ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Koronavirusi” shqiptar, qė na ka lėnė nė fund tė listės!

Shko poshtė

09022020

Mesazh 

“Koronavirusi” shqiptar, qė na ka lėnė nė fund tė listės! Empty “Koronavirusi” shqiptar, qė na ka lėnė nė fund tė listės!




Editorial i Monitor
Koronavirusi, me origjinė nga Kina, ka shqetėsuar gjithė botėn dhe po detyron deri nė marrjen e masave ekstreme, si ndalime udhėtimesh, apo izolime pasagjerėsh. Ky virus pritet tė shkaktojė dėme tė mėdha, pėr shumė ekonomi, tė cilat pėrballen me humbje nė turizėm, aviacion, tregti e deri nė sektorin e argėtimit. Sidomos pėr Kinėn, bllokun e dytė mė tė madh nė zinxhirin ekonomik global, pasojat pritet tė shkaktojnė ngadalėsimin e prodhimit tė brendshėm bruto, jo vetėm tė tij, por tė shumė hallkave tė zinxhirit global. Shpėrthimi i koronavirusit ka pėrkeqėsuar dhimbjen e kokės sė menaxherėve dhe politikė bėrėsve nė njė botė, qė edhe pa tė kishte shumė probleme e pengesa.
Sepse njė virus, ashtu siē gėrryen pak nga pak trupin e njė tė prekuri, ashtu e prek edhe ekonominė e njė shteti apo dhe kombeve tė tėra.
Ndėrsa mund tė gėzohemi me faktin se Shqipėria mund tė jetė pėr momentin larg radarit tė kėtij mikrobi problematik, pak jemi shqetėsuar gjithė kėto vite pėr njė tjetėr virus qė e kemi pasur gjithmonė mes nesh dhe nuk po arrijmė ta luftojmė. E kemi fjalėn nė mėnyrė metaforike pėr “virusin e keq-qeverisjes”, qė nė kėto dekadat e fundit na ka lėnė gjithnjė tė fundit nė renditjet europiane e rajonale.
Vetėm pak ditė mė parė, Transparency International e renditi Shqipėrinė si mė tė korruptuarėn nė Europė, sė bashku me fqinjin Maqedoni pėr 2019-n. Njė pėrkeqėsim prej 7 vendesh nė raport me vitin e mėparshėm ėshtė njė sinjal shqetėsues se shumėkush nuk e ka frikė reformėn nė drejtėsi. Pėr mė tepėr banorėt e thjeshtė nuk besojnė se pėrpjekjet e shtyra pėrpara me shumė mundim nga faktori ndėrkombėtar do tė arrijnė tė reduktojnė kėtė virus endemik nė Shqipėri. Njė tjetėr indeks i fundit i The Economist pėr nivelin e demokracisė, e rendiste Shqipėrinė nė treguesin e pjesėmarrjes politike, mė tė pėrkeqėsuarin nė Europė, me nivele tė njėjta me shtete tė tilla si Hondurasi, Butani, Guatemala, Haiti.
Njė raport i mėparshėm i Bankės Botėrore pėr ndėrmarrjet, nxirrte nė pah se 36% e bizneseve tė anketuara kanė pohuar se kanė pėrjetuar tė paktėn njė herė kėrkesė pėr tė dhėnė ryshfet. Sėrish edhe kėtu ėshtė treguesi mė i pėrkeqėsuar nė Europė dhe shumė mė i lartė se vendet e tjera tė rajonit (Bosnja, qė ėshtė pas nesh e ka kėtė tregues 16%).
Tė dhėnat krahasuese tė Eurostat e nxjerrin Shqipėrinė mė tė varfrėn nė rajon, me tė ardhurat pėr frymė qė janė vetėm sa 31% e mesatares europiane. Nė kėtė nivel kanė ngecur prej pothuajse njė dekade, duke larguar gjithnjė e mė shumė shpresat qė vendi tė arrijė mesataren e vendeve tė zhvilluara (Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim parashikon qė ky proces tė zgjasė nė 80 vjet, nga 20 qė pritej mė parė).
Lista e indikatorėve, qė e rendisin Shqipėrinė nė fund, ėshtė aq e gjatė sa ėshtė kthyer nė njė normalitet, qė nuk i bėn mė pėrshtypje njeriu.  Pėrmendim kėtu  indeksin e zbatimit tė ligjit, atė tė kujdesit shėndetėsor e shpenzimeve pėr shėndetėsinė, pjesa mė e madhe e treguesve tė tė Bėrit Biznes tė Bankės Botėrore, tė ardhurat buxhetore nė raport me prodhimin e brendshėm bruto, qė janė mė tė ulėtat nė Europė, etj.
Pa dyshim, qė Shqipėria nė krahasim me vetveten ėshtė mė mirė sesa ishte 30 vjet mė parė. Por, qė njė vend me kaq shumė bukuri, pasuri natyrore aq tė mėdha, njerėz vibrantė , trashėgimi historike e kulturore tė vijojė dhe sot tė jetė nė fund tė listės pėr gjithēka, kjo nuk ėshtė veēse pėr faj tė njė virusi tė keq qė ka mbėrthyer qeverisjen nė vite. Ndryshe nga SARS apo koronavirusit, qė herėt a vonė ia gjejnė antidotin, kėtij mikrobit qė po gėrryen vendin nuk po ia gjejmė, apo nuk po marrim mundimin t’ia kėrkojmė ilaēin.
Ėshtė e dukshme se shqiptarėt nuk kanė besim as te politika e as te qeverisja dhe ndaj po zgjedhin rrugėn mė tė shkurtėr, atė tė ikjes sa mė larg. Dhe si pėr tė amortizuar tė qenit nė listė gjithnjė tė fundit, kėtu jemi tė parėt. Sipas Eurostat, Shqipėria ėshtė e para nė rajon pėr aplikimet pėr azil kėrkues, madje dhe nė botė, nė rast se ky tregues llogaritet nė raport me popullsinė. Por largimi nga virusi nuk ėshtė zgjidhja, pasi kjo nuk e dobėson aspak atė, pėrkundrazi. Gjetja e antidotit (lexo: reforma tė thella qeverisėse) do tė ishte kura afatgjatė pėr shėrimin e kėtij vendi tė bekuar!

Monitor
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi