ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot, ditėlindja e Musine Kokalarit, intelektualja qė rrezatoi nė errėsirėn komuniste

Shko poshtė

10022020

Mesazh 

Sot, ditėlindja e Musine Kokalarit, intelektualja qė rrezatoi nė errėsirėn komuniste Empty Sot, ditėlindja e Musine Kokalarit, intelektualja qė rrezatoi nė errėsirėn komuniste




Sot, ditėlindja e Musine Kokalarit, intelektualja qė rrezatoi nė errėsirėn komuniste 16602729_10208234325487820_608028344416807261_n
Jeta dhe vepra e saj, bėmat, vuajtjet, qėndrimi, bukuria, pamposhtmėria janė njė pėrvojė e vyer, njė pasuri e paēmuar morale pėr tė gjithė, rrezatim virtytesh, kulture e rėndėsishme, njė apel i pėrhershėm pėr tė qenė tė denjė pėr jetėn, tė dobishėm pėr vendin…
Sot, me 10 shkurt, shėnohet ditėlindja e 101 e Musine Kokalarit, shkrimtarja e parė grua shqiptare, disidentja e parė grua nė tė gjithė perandorinė komuniste, themeltare e njė partie opozitare, e burgosura politike, qė pas 20 vitesh burg, do tė mbyllte sytė nė internim, ndėrkaq 10 vjet mė vonė, mė 1993, kur diktatura komuniste kishte rėnė, do tė dekorohej nga Presidendi me medaljen “Martir i Demokracisė” dhe sė fundmi “Nderi i Kombit.” Pėr ta kujtuar, sjellim kėtė shkrim tė pėrgatitur nga shkrimtari Visar Zhiti, 6 vjet mė parė.
Gjirokastritja e mrekullueshme…
Musine Kokalari, pasi kryen shkollėn e mesme "Nėna Mbretėreshė" nė Tiranė, mė 1937, shkon pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, del me rezultatet mė tė larta. Qysh studente, boton librin e saj tė parė "Seē mė thotė nėna plakė", me rrėfime magjepsėse. Njihet dhe do tė ketė dhe vlerėsimet e njė nga shkrimtarėve mė tė mėdhenj italianė, Alberto Moravia. Sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė, mė 1943, formon Partinė Socialdemokrate dhe nxjerr gazetėn "Zėri i Lirisė". Nė vitin 1944, botoi librin e dytė me tregime "Si u tund bota” 348 faqe, ndėrsa mė 12 nėntor tė po kėtij viti, pushkatohen pa gjyq vėllezėrit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Fitimitarėt e ardhshėm po futeshin nė kryeqytet me terror tė llahtarshėm. Katėr ditė mė vonė, e arrestuan dhe shkrimtaren e parė shqiptare, e mbajtėn 17 ditė nė burg. Ajo boton libri e tretė pas njė viti, "Rreth vatrės”, duke u bėrė shkrimtare e vėrtetė me autoritet, por mė 23 janar tė vitit 1946, e arrestojnė pėr sė dyti dhe gjyqi terrorist i fitimtarėve e dėnoi me 20 vjet burg.
Nga thėniet e saj nė gjyq:
"Mbas Mbledhjes sė Mukjes, kam marrė pjesė nė Ballin Kombėtar si socialdemokrate dhe kam qenė pėrgjegjėse e gazetės ''Zėri i Lirisė'', nė tė cilėn kam botuar artikuj ku flitet pėr ēėshtjen e Kosovės nė bazė tė Kartės sė Atlantikut… Kriteri pėr tė luftuar, ishte jo pėr qėllimin e pėrfitimit tė disa klikave, por pėr demokratizimin e vendit".
“Unė s'jam fajtore. S'jam komuniste dhe ky s'mund tė quhet faj. Ju fituat nė zgjedhje, por nė burg nuk duhet tė jem… Unė jam nxėnėse e Sami Frashėrit. Me mua, ju doni tė dėnoni Rilindjen".
Kur dikush i vėnė, thirri se ajo duhet tė dėnohej me vdekje nė litar, dhe kryetari Frederik Nosi, tha se a e dėgjonte atė qė kėrkonte populli, Musineja me qetėsi iu pėrgjigj: "Nesėr kėtė do tė thonė edhe pėr ju turmat".
Nė vitin 1961, lirohet dhe e internojnė nė Rrėshen, bėn punė tė rėnda fizike, llaē dhe mur. Vetmia si dėnim dhe libra, libra, kėta ishin miqtė e saj. Megjithatė, ajo do tė jetė mecenatja shpirtėrore e shkrimtarit tė ardhshėm Bilal Xhaferri, qė do tė arratisej nė SHBA pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes, nga qė ishte me baba tė pushkatuar. Nė vitin 1981, Musineja sėmuret rėndė, pashėrueshėm, dhe vdes dy vjet mė vonė. Makina e zhavorrit e hodhi nė gropėn ku mbuluan atė dhe veprėn qė nuk e lanė ta shkruante.
Sot, ditėlindja e Musine Kokalarit, intelektualja qė rrezatoi nė errėsirėn komuniste 15042167_10154053657220667_846092530699551683_o-300x225
Rrėshen, shtėpia-kasolle ku Musine Kokalari kaloi vitet e fundit tė jetės nė internim
Nė fundin e jetės:
Nė dorėshkrimin "Mbi jetėn time", Musineja shkruan: "Komunistėt mė varrosėn pėr sė gjalli... nuk iu kėrkova falje nė gjyq pėr aktivitetin tim. Dhe pse do tė kėrkoja falje?… Unė s'jam fajtore…".
Njė pėrfundim i trishtė: "Njoha kulturėn demokratike, njoha tragjedinė e pėrmbysjeve tė mėdha revolucionare. Njoha njė gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me pėrplasje andej-kėndej. Njoha punėn e punėtorit me normė individe, njoha punėn e krahut me normė kolektive nė bujqėsi e ndėrtim. Njoha vetminė e vetėkėrkuar, shoqėrinė e rastit nė burg dhe gjithė ndryshimet qė pasojnė nga ky tėrmet i pandėrprerė pėr tė konsoliduar diktaturėn e proletariatit. Nganjėherė them me vete se nuk fitova gjė qė mbeta gjallė. Kam 38 vjet qė nuk e di ē'domethėnė familje. Ndoshta do tė ishte mirė tė kisha mbyllur sytė njėherė e pėrgjithmonė. Kėshtu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithė gjendjen tragjike.
Porosi e saj: Nėse vdes, nė valixhen e vogėl kam disa sende me vlerė etnografike pėr Muzeun e Gjirokastrės. Ato pak kursime dhe gjithēka tjetėr le tė hyjė nė fondin e shtypit qė duhet tė krijohet pėr punėtorin e krahut, i cili ėshtė i domosdoshėm, qė tė demokratizohet puna e krahut dhe tė kultivohet punėtori i thjeshtė".
Porosia e Musine Kokalarit ėshtė shumė mė e madhe, e dhimbshme, me rėndėsi dhe e pėrhershme. Ėshtė thirrje kujtesės kolektive, veprimit, jetės, atdheut. Natyrisht sot ajo nderohet, ka marrė aureolėn e martires, vepra e saj ėshtė botuar e plotė, falė dhe zellit tė pėrkujdesėsit tė studiuesit Novruz Shehu. Lexuesit e saj janė tė shumtė, admiruesit po ashtu, edhe pėrkujtuesit, po kėshtu dhe Ambasadori Amerikan nė Tiranė, madje jepet dhe njė ēmim pėr gratė veprimtare me emrin e saj, kurse njė studiues italian, Mauro Geraci, po pėrgatit botimin e saj nė Itali, kujtimet e Musinesė nė Romė. Kur ajo ishte studente atje, bėnte takime kulturore e patriotike, por sallat ia siguronte duke pagur vetė njė tjetėr shqiptar, Dane Zdrava, ai qė do tė sillte kinemanė e parė nė qytetin e tij nė Berat. Kishte kryer akademinė detare nė Napoli, patriot, por dhe ky do tė vdiste nė burgun komunist. I kujtojmė kėto si njė pėrvojė e mrekullueshme, qė diktatura i rrėnoi, por duhen ringjallur.
Musine Kokalari, pse i ka marrė titujt mė tė lartė qė jep demokracia, etj., megjithatė ditėlindja e saj u harrua dhe pse ishte 95 vjetori i lindjes. Porosia ėshtė qė ne duhet tė jemi tė lidhur si njė vazhdim i domosdoshėm me rilindasit tanė shpirtėrore, t’i kemi nė kalendarin e veprimeve tona, pėrherė. Ky 100 vjetor i pavarsisė sė vendit tonė duhet tė na i rrėnjosė kéto. Pa njė kalendar tė tillė qytearia jonė do tė jetė e mangėt, po kėshtu edhe drita e sė ardhmes. Kremtime tė tilla duhet tė kemi patjetėr dhe nuk duhet tė jenė thjesht ceremoniale tė harrueshėm, as rutinė zyrtare, por pjesė e gjallė e kujtesės kolektive, e pėrditshmėrisė tonė. Tė jenė tė natyrshėm dhe t’i ngjajnė, si tė thuash, ndezjes sė njė qiriri metaforik, pėr tė cilin njė grua tjetėr e madhe shqiptare, Nėnė Tereza, thoshte: Mė mirė ndiz njė qiri, se sa tė mallkosh errėsirėn. Qė harresa tė mos bėhet errėsirė.

Kujto Al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi