ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POTHUAJ LETARGJI NĖ DURRĖSIN E PASTĖRMETIT

Shko poshtė

30012020

Mesazh 

POTHUAJ LETARGJI NĖ DURRĖSIN E PASTĖRMETIT Empty POTHUAJ LETARGJI NĖ DURRĖSIN E PASTĖRMETIT




POTHUAJ LETARGJI NĖ DURRĖSIN E PASTĖRMETIT 60108527_2475389832480477_1529633210693058560_n.jpg?_nc_cat=101&_nc_oc=AQntsb89qFrDXTnOzXP5DGgPVxb69kyMqVSB-Tl4bIv9W28bSn3iwCWZWRm4ldg8ADQdPpCyM2Olxre04Dd1oCcf&_nc_ht=scontent.fbru1-1
Shpend Sollaku Noé

Pa zbritur ende nga trageti, sikur tė mos kisha parė lajmet tronditėse pėr tėrmetin e 26 Nėntorit, Durrėsi do tė mė shfaqej me normalitetin e dikurshmėm tė sezonit tė ulėt.
Deri nė lėnien pas tė nėnkalimit tek Ura e Dajlanit, asgjė nuk mė jepte njė input tė hyrjes nė thellėsinё e tragjedisė. 
Mė mjaftuan pak qindra metra drejt plazhit, sidoqoftė, pėr tė ndėrruar mendim. Sė pari prej sipėrfaqeve bosh anės rrugės, nė tė majtė e nė tė djathtė, atje ku dikur ishin ato hotele qė morėn edhe shumė jetė njerėzish, apo qė pas sizmės sė madhe mbetėn shembullime tė shėmtuara tė Kullės sė Pizės. Nė vend tė gėrmadhave te tyre - sheshe tė pastruara nga ēfarėdolloj mbeturinash tė rrėnimit. Duken si terrene tė pёrgatitura pėr lulishte. Ku shkuan gjithė ato copėza tullash, betoni, hidrosanitaresh, druri? Si iu arrit tė zhvendoseshin nė njė kohė tė tillė rekord? Bie nė sy shpejtėsia spastrimit, kur dihet se si zvarrisen gjėrat nė Shqipёri. Pyetjet tronditėse qė lindin vetiu: A u morėn ekspertёt aq sa duhet me shkaqet e vėrteta tė rrėzimit tė kėtyre objekteve? A u bėnė siē duhet ekspertizat? A nuk duheshin izoluar gėrmadhat derisa magjistratura tė kish aq elementė sa mjaftojnė pėr tė pėrballuar njė proces tė gjatė pėr vrasje me dashje? A nuk do tė ketė mė nevojė prokuroria pėr vendgjarjet e krimit? Sikur avokatėt tė kėrkojnė qė tė thellohen hetimet, ku do tė gjenden provat pėr t'u thelluar? Janė kaq tė pёrpikta dėshmitė e mbledhura deri tani pėr njė gjyq qė parashikohet tė jetė mjaft kompleks? Ku janė tashmė mbeturinat e gėrmadhave? A janė tė ruajtura? 
Shpallja mbret e dyshimit ėshtė mė se normale, sidomos pėr ne qė vijmė nga vende nė tė cilat, tė paktėn fillimi i hetimeve, bėhet me shumė mė tepėr skrupull.

ATT-Agjensia telegrafike e taksistėve: V. D. jashtė shtetit
Nė katėr ditėt qė u ndodha nė Durrės, u pėrpoqa ta bredh mė kėmbė atė qytet dhe periferitė e tij. Atje ku distancat pėr t'u arritur ishin tė pamundura, mora taksi. Pėr tė kursyer kohėn por edhe makinėn time, me tė cilėn mė ėshtė e vėshtirė tė endem nėpėr trafikun kaotik shqiptar, qė i bindet vetėm ligjit tė imponimit me forcė. Pėrparėsinė atje nuk e ka ai qė respekton kodin rrugor, por ai qė futet me dhunė, sidomos tek rrethoret. Megjithatė nga tė gjithė taksistėt (tė rregullt, apo kontrabandė qė m'u desh tė ndėrroj) mėsova diēka tė re. Pasi ata dinė gjithmonė, pothuaj gjithēka ndodh nė njė qytet tė rrėmujshėm nė tė cilin je i detyruat t’i thėrresėsh, sidomos nėse po ia mbath larg atdheut nė tė cilin tė ndjekin.
Ai taxi driver, i datės 29 dhjetor, qė mė bėri xhiron e fundit sidomos deri tek Kulla e ēarė e kalasė sė Durrėsit, betohej se njė ditё mė parė kish pikasur nė aeroportin e Rinasit ish kryebashkiakun e Durrёsit, - Dako - qė po ēante ferrėn me avion. Jo, i thashė taksistit, nuk mund tė jetė e mundur, pasi ai duhet tė jetė nė dispozicion tė prokurorisė, si dhėnės i lejeve tė dyshuara tė ndėrtimit nė Durrės. Eee, unė e pashė me sytė e mi, nguli kėmbė taksisti. Dhe unė: Nė kėsi rastesh tėrhiqet pasaporta pėr tė mos i dhėnė mundėsinė tė dyshuarit pėr krim tė rėndė tё “arratiset”. E mirė e, ma pret ai, si pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė ngul kėmbё: Ai vetė, Dako, duhej tė kish ndejtur nė Durrės, pėr tė sqaruar rolin e tij nė organet ligjore, apo pėr t’u mbrojtur mė mirė. Mbase kthehet, i jap fund argumentit me gjemba unė. Mbase kthehet. Duke uruar vėrtet me vete qė tė mos ketė ikur! 
Vetvetiu mė shkon mendja tek ata qė deri tani nuk janё marrė nė pyetje. Ata nėntė tė pandehur qė i kanė i kaluar gjyqit duken tek-tuk peshq tė vegjėl, jo gjithmonė pėrgjegjės tė spikatur tė spekullimit. V. D. duhet tė ish marrė nė pyetje tė paktėn si person qė ka dijeni tė plota pėr ndėrtimet, pasi shumė e kanė pohuar qė pa dijeninė dhe pa pėlqimin e tij nuk mund tė jepej asnjė leje ndėrtimi. 
Shumё persona tė tjerė janė shpallur nė kėrkim, ndėr ta edhe ndėrtues pallatesh tashmė tė pabanueshėm. Nuk qe e mundur mė parė t’u tėrhiqej pasaporta, pėr tė mos patur mundėsinė tė largohen nė mėnyrė legale? 
Unė vij vėrdallė nėpėr Durrės dhe pėrpiqem tė kuptoj, nė mes anktheve tė shumta, pse taksisti ma la takimin te fillimi i rrugės Kristaq Rama. Mė provokon nervat? Apo ėshtė fis me tė dhimbsurin Havzi Nela? E kam nga anėt e mija, mė pohon. Nga tė mijat nuk besoj tė ketė ndonjė me emėr rruge, i them. Ah, mė thumbon. Shih pak mė tej: rruga Iljaz Reka. E pastaj, Iljazi nuk ka qenė lushnjar. Po, e vėrtetė, po vdiq si sekretar i parė i Lushnjes. Ēfarė heroizmi tė ketė bėrė andej nga ju, mė thotė. Asnjė, i them, me sa di vdiq nga infarkti. Pse ai K. Rama ka qenė hero? Jo, ē’ne, mė thotė taksisti. Por ka qenė babi i kryeministrit. Kėtė e dija, i thashė, dhe ky emėr, K. R., nuk ka lidhje me tėrmetin. Ka ore ka, se pėrndryshe pse do t'i shkonte pas kryeministrit Dakua ynė? Thua nuk ka qenė ai qё i ka venė emrin asaj rruge? E pastaj, e ndėrpres. Pastaj ndoshta kėrkon pak mirėnjohje ishi i shkretė, mė pėrgjigjet. 
Merru me tёrmetin, i them vetes, pasi, nėse i hyn emrave tė rrugėve, tė institucioneve e tė tjera mbroēkullash si kėto, do tė tė duhet njė punė disavjeēare pėr t’i ndryshuar. Sidoqoftė nuk mė rrihet pa supozuar se njė farė lidhjeje tė Dakos (apo tė tė barasvlershmėve) me “dashurinė” e pamasė tė kryeministrit pėr Durrėsin, duhet ta gjej edhe nė emrin e tė atit. Ē’thua more, i them vetes, prandaj i shkonte prapa Edvinit edhe nė vizitat e pastėrmetit ky Dakoja? Ēfarё i kanė premtuar kėsaj radhe autoritetet durrsake, nėse dalin pa lagur: njė stadium tė ri me emrin e surrelasit?

Dredharakėt e zakonshėm nė veprim
Si nė tė gjitha tragjeditė apo luftėrat, dikush nxiton gjithmonė tė pėrfitojė. Leku nė kėsi rastesh ėshtė sheshit, mjafton tė zgjatėsh dorėn. Ndėrsa qeveri, shoqata e individė ulėrasin pėr gjetje ndihmash, ata, dredharakėt e suksesshėm, rrėmbejnė ē’tė mundin. Nuk e kam fjalėn pёr ata tė fėlliqur qė duhet t’i adresonin ato ndihma drejt mė nevojtarėve, por qė i devijojnė drejt sepeteve tė tyre. Tė tjerė mė ranė nė sy kėsaj here, por qė nuk janė mė pak tė fėlliqur se tė parėt. Duke pėrfituar nga mundėsia qė ofron qeveria pėr t’u paguar qeranė nėse gjejnė vetė ndonjė sistemim, nė pritje tė riparimit tė shtėpisė sė tyre tė dėmtuar, apo tė ndėrtimit tė banesave tė reja, kėta zvarranikė, pasi kanė marre lekėt pėr qeranė, rikthehen tė banojnė nė shtepitė e rrezikuara prej tёrmetit, pa kėrkuar fare njė apartament tjetėr pėr tė cilėn kanė marrė ndihmėn pėr qeranė. Kėta tipa janė popull, jo ndėrtues, jo inxhinierė apo arkitektė e dhėnės lejesh ndėrtimi. 
Popull janė edhe ata qė, pėr tė riparuar shtėpitė tė financuara nga shteti, morėn nė dorė njė ēekiē apo varč dhe nisėn tė thyejnė tulla e parmakė nė pallatet e tyre. Dhe nuk ishin pak. Djemtė e papunė qė vinin vėrdallė nėpėr pallatet e plazhit mund tė tė shoqėronin nė shumė pallate, nė tė cilėt kuptohej qartė qė thyerja nuk ishte vepėr e dhunės sė tėrmetit. 
Tė tjerė dinakė - ndėrtuesit - i fshinė menjėherė pas lėkundjes sė madhe gjurmėt e plasaritjeve. Mbulimi i atyre krisjeve mė gėlqere ose pak allēi apo llaē ishte gjeja mė pak e kushtueshme. Kėtė e bėnė jo vetėm ata qė kishin pallate tė mbaruar sė ndėrtuari dhe gati pėr shitje, por edhe tė tjerė qė, tė trembur prej kėrcёnimeve me burg tė kryeministrit, nxituan tė fshijnė gjurmėt e krimit. 
Nė kėtė grup dredharakėsh tė rrezikshėm bėjnė pjesė edhe ata ndėrtues apo pronarė pallatesh qė nuk mundėn t’i fshihnin shkatėrrimet, pasi shumė tė dukshme dhe e pamundur tė zhdukeshin mė njė retushim. Pallatet e tyre, sidomos brenda, ishin bėrė fėrtele-fėrtele. Ose u kishin mbetur nė kėmbė vetёm kollonat, ose duhet tė pastronin muret e krisura pa mundėsi riparimi. Ndonjė prej tyre kish nisur tė riparonte (rindėrtonte) me paratė e veta. I trėmbur prej burgut?

Rrathėt vlerėsues tė shpresės apo tė ankthit si edhe pėrgjumja e ambientit
M’u desh t’i bredh mė kėmbė lagjet e Durrėsit, pėr tė krijuar njė ide sa mė tė plotė tė dėmit tė pėsuar nga tėrmeti. 
Ajo qė mė ra mė shumė nė sy ishte se pakkush ose askush ishte duke punuar pėr riparimet. 
Dikush - sipas dėshmitarėve duhet tė kenė qenė specialistė vendas e tė huaj - fatin e ndėrtesave e kish pėrcaktuar me vizatimin e ca rrathėve nė njė vend tė dukshėm, zakonisht tek hyrjet e pallateve.
Ata me rrethin e kuq (qė duheshin shembur) nuk munda t’i shoh, pavarėsisht se thoshin qė bėheshin tė paktėn shtatėmbėdhjetё. Kush e di se ku i ishin fshehur syrit tonė. Ata me rreth tė gjelbėr (tė paprekur prej tėrmetit) ishin pothuaj tė pagjendshėm ose kishin “harruar” t’ua shėnonin statusin. Pjesės mė tė madhe qė munda tė vėrej i ishin vėnė rrathė blu pranė dyerve tė poshtme, qė do tė thoshte se kishin nevojė pėr riparime, por qė nuk ishin nė rrezik shembjeje, pra mund edhe tė banoheshin.
Ēfarė mė ēuditi mė shumė ishte se mjaft pallate tė damkosur me rrathė blu m’u dukėn tė rrezikshėm. Banorėt e tyre i kishin pėrzėnė? Apo kishin ikur vetė, pasi nuk ishin nė favor tė rrethit blu? Sa i saktė ėshtė kriteri i zbatuar pёr klasifikimin me ato rrathė?
Pavarsisht prej rrathėve, kur do tė fillojnė punimet pėr riparimet? Kush do tė jetė pika e referimit pėr riparuesit? Pasi shumica e pronarėve tė parė, dmth ndėrtuesit, apo edhe administratorėt e caktuar po prej tyre, kanė ēarė ferrėn.

Kulla antike nė mėshirėn e fatit
Ndėrsa fotografoja kullėn e kalasė tė shqyer prej tėrmetit, i pari shqetėsim qė mė pėrcėlloi mendimin ish: Si ėshtė e mundur qė nuk e kanė rrethuar zonėn edhe pas kaq ditёsh? Si nuk kanė vėnė njė roje? Njė pjesė e mirė e materialit tė rrėzuar kish rėnė mbi rrugėn e asfaltuar dhe asgjė nuk i pengonte makinat tė kalonin mbi rrėnojat. Nė tė gjithė botėn e qytetėruar jo vetėm qė vendngjarja duhej tė ishte izoluar, por do tė kish nisur klasifikimi edhe i njė cope tulle apo guri, pėr tė filluar restaurimin me vetė materialet e kullės - e vetmja mėnyrė e pranueshme pėr tė mos i prishur origjinalitetin. Sa do tė rezistojnė ato rrėnoja tė gjendura pėrdhe?
“Adriaktik”- kur hoteli pėrpiqet t’i ngjajė detit tė cilit i ka marrė emrin.
Zbrita nė Durrės nė paraditen e datė 26 dhjetor, prej njė trageti tė nisur nga Ancona. 
Tė gjeja njė hotel pėr tė qenė edhe jashtė rrezikut m’u bė e vėshtirė. 
Je i marrė, mė tha dikush. E kush zė hotel tani, tė gjithė kanė frikė!
Mosfrekuentimi i hoteleve tė mėshiruar nga tėrmeti ishte vetėm njėri prej aspekteve tė rrėnimit ekonomik nė vazhdim tė Durrėsit, kapitulli mė i dhimbsur pas humbjes sė jetėve. 
Pėrzgjedhja ime ra mbi njėrin prej tyre vetėm sepse ishte afėr shtėpisė qė kam nė plazh. Quhet “Adriatik Hotel”. Por nuk u pendova aspak. 
Njė qetėsi e pazakontė ndėr koridore mė konfirmonte lajmin e anullimit tė mjaft prenotimeve pėr shkak tė tėrmetit. Unė isha i lodhur dhe vetėm ditėn tjetėr fillova tė mendoj se mund edhe tė ndieja ndonjė lėkundje tjetėr. Asgjė nuk ndodhi, tė paktėn nga ato sizma qė i pėrceptojnė shqisat tona. Ta kem patur kėmbėn kaq tė mbarė? 
Pėr t’u ndodhur mirė nė njė ambient aq afėr shtėpisė mė dhanė njė dorė edhe personeli i kėtij hoteli me njė arkitekture si ato qė mua mė pėlqejnė. Ua kisha vėnė re njerėzillėkun nė ndėrmejtėsinė e prenotimit qė kur kėrkova pėr herė tė parė kontakt virtual me ta. Atje i bashkangjita pėrshtypjet e para me ato reale dhe i pėrforcova drejt pozitives. Me njė imazh tė qetė e jelekėt popullorė, nė reception tė priste buzėqeshja dhe korrektesa e Eneidės dhe Anjezes. Nė banak - Sara dhe Erta dhe nė sallė Dajana, Envi dhe Arditi me njė buzagaz prej zotėrinjsh tė krijonin njė atmosferė “si nė shtėpinė tėnde”. Kjo pėrshtypje pėrforcohej edhe nga pjatat me pėrmbajtje lokale. Vetėm pak orė para check out-it mund tė vihem nė kontakt edhe me drejtuesen kryesore tė resortit, general manager Nevila Dudaj. Kėrkova tė di prej saj diēka rreth pasojave tė tėrmetit nė aktivitetin e tyre. Ajo mė konfirmoi anullimet menjėherė pas ngjarjes sė rėndė kombėtare. Por edhe rifillimin e prenotimeve nė ditėt qė frekuentoja atė hotel. Nuk dėshironte ta thoshte, por unė e mėsova nga tė tjerė qė, pas sizmės sė madhe Adriatik Hotel kish strehuar dhe ushqyer 50 nevojtarė, qysh prej 28 nėntorit deri mė 25 dhjetor. “Adriatiku” kish asistuar me ushqim pothuaj tė pėrditshėm fillimisht tė 240 personat e strehuar nė Manastirin e Hirshėm tė Shėn Vlashit. 80 prej tyre, tė mbetur akoma nė atė manastir, vazhdojnė tė mbahen me ushqim po prej “Adriatikut”. Edhe tavolina e Vitit tė Ri atyre iu afrua bujarisht prej kėtij rezorti. Asistenca pėr ta do tė vazhdojė deri sa edhe personi i fundit i strehuar atje tė ketė gjetur njė sistemim tjetėr. Tė pavarur prej “Adriatikut”, qė m’u duk se i ngjante shumė emrit me tė cilin e kishin pagėzuar.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi