ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarata amerikane, njė leje mė shumė drejt vendosjes sė regjimit

Shko poshtė

03022020

Mesazh 

Deklarata amerikane, njė leje mė shumė drejt vendosjes sė regjimit Empty Deklarata amerikane, njė leje mė shumė drejt vendosjes sė regjimit




Deklarata amerikane, njė leje mė shumė drejt vendosjes sė regjimit Bushati
Andi Bushati
Kushdo qė ka pritur se me ardhjen e kryediplomates sė re tė SHBA nė Tiranė njėanshmėria politike e selisė sė rrugės sė Elbasanit do tė ndryshojė, tashmė e ka dhe provėn e parė tė zhgėnjimit. Ambasada amerikane po vazhdon tė mbėshtesė edhe devijimet mė antidemokratike tė regjimit personal tė Edi Ramės.
Ajo, jo vetėm ka reaguar me deklaratė nė njė ditė pushimi, jo vetėm ka pėrdorur nė komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalė nė krah, aktit administrativ anti KĒK, qė i jep njė fuqi antikushtetuese policisė tė tij politike, duke anashkaluar prokurorinė dhe gjykatat.
Pavarėsisht ndonjė rezerve tė fshehur midis reshtave, ajo qė mbahet mend ėshtė fakti se: “Shtetet e Bashkuara mirėpresin pėrpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipėrisė pėr tė parandaluar krimin e organizuar qė tė pėrdorė pasurinė e paligjshme pėr tė minuar themelet e shtetit ligjor”.
Pyetja e parė qė shtrohet pasi ke lexuar kėtė fjali ėshtė, se ku janė kėto pėrpjekje tė intensifikuara: Tek lufta kundėr hashashit? Tek “dėnimi” i Sajmir Tahirit qė gjoja i la tė zhgėnjyer edhe vetė amerikanėt? Tek goditja e dyzet familjeve mafioze apo peshqve tė mėdhenj, pėr tė cilėt Donald Lu-sė i ra goja? Tek tė inkriminuarit qė kishin kapur parlamentin, apo tek ata qė kanė hyrė nė bashki? Tek trafikantėt e drogės qė blenin vota pėr PS, apo tek ata tė cilėve policia u fshihte dokumentat e shpalljes nė kėrkim nga interpoli?
Pra, nga njėra anė, ėshtė tallje e shėmtuar tu evidentosh sot shqiptarėve pėrpjekjet e intensifikuara tė qeverisė pėr tė luftuar krimin, por nga ana tjetėr ėshtė po aq naive tė besosh se ky qėndrim po mbahet me shpresėn se Edi Rama dhe banda e tij, do tė bėjnė kthesė dhe papritmas do tė shndėrohen nga bashkėpunėtorė, nė ndėshkues tė trafikantėve dhe vrasėsve.
Personalisht mendoj se ata do e shfrytėzojnė ‘paketėn anti KĒK’, me po tė njėjtėn mėnyrė selektive sikurse pėrdorėn vettingun, duke ndėshkuar ata qė nuk pranojnė tu vihen nė shėrbim. Pra si ē’u thanė gjyqtarėve, ‘kush na pėrkulet ne shpėton’, atė mesazh do ti dėrgojnė edhe kriminelėve, ‘kush nuk bėhet krahu ynė i armatosur, humbet pėrnjėherė pasurinė’.
Por, kjo ėshtė vetėm njė hipotezė vetjake, qė ka shumė pak peshė nė panoramėn e pėrgjithshme. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė denoncimi i atyre qė luajnė rolin e idiotit tė dobishėm duke bėrė sikur besojnė se kėtė herė Rama e ka me tė vėrtetė. Nė kėtė rast ata pėrdorin argumentin: po ē’tė keqe ka tė sekuestrohen pasuritė e kriminelėve? Ku ėshtė mėkėti, nėse tė fortėve dhe banditėve u lihet barra e provės, pėr tė vėrtetuar se si i kanė vėnė paratė.
Dhe vėrtet i shtruar me kaq naivitet, qėllimi duket krejtėsisht i pafajshėm. Por, pėr ata qė kuptojnė pak mė shumė, dardha e ka bishtin mbrapa. Sepse pyetja nė kėtė rast nuk bėhet nėse duhet luftuar apo jo krimi, por nėse i duhet dhėnė edhe njė pushtet tjetėr, ekstraligjor, njė autokrati qė po abuzon dita ditės edhe me ato qė ka.
Tė marra veē e veē, tė gjitha nismat e Ramės edhe ajo pėr tė reformuar drejtėsinė edhe ajo pėr tė disiplinuar mediat e reja edhe ajo pėr tė goditur ekonomikisht kriminalitetin, nė letėr duken tėrheqėse, por nė thelb ato pėrbėjnė njė grykėsi tashmė tė vėrtetuar pėr tė asfiskuar ēdo segment qė e ka jashtė kontrollit. Ai nuk do drejtėsi tė pavarur, ai do gjyqtarė qė ti shėrbejnė, ai nuk do media tė lira, por gazetarė qė tė kene frikė, ai nuk do trafikantė tė sekuestruar, por banditė qė me paratė e drogės blejnė vota pėr tė.
Nė kėtė pikė edhe sikur kėto mos ishin ngjarje tė para, por thjeshtė frikėra tė pa vėrtetuara, njė njeriu tė vetėm nuk mund ti lihej nė dorė pushteti i pakontrolluar pėr tė bėrė gjithēka ndaj kujdo. Sepse gjithkush qė njeh edhe thjeshtė ABC e demokracicė e kupton se ēfarė fundi ka tentativa pėr tė zgjidhur ēdo problem pėrtej kufijve tė ligjit. Natyrisht njė gjė tė tillė e kuptojnė me siguri edhe ata qė kanė hartuar deklaratėn e ambasadės amerikane, ku “shpresohet” se qeveria ka vendosur tė luftojė krimin. Padyshim ata kanė motivet dhe qėllimet e tyre se pėrse e bėjnė njė gjjė tė tillė. Ato, sado tė ulta qofshin, as nuk e ngrenė as nuk e cėnojnė fuqinė e ShBA, ashtu sikurse nuk kanė arritur ta bėjė kėtė mbėshtetja qė dikur i jepej Pinoēetit nė Klili, Ngo Din Diemit nė Vietnamin e Jugut, apo Sali Berihės sė parė kėtu tek ne.
Por, duke ditur kėtė, sė paku demagogjinė, se po e bėjnė pėr demokratizimin e vendit le tė na e kursejnė. Sepse pėr ditė e mė shumė, shqiptarėt, tė trembur se diktatura mund tu eksportohej vetėm nga Moska, po zgjohen pėr ta kuptuar, se ajo mund tė vendoset edhe me leje amerikane. Mbėshtetja apo tolerimi i deri sotėm i ēdo mėkati tė Edi Ramės ėshtė prova mė e qartė pėr kėtė. /Lapsi.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi