ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Senati vendos kundėr thirrjes sė dėshmitarėve nė gjyqin ndaj Presidentit

Shko poshtė

01022020

Mesazh 

Senati vendos kundėr thirrjes sė dėshmitarėve nė gjyqin ndaj Presidentit  Empty Senati vendos kundėr thirrjes sė dėshmitarėve nė gjyqin ndaj Presidentit




Senati vendos kundėr thirrjes sė dėshmitarėve nė gjyqin ndaj Presidentit  F4C98673-DAAF-4CF7-A9A9-0BEB60FA7D38_w1023_r1_s

Katherine Gypson
Senati me shumicė republikane hodhi poshtė tė premten njė propozim tė demokratėve pėr tė thirrur dėshmitarė tė rinj nė gjyqin qė synon shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Tė hėnėn do tė mbahen argumentet pėrmbyllėse tė gjyqit nė Senat, qė do tė pasohen nga njė votim tė mėrkurėn, gjatė tė cilit Presidenti Trump pritet tė lirohet nga akuzat pėr abuzim me detyrėn dhe pengim tė hetimeve qė po kryente Kongresi. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Katherine Gypson sjell mė shumė hollėsi.





Demokratėt u pėrpoqėn, por dėshtuan. Ata kėrkuan tė thėrrasin dėshmitarė tė rinj, qė do tė mbėshtesnin argumentet e tyre lidhur me akuzat e ngritura ndaj Presidentit Trump pėr abuzim me pushtetin dhe pengim tė pėrpjekjeve tė Kongresit pėr tė hetuar veprimet e tij.

"Ajo qė ne po u kėrkojmė tė bėni nė emėr tė popullit amerikan ėshtė e thjeshtė. Pėrdorni fuqinė tuaj tė vetme pėr tė zhvilluar njė gjyq tė drejtė. Merrni dokumentet qė ata nuk pranuan t'ia japin Dhomės sė Pėrfaqėsuesve. Dėgjoni dėshmitarėt qė ata nuk i lejuan tė flisnin para Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, ashtu siē ka bėrė ky organ ka bėrė deri tani, nė secilin gjyq pėr shkarkimin e njė Presidenti. Ndihmoni amerikanėt ta kuptojnė se ata meritojnė tė vėrtetėn", tha ligjvėnėsi demokrat Adam Schiff.

Kjo shtytje pėr dėshmitarė tė rinj u pėrshpejtua nė fillim tė kėsaj jave pas disa zbulimeve falė librit tė ish-kėshilltarit tė Sigurisė Kombėtare John Bolton qė pretendonte se zoti Trump personalisht i kishte thėnė atij se ndihma amerikane pėr Ukrainėn ishte e lidhur me hetimet ndaj rivalit politik Joe Biden dhe djalit tė tij, Hunter.

"John Bolton mund tė vėrtetojė pjesėn tjetėr tė provave tona dhe tė konfirmojė fajėsinė e presidentit. Pra sot senatorė ju bėjmė thirrje qė tė lejoni kėtė dėshmitar dhe dėshmitarėt e tjerė kryesorė qė kemi identifikuar, qė tė dėshmojnė nė mėnyrė qė ju tė keni tė gjithė informacionin nė dispozicion pėr tė marrė kėtė vendim tė rėndėsishėm", tha ligjvėnėsja demokrat Val Demings.

Por avokatėt e presidentit argumentuan se ligjvėnėsit e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve duhet t’i kishin intervistuar dėshmitarėt gjatė hetimve qė kryen dhe jo gjatė gjyqit nė Senat.

"Kjo nuk ėshtė mėnyra se si ky organ duhet tė lejojė qė t'i paraqiten akuzat pėr shkarkim tė Presidentit", tha avokati Patrick Philbin.

Presidenti Trump i ka mohuar akuzat e zotit Bolton dhe ia ka dalė tė ruajė besnikėrinė e senatorėve republikanė, tė cilėt thonė se pezullimi i ndihmės pėr Ukrainėn ishte i pėrkohshėm ndaj dhe nuk mund tė pėrbėjė njė shkelje qė mund tė ēojė nė shkarkimin e Presidentit.

"Ata i morėn paratė. Nuk ka pasur asnjė hetim tė ish-Nėnpresidentit Biden dhe djalit tė tij Hunter. Nuk mendoj se ky lloj veprimi, edhe pse i papėrshtatshėm, trondit themelet e njė demokracie", tha senatori republikan Lindsay Graham.

Senatorėt republikanė Mitt Romney dhe Susan Collins u bashkuan me demokratėt nė pėrpjekjen pėr thirrur dėshmitarė, por mbėshtetja e tyre nuk ishte mjaftueshme pėr tė miratuar propozimin, qė sipas sondazheve mbėshtetej nga shumica dėrrmuese e amerikanėve.

"Presidenti mund tė ketė fituar betejėn, por nė ditėt nė vazhdim, pasi tė dalė e vėrteta, do tė humbasė luftėn", tha senatori demokrat Tom Carper.

Senati shtyu pėr javėn tjetėr votimin pėrfundimtar, nė tė cilin do tė vendoset nėse Presidenti Trump do tė lirohet nga akuzat apo do tė shkarkohet nga detyra.

Senatorėt pritet tė mbajnė fjalimet e tyre pėrfundimtare pėr kėtė ēėshtje tė hėnėn, nė tė njėjtėn ditė kur mbahen zgjedhjet paraprake nė Ajova, tė parat pėr emėrimin e kandidatėve presidenciale pėr zgjedhjet e nėntorit. Votimi pėrfundimtar ėshtė caktuar tė mbahet tė mėrkurėn, vetėm njė ditė pas fjalimit tė Presidentit Trump nė Kongres mbi gjendjen e vendit.

Zeri i Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi