ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Replikė me Shqiptar Oseku

Shko poshtė

09022020

Mesazh 

 Replikė me Shqiptar Oseku Empty Replikė me Shqiptar Oseku




Erl Kodra
Nexhmije Pagarusha (7 maj 1933 - 7 shkurt 2020)
Nuk e mbaj mend se kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė zėrin e Nexhmije Pagarushės. Me gjasė, ka ndodhė nė ndonjė mbrėmje vere, nė oborrin e kullės prej guri, duke dėgjue nė valė tė shkurtėra; sepse nė shtėpinė tonė Radio Prishtina dėgjohej rregullisht. Unė jam mėkue me muzikėn qė vinte prej pėrtej klonit me gjemba, qė shtrihej vetėm disa kilometra larg shtėpisė tonė. "Muzika dhe Poezia" mė ka mėsue tė kuptoj se ēka ėshtė Kosova, se kush ėshtė Gjakova, Prizreni, Peja dhe Prishtina. Nga kjo pikėpamje, mund tė them se unė jam njė shqiptar i Kosovės.
Sot lexova dy shėnime tė Shqiptar Osekut pėr kėngėtaren Nexhmije Pagarusha, si njė reagim pas lajmit se artisja u nda nga jeta.
Nė tė vėrtetė unė nuk do tė shkruaja asnjė fjalė, nėse, ta zėmė se Shqiptari do tė shkruante vetėm se "Gjitha kėngėt e Nexhmies mund tė ndahen nė tri lloje: kėngė bukolike pėr bukuritė e natyrės dhe fshatit, tė cilat pėrkthehen edhe serbisht dhe ekotizojnė shqiptarėt; idila historike ku mjerimi i tė kaluarės me rruspė e kuti duhani kontrastohet te dėgjuesi shqiptar me progresin e Jugosllavisė socialiste; si dhe melodrama sentimentale ku qahet njė ndarje dashurore" (cit. Shqiptar Oseku).
Tek e fundit, njė pėrcaktim i tillė pėr artisten Nexhmije Pagarusha, mė sė paku ėshtė i pasaktė, nė tė gjitha kuptimet. Nė tė vėrtetė, pėr tė pėrkufizuar profesionalisht vlerat e saj si artiste, deomos duhet tė shkruajn kritikėt e muzikės. Unė nuk mund tė marr pėrsipėr njė rol tė tillė, sepse nuk jam muzikolog, por mundem tė shkruaj pėr aspekte tė tjera tė qasjes sė Shqiptar Osekut kundrejt "Nexhmie Pagarushės si "Madonna” e kulturės nė Gegėrinė veriore ėshtė njė rast par excellence dhe shumė interesant se si punon industria shqiptare e miteve" (cit. Shqiptar Oseku).
Logjika me tė cilėn operon Shqiptar Oseku ėshtė e pasaktė, e padrejtė dhe me defekte serioze. Dhe kėtė e shkruaj me bindje, duke mos i hyrė fare analizės pėr vlerat e Pagarushės si artise e madhe (sipas mendimit tim ajo ėshtė artistja mė e madhe shqiptare e tė gjitha kohėrave).
Arsyet janė elementare.
Imagjinoni pėr njė moment sikur nė Kosovė tė mos ekzistonte Nexhmije Pagarusha, Esat Bicurri, Qamili Vogėl, Ismet Peja, Ismet Bogujevci, Mazllum Mezini, Luan Hajro, Bajrush Doda, Shaban Gjekaj, Liljana Qavolli, Rizah Bllaca e dhjetra qindra kėngėtar tė muzikės popullore dhe muzikės sė kultivuar. Merreni me mend se ēka do tė ishte Kosova pa kėtė mėkim shpirtėror tė shqiptarve tė Kosovės. Nė njė rast tė tillė, Kosova do tė ishte njė shkretėtirė e madhe.
Ka diēka serioze qė Oseku e anashkalon me njė lehtėsi tė papėrballueshme; Nė tė vėrtetė, sot Kosova ekziston nė kėtė realitet qė ėshtė, vetėm nė sajė tė kulturės kombėtare; ku muzika zė njė peshė tė konsiderueshme nė konstrukturimin shpirtėror tė njė kombi. Kjo do tė thotė se muzika, letėrsia, arti nė pėrgjithėsi, krahas arsimit, luajn rol tė dorės sė parė pėr mbijetesėn e njė kombi. Rasti i Kosovės e provon pa ekuivok kėtė pohim.
Vetėm pas themelimi i Universitetit tė Prishtinės mund tė flitet me siguri se ēėshtja e Kosovės do tė hynte nė rrugėn e lirisė. Njė popull i paarsimuar, nuk mund tė kuptojė se ēka i mungon. Kultura, arti, letėrsia dhe muzika janė tharmi qė mban gjallė materien e njė kombi. Njė komb pa vlera kulturore ėshtė i destinuar tė shuhet. Nė kėtė kuptim, arti i Nexhmije Pagarushės dhe i shumė artistėve tė tjerė nga Kosova, jo vetėm qė mbajti gjallė kulturėn autentike shqiptare, por e pasuroi atė me vlera tė njė niveli tė papėrsėritshėm.
Kundėrtheniet e Osekut janė tė shumta. Mes tė tjerash, Shqiptari thotė dhe ngre dyshime nėse Pagarusha ishte artiste e madhe. Dhe thotė se "realiteti i Nexhmie Pagarushės ėshtė se nuk ėshtė e sigurt se ajo qe individ i suksesshėm. Varet natyrisht nga pėrkufizimi i suksesit: nėse quajm sukses pse kėndoi pėr herė tė parė si artiste e njė grupi etnik tė diskriminuar nė disa skena mė tė njohura, e se mori disa shpėrblime, atėherė ishte e suksesshme. Por nėse sukses tek artisti quajm realizimin e plotė tė talentit, ceshtja hapet pėr debat. Artistet bėhen vėrtet tė mėdhenj kur talenti i tyre kap damarin e epokes sė vet, duke i dhėnė atij njė ngjyrim personal. Artistė kulmor kanė arritur, me raste, edhe tė ndryshojnė rrjedhat e aortave tė kohės".
Po Shqiptar, ke tė drejtė nė fakt. Pagarusha nuk arriti tė "ndryshojė rrjedhat e aortave tė kohės", por megjithatė arriti, tė ngrejė nė nivele sipėrore muzikėn shqiptare, artin dhe kulturėn, me zėrin mė tė rrallė nė botė. Talenti i saj i papėrsėritshėm dhe bukuria e saj ishin dėshmia e kohės se shqiptarėt e Kosovės janė njė gjen i fortė, i jashtėzakonshėm, dhe qė me siguri do t'i mbijetojė sfidave tė historisė.
Oseku ngre njė lloj pretendimi pėr kėngėtaren Pagarusha, njėsoj siē mund tė ngrihet pėr shkrimtarėt, gazetarėt dhe politikanėt. Nė fakt gabon rėndė, sepse ėshtė tjetėr gjė njė kėngėtare, dhe krejt tjetėr gjė njė shkrimtar, poet, gazetar ose politikan. Kosova nuk mbeti nėn Jugosllavi prej Pagarushės, as prej kėngėtarėve tė tjerė, as prej "luajalistėve" siē i quan Shqiptari.
Kosova mbeti nėn Jugosllavi sepse Enver Hoxha dhe Tito ranė dakort tė mos e prishin terezinė, edhe pse gjysma e kombit shqiptar mbeti nėn hyqmin e njė shteti tė huaj. Fundja, Tito pse duhet ta kishte problem kėtė punė, kur vet Enveri e pranoi pa kushte humbjen e Kosovės?
Kosova mbeti nėn Jugosllavi, sepse Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha e "bekuan" qė nė lindje Partinė Koministe Shqiptare.
Kosova mbeti e tillė, sepse Enver Hoxha kishte marrėveshje me UDB-nė, dhe i kthente mbrapsht tė gjithė tė ikurit nga regjimi serb. Me mijėra shqiptar tė Kosovės u janė kthyer autoriteteve serbe nga Sigurimi i Shtetit; ndėrkohė, po ashtu, me mijėra shqiptar tė Shqipėrisė, tė ikur nga terrori komunist i Enverit, janė kthyer nė ferrin shqiptar.
Kosova mbeti nėn Jugosllavi sepse Fadil Hoxha e dhjetra komunist tė tjerė, shqiptarė tė Kosovės e bėnė kompromisin e madh me Titon. I fundit ishte Rrahman Morina.
Por tė rikthehemi te Nexhmije Pagarusha. Kėsaj here si artiste, megjithse unė nuk mund tė shkruaj si profesionit pėr muzikėn e saj, gjithsesi, unė mund tė shkruaj si njė autor pėr artin e saj.
Shqiptar Oseku thotė se "Baresha" ėshtė njė kėngė bukolike.
Nė tė vėrtetė "Baresha" ėshtė njė overturė, ėshtė njė arie, njė ndėr hitet mė tė jashtėzakonshme qė mund tė jetė kėnduar ndonjėherė, jo vetėm nė gjuhėn shqipe. Njė kėngė tė tillė do t'a kishin zili kultura tė mėdha dhe popuj tė mėdhenj; me siguri francezėt do ta donin tė kishin tė tyren, po ashtu anglezėt, spanjollėt ose italianėt. Nivele tė tilla sipėrore nuk janė tė zakonshme edhe pėr njerėzimin, e le mė pastaj pėr njė popull tė vogėl si shqiptarėt.
Po ashtu, muzika e tjetėr e Pagarushės mbetet thellėsisht elitare dhe qytetare, njėlloj tradite tė padiskutueshme e qytetrimit tonė, kulturės tonė. Sigurisht qė ėshtė marrėzi tė mendosh se Nexhmije Pagarusha nuk ndikoi njėsoj si Pink Floyd ose Queen. Por Nexhmije Pagarusha ishte shqiptare, njė ndėr mė tė ndriturat e epokės sė saj.
Nė tė vėrtetė, nė tė gjithė qasjen e Shqiptar Osekut nuk kuptohet mirė se ku do tė dalė. Sepse, sipas tij, Pagarusha nuk mund tė jetė njė mit, nuk ėshtė e madhe, nuk ėshtė e mirė, sepse ajo kėndoi nė kohė tė Jugosllavisė.
Shumė mirė, po ēfarė tė bėnte Pagarusha? Tė mos kėndonte? Tė kėndonte kundėr regjimit serb, apo tė arratisej nga Kosova? Nėse do tė kėndonte kundėr regjimit serb, a do t'i transmetonte Radio Prishtina kėngėt e saj? Domethėnė, Fadil Hoxha dhe Rrahman Morina?
Dervish Shaqa ka qenė njė rapsod popullor nga Kosova qė jetonte nė Shqipėri, diku afėr Durrėsit. Njė kėngėtar i rrallė, me zėrin mė tė rrallė ndėr rapsodėt e gegėnisė. Shumė legjenda thuhen pėr Dervish Shaqėn. Njė ndėr to, ishte djali qė kishte lėnė nė Kosovė, u rrit dhe u ba rapsod si i ati. I erdhi fjala Dervishit se djali t'u ka ba kangatarė i rrallė. Dervishi, pėr tė treguar partishmėrinė e tij, thotė:
"Djali jem nuk mund tė bahet kangatar ma i mirė se unė, sepse ai kėndon pėr serbinė e unė kėndoj pėr Partinė"
Mundet tė jetė ose jo e vėrtetė. Por fakti ėshtė se Dervish Shaqa i ka kėnduar Partisė dhe terroristit Enver Hoxha.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi