeve, por njė vit pasi ka dalė nė rrugė dhe jashtė tė gjithė institucioneve, Basha dhe PD nuk artikulohet dot kundėr sistemit aktual zgjedhor??
Madje akoma nuk ka njė draft pėrfundimtar tė reformės nė drejtėsi.
Dhe nga pėrdredhjet qė bėn, duket hapur tashmė qė nuk don tė prekė sistemin vrasės elektoral tė emėrimit tė deputetėve nga firma e dy tre kryetarėve dhe jo nga vota e qytetarėve, ndaj dhe e shtyjnė me muaj paraqitjen e njė drafti pėr "reformėn"
Dhe thonė pastaj se nuk i bėhet opozitė opozitės.
Po ēfarė t'i thuash kėsaj opozite kur edhe pasi janė mbledhur 50 000 firma pėr ndryshim sistemi thotė nuk e ka fajin sistemi?
Rikthejuni edhe njė herė kėsaj bisede dhe tė shikohet se pse ėshtė thėnė gjithė kėto kohė se kjo opozitė nuk frymėzon.
Ky rast ėshtė shumė domethėnės pėr tė kuptuar se nė ēfarė ujrash ka rėnė PD-ja.
Janė nė pikėn e vdekjes politike dhe pėrsėri nuk janė tė sinqertė dhe tė drejtpėrdrejtė sa njė aktivist i lirė si Endri Shabani nė kėtė bisedė qė tė ngjallin besim dhe shpresė tek shqipėtarėt se ka njė pushtet qė duhet shkulur me rrėnjė, por ka njė opozitė qė nė rastin e parė qė tė krijohet e meriton tė marrė nė dorė fatet e vendit.
Qofsha unė i gabuari, dhe uroj tė jem, por unė shikoj qė Basha siē zhvilloi nė errėsirėn e 17-18 Majit 2017 tė zhbėjė njė qėndresė mbi tre mujore, tani duket se ka zgjedhur tė presė qė kur Rama tė bjerė vetė🤮🤯🤔, ky do bėhet kryeministėr, pavarėsisht sistemit zgjedhor siē artikulohet vetė.
Pra ka zgjedhur qė njėrėn dorė t'a ketė nė #bakllava (tė bėhet kryeministėr kur tė mbetet vendi bosh) dhe njė dorė nė #sheqerpare (tė bėjė akoma listat e deputetėve).🤡👺
F.T.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi