ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufėzat cinike tė chihuahua-ve.

Shko poshtė

26012020

Mesazh 

Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufėzat cinike tė chihuahua-ve.  Empty Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufėzat cinike tė chihuahua-ve.




Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufėzat cinike tė chihuahua-ve.  84435551_3008597059159749_1871857579227873280_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_ohc=pPTy2f_OKMEAX8kxhUZ&_nc_ht=scontent.fbru2-1


Shpend Sollaku Noé



Tre opzione tė lidhura ngushtė, tė prezantuara nė njė foto tė vetme. Njė familje e bukur Tufa – babi Agroni, mama Elvana, dhe tė pesė fėmijėt si trupa qiellore. Pas shpine mbetet atdheu, i errėt, si pas dyerve tė mbyllyra me tė pėrplasur pas shpine. Pėrplasja ēirret: Ikni, mos ua pafshim mė bojėn. Jetojmė mė mirė pa ju. Nuk flet atdheu, i mbetur i pagojė. 
Njė tufėzė me chihuahua, sipas modelit koop, e ngjyrosur me tė kuqe, pėrpiqet ta shtyjė sa mė larg prej atdheut grigjėn e babit Agron. Qenushėt, sidoqoftė, nuk janė vetėm. Pas tyre, me jargosje tė ngjirura, ca rottweiler tė rrezikshėm, qė mund tė tė shqyejne fytin edhe me njė tė kafshuar, pėr tė vetmen arėsye sepse i pėrkasin njė race vrasėse.
Foton xixėlluese tė familjes Tufa kam kohė qė e kam zgjedhur si sfond tė desktopit tė kompjuterit tim. Por kori, edhe i zhabave, ka qenė i mjaftueshėm pėr tė mbytyr zėrin e gjithkujt, e jo me timin – zė i nje ikanaci qysh prej 28 vjetėsh, qė e di mė mirė se ēfarėdolloj ulėritėsi, pro apo kundėr, se ē’do tė thotė tė ikėsh dhe tė kesh me vete njė familje qė duhet mbajtur e bashkuar, qė duhet veshur, duhet ushqyer, nė stomak, por sidomos nė mendje. 
I kam menduar shpesh Tufėt azilkėrkues sidomos kėto ditė, kur m’u desh tė sistemoja dokumentat e familjes time tė viteve tė para tė azilit politik. Mė mbetėn sytė tek njė libreze, tė quajtur “Documento di Viaggio” – Dokument udhėtimi. Na e dhanė pas njohjes sė azilit, sipas Konvencionit tė Gjenevės, tė vitit 1951, tė ratifikuar nė Itali me ligjin e 24 qershorit tė vitit 1954, dhe mė pas edhe sipas protokollit tė New Yorkut tė 31 janarit tė 1967-ės, veprues sipas ligjit tė 14 qershorit1970, n. 95. 
Ajo lloj pasaporte ndėrkombėtare kishte ngjyre gri, ashtu siē na dukej edhe e ardhmja nė dhe tė huaj, sidomos nė ato ditė pa mbarim tė pritjes sė pėrgjigjes. Sipas asaj libreze na ndalohej shkuarja ne Shqipėri pėr tė paktėn derisa tė mos ekzistonte rreziku pėr jetėn e ne azilmarrėsve, ose deri sa tė na njihej shtetėsia italiane.
Edhe Agronit e familjes se tij besoj duhet t’u lėshohet ky lloj dokumenti, pasi ligjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare se ato qė pėrmenda mė sipėr pėr lėndėn e azilit politik nuk kane ndryshuar. Edhe nė Zvicėr, si nė Itali dhe nė vendet e tjera qė kanė njohur kėto marrėveshje, jane emetuar ligje apo vendime nė pėrputhje me kushtet kombėtare. Sipas njohurive tė mia modeste, vendi nė tė cilin Tufėt ndodhen, ėshtė ndoshta mė i pėrparuari nė kėtė drejtim. Sipas kėsaj ideje, chihuahua-t dhe rottweiler-at shqiptarė shpresojnė mė kotė qė tė mos i jepet azili kėsaj familjeje, qė, sipas meje, i tejkalon tė gjitha kushtet pėr t’jua njohur azilin. 
E vetmja shpresė chihuahua- rottweilerore mbetet qė t’u nxirret si pengese fakti qė Shqipėria ėshtė tashmė njė vend demkratik. Edhe nė kėtė pikė fatet e familjes time me atė tė Agron Tufės ngjajnė. Ne e kėrkuam azilin nė prill tė vitit 1992, kur nė Shqipėri kishin fituar forcat qė bota sapo i kish njohur si demokratike. Kjo edhe na u pėrmend kur kėrkuam azil. Po unė kisha me vete jo vetėm oratorinė time, por edhe njė valixhe plot me dokumenta tė cilat mė jepnin tė drejtė. Kėrkova tė dėgjohem nga komisioni i posaēėm i Romės, dhe arrita t’i bind. Pėrgjigja zgjati ca, ajo arriti vetėm mė 4 dhjetor tė vitit 1992. Ato muaj qenė mė tė rrezikshmit pėr ekilibrin familjar. Nuk kishin tė drejtė tė punonim; shteti italian ishte ende vonė me ligjet pėr asistencėn pėr tė huajt, pra ndihma ekonomike pėr ne ishte pothuaj zero. Pėr tė shpėtuar familjen m’u desh tė punoj nė tė zezė, tė pėrballoj argatllėqe nga mė tė rėndat. 
Unė uroj, shpresoj e besoj qė nė Zvicėr kushtet pėr kėrkuesit e azilit, sidomos kur janė intelektuale dhe me familje, tė jenė tė ndryshme. 
Jam i sigurtė qė Agron Tufa ka njė thes me arėsye dhe me dokumenta qė mund tė bindin ēfarėdolloj komisioni pėr rrezikun qė i kanosej familjes sė tij. Ai ėshtė burrė dhe intelektual 90 karatėsh dhe jo ndonjė guhak i hutuar provincial. Fati i tij i madh ėshtė se gjendet nė vendin nė tė cilin ėshtė firmosur dokumenti mė i rėndėsishėm pėr azilin, ai i Konvencionit tė Gjenevės. Prandaj jargėmėdhenjtė e Tiranės qė i urojnė kthimin e turpshėm nė Shqipėri rrahin ujė nė havan. Edhe nė rastin e mosnjohjes sė azilit, Tufėt nuk mund t’i mbrapshtojnė nė vendin ku u kėrcėnohet jeta. 
I rikthehem fotos sė fillimit tė shkrimit: nuk mund ta pėrmbaj trishtimin qė mė tejshpon. 
Pėr mua dhe pjesėn mė tė shėndoshė tė inteligjences shqiptare, njerėz si Agroni vazhdonin tė na ushqenin shpresėn nė nxjerrjen nga koma tė vendit. Ikja e tij do tė thotė zbehje e rėndėsishme e asaj shprese. Familja e tij dhe e Elvanės ishte diamant nga mė tė rrallėt nė ballin e atdheut. Mungesa e tyre nė Shqipėri ėshtė grabitja mė e madhe qė i bėhet ėndrės tonė pėr t’u kthyer njė ditė atje.

Shpend Sollaku Noé
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi