ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė godasėsh me molotov pėr t’u kthyer aty ku ishe

Shko poshtė

14012020

Mesazh 

 Tė godasėsh me molotov pėr t’u kthyer aty ku ishe Empty Tė godasėsh me molotov pėr t’u kthyer aty ku ishe




 Tė godasėsh me molotov pėr t’u kthyer aty ku ishe Bushati
Andi Bushati
Dokumenti i miratuar sot mes pėrfaqėsuesve tė parlamentit dhe opozitės qė qėndron jashtė tij, nė pamje tė parė, duket sikur pėrbėn njė sukses pėr PD dhe aleatėt e saj. Ata kanė arritur t’a delegjitimojnė kuvendin e dalė nga zgjedhjet e 2017, duke e shndėrruar atė, nga njė organ ligjėvėnės, nė njė noter qė vulos vendimet qė do tė merren jashtė tij. Ata i kanė zhvlerėsuar asaj salle, qė i ngjan mė shumė njė teatri kllounėsh, tė drejtėn pėr tė ngritur njė komision sovran pėr reformėn zgjedhore (dokumenti poshte, paragrafi 3) dhe pėr mė tepėr, i kanė privuar ata deputetė qesharakė nga e drejta pėr tė votuar lirisht sipas bindjeve tė tyre pėr kodin e ri zgjedhor (poshte pika e parafundit).


Pra, thėnė nė mėnyrė tė vulgarizuar, tė gjithė ata mbi 120 burra dhe gra, qė e quajnė veten tė zgjedhur tė popullit, nuk vlejnė sė bashku sa vetoja e Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. 

Nė kėtė kuptim formal, kjo mund tė quhet njė fitore e madhe e opozitės pėr tė pėrdhosur atė tempull tė krimit, qė e braktisi me vendosmėri njė vit mė parė. 

Pėr nga pesha dhe sfida, ajo i zbeh edhe tradhėtitė ndaj qėndrimeve tė mėparshme, si ato pėr tė mos pranuar uljen nė tryezė me Damian Gjiknurin apo Rudina Hajdarin. 

Tryeza e reformės zgjedhore/ Pikat ku u tradhėtuan zotimet e opozitės

Pėr nga simbolika, ajo e ka detyruar edhe Ramėn dhe tė tijtė tė pranojnė se mbajnė me serume njė parlament nė koma, qė nuk vlen mė pėr asgjė.

Por, po tė zbresim nė rafshin konkret dhe tė analizojmė se ē’ka fituar realisht opozita, llogaria rezulton tė jetė pak mė ndryshe. 

Sepse as PD-ja as aleatėt e saj nuk kanė marrė asnjė gjė qė nuk e kishin para mesit tė shkurtit 2018, kur vendosėn tė digjnin mandatet. Pra nėse nuk do tė ndėrmerrte rugėn radikale, qė e ēoi mė pas edhe nė bojkotimin e zgjedhjeve tė qershorit, opozita do tė kishte vendin e luanit pėr reformėn zgjedhore, ajo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė miratohej pa tė dhe Oerdi dhe Vasili do tė uleshin krejt natyrshėm pėrballė Damianit.  

Pra thėnė shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumė mund atė qė e dorėzuan me moskokēarje njė vit mė parė. Ata ikėn, luftuan, protestuan dhe u kthyen nė pikėn qė ishin.

Prandaj kur sheh kėtė trajektore natyrshėm tė lind pyetja? A i vlente kjo skarificė pėr kaq gjė? A ia vlenin molotovėt, gazi lotėsjellės, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramėn, humbja e qyteteve tė mėdha, lėnia e qindra njerėzve pa punė, vetėm pėr ti bėrė disa retushime njė sistemi qė mbetet gjithėsesi i kalbur? 

Ku mbetėn pėrbetimet pėr republikėn e re, ato pėr pėrmbysjen e rregullave tė lojės, zotimet pėr t’i dhėnė mė shumė peshė votės sė qytetarėve, qoftė pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, qoftė pėr ato lokale, qoftė pėr presidentin nga populli apo pėr rivitalizimin e referendumeve?

Natyrisht, duke ngritur kėto pyetje nuk nėnkuptohet automatikisht qė opozita duhet tė vazhdojė tė qėndrojė nė rrugė dhe mos i thotė “PO” asnjė marėveshjeje. Tė gjithė janė tė bindur se njė ditė ajo ishte e dėnuar qė tė bėhej pjesė e njė zgjidhjeje. 

Por, tė pranosh qė pas tė gjithė atyre sakrificave tė qytetarėve tė thjeshtė dhe romantizmi inspirues tė liderėve, tė ulesh nė tryezė pėr njė pazar kaq tė vogėl, duket qesharake.

Sado radikale dhe e thellė qoftė, reforma zgjedhore mbetet, nė fund tė fundit, njė arrnim i thjeshtė. Dhe po tė mendosh se Rama ishte i detyruar ta miratonte atė, si pasojė e presionit ndėrkombėtar dhe kushteve tė Bundestagut, ajo as nuk duhet tė zinte vend midis kushteve pėr negociata tė opozitės.

I gjithė kalvari radikal njė vjeēar do ia kishte vlejtur po pėrfundonte me njė rishikim total tė kushtetutės sė ndryshuar nė 2008, me njė ndryshim tė sistemit zgjedhor pa kryetarė partish tė gjithėpushtetshėm, me deputetė qė ligjėrisht janė mė tė fortė dhe mė tė pavaruar, me njė president mė pėrfaqėsues tė vullnetit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve.

[url=http://video/ Pirueta 180 grad%C3%AB. Si e drodhi Basha p%C3%ABr listat e hapura]Video/ Pirueta 180 gradė. Si e drodhi Basha pėr listat e hapura[/url] 

Por, shitja kaq lirė, – thjeshtė mė uljen nė tryezėn e reformės zgjedhore- e kauzės radikale dymbėdhjetė mujore, i ngjan mė shumė njė pendese tė vonuar pėr nisjen e kėsaj rruge. Ajo lexohet si njė epsh i pakontrolluar pėr tu ribėrė pjesė e sistemit. 

Pikėrisht kėtė duket sikur konfirmon edhe nxitimi pėr tė pėrfunduar deri nė mars kuadrin ligjor, qė do tė lejojė mė pas zgjedhje tė parakohėshme. Ato zgjedhje qė me sa duket Basha mezi i paska pritur, sepse, si tė gjithė, e di qė edhe po si siguruan dot vendin e parė, tė dytin e ka pėrherė tė garantuar. 

Ndoshta kaq ėshtė kuti i tij. Ndoshta brenda kėtij qerthulli vėrtitet ambicja e kėsaj opozite, e cila me sa duket e ka kuptuar, se lufta me regjimin dhe bombat molotov ishin njė shaka e nxituar qė nuk e pėrballonte dot.       

©Lapsi.al
 Tė godasėsh me molotov pėr t’u kthyer aty ku ishe Reforma-Zgjedhore-marreveshja
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi