ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė

Shko poshtė

09022020

Mesazh 

Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė Empty Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė




Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė Nafta-ruset



Lidhjet e GTK Oil, nėnkontraktor nė fushėn naftėmbajtėse tė Visokės me kompani ruse dhe serbe | Grafik: BIRN



Qeveria, AKBN dhe Albpetrol bėnė njė sy qorr ndėrsa kompania koncesionare ‘Terraoil Swiss’ lidhi njė marrėveshje qė i transferonte tė dhėnat konfidenciale dhe tė drejtat mbi prodhimin nė fushėn naftėmbajtėse tė Visokės nė jug tė Shqipėrisė njė kompanie tė regjistruar nė Novi Sad, nė shkelje tė marrėveshjes hidrokarbure.


Nga Besar Likmeta
Nė fund tė vitit 2018, kompania hidrokarbure ‘Terraoil Swiss’ – e cila ka njė marrėveshje me Albpetrol pėr shfrytėzimin e fushės naftėmbajtėse tė Visokės, lidhi njė kontratė shėrbimi me kompaninė GTK Oil.
Sipas marrėveshjes, njė kopje e sė cilės ėshtė siguruar nga BIRN, nė shkėmbim tė investimeve pėr rritjen e prodhimit nė fushėn e Visokės nga kompania GTK Oil , Terraoil i transferonte asaj njė pjesė tė tė ardhurave nga rritja e prodhimit tė naftės bruto dhe ēdo informacion dhe aset tė fushės sė naftės.
Kontrata e shėrbimit ngriti kėmbana alarmi nė Albpetrol, pasi tjetėrsonte parashikimet e marrėveshjes hidrokarbure mes kompanisė shtetėrore tė prodhimit tė naftės bruto dhe Terraoil Swiss, duke e trajtuar vendburimin e naftės si pronė tė koncesionarit, tė cilin ky i fundit mund t’ua transferonte palėve tė treta.
Pėrveē shkeljes sė kontratės me Albpetrol, marrėveshja mes dy kompanive ngre gjithashtu shqetėsime pėr cenim tė sigurisė kombėtare.
Tė dhėnat e siguruara nga BIRN tregojnė se kompania GTK Oil ėshtė nė pronėsinė e kryetarit tė bordit tė njė kompanie ruse pėr zhvillim e fushave tė naftės dhe ėshtė e lidhur gjithashtu me degėn serbe tė gjigantit rus Gazprom Neft. Pėrmes marrėveshjes, kjo kompani ka marrė gjithashtu informacionet apo asetet nė fushėn e naftės – tė cilat konsiderohen konfidenciale apo sekret shtetėror.
Megjithė shqetėsimin se kontrata e lidhur midis koncesionarit tė Visokės dhe kompanisė serbe me pronar rus, Albpetrol, AKBN si dhe Ministria e Energjetikės dhe Infrastrukturės nuk kanė ndėrmarrė asnjė hap pėr tė bllokuar kėtė marrėveshje.
Nėpėrmjet njė deklarate me shkrim, Albpetrol i tha BIRN se Terra Oil Swiss nuk mund t’ia transferonte kompanisė GTK Oil tė dhėnat e vendburimit, ndėrsa pretendoi se nuk kishte dijeni pėr kontratėn midis dy kompanive hidrokarbure.
“Ēdo e drejtė dhe detyrim qė rrjedh nga Marrėveshja Hidrokarbure qė Shoqėria “Terraoil Swiss” ka me Shoqėrinė “Albpetrol”, nuk mund tė ndryshohet apo transferohet tek tė tretėt pa miratimin e MIE dhe AKBN,” deklaroi Albpetrol.
“Shoqėria “Albpetrol” nuk ka miratuar asnjė Marrėveshje  midis Terra Oil Swiss dhe GTK Oil… nuk ėshtė palė nė marrėdhėnien sė cilės ju i referoheni, e pėr rrjedhojė s’ka informacion,” shtoi ajo.
Kompanitė hidrokarbure Terraoil Swiss dhe GTK Oil nuk komentuan mbi ‘flamujt e kuq’ tė ngritur nga Albpetrol mbi kontratėn e shėrbimit tė lidhur midis tyre.
Rusėt marrin nėn kontroll naftėn e Visokės

Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė Faksimile-kontrata-Terraoil-GTK-oil-600x390
Faksimile e kontratės midis Transoil Group (tashmė Terraoil Swiss) dhe kompanisė GTK Oil

E zbuluar nė vitin 1963, fusha naftėmbajtėse e Visokės ėshtė e vendosur afėr fshatit me tė njėjtin emėr nė veri tė qytezės sė Ballshit, nė jug tė Shqipėrisė. Visoka ėshtė njė nga fushat mė tė mėdha naftėmbajtėse nė vend.
Nė vitin 2009, Albpetrol nėnshkroi njė marrėveshje hidrokarbure me kompaninė IEC Visoka pėr zhvillimin dhe ndarjen e prodhimit tė naftės bruto tė kėsaj fushe naftėmbajtėse. Nė shkurt 2012, kjo marrėveshje u transferua nga IEC Visoka tek kompania zvicerane Trasoil Group AG, e cila nė vitin 2018 ndėrroi emrin nė Terraoil Swiss.
Pėrveē fushės sė Visokės, kompania Terraoil Swiss ka fituar dhe njė tender pėr marrjen me koncesion  tė tre fushave tė tjera naftėmbajtėse,  Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicė. Megjithatė, kjo kontratė ėshtė bllokuar nga gjykata pėr shkak tė pretendimeve nga kompanitė garuese pėr shkeljen e barazisė nė tendera.
Njė investigim i qershorit 2018 nga BIRN, hodhi dritė pėr herė tė parė mbi lidhjet e ngushta midis kompanisė Terraoil Swiss dhe Gazprom, lidhje qė duket sikur janė thelluar pas kontratės sė lidhur me GTK Oil.
Marrėveshjet hidrokarbure janė koncesione tė nėnshkruara midis Albpetrol dhe kompanive private pėr shfrytėzimin e fushave naftėmbajtėse, nė shkėmbim tė investimeve dhe ndarjes sė prodhimit tė naftės bruto.
Nė fund tė nėntorit 2018, nė Fier themelohet kompania GTK Oil me administrator shtetasin serb, Nebojsa Trajkovic – i cili nė CV-nė e tij nė rrjetin social LinkedIn shkruan se punon pėr kompaninė ruso-serbe tė naftės NIS Gazprom Neft, njė konsorcium i Naftna Indrustrija Srbje dhe gjigantit rus Gazprom.
Sipas tė dhėnave tė Qendrės Kombėtare tė Biznesit, kjo kompani ėshtė nė pronėsinė e kompanisė Geotechnokin D.O.O, e pėrfaqėsuar nga shtetasi rus Tofik Khismetov, kryetar i bordit i kompanisė ruse tė naftės “NTC Geotechnokin.”
Kompania NTC Geotechnokin ėshtė njė kompani me qendėr nė Moskė, e cila liston si partnerė tė saj njė listė tė gjatė kompanish ruse tė naftės, mes tė cilave dhe kompaninė Gazprom Neft, aksioneri mazhoritar i NIS Gazprom Neft – kompanisė mė tė madhe energjetike nė Serbi.
Me 1 dhjetor 2018, kompania Terraoil Swiss me administrator Shefqet Dizdarin ka lidhur njė kontratė shėrbimi me GTK Oil, tė drejtuar nga Nebojsa Trajkovic, pėr operacionet hidrokarbure nė fushėn e Visokės.
Qėllimi i kėsaj kontratė ėshtė bashkėpunimi midis Terraoil Swiss (nė atė kohė Transoil Group) dhe GTK Oil pėr rritjen e prodhimit nė fushėn naftėmbajtėse tė Visokės. Rritja e prodhimit parashikohet tė arrihet me anė tė investimeve tė GTK Oil nė makineri dhe shėrbime pėr nxjerrjen e naftės nė kėtė fushė. Sipas kontratės, njė pjesė e tė ardhurave tė rritjes sė prodhimit do tė pėrdorej nga Terraoil Swiss pėr tė paguar kompaninė GTK Oil.
Pėr qėllimet e kėsaj kontrate nė periudhėn tetor-dhjetor 2017, kompania GTK Oil ka kryer njė vlerėsim teknik tė fushės naftėmbajtėse tė Visokės, duke arritur nė pėrfundimin se ka njohuritė dhe kapacitet e duhura pėr rritjen e prodhimit nė fushėn naftėmbajtėse dhe se mund t’i financojė operacionet nėpėrmjet vlerės sė shtuar tė prodhimit tė naftės.
Sipas kontratės, kjo marrėveshje do tė zhvillohej nė 5 faza tė ndryshme, gjatė sė cilave Terraoil Swiss do tė kompensonte GTK Oil me njė pėrqindje tė prodhimit tė shtuar, nė shkėmbim tė investimit dhe ndėrmarrjes nga kompania serbe tė operacioneve hidrokarbure nė fushėn naftėmbajtėse tė Visokės.
Gjatė fazės sė parė pėr njė periudhė 2 mujore, 100 % e rritjes sė prodhimit tė naftės shkoi pėr tė kompensuar kompaninė GTK Oil pėr shėrbimet dhe operacionet e ndėrmarra nė fushėn e Visokės.
Mė tej gjatė katėr fazave tė tjera me periudha 6 mujore, pjesa e prodhimit tė shtuar tė naftės qė do tė transferohet nga Terraoil Swiss nė GTK Oil, zbret nga 80 % nė fazėn e dytė deri nė 50 % nė fazėn e pestė.
Sipas kontratės sė shėrbimit midis kompanisė zvicerane dhe asaj serbe, pas 126 muajve dhe nė fund tė fazės sė pestė, rritja e prodhimi mesatar nga fusha e Visokės duhet tė jetė jo mė e vogėl se 2250 MT naftė bruto nė muaj. Ndėrkohė, prodhimi ekzistues do t’i pėrkasė kompanisė Terraoil Swiss, me njė ulje vjetore tė pėrllogaritur nė 5%.
Marrėveshja pėrcakton gjithashtu se kompania Terraoil detyrohet t’i transferojė kompanisė GTK Oil tė gjitha tė dhėnat e fushės naftėmbajtėse tė Visokės, pa kufizime, tė gjithė kapacitet e saj teknike, depozitat, tubacionet dhe tė gjithė lejet pėr shfrytėzimin e fushės naftėmbajtėse.
Terraoil detyrohet qė ta shesė menjėherė prodhimin e naftės sė prodhuar gjatė muajit paraardhės dhe tė paguajė kompaninė GTK Oil sapo tė marrė pagesėn pėr shitjen e naftės bruto.
Tė gjitha kostot pėr shtimin e prodhimit dhe mbajtjen e stabilitetit tė prodhimit aktual nė fushėn e Visokės do tė financohen nga kompania GTK Oil, pėrfshirė operacionet nė puset e naftės, pajisjet dhe shitja e naftės bruto.
Kjo marrėveshje shqetėsoi ish-drejtorin e Albpetrol, Dritan Spahiu, i cili nė mars 2019 i dėrgoi njė shkresė kompanisė Terraoil Swiss, duke i kujtuar asaj se kontrata me GTK Oil shkelte marrėveshjen hidrokarbure me Albpetrol.  Spahiu shėrbeu si drejtues i Albpetrol pėr njė periudhė 7 mujore, nga marsi nė shtator 2019.
Si u shkel marrėveshja hidokarbure

Investigimi/ Rusėt marrin nėn kontroll naftėn shqiptare nė Visokė Faksimile-letra-e-Dritan-Spahiu-571x400
Faksimile: Letra e ish-drejtorit tė Albpetrol, Dritan Spahiu, drejtuar Terra Oil Swiss

Njė ditė pėrpara Krishtlindjeve tė vitit 2018, nė vend tė kartolinės qė ėshtė traditė e sezonit festiv, Albpetrol mori njė shkresė nga koncesionari i fushės naftėmbajtėse tė Visokės, kompania Terraoil Swiss.
Me anė tė shkresės ‘dėrgim kontrate’ nė Albpetrol dhe Agjencinė Kombėtare tė Burimeve Natyrore, AKBN, Terraoil i pėrcolli dy enteve publike kontratėn “e shėrbimit dhe bashkėpunimit pėr rritjen e prodhimit tė fushės sė Visokės,” tė lidhur me kompaninė GTK Oil.
Bazuar nė marrėveshjen hidrokarbure midis Albpetrol dhe Terraoil, kompania koncesionare nuk ėshtė e detyruar tė kėrkojė miratimin paraprak tek Albpetrol pėr marrėveshje me palė tė treta, pėrveē rasteve kur kėrkohet transferimi i interesave tė marrėveshjes hidrokarbure.
Megjithatė sipas Albpetrol, kontrata midis Terraoil Swiss dhe kompanisė GTK Oil duhej t’i ishte nėnshtruar njė tenderi pėr pėrzgjedhjen e ofertuesit tė shėrbimit, pasi kap njė vlerė mė lartė se 600 mijė USD.
Ish-drejtori i Albpetrol, Dritan Spahiu evidentoi njė listė tė gjatė shkeljesh nė njė letėr tė dėrguar nė adresėn e kompanisė Terraoil mė 13 mars 2019.
“Nuk kemi informacion nė rast se pėrzgjedhja e kėsaj shoqėrie ėshtė bėrė me anė tė njė tenderi, pasi Albpetrol nuk ėshtė njoftuar pėr tė qenė prezent nė hapjen e ofertave,” shkruante Spahiu.
Pėrveē mungesės sė tenderit pėr pėrzgjedhjen e kompanisė GTK Oil, Albpetrol analizoi kontratėn e dorėzuar nga Terraoil dhe konstatoi njė seri shkeljesh tė marrėveshjes hidrokarbure.
Administratori i Albpetrol vė nė dukje se nė kėtė kontratė nuk pėrmendet fare ndarja e prodhimit midis Terraoil Swiss dhe Albpetrol. Spahiu thekson gjithashtu se ripagimi me 100% i vlerės sė shtuar tė prodhimit nė fazėn e parė tė marrėveshjes tė kompanisė GTK Oil nga Terraoil nuk ėshtė nė favor tė interesave tė koncesionarit.
“Kujtojmė se nė bazė tė Nenit 2.10 tė Marrėveshjes Hidrokarbure, kontraktori nuk ka tė drejtėn e pronėsisė ndaj hidrokarbureve nė shtresė, po ai mund tė disponojė lirisht vetėm pjesėn e tij tė naftės,” shkruan Spahiu.
Ish-administratori i Albpetrol i kujton kompanisė Terraoil se ka marrė pėrsipėr tė kompensojė GTK Oil me sasinė e shtuar tė naftės sė prodhuar, pavarėsisht se nafta nuk ėshtė e saj “duke mos respektuar kėshtu parashikimet e marrėveshjes hidrokarbure pėr detyrimin qė ka ndaj  Prodhimit tė Gjykuar dhe Pjesės sė Albpetrol sipas Nenit 3.5 dhe Nenit 9 tė saj.”
Nė letrėn e tij, Spahiu vėren se sipas marrėveshjes, kostot pėr rritjen e prodhimit tė naftės bruto dhe pėr ruajtjen e prodhimit aktual tė saj do tė financohen nga kompania GTK Oil, pėrfshirė kryerjen e operacioneve nė puse, materialet e nevojshme dhe kostot e shitjes sė saj.
“Nga parashikimi i mėsipėrm duket sikur “Terraoil Swiss” sh.a de facto ka caktuar njė operator pėr tė kryer tė gjithė operacionet hidrokarbure nė Vendburime,” shkruan ish-administratori i Albpetrol.
Ish-kreu i Albpetrol konstaton se nėse qėllimi i “Terraoil” ka qenė caktimi i shoqėrisė GTK Oil si operator pėr kryerjen e operacioneve hidrokarbure nė vendburimin e Visokės, atėherė ky veprim juridik do tė ishte kundėr Marrėveshjes Hidrokarbure.
“Nė interpretim tė Neneve tė Marrėveshjes Hidrokarbure dhe Licencė Marrėveshjes, caktimi i Operatorit mund tė bėhet vetėm nga Kontraktori (i licencuari) me njė njoftim paraprak tė Albpetrolit dhe AKBN-sė nė rastet kur Operatori ėshtė filial i Kontraktorit dhe nė ēdo rast tjetėr me miratim tė Ministrisė dhe Albpetrolit,” shkruan Spahiu.
“Kujtojmė qė shoqėria Terraoil Swiss sh.a (ish Transoil Group sh.a) ėshtė caktuar nga kompania Terraoil Swiss A.G (ish-shoqėria Transoil Group AG), nė cilėsinė e kontraktorit (dhe tė licencuarit) tė Marrėveshjes Hidrokarbure si Operator i kėsaj tė fundit. Pėr kėtė arsye, Terraoil Swiss sh.a nuk asnjė tagėr tė caktojė njė operator tjetėr,” shton ai.
Spahiu shprehet gjithashtu i shqetėsuar edhe pėr pikėn e marrėveshjes qė i transferon kompanisė serbe me pronar rus tė gjitha tė dhėnat sekrete pėr vendburimin Visokė.
“Terraoil Swiss ka marrė pėrsipėr tė transferojė tė gjitha tė dhėnat pėr vendburimin pa marrė parasysh parashikimet e nenit 23 tė Marrėveshjes Hidrokarbure qė lidhet me detyrimin e palėve pėr mbajtjen e tė dhėnave tė pėrftuara konfidenciale dhe pėr tė mos i shpėrndarė ato pa miratimin e Albpetrolit,” shkruan Spahiu.
“Terraoil Swiss merr pėrsipėr t’i vendosė nė dispozicion njė pale tė tretė, ēdo aset tė cilin e ka marrė nė dorėzim nga Albpetrol, nė cilėsinė e Kontraktorit tė Marrėveshjes Hidrokarbure dhe pėr mė tepėr pa asnjė kundėrshpėrblim,” pėrfundon ai. /BIRN/
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi