ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja

Shko poshtė

05062008

Mesazh 

Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja Empty Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja




Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja.
Dhjetėra fashikuj tėrhiqen nga arkivi i Prokurorisė sė Tiranės. Hetuesit: "Kemi fakte tė reja". Dyshime pėr motivet e ekzekutimit: Ndoshta politike.
Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja Hajdari-azem

Vrasja e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, mė 12 shtator tė vitit 1998, e cilėsuar si "vrasja e shekullit", del nga arkivi i Prokurorisė sė Tiranės dhe pėrfundon nė zyrėn e Kryeprokurores Ina Rama. Dy ditė mė parė, zyrtarėt e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kanė shkundur dosjen nga "pluhuri" 6-vjeēar nė zyrėn e arkivit tė akuzės kryeqytetase pėr ta tėrhequr mė pas nė Drejtorinė e Krimit tė Organizuar pėr njė hetim tė ri. Njė automjet ka shėrbyer pėr transportimin e dhjetėra fashikujve tė dosjes voluminoze, nga provat nė vendngjarje, deklaratat e dėshmitarėve okularė, dėshmitė e tė akuzuarve pas ngjarjes, e deri te konkluzionet e prokurorisė dhe vendimi i gjykatės. Burime konfidenciale nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė pėr "Shqip" se njė lėvizje e tillė ėshtė realizuar pas indicieve pėr fakte tė reja pėr vrasjen e liderit tė dhjetorit. Ndėrsa burimet zyrtare pohojnė se nuk janė tė autorizuar tė japin shpjegime. Gjithsesi nga tė dhėnat e marra rezulton se dosja ėshtė dėrguar edhe nė Drejtorinė e Marrėdhėnieve Juridiksionale me Jashtė, e cila pritet ta pėrkthejė dhe mė pas ta nisė drejt Turqisė, ku disa muaj mė parė ėshtė arrestuar Izet Haxhia, i dėnuar me 25 vite burg.

Nė dosjen voluminoze, sipas burimeve, janė shėnuar tė gjitha raportet e prokurorėve tė ēėshtjes qė kanė pėrfaqėsuar akuzėn nė gjyq. Ata shkruajnė se gjykimi i kėsaj ēėshtjeje ka vazhduar pėr 70 seanca nė Gjykatėn e Tiranės pėr tė dėnuar 4 bashkautorėt, njėri prej tė cilėve i vdekur. Pėr vrasjen e Hajdarit, Gjykata e Tiranės ka dėnuar me burgim tė pėrjetshėm Jaho Mulosmanin, i cilėsuar si organizatori dhe ekzekutori kryesor, sė bashku me Fatmir Haklajn, i cili ishte vrarė nė Tropojė. Nė dosje shkruhet se ėshtė dėnuar me 25 vjet burg nė mungesė Izet Haxhia, me 20 vjet, Ismet Haxhia, ndėrsa dy tė pandehurit e tjerė, Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta janė dėnuar me kohėn e paraburgimit. Sipas prokurorisė, Azem Hajdari nuk ėshtė vrarė nė cilėsinė e deputetit, por pėr hakmarrje. I vetmi i dėnuar qė mundi tė largohej ishte Izet Haxhia, i cili u arrestua nė Antalia tė Turqisė pėr llogari tė policisė shqiptare.

Gjithashtu nė dosjen e prokurorisė shkruhen tė gjitha diskutimet nė seancat gjyqėsore midis akuzės, mbrojtjes dhe gjykatės. Diskutimet dhe provat nė vendngjarje do tė bėhen objekt hetimi nga zyrtarėt e organit tė akuzės, pas tėrheqjes sė dosjes. Burimet konfirmojnė se pritet tė merren sėrish nė pyetje personat qė kanė fakte tė reja pėr vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojės sė tij Besim Ēera. Ndėr dėshmitarėt qė mund tė merren nė pyetje janė edhe zyrtarė tė lartė tė Partisė Demokratike nė vitin 1998, qė kanė dalė nė media, duke akuzuar persona tė veēantė pėr ekzekutimin.
SHQIP


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Thu Jun 05, 2008 11:01 am, edituar 4 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vrasja e Azem Hajdarit, rihapet dosja :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 10:54 am nga Iliriada Portal

Refuzimi

Berisha nuk dėshmoi nė gjyqin e Mulosmanit


Procesi maratonė i ēėshtjes "Hajdari" u mbyll pa deklarimet e tre dėshmitarėve shumė tė rėndėsishėm pėr zbardhjen e sė vėrtetės, kreut tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, ish-truprojės sė tij, Izet Haxhia dhe Jaho Mulosmanit. Rrjedha e procesit mund tė kishte qenė krejt ndryshe nėse kėta tre dėshmitarė do tė rrėfeheshin para trupit gjykues. Nė vendimin pėrfundimtar gjykata shpalli si motiv tė vrasjes sė deputetit Hajdari, hakmarrjen. Sipas saj, Haklaj e kishte vrarė Hajdarin pasi dyshonte se ai ishte implikuar nė vrasjen e tė vėllait mė 5 janar 1998 nė Qafėn e Luzhės. Ky motiv vazhdon tė mbetet i pandryshuar pavarėsisht deklaratave tė shumta tė opozitės dhe liderit tė saj Berisha, pėr njė rigjykim tė atentatit tė 12 shtatorit, qė tashmė ka hyrė nė histori si "vrasja e shekullit". Ndėrkohė, mbrojtja e Jaho Mulosmanit ka dėrguar ēėshtjen nė Gjykatėn e Strasburgut me pretendimin se: Si ka mundėsi qė njerėzit qė pretendojnė qė dinė fakte rreth veprimtarive kriminale tė personave tė ndryshėm, i deklarojnė dhe nuk paraqiten nė organin procedues?



Drejtėsia turke kėrkon prova pėr implikimin e ish-truprojės sė Berishės


"Izet Haxhia pranoi tė bashkėpunojė"


Tregon para gjykatės turke fakte pėr vrasjen e Hajdarit


Bashkėpunimi i mundshėm i Izet Haxhisė nė Turqi ka detyruar Prokurorinė e Pėrgjithshme Shqiptare tė shpejtojė procedurat pėr njė hetim tė ri tė vrasjes sė Azem Hajdarit. Burime nga akuza qendrore thanė se drejtėsia turke ka sjellė njė kėrkesė pėr dokumentacion tė plotė pėr implikimin e mundshėm tė Haxhisė, pasi gjatė marrjeve nė pyetje nė seancat gjyqėsore, i dėnuari me 25 vite burg, ka rrėfyer pėr herė tė parė fakte tė reja pėr "vrasjen e shekullit". Gjithsesi, burimet zyrtare nga akuza qendrore mohojnė njė informacion tė tillė, duke deklaruar se Ministria e Drejtėsisė i ka dėrguar materialet e dosjes drejtėsisė turke pėr njė ekstradim tė tij. Por, megjithėse kanė kaluar muaj tė tėrė nga arrestimi i tij, gjykatat turke nuk kanė aprovuar ekstradimin e tij, duke i dhėnė tė drejtė paraprakisht mbrojtjes sė tij. Sipas tyre, ekzistojnė fakte se implikimi i Haxhisė nė vrasjen e Azem Hajdarit ėshtė pėr ēėshtje politike dhe se deklaratat publike tė krerėve tė PD-sė nė vitin 1998 duket se do tė detyrojnė gjykatat turke tė miratojnė kėrkesėn pėr azil politik tė Haxhisė. Burimet nga akuza qendrore thanė se, nėse Izet Haxhia ekstradohet, atėherė ai do tė pyetet me hollėsi nė lidhje me ngjarjen e 12 shtatorit 1998, si dhe pėr disa ngjarje tė tjera. Ai ėshtė konsideruar nga prokuroria shqiptare si njė nga dėshmitarėt kyēė tė kėsaj ngjarjeje dhe nėse ai pranon qė tė flasė, dėshmia e tij mund tė implikojė tė tjerė persona. Haxhia ishte i vetmi ndėr personat qė kishin marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit, i cili nuk ishte arrestuar ose nuk ishte vrarė. Ai ishte dėnuar me vendim tė formės sė prerė me 25 vjet burgim dhe ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė vrasje.

Izet Haxhia, ish-truproja i kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, gjatė qeverisjes sė parė tė tij, ka qenė njė njeri me shumė influencė nė selinė blu. Nga shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjes "Hajdari", Haxhia ėshtė takuar me miqtė e tij tropojanė tė kryesuar nga Fatmir Haklaj dhe kanė planifikuar vrasjen e deputetit. Grupi i tropojanėve, i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet dhe Izet Haxhia si dhe krutani Naim Ēangu, kanė planifikuar atė qė mė pas do tė quhej "vrasja e shekullit". Nga hetimi ka rezultuar se roli i Izet Haxhisė nė kėtė vrasje ka qenė jo i vogėl. Asnjė nga personat e tjerė nuk ka pasur mundėsi qė tė hyjė lirshėm nė selinė blu dhe kėtė mundėsi ia ka dhėnė Izet Haxhia. Natėn e 12 shtatorit ai ka hyrė nė selinė e PD-sė dhe ka shkuar nė zyrėn e deputetit Azem Hajdari. Pasi ėshtė takuar me tė, i ka thėnė se jashtė selisė ndodhej njė makinė e zezė me targa tė Vlorės. Nė kėtė makinė ndodheshin disa tropojanė, tė cilėt donin qė ta takonin. Bazuar nė fjalėn e Haxhisė, Azem Hajdari ka dalė nga zyra e tij dhe pas tij kanė shkuar truprojat Zenel Neza dhe Besim Ēera. Sipas hetimeve, Izet Haxhia ka qenė nė dijeni edhe tė shumė detajeve tė tjera lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė. Pėr tė gjitha kėto, Haxhia ėshtė dėnuar nga gjykata me 25 vjet burgim.
"Izet Haxhia ėshtė njė nga personat qė kanė marrė pjesė fizikisht nė vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ėshtė njė nga pjesėmarrėsit dhe pėr pasojė njė nga dėshmitarėt kryesorė tė kėsaj ēėshtjeje. Dėshmia e tij mund tė jetė shumė e rėndėsishme. Gjatė hetimit nė prokurori dhe shqyrtimit gjyqėsor tė ēėshtjes, ne nuk kemi pasur mundėsi qė ta pyesim vetė Izet Haxhinė. Ai ėshtė gjykuar nė mungesė dhe ėshtė pėrfaqėsuar nga njė avokat",- pohojnė burimet e prokurorisė. Sipas tyre, shteti shqiptar, megjithėse ka filluar nė mėnyrė urgjente procedurat pėr ekstradimin e tij nga Turqia, ende nuk ėshtė bėrė e mundur sjellja e tij nė Shqipėri, pasi gjykata turke ēmon se jeta e Haxhisė nė vendin tonė rrezikohet. Burimet shpjeguan se nė momentin e parė qė ai do tė vijė nė Tiranė do t‘i komunikohet vendimi i gjykatės, si dhe do t‘i kėrkohen shpjegime nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 10:55 am nga Iliriada Portal

Mundėsia

Hetues shqiptarė nė Turqi

pėr tė pyetur ish-truprojėn


Nėse vendoset mosekstradimi i Haxhisė nė Shqipėri, atėherė ekziston mundėsia qė hetues shqiptarė tė shkojnė nė Turqi pėr tė marrė nė pyetje njė nga tė dėnuarit e vrasjes sė Azem Hajdarit. Pritet qė ish-truproja e Berishės tė pyetet me hollėsi nė lidhje me ngjarjen e 12 shtatorit 1998, si dhe pėr disa ngjarje tė tjera.



Kronologjia

12 shtator 1998

Vritet deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, dhe shoqėruesi i tij, Besim Ēerja. Plagoset nė atentat edhe Zenel Neza


20 minuta pas vrasjes

Shefi i opozitės Sali Berisha doli nė njė konferencė shtypi. Ai akuzoi strukturat shtetėrore dhe drejtpėrdrejtė me emėr shefin e rendit tė Tropojės, Jaho Salihi


6 maj 2001
Forca speciale tė Ministrisė sė Rendit arrestojnė nė Bajram Curr Jaho Salihin (Mulosmani) teksa flinte dhe u soll nė Tiranė me helikopter


20 prill 2002
Jaho Salihi nė deklarimet e tij pėrfundimtare rrėfen ngjarjen, ku thotė se autori i vrasjes sė Azem Hajdarit ėshtė Fatmir Haklaj, tashmė i vrarė


29 prill 2002
Gjykata e Tiranės jep vendimin, duke shpallur fajtor Jaho Salihin me burgim tė pėrjetshėm; 25 vjet Izet Haxhisė dhe 20 vjet burg pėr Ismet Haxhinė


1 qershor 2008

Zyrtarė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tėrheqin dosjen e vrasjes sė liderit tė dhjetorit nga Prokuroria e Tiranės dhe fillojnė rihetimin


Vendimi i gjykatės nė vitin 2002: Vrasja e deputetit ėshtė kryer pėr hakmarrje. Tashmė dyshohet pėr motive politike


Enigmat e vrasjes sė shekullit



"Ēfarė e shtyu Mulosmanin tė bėhet njė ndėr organizatorėt e vrasjes sė deputetit Azem Hajdari?". Kjo ėshtė pyetja qė ngre Gjykata e Tiranės nė vendimin e datės 29 prill 2002 pėr organizatorin e vrasjes sė deputetit tė PD-sė nė vitin 1998. Mė pas, duke verifikuar materialin e prokurorisė dhe mbrojtjes ka arritur nė pėrfundimin se: Kėtu futen lidhjet e ngushta familjare dhe shoqėrore mbi baza klanore dhe interesa kriminale me personin nė kėrkim, Fatmir Haklaj...". Arsyetimi i Gjykatės sė Tiranės duket se nuk ėshtė i bindshėm pėr mbrojtjen e katėr tė akuzuarve, tė cilėt prej mė shumė se 6 vitesh kėrkojnė njė rihetim tė ēėshtjes. Pas ardhjes sė Ina Ramės nė krye tė organit tė akuzės, lindi njė fije shprese se enigmat e "vrasjes sė shekullit" tashmė do tė merrnin pėrgjigje. Dhe kėshtu ndodhi. Nė vitin e parė tė punės, Kryeprokurorja urdhėroi dy ditė mė parė marrjen e dosjes nga Prokuroria e Tiranės me tė gjitha provat e saj dhe njė rihetim tė tė gjitha fakteve dhe provave. Njė kopje e dosjes u dėrgua nė Zyrėn e Marrėdhėnieve Juridiksionale me Jashtė, e cila pritet ta pėrkthejė dhe ta nisė atė drejt Turqisė pas informacioneve se ka prova tė reja pėr vrasjen e Azem Hajdarit.

Burimet nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se dosja do t‘i nėnshtrohet njė verifikimi tė plotė, qė nga provat pėr dėnimin e Jaho Mulosmanit e deri tek implikimi i Izet Haxhisė. Hetuesit e Ina Ramės do tė zbardhin vendimin e datės 29 prill tė vitit 2002. Gjyqtarėt Arben Micko, Ilir Ēeliku dhe Ilir Mustafaj dėnuan me burgim kapital Mulosmanin, ideatorin dhe organizatorin e vrasjes, si dhe bashkėpunėtorėt Izet Haxhia, 25 vjet, vėllain e tij Ismetin, 20 vjet, dhe Isamedin Haxhinė me 2 vjet e 6 muaj burg. Sipas vendimit janė zbardhur tė gjitha lėvizjet nga Tropoja nė Tiranė dhe se si nisėn pėrplasjet pėr vrasjen e Shkėlqim Haklajt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 10:55 am nga Iliriada Portal

Dosja e prokurorisė

Vrasja ka ndodhur mė datėn 12 shtator tė vitit 1998 rreth orės 21:15 minuta pranė selisė sė PD-sė, ku ėshtė vrarė deputeti Hajdari, Besim Ēera dhe u plagos Zenel Neza. Sipas organit tė akuzės, Mulosmani ėshtė cilėsuar si organizator dhe ekzekutor, ndėrsa tė katėrt tė pandehurit e tjerė nė rolin e ndihmėsit. Jaho Mulosmani ka takuar Fatmir Haklajn (tashmė i vrarė), i cili i ka kėrkuar ish-shefit tė rendit nė Komisariatin e Tropojės t‘i vinte nė dispozicion njė makinė, pėr tė shkuar sė bashku nė Tiranė. Njė ditė mė pas rreth, orės 19:00, dy makinat, njėra "Mercedes Benz", me targa VL 0676 B, nė tė cilėn ndodheshin Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Naim Cangu, ndėrsa tjetra tip IVECO policie, ku ndodheshin shoferi i saj, dėshmitari Agim Logu, Izet Haxhia, Halil Haklaj dhe Elez Haklaj, pasi kanė lėvizur rreth qendrės sė Tiranės, makina tip IVECO ka ndaluar afėr ushtarit tė panjohur, pranė kinema "Partizani", ndėrsa makina tip "Mercedes Benz" ka ndaluar pranė selisė sė PD-sė. Sipas vendimit, kanė pritur atje pėr njė kohė dhe rreth orės 21:15 shohin se nga selia e Partisė Demokratike doli deputeti Azem Hajdari, i shoqėruar nga truproja e tij, Besim Ēera, dhe mė pas bashkohet me ta dhe Zenel Neza, e qė tė tre sė bashku drejtohen pėr nga vendi ku kishte ndaluar makina, nė tė cilėn ndodheshin Mulosmani, Haklaj dhe Cangu. Sapo Azem Hajdari afrohet te makina nė fjalė, prej saj dalin menjėherė Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Cangu, duke qėlluar me armė zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme Azem Hajdarit dhe Besim Ēerės dhe duke plagosur rėndė Zenel Nezėn. Ndėrsa plagoset rėndė, nga Fatmir Haklaj, Naim Cangu dhe nga plagėt e marra vdes nė spital.

Arratisja dhe dyshimet

Mulosmani dhe Haklaj, sė bashku me tė plagosurin Cangu, nisen nė drejtim tė spitalit Kirurgjik. Haklaj komunikon me radio me tė pandehurin Izet Haxhinė, duke i thėnė qė tė dilte me furgonin IVECO te rruga e spitalit. Nga provat e administruara, rezulton se njė ndėr autorėt e krimit ėshtė Mulosmani, nė rolin e organizatorit dhe ekzekutorit njėkohėsisht. Sipas prokurorisė, Mulosmani u mundua tė justifikohej me qenien rastėsisht nė vendngjarje. Vėrtetohet se Izet Haxhia ėshtė takuar me Mulosmanin mė 11 dhe 12 shtator 1998. Nga tėrėsia e provave dhe rrethanave tė ngjarjes, del se krimi u realizua pėr motive tė dobėta tė hakmarrjes. Kjo rezulton nga zanafilla e krimit, e cila ėshtė lidhur pazgjithshmėrisht me viktimėn pjesėmarrės nė vrasjen e Fatmir Haklajt, me tė cilin i pandehuri Jaho Mulosmani ka organizuar dhe realizuar vrasjen. Prokuroria e ka kualifikuar vrasjen sipas nenit 79/c, duke e lidhur me faktin e denoncimit tė viktimės Fatmir Haklaj, si vrasės nė njė mbledhje tė Parlamentit. Mbi bazėn e kėtij fakti, ajo ka pėrcaktuar motivet e vrasjes sė deputetit pėr shkak tė kėsaj cilėsie, por provat e marra nė gjykim, rrethanat e zhvillimit tė ngjarjeve, deri nė momentin e realizimit tė vrasjes se deputetit Azem Hajdari vėrtetojnė se vrasja ėshtė kryer pėr motive tė dobėta. Viktima Fatmir Haklaj e ka akuzuar deputetin Azem Hajdari se kishte pasur dorė nė vrasjen e vėllait tė tij, Shkėlqim Haklaj, mė datėn 5 janar 1998. Nga tėrėsia e dosjes penale, hetuesit e Ina Ramės kanė dyshime mbi motivet e dobėta tė cilėsuara nga prokuroria dhe gjykata nė dėnimin e autorėve. Tashmė dyshohet se vrasja e Azem Hajdarit ka ndodhur pėr motive politike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 10:56 am nga Iliriada Portal

Dėnimet


JAHO MULOSMANI
-Deklarohet fajtor pėr vrasjen me paramendim, kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit. Burg tė pėrjetshėm
-Deklarohet fajtor pėr vrasjen me dashje kryer nė bashkėpunim tė Besim Ēerės. 20 vjet burgim
-Deklarohet fajtor pėr vrasjen me dashje, kryer nė bashkėpunim dhe mbetur nė tentativė tė Zenel Nezės. 15 vjet burgim.
-Pėrfundimisht gjykata e dėnon me burgim tė pėrjetshėm.
IZET HAXHIA
-Deklarohet fajtor pėr vrasjen me paramendim kryer nė bashkėpunim tė Azem Hajdarit. 25 vjet burgim

ISMET HAXHIA
Fajtor pėr vrasjen e Azem Hajdarit. 20 vjet burgim.

ISAMEDIN HAXHIA
-Fajtor pėr armėmbajtje pa leje. 2 vjet e 6 muaj burgim.

FATMIR META
- Deklarohet i pafajshėm pėr vrasjen e Azem Hajdarit.



Jaho Mulosmani


I dėnuari pėrjetė, gjatė intervistės pėr "Shqip", tregonte frikėn e qeverisė


"Po bėhet luftė pėr tė mos e rihapur dosjen"


I akuzuari pėr vrasjen e Azem Hajdarit, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip" disa muaj mė parė, tregonte frikėn e qeverisė pėr tė mos rihapur dosjen "Hajdari". Jaho ka deklaruar se: "Jam i bindur se po bėhet luftė e madhe pėr tė mos e rihapur dosjen "Hajdari". Kanė frikė se do tė dalė e vėrteta dhe vendim tim, kėtu nė burg, do ta zėrė dikush tjetėr". Mė tej arsyetonte se vendimi ka qenė skandaloz, duke ushtruar njė proces politik dhe pa fakte. "Edhe vendimi i dytė pėr dėnimin tim me burgim tė pėrjetshėm kėtė qėllim ka, pėr t‘i thėnė Strasburgut se bėhet fjalė pėr njė njėri tė dėnuar dy herė. Sa pėr vrasjen e Azemit, mund t‘ju them se, mė 12 shtator, ndėrsa ai po kthehej nga njė miting i PD-sė, nė Fier, ka ndaluar nė Lushnjė. Nė kėtė qytet, zoti Hajdari ėshtė takuar dhe ka pirė kafe me disa djem, tė cilėve u kėrkoi mbėshtetje pėr Partinė Demokratike. Gjatė kohės qė po pinin kafe, Azemit i ka rėnė telefoni celular tri herė. E kėrkonin nga Tirana dhe i thanė tė kthehej urgjent. Ata qė ishin tė pranishėm e dinė se si u habit zoti Hajdari. Sot, ēuditėrisht, dy nga ata djemtė, me tė cilėt Azemi piu kafe, janė nė burg si anėtarė tė Bandės sė Lushnjės" deklaroi Mulosmani, duke lėnė tė kuptohej se vrasjen nuk e kishte kryer vetė, por disa persona tė tjerė. Gjithsesi ai shprehte besimin se qeveria aktuale kishte influencuar nė drejtėsi pėr dėnimin e tij pėr tė dytėn herė. Arsyetimi i Mulosmanit mbėshtetet edhe nga pretendimet e avokatėve mbrojtjes, tė cilėt me aplikimin nė Strasburg pretendonin se pikėrisht procesi i dytė ndaj Jahos ishte njė falsitet. Sipas tyre qeveria pretendonte tė influenconte Gjykatėn pėr tė Drejtat e Njeriut nė vendimin pėrfundimtar, duke i lėnė tė kuptohej se ky person ka marrė dy dėnime. Gjithsesi, mbrojtja ėshtė e bindur se procesi qė po zhvillohet nė Strasburg do tė fitohet nga aplikanti dhe jo nga qeveria, pasi nuk ka parashtruar fakte.
Gazeta Shqip

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi