ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kllounada e Ligjėrimit Publik nė njė shoqėri tė shthurur

Shko poshtė

26012020

Mesazh 

Kllounada e Ligjėrimit Publik nė njė shoqėri tė shthurur Empty Kllounada e Ligjėrimit Publik nė njė shoqėri tė shthurur




Erl Kodra
Pėr tė kuptuar gjendjen e njė shoqėrie, sė pari duhet kuptuar ligjėrimi publik. Nė esencėn e tij, ky ligjėrim ėshtė shumėsia e asaj ēfarė transmetohet nė mjetet e komunikimit masiv, siē ėshtė televizioni dhe gazetat, pėrfshirė personazhet e kėtij ligjėrimi, por edhe web - faqet dhe mediat sociale. Ky ligjėrim ėshtė pėrcaktues pėr orientimin e shoqėrisė drejt vlerave morale, sepse ndikimi i ligjėruesve publik ėshtė i padiskutueshėm.
Ēfarė ndodhė nė shoqėrinė tonė pėrgjatė 24 orėve? Cili ėshtė fjalori me tė cilin pėrballet njeriu i zakonshėm? Nga shumėsia e fjalėve qė transmetohen tek njerėzit, sa prej tyre pėrmbajnė koherencėn morale nė raport me tė vėrtetėn e jetės sė tyre?
Nė Shqipėri, ligjėruesit publik janė qenie tė veshura mirė, tė mbajtura mirė, tė ushqyera mirė, tė shkolluar mirė. Jetesėn dhe tė mirat materiale qė zotėrojnė, pėrgjithėsisht i kanė arritur nėpėrmjet fjalėve qė thonė nė mjetet e komunikimit masiv. Ata e kanė vėnė veten nė shėrbim, domethėnė, aftėsitė e tyre pėr t'u artikuluar, pėr tė shkruar dhe pėr tė shprehur mendime komplekse, ia kanė shitur ofertuesit mė tė mirė.
Dhe ofertuesi mė i mirė ėshtė Edi Rama, nė tė vėrtetė, qė prej viteve 2000.
Trajtimi i gjendjes nuk mund tė shihet i shkėputur nga karakteristikat e diskursit publik qė kanė e majta dhe e djathta, por megjithatė, gjendja reale ėshtė shumė mė komplekse, se sa mund tė trajtohet nė njė tekst si ky. Nė tė vėrtetė, qėllimi im ėshtė njė debat serioz publik. Tė kuptohemi; unė nuk ushqej ndonjė iluzion se debate tė tilla mund tė ndryshojnė realitetin, por gjithėsesi, unė dėshiroj tė lė tė shkruar dėshminė time rreth "nėnės sė tė gjitha temave", pėr njė shoqėri me vlera morale tė shkatėrruara si kjo e jona.

Ēfarė ėshtė ligjėrimi publik nė Shqipėri? Njė mėnyrė pėrkufizimi mund tė ishte kjo:

Ligjėrimi publik ėshtė shumėsia e lajmeve propagandistike rreth aktivitetit tė qeverisė nė mjetet e komunikimit masiv, tė mbėshtetur kryesisht nė propagandues pa asnjė vlerė shoqėrore dhe koherencė morale. Folėsit publik nė Shqipėri nuk kanė pėr qėllim orientimin dhe informimin e shoqėrisė, por manipulimin e saj.
***
Zakonisht, emetimi i fjalėve nė diskursin publik fillon me Bashkim Hoxhėn nė News 24, i cili lexon pasqyrėn e shtypit tė ditės. Titujt "konfirmojnė" njė realitet vazhdueshmėrisht tė njėjtė, me tė njėjtat sfida tė thella qė nuk pėrmbushen kurrė, me tė njėjtėt emra analistėsh, me tė njėjtat qasje, qė prej dy dekadash. Gjithēka siē ka qenė, njėjtė edhe Bashkim Hoxha.
Gjatė ditės vazhdohet me transmetimet e aktiviteteve tė qeverisė, ku dominon Edi Rama me ERTV-nė e tij dhe kasetat e kryebashkiakut Erion Veliaj. Zakonisht, raportimet direkt rezervojnė trajtim linear tė ngjarjes politike, pa analizė dhe thelb. Mikrofonat e reporterėve lejojnė tė rrjedhin lirshėm ligjėratat e protagonistėve.
Drejtorėt e Informacionit nė televizionet kryesore tė vendit kujdesen gjithmonė qė temat tė rrjedhin ashtu siē duhet; tė kontrolluara. Kur skandali ėshtė i pėrmasave tė mėdha, darkat televizive rezervojnė zhvlerėsimin dhe relativizimin pėrfundimtar, duke siguruar kėshtu status quo-nė. Darkat televizive janė edhe njė spektakėl mediokriteti dhe histerie masive, ku nė "prime time" garojnė me njėri tjetrin supergazetarėt Eni Vasili, Sokol Balla, Artur Zheji dhe Blendi Fevziu.
Tė ftuarit e tyre janė tė njėjtėt; diēka nėn nivelin e inteligjencės mesatare, tė gatshėm tė thonė se toka nuk rrotullohet, nėse kėshtu ua do puna pėr tė justifikuar dhe sfumuar ndyrėsitė e regjimit.
Kėtu duhet bėrė njė parashtresė; shqiptarėt, nė shumicėn e tyre janė tė varfėr. Si tė tillė, ata mbijetojnė nė njė mjedis tė ashpėr dhe armiqėsor, nė njė shoqėri tė polarizuar, ku vesi nderohet dhe seriviret si virtyt. Shqiptari i thjeshtė gjendet nėn agresion nga ligjėrues publik tė paskrupullt, nė njė lloj spektakli aēik, qė imponohet masivisht nga mediat e komunikimit masiv. Qėllimi arrihet me sukses tė plotė; darkat televizive kthehen edhe nė njė lloj spektakli ku rėndomė dėgjohet Kujtim Gjuzi dhe Fatos Klosi nė diskursin e tyre pėr moralin shoqėror.
Gjithashtu, kriminalizimi i shoqėrisė shqiptare ka patur vetėm trend rritės. Me mijėra e mijėra shqiptarė gjenden nė burgjet e vendeve tė Bashkimit Europian, kryesisht nė Greqi, Itali, Francė, Gjermani dhe Angli. Pothuaj tė gjitha krimet e tyre janė tė lidhura me trafikun e drogės, trafikun njerėzor, dhe krimet kundėr pronės dhe jetės. Me mijėra tė tjerė janė tė shpallur nė kėrkim nga drejtėsia e kėtyre vendeve. Fakti ėshtė se pikėrisht kjo kategori e shoqėrisė ia ka dalė tė "bėjė prokopi" nė shoqėrinė shqiptare. Vitet e fundit ata kanė marrė edhe role politike, duke u shkrirė me Rilindjen e Edi Ramės. Kėshtu shoqėria shqiptare ka mbetur e mbėrthyer nė njė trafik tė ēuditshėm influence, ku qarkullojnė interesat e trafikantėve dhe kriminelėve, bashkė me ato tė politikės, gazetarisė, mediave dhe ligjėruesve publik. Jashtė kėsaj skeme nuk mund tė mbijetojė askush. Jashtė kėsaj skeme, ti je i dėnuar me heshtje dhe injorim, dhe nėse kjo nuk mjafton, edhe me pėrndjekje dhe persekutim*).
Shoqėria shqiptare nuk mund tė mbijetojė nė njė ambient tė tillė, tė papėrshtatshėm dhe armiqėsor me normat e moralit njerėzor. Ligjėrimi publik po vret ēdo shpresė se shqiptarėt mund tė ndėrtojnė vendin e tyre. Braktisja e masive e vendit po e zhytė shoqėrinė nė kufinjtė e mospėrmbushjes ekonomike dhe nė humbjen e moralit shoqėror. Ėshtė tragjike tė shohėsh tė rinjė qė i hyjnė biznesit tė drogės dhe prostitucionit, krimit dhe korrupsionit, hapur dhe pa teklif si nė Shqipėri.
Njė ndėr "sportet" kryesore tė ligjėruesve publik ėshtė denigrimi i opozitės. Zaten, me kėtė sport merren shumica e tyre; nė njė lloj gare tė neveritshme se kush do tė shpifė, denigrojė, sulmojė dhe ta deligjitimojė mė shumė opozitėn. Madje, ka edhe njėlloj gare tė ēuditshme mes ligjėruesve publik, se kush do tė bėhet mė interesanti nė merkaton qė e drejton Edi Rama. Por ky tekst ėshtė vetėm parathėnia e njė serie shkrimesh pėr kėtė temė.
Teksti i ardhshėm do tė pėrqėndrohet nė luftėn e paprecedentė nėn tė cilėn gjendet opozita shqiptare, gabimet e saj nė ligjėrimin publik, si dhe ēka mund tė ndryshojė opozita nė kėtė drejtim.

*) Autori i tekstit prej disa vitesh gjendet nėn sulme direkte nga "segmente" tė shtetit shqiptar, saktėsisht pėr shkaqe qė lidhen me autorėsinė e tij.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi