ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranė, pėrplasjet politike, dhjetėra padi pėr shpifje

Shko poshtė

01022020

Mesazh 

Tiranė, pėrplasjet politike, dhjetėra padi pėr shpifje  Empty Tiranė, pėrplasjet politike, dhjetėra padi pėr shpifje




Nė Shqipėri prej disa kohėsh vijon debati pėr paketėn antishpifje, qė ėshtė pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria ėshtė tėrhequr disa herė pėr ndryshime. Ndėrkohė njė valė masive padish pėr shpifje janė depozituar nė gjykatė pėr drejtuesit mė tė lartė tė opozitės nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarė e ligjvėnės tė shumicės. Avokatėt qė mbrojnė opozitėn nė kėto gjyqe thonė se nuk po mbahet parasysh praktika e gjykatės europianė pėr tė dreejtat e njeriut, sipas sė cilės politikanėt gėzojnė mė pak mbrojtje se qytetarėt. Ish-kryeministri Berisha qė ėshtė opozitari mė i paditur, thotė se pasardhėsi i tij po i ndėrmerr kėto nisma nė njė kohė kur gjykatėsit janė nėn presionin e Vettingut. Vetė Zoti Rama ėshtė shprehur i vendosur pėr tė vijuar paditė nė gjykatė pėr kundėrshtarėt e tij politikė, me qėllim qė ata tė faktojnė akuzat ndaj tij.

Nė Shqipėri prej disa kohėsh vijon debati pėr paketėn antishpifje, qė ėshtė pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria ėshtė tėrhequr disa herė pėr ndryshime. Ndėrkohė njė valė masive padish pėr shpifje janė depozituar nė gjykatė pėr drejtuesit mė tė lartė tė opozitės nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarė e ligjvėnės tė shumicės. Avokatėt qė mbrojnė opozitėn nė kėto gjyqe thonė se nuk po mbahet parasysh praktika e gjykatės europianė pėr tė dreejtat e njeriut, sipas sė cilės politikanėt gėzojnė mė pak mbrojtje se qytetarėt. Ish-kryeministri Berisha qė ėshtė opozitari mė i paditur, thotė se pasardhėsi i tij po i ndėrmerr kėto nisma nė njė kohė kur gjykatėsit janė nėn presionin e Vettingut. Vetė Zoti Rama ėshtė shprehur i vendosur pėr tė vijuar paditė nė gjykatė pėr kundėrshtarėt e tij politikė, me qėllim qė ata tė faktojnė akuzat ndaj tij.
Nė Shqipėri ka njė debat tė fortė pėr paketėn antishpfije tė qeverisė e kritikuar nga komuniteti gazetarėve dhe institucionet ndėrkombėtare, por dhe njė valė masive padish pėr shpfije dhe shkaktim dėmi nė gjykatė. Gjatq dy viteve tė fundit afro 35 padi, me kėtė objekt janė depozituar kryesisht nga Kryeministri Edi Rama dhe disa eksponentė tė mazhorancės ndaj pėrfaqėsuesve tė opozitės, mes tyre 2 padi ndaj njė gazetari dhe njė ndaj njė aktvisiteje tė shoqėrise civile. Ndėrsa opozita demokrate nuk ka preferuar t’i zgjidhė me padi pretendimet e saj pėr shpifje ndaj shumicės qeverisėse. Avokati Ledio Braho, qė po ndjek disa ēėshtje tė pėrfaqėsuesve tė opozitės, e sheh tė papreēedentė numrin e padive nė nivel kaq tė lartė politik.
“Nė gjykatė pėr herė tė parė depozitohen padi dhe nisin proēese gjyqėsore mes kryeministrit dhe kryetarit tė opozitės apo kryeministrit dhe ish kryeministrit, apo mes kryeminstrit dhe deputetėve. Lufta politike ka kaluar nga parlamenti nė dyert e gjykatės. Vetė Berisha kur ishte kryeministėr, nuk ka iniciuar asnjė proēes gjyqėsor. Kanė qenė fėmijėt e Sali Berishės qė kanw ngritur padi. Ata nuk kanė pse tregojnė njė tolerancė nė nivelin qė tregon kryeministri, sepse janė persona privatė. Dhe tani duhet tė kemi parasysh se ka plot akuza tė pabazuara ndaj kryetarit tė PD Lulzim Basha, por asnjėherė ai nuk ka iniciuar asnjė proēes gjyqėsor, padi pėr shpifje pėr mazhorancėn”, tha Ledio Braho, avokat i disa ēėshtjeve tė opozitės nė Gjykatė
Qeveria demokrate 8 vjet mė parė dekriminalizoi shpifjen dhe fyerjen. kryeministri i atėhershėm Sali Berisha ėshtė aktualisht opozitari mė i paditur nga pasardhėsi i tij Edi Rama, pėr shkaktim dėmi pėr shkak tė postimeve tė tij nė fb.
“Edi Rama vetė, ka fantazuar dhe inskenuar sharjet dhe shpifjet mė tė ndyra nuk ėshtė paditur. Ka paditur ai, por jo unė. Ka tė tjerė qė kanė ndėrtuar vila duke shpif cdo ditė pėr Sali Berishėn, por ata nuk kanė marrė ndonjėherė padi nga Sali Berisha, cilido, politikan gazetar apo qytetar. Unė besoj, se rregulli i artė nė ēdo rast ėshtė pėrgėnjeshtrimi. Nė rast se nuk pranon tė pėrgėnjeshtrosh, atėherė duhet tė dish, se mund tė pėrballesh me ligjin”, u shpreh Sali Berisha, ish kryeministėr.
Sė fundi Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovės Ramush Haradinaj pėr shpifje. Nė qėndrimet e tij publike . Z. Haradinaj e cilėsoi paturpėsi kėtė padi, dhe pėrsėriti akuzat se Z.Rama ka mbėshtetur ndarjen e Kosovės. Nė njė reagim publik shefi e qeverisė sė Tiranės tha se padia ishte vetmja mėnyrė pėr tė mbrojtur dinjitetin e tij nga kėto akuza.
Ish- kryeminsitri Berisha e lidh numirn e lartė tė padive tė kryeministri Rama nė gjykatė gjatė dy viteve tė fundit, me presionin qė ushtron shefi i qeverisė ndaj gjykatėsve, siē thotė ai, nė njė kohė kur ata presin t’i nėnshtrohen proēesit tė Vettingut.
“Edi Rama ka zgjedh tani tė bėjė paditė, qė ka fut nė dorė drejtėsinė dhe i urdhėron tė japin vendimet siē do ai. Nuk ka asnjė shpifje nė qėndrimet e mija. Por natyrisht unė nuk ēensuroj, kurrė akuza qė bėhen nga qytetarėt e thjeshtė. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, vijoi Sali Berisha, ish kryeministėr i Shqipėrisė.
Vetė Zoti Rama kur mbrojti nė parlament nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar paketėn antishpifje, u shfaq krejt i vendosur pėr tė vijuar paditė pėr shpfije dhe shkaktim dėmi.
“Unė me kėta do vazhdoj nė Gjykatė. Janė bėrė deri tani 60 ēėshtje, mund tė shkojnė dhe 600, edhe 6000, varet se sa do rri kėtu, por unė kėtyre nuk u ndahem. Kėta, ose do vijnė tė provojnė nė Gjykatė qė ato qė thonė janė tė vėrteta dhe nėse njėri do dalė qė do ta provojė unė do iki qė kėtu, ose kėta do tė dėnohen nė Gjykatė si fajtorė pėr pėrhapjen e shpifjeve”.
Avokati Dorjan Matlija thotė se ka njė praktikė nė Gjykatėn Europiane europiane tė tė drejtave tė njėriut, aplikuar nė disa ēėshtje, sipas sė cilės politikanėt gėzojnė mė pak mbrojtje se zyrtarėt dhe qytetarėt e thjeshtė ndaj akuzave pėr shpifje dhe fyerjeve. Nė kėtė praktikė thuhet se sa i pėrket figurave publike, Gjykata ka konstatuar nė mėnyrė tė vazhdueshme qė kur individėt privatė bėhen pjesė e sferės publike ata vendosen tė hapur pėr debatin publik dhe prandaj duhet tė tregojnė njė shkallė mė tė gjerė tė tolerancės ndaj kritikės. Nė rastet qė pėrfshijnė shpifjen ndaj politikanėve, pėr shembull, themeli i arsyetimit tė Gjykatės gjithmonė qėndron nė konstatimin se kufijtė e kritikės sė pranueshme janė mė tė gjera nė lidhje me politikanėt. Zoti Matlija thotė se gjykatat po e favorizojnė kryeminstrin Edi rama duke e cilėsuar atė zyrtar, pra me mbrojtje mė tė lartė se politikanėt.
“Nė fakt Z. Rama nuk ėshte vetėm kryeministėr. Ai ka disa cilėsi. Ėshtė dhe kryetar i njė prej partive mė tė mėdha nė vend. Dhe sigurisht nė kėto raste, kur njė person gėzon disa cilėsi, cilėsia mė e rėndėsishme pėr gjykatėn, qė duhet tė merret nė konsideratė, ėshtė fakti qė ai ėshtė, jo politikan por politikani mė me influencė nė Shqipėri”, tha Dorian Matlija avokat.
E ndėrsa dhjetra gjyqe janė nė proēes, disa tė tjera nė shkallėn e parė kanė pėrfunduar dhe pėrfaqėsues tė opozitės, si Lulzim Basha Sali Berisha, Jorida Tabaku Albana Vokshi etj kanė humbur. Avokati Ledio Braho thotė se gjykatat kanė mbajtur qėndrime me dy standarde dhe sjell dy shembuj kur zyrtarėt e lartė dhe politikanėt nė akuzat e tyre kanė pėrdour informacione tė prejardhura, duke ju referuar mediave.
“Nė rastin e njė padie para dy vitesh mes Erjon Velisė dhe Bujar Nishanit kur ishte President, Z. Nishani ishte paditės dhe Z. Veliaj ishte i paditur. Ajo me tė cilėn u mbrojt Erjon Veliaj, ishte fakti se ishte njė informacion i prejardhur, i marrė nga mediat. Gjykata e rrėzoi padinė e Bujar Nishanit, pikėrisht me kėtė pretendim. Ndėrkohė nė njė rast tjetėr se fundi, ku paditės ishte Erjon Veliaj dhe e paditur ishte ish deputetja e PD Albana Vokshi, ne u mbrojtėm me tė njėjtin argument qė tė gjitha informacionet ishin marrė nga media, gjykata detyroi Albana Vokshin qė tė pėrgėnjeshtrojė deklaratat dhe tha se duhej t’i kishte konfirmuar informacionet. Pra nuk u mbajt i njėjti standard”, u shpreh Ledio Braho avokat.
Drejtorja e institutit pėr demokraci media dhe kulturė Jonila Godole e sheh kėtė fluks tė lartė tė proēeseve gjyqėsore ndaj opozitės si pėrpjekje tė qeverisė pėr tė kufizuar hapėsirėn e lirisė sė shprehjes.
“Nė rastin e Shqipėrisė, si njė nga vendet ku demokracia nuk merret seriozisht, dhe ku gjykatat janė nė atė gjendje qė janė pėr momentin pa e mbyllur proēesin e Vettingut, ēdo ndėrhyrje e tillė nė mendimin e lirė, tek faqet e facebook-ut, tek rrjetet sociale, na ēon drejt autoritarizmit”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit per Demokraci Media dhe Kulturė.
Zėri i Amerikės ju drejtua avokates qė mbron kryeministrin Edi Rama nė njė pjesė tė konsiderueshme tė gjyqeve me pėrfaqėsues tė opozitės, Enkelejda Muēaj, por edhe zyrės sė shtypit tė kryeministrit Edi Rama pėr njė qėndrim mbi nivelin e lartė tė padive tė tij ndaj kundėrshtarėve politik, por nuk mori pėrgjigje.

Zeri i Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi