ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana-Teherani dhe opozitarizėm me pushime tė gjata…

Shko poshtė

10012020

Mesazh 

Tirana-Teherani dhe opozitarizėm me pushime tė gjata… Empty Tirana-Teherani dhe opozitarizėm me pushime tė gjata…




Tirana-Teherani dhe opozitarizėm me pushime tė gjata… Zheji-1561669694Nga Artur ZHEJI
Politikat e brendshme tė vendeve tė vogla si Shqipėria, pėrmbyten me njė tėshtitje tė gjeopolitikės botėrore. Kėshtu ndodhi edhe kėsaj rradhe.
Pas “tėrmetit26nėntor2019”, pas funeraleve tė pėrlotura dhe gėrdhmadhave urbane dhe njerėzore, qė do tė harrohen dita-ditės, kryeministri dukshėm u forcua, ndėrsa Opozita shkoi me pushime tė gjata dimėrore. Ndoshta nė ski e ndoshta nė masazhe antigrip dhe antidhimbje kockash, askush nuk e di, si dhe pse!
Pastaj erdhi vrasja e telekomanduar e gjeneral Sulejmanit dhe situata e njė Lufte tė Re, qė e fut automatikisht Shqipėrinė nė njė paralele reale dhe absurde njėherėsh me SHBA, Aleatin tonė tė madh, me “A”, tė madhe.
Ndoshta Trump, urdhėroi eleminimin e Sulejmanit, sepse donte tė eleminonte, retė e zeza, tė procedurės sė impeachment (lexo shkarkimit tė presidentit), qė do shpėrthenin e po shpėrthejnė nė njė stuhi antiTrump nė Capitol Hill apo Congress house.
Ndoshta gjeneral Sulejmani, duhet tė vdiste pikėrisht me 2 Janar, nė fillim tė vitit 2020, pėrpara se tė ngrohej puna edhe njėherė nė Kongresin Amerikan dhe nė Senat, pėr impeachment.
Por, sipas presidentit Trump dhe jo vetėm, Sulejmani u vra, qoftė edhe mė 2 Janar 2020, sepse ishte vėrtet njė “monstėr” antiamerikane, qė e kishte mbushur kupėn!
Porse ēasti i zgjedhur, nuk ishte sigurisht i rastėsishėm dhe fare pa lidhje me politikėn e brendshme amerikane, sepse kur Amerika hyn nė njė luftė ndėrkombėtare, rregulli ėshtė, qė lufta e brendėshme politike pėr mė shumė demokraci dhe transparencė, duhet tė pushojė, derisa tė pushojė Lufta pėr “interesat e sigurisė amerikane”.
Kėto gjėra amerikanėt dinė ti zgjidhin pėrpikmėrisht vetė.
Nėse edhe kryeministri ynė, ishte nė njė “hall” tė ngjashėm, e pra, sipas deklarimeve opozitare, nė prag tė ndeshjeve tė reja tė “stuhishme” politike, rritja e temperaturės ndėrkombėtare me luftėn SHBA-Iran, ul automatikisht, temperaturėn e brendshme politike shqiptare.
Sepse edhe Shqipėria e vogėl dhe hallepasosura, ėshtė e rreshtuar nė njė Aleancė tė Madhe ndėrkombėtare, aq mė tepėr me mijėra opozitarėt iranianė, qė strehon nė truallin e saj.
Fat i madh pra, pėr grabitqarėt rrotull Ramės, qė tė shqyejnė edhe ca qindra miliona euro tė tjera, nė tendera, mė gėrryerje gjithfarėsh, kėēėkėizėm e leje ndėrtimi!
Ndėrkohė qė merren mediatikisht, me “Luftėn e Madhe” botėrore dhe pjesmarrjen nė kėtė Aleancė! Tė na mbrojė Zoti si i thonė, Olta Xhaēkėn, ministren tonė tė Mbrojtjes, e qė kėshtu, Olta tė na mbrojė Shqipėrinė, nė vend qė tė drejtojė ndonjė sallon bukurie, si vajzė e mirė qė ėshtė…
Por mjekrroshi i Gjatė, do shfaqet shpejt e sypatrembur, n’mes uniformave tė jeshilta shqiptare dhe jo vetėm, dhe do na flasė nė mėnyrė tė “hekurt”, edhe si strateg fshati, pasi na bindi si “reformator”, si antitėrmet, si antikėēėkėist, si gallataxhi, e mė the e tė thashė…
Si thotė njė shprehje e bukur shqiptare: “O Zot, m’jep men sa tė lidh ushkurėt e benevrekėve, tė tjerat o Zot, m’i jep Fat!”
Dhe duket se ashtu u bė nė Shqipni!
Ushkurėt lidhen, paret vidhen, Fati vazhdon…

360grade.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi