ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e fundit e pyetjeve nė gjyqin pėr shkarkimin e Presidentit Trump

Shko poshtė

30012020

Mesazh 

Dita e fundit e pyetjeve nė gjyqin pėr shkarkimin e Presidentit Trump Empty Dita e fundit e pyetjeve nė gjyqin pėr shkarkimin e Presidentit Trump




Dita e fundit e pyetjeve nė gjyqin pėr shkarkimin e Presidentit Trump 79E3B32F-23B8-4A4A-9014-98D4760BA039_w1023_r1_sE enjtja ėshtė dita e fundit kur senatorėt amerikanė do t’u bėjnė pyetje ekipit tė avokatėve mbrojtės tė Presidentit dhe ligjvėnėsve demokratė nė rolin e prokurorėve nė ēėshtjen pėr shkarkimin e tij, ndėrkohė qė ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė lejohen dėshmitarė.
Se sa shpejt mbyllet procesi do tė varet nga fakti nėse shumica republikane do ta miratojė kėrkesėn e demokratėve pėr tė dėgjuiar dėshmitė e zyrtarėve kyēė tė administratės. Kjo ēėshtje mbizotėroi nē seanncėn e parė tė pyetjeve tė mėrkurėn, gjatė sė cilės senatorėt dorėzuan pyetje me shkrim.
Nė qendėr tė vėmendjes ishte John Bolton, ish-kėshilltari i sigurisė kombėtare, qė ka shkruar nė njė libėr ende tė pabotuar se zoti Trump i tha i kishte thėnė se po e bllokonte ndihmėn ushtarake prej 391 milionė dollarėsh pėr Ukrainėn, deri kur Presidenti Volodymyr Zelenskiy tė shpallte publikisht nje hetim pėr korrupsion ndaj rivalit tė tij demokrat, Joe Biden.
Demokratėt kėmbėngulin se zoti Bolton dhe tė tjerė duhet tė thirren si dėshmitarė. Shumė republikanė, qė thonė se zoti Trump nuk bėri asgjė tė gabuar kur ngriu ndihmėn pėr Ukrainėn, nuk duan as thirrjen e zotit Bolton dhe tė tjerėve si dėshmitarė, as qė tė paraqiten prova tė tjera.
Por disa republikanė, si senatori Mitt Romney, e mbėshtesin thirrjen e demokratėve.
“John Bolton pėr shembull, mund tė jetė nė gjendje tė na thotė me saktėsi se kur u mor vendimi pėr t’i dhėnė ndihmė tė menjėherėshme Ukrainės, dhe cila ishte logjika e presidentit nė atė moment. Kėto janė pyetje pėr tė cilat deri tani nuk kemi pasur pėrgjigje dhe unė do tė doja t’i dėgjoja kėto pėrgjigje”, tha ai.
Por nuk ėshtė e qartė nėse do tė ketė mbėshtetje tė mjaftueshme republikane pėr thirrjen e dėshmitarėve, kur tė mbahet votimi i pritshėm tė premten.
Demokratėt thonė se thirrja ose jo e dėshmitarėve pėrcakton se sa i paanshėm ėshtė gjyqi.
“Para se tė votohet nėse ka ose jo fajėsi, do tė votohet nėse ky ėshtė gjyq apo farsė”, tha senatori demokrat Tim Caine.
Faza e pyetjeve nė gjyqin pėr shkarkim u kthye nė debat pėr tė lejuar ose jo dėshmitarė. Kryetari i Gjykatės sė Lartė, John Roberts lexoi pyetjet e senatorėve.
“A ėshtė e mundur qė Senati tė marrė njė vendim plotėsisht tė informuar pėr kėtė ēėshtje, pa dėgjuar dėshmi nga Bolton, Mulvaney dhe dėshmitarė tė tjerė kyē ose pa parė prova tė rėndėsishme nė formė dokumentash?”
“Pėrgjigjia e shkurtėr ėshtė ‘jo’, ėshtė absolutisht e pamundur tė kesh njė gjyq tė drejtė pa dėshmitarė”, tha ligjėnėsi demokrat, Adam Schiff.


Por palėt patėn edhe mundėsinė qė tė argumentojnė kundėr shkarkimit…
“Nėse presidenti bėn diēka, qė ai mendon se do ta ndihmojė tė zgjidhet, nė interest tė publikut, kjo nuk mund tė konsiderohet njė kėmbim qė meriton shkarkimin”, tha avokati i Presidentit, Alan Dershowitz.


…dhe pro tij.
“Nėse ndjek prirjen e presidentit nė sjellje dhe nė komente, do tė shohėsh njė president qė e identifikon veten me shtetin”, tha ligjvėnėsi Schiff.
Senati do tė vendosė nėse do ta shpallė presidentin Trump fajtor dhe nėse do ta shkarkojė, pėr dy akuza: abuzim me pushtetin dhe pengim tė Kongresit.


Zeri I Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi