ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KARVANI

Shko poshtė

09022020

Mesazh 

KARVANI Empty KARVANI




KARVANI 57336129_2275025775870103_8288839822429126656_n.jpg?_nc_cat=106&_nc_ohc=YTHsovkXdqkAX_G3k9l&_nc_ht=scontent.fbru2-1
Ramiz Gjini
Tregim

Pasi Asena u dogj e u shkatėrrua nga lufta, duke u kthyer nė gėrmadhė, asgjė tjetėr nuk mund tė na mbante mė tė lidhur me tokat e saj.
Sepse, qė ta dini ju, ato toka nuk qenė tjetėr, veēse djerrina me barishte tė egra dhe me gurė, mbi tė cilėt ngroheshin nė diell hardhucat. Ne gėnjeheshim vetėm me faktin, qė ishin tonat. Dhe prapė vazhdonim t’i donim, mu sikur t’u merrnim e tu hanim dheun si ushqim.
Ndoshta e donim Asenėn, thjeshtė, pse kishte njė emėr, me tė cilin, qemė mėsuar. Ndoshta, pse kishim aty varret e tė parėve tanė, bashkė me historitė e tyre, qė rrėfeheshin pasdarkave!
Po lufta e zhveshi Asenėn krejt lakuriq; ia hoqi edhe atė hijeshi tė pakėt, pothuajse tė rreme; atė ndrojtje, qė pati nė pėrpjekjet pėr tu zbukuruar si viset e tjera; dhe sikur ia fshiu, madje, edhe emrin. Pamja e saj ndryshoi krejtėsisht. Gjithshka mori tjetėr kuptim, duke na zhgėnjyer thellė. Dhe ne pysnim veten: si paskėsh qenė e mundur tė jetonin kaq shumė breza nė Asenė?!
Atėherė u kujtuam, qė Asena, paskėsh qenė pėr brezat qė shkuan, dhe pėr né, gjithashtu, ajo qė ishte; thjeshtė, njė tokė e dhuruar nga fati i keq pėr tė na punuar qindin; njė tokė, qė na kishte mashtruar brez pas brezi, duke na dhėnė bujarisht, vetėm varre pėr tė vdekurit. Sepse, sado t’i punoje tokat e saj, ne u merrnim atyre vetėm barė tė thatė pėr kuajtė, gjembaēė dhe ēikore me ato lulet e saj ngjyrė blu tė ēelėt, qė i zienim dhe u pinim lėngun si ēaj pėr tė qetėsuar nervat tona tė acaruara nga vuajtjet.
Nuk na hynin nė punė as ato bokėrrimat e kuqe, tė dy shpateve tė tė vetmit pėrrua, qė verės shterej nga uji, duke bėrė tė ngordhnin bretkosat, krimbat, krustazat e shushunjėzat, tė cilat, pasi u thithnin lėngjet mizat, thaheshin nė diell pėrgjatė shtratit. Dhe kur thaheshin, ia behnin zogjtė shtegėtarė, tė cilėt, i coptonin me sqep dhe i hanin; dhe pas tyre, u vinte radha milingonave, qė mblidhnin mbetjet, pėr t’i tėrhequr e futur nė labirinthet e tyre, thellė nėntokė.
As arrat, qė mbollėm nuk u bėnė; dhe gjithė mundi dhe djersa jonė e derdhur pėr to, vajti kot. Sepse na gėnjyen tė huajt, qė medemek do i blinin.
Mbillni arra, na thanė, sepse vetėm ato rriten nė tokat e Asenės! Pastaj, kur tė rriten, do u a blejmė ne prodhimin. Po arrat u thanė pa u rritur. Pra, edhe kjo punė, nuk qe tjetėr, veēse njė mashtrim.
Kur lufta nė Asenė pushoi dhe barbarėt qenė larguar, ne mblodhėm kufomat e tė vrarėve; dhe, qė tė mos e ndjenin shumė braktisjen dhe vetminė, i varrosėm tė gjithė bashkė nė njė gropė tė madhe. Pastaj, tė bindur qė dashuria pėr Asenėn paskėsh qenė njė mallkim i vetė zotit, ne vendosėm ta braktisnim atė pėrgjithmonė, me mendimin, qė edhe luftėn, e kishim bėrė kot sė koti. Ne donim tė linim aty vetėm atė... Mbathėsin e kuajve, Jak Delfin.
Nė fakt, Jakun, e mbajti nė Asenė vdekja e vet, qė na e kish pasur shumė tė afėrt; e qė i erdhi nga neveria karshi tė vėllait, Llazarit, i cili, dy javė para se tė kriste lufta, vrau Dren Martinin, njė burrė i zoti e trim mbi trima, qė nuk i gjendej shoku nė Asenė.
U zunė me njėri-tjetrin pėr njė palo-tokė-djerrinė, qė nė tė vėrtetė, nuk qe e tij. Dhe tė mendosh, qė ishte aq e vogėl ajo tokė, sa njė kalė i lidhur me litar pėr njė kunji tė ngulur nė mes tė saj, mund t’i binte qark e ta shkelte gjithandej.
E pėshtynte Jaku tė vėllain dhe i thoshte:
- Ja pse nuk duhej ta vrisje Drenin, Llazar! Ja pse nuk duhej ta vrisje, tė vraftė buka, qė kemi ngrėnė bashkė! Nė kėtė luftė, Asena do tė kishte, jo vetėm njė luftėtar trim mė shumė, por edhe njė strateg tė madh!
Ndėrsa fliste kėsisoj, ai e pėshtyu tė vėllain aq herė, sa pėshtyma iu sos. Po edhe pasi iu sos pėshtyma, ai vazhdoi ta pėshtynte me gjakun e vet. Madje, edhe kur Llazari, i pėrbuzur dhe i mohuar nga tė gjithė, qe larguar me turp prej Asenės, Jaku vazhdoi tė pėshtynte me gjak hijen, qė la pas i vėllai. Pėshtynte papushim, ndėrsa pėrsėriste tė njėjtat fjalė.
E bėri kėtė gjė pėr gati njė javė rresht, derisa, edhe gjaku iu shter; dhe atėherė, u plandos nė tokė i vdekur, me fytyrėn e shtrembėruar nga neveria, qė i dukej si t'ia kishin mbajtur mbi flakėt e vatrės sė zjarrit.
Kur e varrosėm, i futėm nė varr njė enė bakri, qė edhe i vdekur, tė kishte mundėsi tė pėshtynte aty vrerin e vet.
Pastaj, mbushėm xhepat me dhč, qė tė mos e harronim Asenėn; e qė t’i luteshim tė na falte pėr braktisjen qė po i bėnim. Dhe morėm udhėn tė shkonim pėr t’i ngritur shtėpitė tona nė njė vend tjetėr, dhjetė ditė e netė larg prej Asenės; nė njė vend, pėr tė cilin, na kishin thėnė, se ishte i mirė, plot diell, - njė ultėsirė e sheshtė, me burime tė virgjėra ujrash tė ėmbėl, ajėr tė pastėr dhe toka tė buta e tė plleshme, qė punoheshin lehtė. Shkurt fjala, ai vend, na paskėsh qenė mu si njė tepci e stėrmadhe toke, mbushur plot me gjithė tė mirat, qė fal nganjėherė Zoti.
Tashmė, pas tre ditė udhėtimi me kėmbė, karvani ynė ka hyrė nė kanionin e lumit Dosta. Udha kalon pėrmes shpatit tė thepisur e tė gurtė nga e djathta; njė shteg aq i hollė, sa kėrkon vėmendje dhe ekuilibėr; dhe njė ecje gjithė kujdes, si ajo qė bėjnė pėr trau artistėt e cirkut.
Nga e djathta e udhės, ėshtė shkėmbi, qė e prekim nganjėherė me duar; e nganjėherė, fusim gishtėrinjtė pėrethshėm mes tė ēarave pėr tu mbajtur; e na bėhet sikur do tė na bjerė nė kurriz. Kurse nė anėn tjetėr, - humnera, e etur tė na gėlltisė me urinė e saj tė pangopur mijėravjeēare.
Nė kėtė vend ku kemi hyrė, ėshtė e pamundur, qė ai, i cili gjendet para teje, tė lėvizė anash nė shmang pėr tė lėshuar udhė. Nėse kryepari ndalon, e nuk mund tė ecė, ka vetėm njė mėnyrė tė vetme pėr tė ēelė udhė qė karvani tė bėjė pėrpara: t’i hedhėsh syve dheun e Asenės; pastaj t'i japėsh njė tė shtyrė nė greminė, duke bėrė kujdes mos tė tė marrė me vete.
Duket qė kjo udhė, ėshtė hapur mijėra vite mė parė, duke gdhendur horizontalisht anėn e shkėmbit me gjerėsi sa shputa e kėmbės sė njė njeriu. Ka shumė tė ngjarė, qė tė jetė gdhendur nga banorėt e hershėm tė shpellave; sepse shpellat nuk mungojnė kėsaj ane. Pastaj, ėshtė pėrdorur mė shumė nga dhitė e egra, kakėrdhitė e thara tė tė cilave, po i shkelim tani me kėmbė.
Por besoni: nuk kishim rrugė tjetėr nga tė shkonim, pasi lufta ende nuk ėshtė shuar gjithandej; dhe shtigjeve tė tjera, mund tė biem nė ndonjė pritė barbarėsh tė mbetur; e tė ndodhė tė na korrin me mitralozėt e tyre tė rėndė.
Vetėm kur ta kalojmė kėtė shteg e tė fillojmė t’i ngjitemi shpatit tė malit, qė duket para nesh atje larg, mund tė marrim frymė lirisht, me ndjesinė ēliruese tė shpėtimit nga rreziku. Pastaj, do na duhet tė kaptojmė atė kreshtėn e malit qė duket pėrballė nesh, pėr tu hedhur matanė, ku thuhet se terreni do na mundėsojė ta kemi mė tė lehtė ecjen pėrpara.
Tani, qė gjendemi nė kėtė shteg kaq tė ngushtė, fati i udhėtimit tonė, ka ngecur nė dorė tė udhėrrėfyesit Bec Buveshi, qė vetė ne, e zgjodhėm t’i prijė karvanit!
Para se tė linim Asenėn, ai rrihte gjoksin e betohej, qė e njihte udhėn me pėllėmbė; dhe se mund tė na ēonte nė atė vendin e ri plot diell e burime ujrash tė ėmbėl pa na hyrė ferrė nė kėmbė. Por tani, ai ėshtė mbėrthyer nga paniku prej greminės; dhe ndjen edhe njė mall pėrvėlues pėr Asenėn, qė me sa duket, nuk don, qė ta braktisė pėrgjithmonė. Diēka e ngucakeqėshme brenda shpirtit tė tij, i ka ligėshtuar vullnetin. Fytyra i ka marrė ngjyrėn e njė luleje tė verdhė kungulli e shkelur me kėmbė. Gjunjėt i dridhen dhe nuk bėn dot asnjė hap pėrpara. Bashkė me tė, ka ndaluar gjithė karvani.
- Lėviz, Bec! - e cyti unė. - Bėj pėrpara! Ē'mė rri ashtu, si guak?!
- Nuk mundem, - thotė ai. - Nėse lėviz, do tė bie nė humnerė!
Ėshtė pėshtetur e ėshtė bėrė njėsh me shkėmbin. Nganjėherė, hedh sytė poshtė, ku duket lugina me shelgjishtet rrėzė lumit Dosta, e ku kullot njė tufė dhishė, qė pėr shkak tė lartėsisė sė madhe, ngjajnė si kandrra tė vogla.
- Po ėshtė gjithė ky karvan, qė po tė pret ty, Bec! - ngulmoj unė. - Duhet tė ecėsh ti, qė tė lėvizė karvani!
- Pa mė lėr rehat! - thotė gjithė nervozizėm ai. Dhe, teksa mė hedh ngultas njė vėshtrim prej kėlyshi tė trembur zardafi, truset edhe mė fort pėr shkėmbit.
Pas meje, dėgjohen zėra qė pyesin. Duan tė dinė ēfarė ka ndodhur, qė karvani ka ndaluar.
Zėrat e tyre janė tė lodhur; dhe fjalėt dalin gjysmake si nė kllapi. Po nuk kanė faj; sepse pas gjithė asaj lufte shkatėrruese dhe rruge tė gjatė, u ėshtė sosur durimi. Tė paktėn, tė kishim mundėsi tė uleshim tė pushonim pėr pak kohė; tė pėrtypnim ndonjė mbetje nga haja e pakėt, qė patėm marrė me vete. Madje, nuk do tė qe keq, tė merrnim edhe njė sy gjumė! Po nuk ėshtė e mundur tė ulesh nė kėtė vend, ku udha zgjatet pėrskaj greminės si njė rryp i hollė.
Ėshtė aq i gjatė ky karvan, sa nuk i duket fundi. Dhe, ata qė gjenden pas nesh, tutje larg, as qė marrin vesh ēfarė ka ndodhur me udhėrrėfyesin tonė.
I parė nga larg, karvani ynė, duhet tė ngjajė mu si njė bollė e stėrmadhe mitologjike, llangosur prej lėvizjeve rrėshqanthi nėpėr llom. Njė bollė, qė e ka goditur me kacup nė kokė ndonjė div nga ata tė pėrrallave. Dhe ēfarė ironie! Bec Buveshi, ėshtė pikėrisht koka e kėsaj bolle!
Po duhet thėnė, qė ishte faji i tė gjithėve; sepse, nėse nuk do tė ishim ngutur tė merrnim vendim, qė tė na printe Beci, nuk kishte pse ndodhte, qė Gjon Bolena, mė i urti e mė i dituri ndėr né, tė mbetej nė bisht tė karvanit.
Tani, qė pėr shkak tė prijėsit tonė, karvani ka ndaluar e nuk bėn dot asnjė hap pėrpara, ne kemi shumė nevojė pėr udhėzimet e tė urtit Gjon Bolena. Po ku ta gjejmė se?! Ai ėshtė larg, shumė larg; ėshtė nė bisht tė karvanit.
Ēfarė tė bėjmė me kryeparin, qė duhet tė na prijė pėrpara, por qė ia ka shkrepur tė mos lėvizė?!
Nė fakt, unė qė ndodhem nė rresht fill pas Becit, siē e thashė mė parė, e di mirė pėrgjigjjen e kėsaj pyetje. Madje, jo vetėm unė, por e dinė edhe Gasper Hoti me tė shoqen, Ujanėn, qė ecin pas meje; Tanush Gega me vajzėn nė bylik, syshkruarėn Amanta, qė ecėn pas tij; dhe mėsuesi Tim Mikeli, gjithashtu, qė ndodhet pas Amantės. Sepse kėta, janė mė tė afėrmit nė rresht pas meje; dhe mund tė shikojnė ēfarė ndodh. Po ata nuk flasin. Dhe unė, nuk kam asnjė tagėr tė bėj veprime me kokėn time.
Edhe pse e dimė ē’duhet bėrė, kjo pyetje, duhet tė shkojė patjetėr nė vesh tė tė urtit Gjon Bolena. Vetėm fjala e tij ėshtė ligj pėr ne.
- Udhėrrėfyesi ka ndaluar nė vend, - i them Gaspėr Hotit, qė gjendet pas meje. - E ka mbėrthyer paniku dhe malli pėr Asenėn; nuk bėn dot asnjė hap pėrpara. Ēfarė tė bėjmė me tė, o i urti Gjon?
Menjėherė, dėgjoj Gasperin tė pėrsėrisė fjalėt e mia. Pastaj, kėto fjalė, dėgjohen tė thuhen nga goja e tė shoqes, Ujanės, e cila, i pason tek Tanush Gega, qė gjendet pas saj; pastaj, tė njėjtėt fjalė, pėrsėrit e bia, syshkruara Amanta, qė i pason tek mėsuesi Tim Mikeli; e kėshtu me radhė...
Fjalėt thuhen goja-gojės, shėtisin vesh mė vesh, duke u dėgjuar prej meje gjithėherė pak e mė pak, derisa vjen njė ēast, qė fashiten larg.
Tashmė, do tė duhet tė presim bukur kohė, derisa mesazhi im tė ketė mbėrritur te i urti Gjon, i cili gjendet nė bisht tė karvanit; dhe po aq kohė, do tė duhet tė presim tė vijė pėrgjigjja e tij.
Kanė filluar tė na dridhen gjunjėt. Na bėhet sikur rrimė varur nė humnerė vetėm me njė fije tė hollė peri, i cili, mund tė kėputet nga ēasti nė ēast. Pėrpiqemi tė mos lėvizim, ndėrsa hedhim ndonjė fjalė, ashtu kot, sa pėr tė mposhtur frikėn.
Nė majėn e thepisur tė kepit mė tė lartė, qė gjendet nė krahun tjetėr tė kanionit, ka qėndruar njė shkabė e madhe. E shikoj se si lėviz qafėn e saj tė gjatė e tė rrjepur pėr tė vėshtruar e mbajtur nėn kontroll gjithė terrenin.
Njė tjetėr shkabė, sillet nė fluturim qiellit lart mbi kanion. Duhet tė jenė ēift.
Dielli ka pėrskuqur retė e pakėta, qė ngjajnė si bashka leshi mbi flakė. Tashmė ėshtė pasdite vonė. Do afrohet mbrėmja. Pas mbrėmjes, do tė pllakosė shumė shpejt nata. Ē'mund tė bėjmė, pastaj ne, nė errėsirėn xėc buzė kėsaj gremine?!
Dhe ja ku mė nė fund, pas njė pritje tė gjatė gjith ankth e padurim, fjala e tė urtit Gjon, pėrcillet vesh mė vesh dhe mbėrrin te unė, nė krye tė karvanit.
- As qė dua t’ia di! Mė lini tė qaj Asenėn dhe tė vdes, - dėgjoj tė pėrsėrisė Gaspėr Hoti fjalėt, qė i kanė ardhė nė vesh.
Jam i sigurtė, qė nuk mund tė jetė kjo pėrgjigjja, qė ka dhėnė i urti Gjon Bolena. Filli i fjalėve tė tij, ka tė ngjarė tė jetė ngatėrruar diku dhe ka marrė tjetėr kuptim. Ndoshta, ėshtė ngatėrruar nė gojėn e ndonjė shpirti tė malcuar, qė ka folur pėr hesap tė vet; tė njė shpirti, qė mund tė ketė humbur gjatė luftės gjithė njerėzit e tij tė dashur; e qė tashmė, nuk i hyn nė sy jeta, ndaj nuk ka dashtė t’ia dijė pėr mesazhin e tė urtit Gjon.
Asena, qė braktisėm, bashkė me ata qė vdiqėn pėr tė, duket se paska mbajtur peng nė gjirin e saj, edhe shpirtėrat tanė. A nuk qemė bėrė tė gjithė tė pafjalė si tė ishim memecė?! A nuk i kishim lotėt ende tė patharė nė sy dhe frikėn tė ngulur si njė gozhdė e ndryshkur nė zemėr?!
Shumica janė njerėz tė mirė, durimtar tė mėdhenj e me mendje tė kthjellėt; por nė karvan gjenden edhe indiferentė, tė papėrgjegjshėm, mendjebjerrur, tė pėrgjumur, tė dėrrmuar shpirtėrishtė; madje, gjenden edhe shurdhė e memecė, qė nuk mund tu vihet faj. Ndaj ndodh, qė fjalėt e mia, tė mbėrrijnė te i urti Gjon krejt tė pėrēudnuara. Dhe gjithashtu, ka tė ngjarė, qė krejt tė pėrēudnuara, tė vijnė edhe udhėzimet e tij.
- Kthehuni mbrapsht, - thotė gjithė dėshpėrim udhėrrėfyesi Bec, teksa pėrkėdhel me gishta nė xhep dheun e Asenės. - Dua tė shkoj prap nė Asenė; dhe tė vdes atje!
Dhe shkithet nė lot.
Pas fjalėve tė tij, mua mė thotė mendja, qė tė gjithė ne, jemi tė lidhur me Asenėn me nga njė fill shumė tė fortė; tė fortė e tė padukshėm. Disa kanė fatin ta ketė atė fill tė gjatė; ndoshta, aq tė gjatė, sa tė mbėrrijė gjer te ai vendi me diell, kroje me uji tė ėmbėl dhe toka tė buta pjellore, qė punohen lehtė; madje, ndoshta, edhe mė tej. Dikush tjetėr, e ka mė tė shkurtėr kėtė fill. Kurse udhėrrėfyesi ynė, Bec Buveshi, padyshim, qė e ka fillin tė gjatė deri nė vendin ku tani ėshtė gozhduar e nuk mund tė bėjė mė as edhe njė hap pėrpara.
- Kryepari i kolonės, kėrkon tė kthehet prap nė Asenė! - i them unė Gaspėr Hotit pas meje. - Na thuaj, o i urti Gjon, ēfarė tė bėjmė?!
Dhe Gaspėr Hoti, pėrcjell tek tjetri pas tij mesazhin tim.
Prap do na duhet tė presim, derisa fjalėt e mia tė pėrcillen vesh mė vesh, pėr tė mbėrritur te i urti Gjon, qė ndodhet nė bisht tė karvanit. Dhe po aq kohė, do tė duhet tė presim edhe pėrgjigjen e tij, e cila, ka shumė gjasė, qė pėr shkak tė indiferentėve, mendjebjerrurve, tė pėrgjumurve, shurdhėve e memecėve, do tė vijė e ndryshuar, ashtu siē erdhi herėn e parė. Po ē’tė bėjmė?! Duhet tė presim, me shpresėn se nuk ka pėr tė ndodhur kėshtu.
Vėshtrimi im bie sėrish mbi atė shkabėn e madhe, e cila, vazhdon tė qėndrojė nė majė tė atij kepit tė thepisur. Pastaj, te ajo shkaba tjetėr, qė sillet qiellit nė fluturim me vėshtrimin atje poshtė, mbi shelgjishten pėrskaj lumit Dosta, ku tufa e dhive, bashkė me ēobanin dhe qentė, tashmė po largohen.
Herė pas here, dėgjohet klithma e saj e thekshme, qė e ēan qiellin mespėrmes duke ndjellė zezonė nė shpirtėrat tanė. Pastaj, jehona e klithmės, pėrplaset shpateve tė kanionit, dersa bie e shqimet nė ujin e lumit.
Do tė duhet edhe pak kohė, qė dielli tė perendojė. Pastaj, nuk do tė zgjasė shumė e do pllakosė errėsira.
Tumzat e rralla tė fierit tė gurit, qė kanė mbirė e rritur nėpėr tė ēarat e shkėmbinjėve, kanė filluar tė luhaten nga njė fllad i lehtė, duke pėrftuar nė ajėr njė si pėshpėrimė plot mistere. Kurse shpati i thepisur shkėmbor, pėr shkak tė diellit, qė ėshtė fshehur pas njė reje tė zezė, e ka humbur dukjen e mėparshme. Ka tjetėr shėmbėllesė. Ėshtė bėrė i mugėt; mė i madh e mė i frikshėm; ndjaj pritja jonė, sikur bėhet mė e sikletėshme.
Dhe, pasi ka kaluar njė kohė bukur e gjatė, mė nė fund, pėrgjatė karvanit, dėgjohet se si kėrcen tinėzisht nga njėri tek tjetri fjala e tė urtit Gjon. Ēuditėrisht, sa mė shumė afrohet, nis e dėgjohet gjithnjė e mė pak, derisa mbėrrin te unė, tashmė, mu si njė pėshpėrimė e lehtė sekrete; por e qartė dhe e saktė, ashtu siē e ka nxjerrė nga goja, vetė i urti Gjon Bolena.
Atėherė, mbushem thellė me frymė; pastaj fus dorėn nė xhep; dhe, teksa trazoj me gishta dheun e shkrifėt, qė pata marrė nė Asenė, i thėrras kryeparit nė emėr.
Ai kthen kokėn; dhe ato ēaste, krejt befas, dėgjohet britma e tij e llahtarshme, jehona e sė cilės, pėrplaset brigjeve tė kanionit.
Menjėherė pas britmės sė tij, qė nga maja e kepit tė shpatit matanė, pason klithma, tashmė e hareshme, e shkabės qė hidhet nė fluturim. Dhe unė, bėj pėrpara nė rrugėn e sapoēelur, duke i hedhur kėmbėt e mpira me shumė kujdes. Mendjen e kam krejt tė topitur; kurse shpirtin, tė mbushur me keqardhje.
Pas meje, ngadalė, mu si njė bollė e sėmurė qė sapo ka marrė veten, nis tė lėvizė gjithė karvani.
Nė lugajėn poshtė nesh, lumi Dosta rrjedh mes shelgjishtesh; i paqtė, me njė shushurimė tė shtruar e tė ėmbėl; dhe me reflekset e rrezeve tė diellit, qė frafullojnė nė sipėrfaqen e ujit, nganjėherė si zjarre tė vegjėl shkrepėtitės, e nganjėherė tjetėr, si barqe tė bardhė peshqish tė kthyer nė kurriz.

New York, Janar 2020
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi