ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prindėr, na paskeni gėnjyer!

Shko poshtė

15012020

Mesazh 

Prindėr, na paskeni gėnjyer! Empty Prindėr, na paskeni gėnjyer!




Prindėr, na paskeni gėnjyer! EndriNga Endri Shabani/ Kur ishim tė vegjel, nė fillim tė viteve 1990, ju na thatė “meso se pa shkollė do mbetesh gjithė jetėn pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasė shkollė qė promovohet nėpėr librat e shkolles si artisti me i famshėm nė Shqipėri. Pamė edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanė universitetesh me doktoratura tė vjedhura.

Na thatė “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjėkundi”. Por po shohim deputetė qė ende nuk njohin tė gjithė germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pamė edhe shtepitė miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, qė nė mijė metra katrorė nuk kanė njė raft librash.
Kur ishim te vegjėl na thate “puno fort, se po nuk punove do perfundosh i varfėr”. Por po shohim politikanė miliarderė qė nuk kanė punuar njė ditė nė jetė. Pamė edhe se si u pasuruan Taēi, Beso, Zamiri, Ēeti dhe gjithė “klientet” e privatizimeve, te cilėt ranė nė gjumė si perkthyes, kambist apo shoferė dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve.
Na thate “thuaj gjithmone tė verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si pėr 19 vjet ne krye te bashkisė janė zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre genjeshtare patologjikė, nga mė tė medhenjte qė ka parė ky vend.
Kur ishim te vegjel na thatė qe “per t’u bėrė artist duhet shumė talent, dhe shumė pune”. Por po shohim se si arti ėshtė marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes pėr call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajnė paradeve nė rrugicat me drita tė kuqe tė Amsterdamit.
Na thatė “behu i zoti i vetes, se nuk te ndihmon njeri”. Por po shohim se si shteti i jep “ndihmė ekonomike” (pa bėrė asnjė pune) 5 milionė euro ne vit Klodjanit qe djeg plehrat, dhe 3 milionė euro Ēetit qė ngre traun.
Kur ishim te vegjel na thate “Bej jetė tė ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nėse do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetėra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, nė Parlament, nė krye tė ministrive, bashkive, apo bizneseve mė tė medha nė vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregetohen si mall ne tregun e gjese se gjalle.
Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin. Pame edhe se si kanė prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kanė gerryer malet.
Na thatė shumė gjera, por deri me sot del se na keni genjyer… Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qenė krejt ndryshe.
Sot shqiptari i zakonshem jeton njė jetė te mundimshme, i lėnė ne njė ishull varferie, por i rrethuar nga njė det me pasuri natyrore.
Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lėnė ne fund te salles, ne njė skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.
Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, ėshtė vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.
Sot shqiptari i talentuar ėshtė ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.
Sot shqiptari punetor dhe i palodhur ėshtė kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes.
Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjejė nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese perberese e shoqerise…
Prandaj, nė perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose t’u mesojme te tjera gjera femijeve tane.
Urimi im ėshtė qė tė bejme tė paren, dhe mė 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite.
Le te jete 2020 jo vetem fillimi i nje dekade, por fillimi i nje epoke te re per te gjithe ne qe kemi vendosur te rrojme e te vdesim me dinjitet ne kete vend!
Gazeta Atdheal
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi