ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama

Shko poshtė

10012020

Mesazh 

Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama Empty Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama




Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama 83184001_2585648341654848_48699994219216896_o.jpg?_nc_cat=108&_nc_ohc=YHDxnToBLOsAQmf2fcov-D65CshcavOrFHmBfwxwDFUvUXNMnR-GK9JzQ&_nc_ht=scontent.fbru1-1

Kryetari i OSBE, Edi Rama, takon Kryeministrin e Shqipėrisė, Edi Rama 82591345_2585648458321503_6869903642829258752_n.jpg?_nc_cat=105&_nc_ohc=jNOSSn815BIAQm45o8VXQz1LlfwCuQ60ZjJoOswOZDZmBPrEhQD5xCvxA&_nc_ht=scontent.fbru1-1
[/size]
Erl Kodra

Kriza politike dhe ekonomike nė Shqipėri ka arritur kulmin. Vendi gjendet nė prag tė kaosit total. Edi Rama, Kryeministri i Shqipėrisė ia ka dalė tė uzurpojė tė gjitha pushtetet nė Shqipėri, pushtetin legjislativ, pushtetit lokal, gjykatat dhe prokurorinė, si dhe ēdo pushtet tjetėr, tė ēdo institucioni qė presupozohet tė jetė i pavarur. Opozita ka braktisur mandatet parlamentare, dhe prej njė viti gjendet nė rrugė. Tėrmeti katastrofik i 26 Nėntorit 2019 e ka zhyur Shqipėrinė edhe nė njė krizė tė thellė humanitare. Me mijėra familje shqiptare vazhdojnė tė mbijetojnė nė ēadra verore, nė kushtet e njė moti tė egėr, pa ushqime dhe veshje. Ndihmat qė Elvis Naēi dhe Arbėr Hajdari kanė mundur tė mbledhin nė ndihmė tė tė prekurve nga termeti po i administron Ministri i Tėrmetit, Arben Ahmetaj.
Nė kėto kushte, opozita shqiptare ka rifilluar protestat masive. Kryetari i opozitės kėrkon tė plotėsohen 9 kushtet e Bundestag-ut gjerman. Ministri i Brendshėm Sandėr Lleshaj, me metoda tė sofistikuara usharake vazhdon tė pėrdorė masivisht njė lloj gazi tė dyshimtė kundėr protestuesve. SPAK, njė strukturė e re prokurorėsh ka arrestuar ish deputetėt Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, qė akuzohen pėr sulme kundėr rendit kushtetues.
Lulzim Basha gjendet i mbyllur nė Selinė e Partisė Demokratike, ku po mbrohet fizikisht nga militantėt demokratė. Ministri i Brendshėm Sandėr Lleshaj vazhdon t'i bėjė thirrje kreut tė opozitės qė tė dorėzohet, pėrndryshe, sulmi i forcave qeveritare do tė jetė i pamėshirshėm.
Nė kėto kushte, Kryetari i OSBE Edi Rama, i ka kėrkuar njė takim Kryeministrit tė Shqipėrisė Edi Rama. Takimi ėshtė parashikuar tė mbahet nė Zyrėn e Pėrfaqėsuesit tė OSBE nė Tiranė, Ambasadorit Bernd Borchardt. Ky takim ėshtė lehtėsuar nga Presidenti i Serbisė Aleksadėr Vuēiē, qė po kujdeset pėr implementimin e Marrėveshjes rajonale tė MiniShengen-it.
Kryetari i OSBE Edi Rama, dukej mjaft i mėrzitur dhe i inatosur me Kryeministrin e Shqipėrisė Edi Rama. Ai u shpreh hapur se situata politike ėshtė e rėndė, dhe se dialogu ėshtė rruga e vetme pėr kapėrcimin e krizės.
- Metodat tuaja tė drejtimit tė shtetit janė tė papranueshme pėr njė vend demokratik. Ti ke uzurpuar tė gjitha pushtetet. Shtetin shqiptar tani e drejton bashkarisht me Mafian. Ti po plaēkitė Buxhetin e Shtetit dhe po ua dorėzon atė miqėve tė tu. Ti po shkelė masivisht tė drejtat e njeriut. Ti po burgosė dhe i pėrndjek kundėrshtarėt dhe po mbyllė median online - u shpreh me tone tė ashpra Edi Rama, Kryetari i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunimin Europian.
- O Zot, o Zot, ē'po mė dėgjojnė veshėt! Edhe ti Edi Rama po flet me gjuhėn e kazanit?! Shqipėria po pėrparon nė tė gjitha fushat. Kėtė e konfirmon edhe miku i i madh i shqiptarėve, Presidenti i Serbisė Aleksandėr Vuēiē. Kėtė e konfirmon edhe miku im, Ambasadori Bernd Borchardt. Kėtė e konfirmon edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca - u kundėrpėrgjigj Edi Rama, Kryeministri i Shqipėrisė.
Kėtu ndėrhyri lehtėsuesi i dialogut mes Kreut tė OSBE, Edi Rama dhe Kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama. Ai tha se Shqipėria po pėrparon nė tė gjitha fushat e shkeljes sė tė drejtave tė shqiptarėve, dhe se kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr njė vend qė tė ndėrtojė me sukses shtetin personal.
- Hiqeni rrethimin qė i keni bėrė Kryetarit tė Opozitės Lulzim Basha. Jepni dorėheqje tė parevokueshme. Mos pėrdorni mė tej gazin serb kundėr protestuesve paqėsor. Lironi Dash Shehin dhe Nard Ndokėn. Plotėsoni kushtet e Bundestag-ut. Tregoni ku i keni fshehur 200 milion dollarėt. Hapni hetime pėr bashkėpunėtorėt e tu kriminel, pėr tė cilat kemi shkruar nė Raportin Konfidencial tė tetorit 2014. Ndalni sulmet kundėr gazetarit Erl Kodra, i cili ka qenė denoncuesi i parė i lidhjeve tė tua mafioze me botėn e krimit. Mos dėrgoni mė "emisarė" pėr t'ia mbyllur gojėn shkrimtarit Erl Kodra - vazhdoi tejet i tensionuar Kreu i OSBE, Edi Rama.
- Shqipėria ėshtė partner i besueshėm i OSBE, BE, OKB, OPEC, USA, UEFA, FIFA, LGBTQ, OBT, Lindjes sė Mesme, Koresė sė Veriut, Kinės, Vietnamit, Indisė, Pakistanit, Turqisė, Azerbaixhanit, Sirisė, Kurdistanit, Izraelit dhe Palestinės - u shpreh Luigi Soreca - sidomos Shqipėria po shkėlqen si aleate e Serbisė. Por fajtorja vazhdon tė mbetet Kosova, njė vend i vogėl dhe djallėzor qė po minon bashkėjetesėn mes popujve tė Ballkanit.
Takimi u mbyll me premtimin se pėrpjekjet e Kreut tė OSBE Edi Rama do tė vazhdojnė pėr tė shpėtuar vendin nga kriza e thellė. Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipėria do tė marrė njė vend nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe me kėtė rast, ajo do tė intensifikojė pėrpjekjet pėr paqe globale dhe prosperitet tė mbarė njerėzimit.
- Me Shqipėrinė, paqja globale ėshtė e mundur - u shpreh ai nė Konferencėn e Pėrbashkėt pėr shtyp me Kreun e OSBE.
PS: Shkrimi nuk ėshtė fake news, ju garantoj. Lajmi ėshtė tėrėsisht i vėrtetė, i konfirmuar nga 1000 burime, duke filluar qė nga Selia Qėndrore e OSBE nė Vjenė, tė gjitha gazetat e kontinentit europian, nga ishulli britanik dhe kontinenti amerikan. Lajme mė tė hollėsishme tė kėtij takimi do tė ndiqni nė ditėt nė vazhdim.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi